Mendime » Radovani
Fritz Radovani: ''Pasaporta'' e Pirros ...
E premte, 15.03.2013, 08:43 PM
“PASAPORTA”
Nga Fritz RADOVANI
Edhe Pirro
kishte “pasaportë” në Shqipni…me të cilën mund të qarkullohej nga një qytet në
tjetrin, sigurisht tue u njoftue “policia” porsa njeriu vinte kambën aty. Ka
shumë nga “ata” që e “mohojnë” vleren e atij “dokumenti” e për ma tepër, nuk e
vlersojnë as sot! Asnjë fjalë që do të
shkruej nuk ka karakter tjetër përveçse një së vërtetës që e kemi jetue ata
vite…
Në vitin
1957 ishe me punë dizenjator në Kabineti Pedagogjik në
Fadili
kohën e lirë e kalonte në dhomen time të punës ku me shumë kujdes erdhi një
kohë që bisedohej gjithshka haptas…deri tek paret me të cilat do të shtynte
deri në ditën e rrogës. Në rini kishte ba jetën e një marinari nga Saranda për
Korfuz e nga Tunizia por kur kishte ardhë në Shkoder, edhe kushrinjtë e vet e
kishin konsiderue “tregtar”…Ishte besimtar dhe një njeri me horizont në biseda,
aqsa edhe ata që kanë pasë fatin me e njohë, menjëherë janë joshë nga një
dashamirsi e veçante e Tij, që të bante për vete, ndonse ndryshimi i moshës
sonë me Té ishte i madh, atëherë Ai ishte mbi 60 vjeç…e me shumë telashe
familjare, se kishte pesë fëmijë.
Një ditë,
z. Thomaidha, porsa erdhi në punë hyni tek dhoma ime bashkë me një burrë shumë
të pambajtun, i shkurtë, po që me përzemersi na përshëndeti si mue dhe Fadilin
tue na tregue edhