Kulturë
Zef Ahmeti: Liria dhe Demokracia
E marte, 19.03.2013, 10:55 PM
ASPEKTE TEORIKE MBI NOCIONET "LIRI"
DHE "DEMOKRACI"
Zef Ahmeti: "LIRIA DHE DEMOKRACIA –
raport i ndërsjellë?",
botoi "Fondacioni
Imzot Lazër Mjeda", Prishtinë dhe
"Albanisches Institut",
ISBN: 978-3-9523077-8-6
HYRJE:
Viteve të fundit emri i Zef Ahmetit është
bërë i njohur. Shkrimet e tij publikohen kryesisht nëpër revista të
karakterit shkencor, madje edhe në
periodikun gjerman. Ai, është
përkthyes letrar nga gjermanishtja ku ka përkthyer poezitë
e Phil Bosmans dhe Kurt Mart-it. Po ashtu Zef Ahmeti është
autor i librit„MENDIME MBI KUSHTETUTËN DHE SHTETIN“, botuar nga Misioni
Katolik Shqiptar në Zagreb në vitin 2005, si dhe autor i mjaftë
studimevetë karakterit juridik, etnografik e social.
Hiç përkthimet në fushën e poezisë, të gjitha shkrimet e Zef Ahmetit, pra edhe ato publicistike, janë qasje që kundrohen nga prizmi i të drejtave juridike dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, ndërsa kohëve të fundit merret edhe me studime në fushën emeditacionit dhe ndërmjetësimit.
SHTJELLIMI I NOCIONEVE:
Libri më i ri i këtij autori, “LIRIA DHE
DEMOKRACIA raport i ndërsjellë?”, i avancon angazhimet
e tij në kërkim të fakteve dhe arsyeve juridike. Derisa trajtimi
i kushtetutshmërisë pak a shumë ka qenë temë e rrahur nga autor shqiptar, “liria
dhe demokracia” si nocione juridike, përkatësisht "raporti
indërsjellët" dhe kufiri që ndan lirinë
nga demokracia është trajtuar më pak. Edhe pse kjo
temë dhe ky libër që prej sa viteshkanë pritur për t'u
publikuar, mendojmë se do të plotësoj diçka në këtë plan.
Zef Ahmeti, në këtë libër i
zbërthen mirë këto dy nocione, tëcilat puqen
në kufijtë e njërës dhe fillojnë diku tek ana tjetër e
këtij nocioni, me që rast autori nis fillimin e një studimi
serioznë këtë plan. Mënyra e zgjedhur për të trajtuar “lirinë
dhe demokracinë” nuk është strikte, sepse ai më shumë ka afruar
pikëpamjet e kundërta, përkatësisht kundërshtitë, të cilat igërsheton
me shembuj nga konceptet që ndeshën nëpër shtete
dhe administrata të ndryshme, por autori në këtë rast
i gjenalternativat e besueshme, të
cilat avancojnë lirinë dhe demokracinë, qofshin këto si
nocione dhe koncepte tëpërgjithësuara.
Gjithsesi shfrytëzimi dhe krahasimi i gjithë asaj literature janë përvojë dhe eksperiencë profesionale. Por, autori më shumë merret me metodologjinë e autorëve me famë, pikëpamjet e të të cilëve i inkorporon në funksion të konceptit që trajton, megjithatë ai ofron edhe opinionin e tij për ta bërë trajtimin më serioz.
TRAJTIMI I NOCIONEVE:
Trajtimi i nocioneve mbi "lirinë
dhe demokracinë", nis me kohën e antikës për të përfunduar në
ditët e sotme duke nxjerr përfundime të vyera, të cilat i
kundron edhe në raport mezhvillimet politike në hapësirën shqiptare,
përkatësisht me dobitë dhe mundësitë që do të kishin Kosova e Shqipëria, po
sikur tadefinonin më mirë kufirin ndarës në mes njërit nocion dhe tjetrit,
sepse "liria dhe demokracia", janë dy nocione që
janë lidhshmërish të varur njëri me tjetrin, kurse në
botën Perëndimore demokracia nënkupton arritjet e standardit deri në
shkallë lirie, ndërsa lirisë duhet t'i shërben shteti ligjor në
njërën anë, e në anën tjetër respektimi i ligjeve nga vet qytetarët
e saj,nënkupton stadin më të lartë të demokracisë.
Me gjithë përpjekjen për të trajtuar nocionet e "lirisë" dhe të"demokracisë", në fjalën hyrëse, autori i ka shpjeguar më mirë dhe më qartë shkaqet dhe arsyet pse iu ka rrekur kësaj teme për trajtim, pastaj ai ka shpjeguar edhe për mënyrën dhe metodologjinë e punës, përkatësisht ka shprehur përvojën e vetpër t’ia arritur qëllimit. Dhe së fundmi, ai ka shpjeguar edhe për burimet dhe literaturën e shfrytëzuar, duke e bërë lëndën më të pranueshme dhe librin si një produkt shkencor.
1.
Kapitulli i parë merret me “lirinë” si
nocion dhe botëkuptim jo vetëm shpirtëror e filozofik, por lirinë si
një proces që rrënjët i ka prej se nis ekzistenca e njeriut në
këtë univers. Në këtë pikë liria trajtohet si koncept filozofik, teologjik
dhe juridik. Pastaj ajo trajtohet edhe në kontestin social e politik. Autori
nuk ndalet vetëm te këto nocione për të gjetur semantikën e fjalës liri, por ai
merret me këtë nocion qysh në kohën antike. Pastaj, trajtohetliria
në kohën e mesjetës, në kohën e re dhe deri në ditët e sotme.
Përveç përkufizimeve mbi konceptin e
lirisë, autori është mbështetur mbi mendime të studiuesve që kanë
trajtuar lirinë në aspektin filozofik, në aspektin teorik dhe juridik,
nocione a përkufizime të cilat
vazhdimisht i ka përballur me opinione dhe mendime
të kundërta, varësisht nga rrethanat dhe kohët kur janëtrajtuar këto
tema.
Autori e mbyll këtë kapitull si temë më
vete, duke e plotësuarme të dhëna mbi të cilat janë
ndërtuar themelet e sistemeve demokratike, akte këto të
rëndësishme që përcaktojnë më saktënocionin e lirisë: Virginia
Bill of Rights (1776), Déclaration des droits de l'homme et du citoyen (1789),
Déclaration des droits de l'homme et du citoyen (1793), Constitution du
Grand-Duché de Luxembourg (1868), Allgemeine Erklärung der Menschenrechte
(Vereinte Nationen, 1948), Convention européenne de sauvegarde des droits de
l'homme et des libertés fondamentales (Conseil de l'Europe, 1950), Pacte
international relatif aux droits civils et politiques (Nations Unies, 1966),
Helsinki Final Act (Conference on Security and Co-operation in Europe [CSCE],
1975), Erklärung über die Beseitigung aller Formen von Intoleranz und
Diskriminierung aufgrund der Religion oder der Überzeugun (Vereinte Nationen,
1981), Concluding Document of the Vienna Meeting (Conference on Security and
Co-operation in Europe [CSCE], 1989, Grundrechtscharta der Europäischen Union, (f.
20 – 21).
Pa dyshim, mbi këto dokumente që i theksuam më lart, janëvënë edhe bazat e demokracisë që përshkohen nga një frymëtolerante dhe që janë kriter themelor i sistemeve pluraliste.
2.
Në kapitullin e dytë autori përqendrohet në nocionin mbi“kulturën dhe lirinë”. Kultura e lirisë, substancë e një shoqërie, përcakton orientimin gjeografik të një sistemi vlerash në një shoqëri e cila ndryshon nga faktor (jo vetëm) gjeografik por edhe kulturor dhe janë të varur kryesisht nga zhvillimi ekonomik i atij vendi a regjioni. Po ashtu, ai është marrë edhe me përkufizimin e nocionit, përkatësisht <<kuptimit të "perëndimit", për të cilin ai i potencon dy elemente kryesore: a). Elementi "historik" i perëndimit që përfshinë Evropën e krishterë që del nga bota greko – romake dhe shpërthen në kulturën e botës moderne dhe b). Perëndimi "racional" që identifikohet edhe si "postkristiane" e që lind nga ajo që quhet iluminizëm>>, (f. 26).
3.
Kapitulli i tretë, merret me nocionin "Demokracia", (f. 27),të cilin e trajton në aspektin historik të zhvillimeve politike dukee kategorizuar në raportin në mes qëllimit të sistemit, participimit, eficiencës dhe stabilitetit në njërën anë, dhe në anën tjetër raportin në mes legjitimitetit dhe efikasitetit. Demokraciatrajtohet në mënyrë kronologjike që nga antika, pastaj"demokracia në mesjetë", (f. 32), "demokracia në kohën e re e deri në shek. XX", (f. 34), në të cilën janë trajtuar edhe llojet e sistemeve demokratike, konceptet e tyre, tipet e demokracive perëndimore, për t’u pozicionuar në teoritë mbi demokracinë të cilave iu kushton vëmendje të posaçme, sidomos demokracive"direkte dhe atyre indirekte", (f. 43). Pastaj është marrë me legjitimitetin e pushtetit, me disa shqyrtime përkitazi me kriteret dhe konceptet e demokracisë, duke e përmbyllur këtë kapitull me një shqyrtim të vëmendshëm mbi "sistemin e demokracisë në Bashkimin Evropian", (f. 50).
4.
Në kapitullin e katërt, autori kryesisht trajton nocionin e"lirisë dhe të demokracisë" në civilizimin islam si elementehyrëse, ku do ta cilësoj lirinë dhe demokracinë në këto vende sitë denjë, vetëm atëherë kur “islami do të lirohet nga koncepti ortodoks në politikë”, (f. 54). Kjo temë trajtohet me një kujdes specifik, sigurisht autori e ka pasur parasysh përbërjen fetare të hapësirës shqiptare, për këtë arsye ai iu ka qasur kryesishtaspekteve pozitive, duke iu shmangur kurtheve e dogmave që mund ta cenojnë studimin e tij që bazohet mbi dokumente faktike, ku ka sjell përfundimin se “feja si e tillë nuk është problem”, (f. 60), për lirinë dhe demokracinë e një vendi, problemi është “te gjendja ekonomiko – politike në Lindjen e Afërt”, (f. 60), për të cilat mendon ai se demokracia e vërtet do të ngadhënjej atje, atëherë kur “reformat ekonomike e politike do t’i marrin në dorë vetë popujt e këtij rajoni”, (f. 60 -61).
5.
Në kapitullin e pestë, janë trajtuar kryesisht raportet në mes Amerikës dhe Evropës lidhur me demokratizimet dhe paqen globale, si një qasje e stërholluar në mes “kulturave strategjike”,(f. 62), qofshin ato të vendeve evropiane apo në Amerikë. Pastaj autori merret me shtjellimin e "ëndrrës amerikane dhe evropiane", (f. 64), ku sjell përfundimin se "traditës 200 vjeçare amerikane po i humb atraktiviteti", në kohën kur "Evropa po lindë si ëndërr e re", (f. 65), përkatësisht (sipas autorit), kjo mund të konsiderohet edhe si "përzierje e strategjive", (f. 67).
6.
Në kapitullin e gjashtë, trajtohet “demokracia dhe liria”,përkatësisht raporti i ndërsjellët i cili shtjellohet si “raport në mes lirisë dhe demokracisë”, (f. 68), përndryshe shtrohet dilema: “a është demokracia - liri, dhe cilat janë raportet endërsjella?”, (f. 68). Interpretimet, veçmas këto që i bëhen sistemeve demokratike në vende e rajone të ndryshme. Pastaj,autori është marrë edhe me disa qëndrime antidemokratike të“Hans-Hermann Hopp”, (f. 70), me elementet e të kuptuarit të demokracisë perëndimore dhe për ta mbyllur këtë kapitull me trajtimin “nëse demokracia është liri?”, (f. 78 – 79).
7.
Në kapitullin e shtatë janë nxjerr "përfundime", (f. 80), mbi konceptet e lirisë dhe të demokracisë për të cilat në një rast mendon se “shoqëritë e caktuara duhet të lodhen nga krizat e ndryshme deri sa ato të drejtohen dhe të jetësojnë demokracinë në nivel si e kërkojnë standardet perëndimore”, (f. 83). Ky konstatim i Zef Ahmetit, deli si njëri ndër konstatimet më të trishtëta dhe më tragjike që përkufizon nocionin e lirisë, po sidomos që përfaqëson konceptin e demokracisë me të cilat përballet e tashmja e hapësirës shqiptare, veçmas asaj kosovare.
8.
Libri nuk përmbyllet vetëm duke e
trajtuar nocionin e “lirisë dhe të demokracisë”, në
planin juridik, filozofik dhe politik, as i parë sipas rendeve shtetërore a
regjioneve e religjioneve të ndryshme sepse kështu do të mbeste vetëm si
përkufizime teorike, si një qasje filozofike e parë në aspektin juridik. Autori
në "shtojcën" e veçantë, (f. 85 –
118), është marrë me këto nocione si një përpjekje për liri dhe demokraci
tek shqiptarët duke i gërshetuar me disa aspekte të zhvillimeve në Evropën
Juglindore, veçmas në Ballkan.
Në këtë rast ai ka bërë vlerësime hyrëse për Shqipërinë, sistemet politike të saj, për t'u përqendruar mbi lirinë dhe demokracinë në procesin e pavarësisë së Shqipërisë. Pastaj është marrë me çështjen e aneksimit të Kosovës nga Jugosllavie, për t’u pozicionuar në liritë dhe demokracitë që kanë ekzistuar në Kosovë gjatë viteve 1945 – 1990, me një qasje specifike që ia bënë Kosovës nën administrimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, përkatësisht funksionimit të lirisë dhe të demokracisë nën administratën e UNMIK-ut, me që rast e ka shënuar kufirin përmbyllës (në vitin 2006) të këtij studimi mjaftë interesant.
PËRFUNDIM:
Libri është i pajisur me literaturën e përdorur, kurse gjatëtrajtimit të koncepteve të përmendura ai vazhdimisht ka cituar autor dhe studiues që kanë trajtuar nocionin e “lirisë dhe të demokracisë”, duke i dhënë librit një vlerë shkencore që mund t’u shërbej të interesuarve të kësaj fushe. Prandaj, mendojmë se ky libër mund të shfrytëzohet si doracak i vlefshëm për t'i thelluar dijet mbi aspektin e "lirisë" dhe "demokracisë", jo vetëm në aspektin juridik, por edhe nën prizmin politik, social ekonomik dhe regjional, kryesisht në kontekstet historike nëpër të cilat kaluan, u zhvilluan dhe emancipuan “liria dhe demokracia”, jo vetëm në Evropë, por kudo në botë.
St. Gallen, 24 shkurt 2013.
Shefqet DIBRANI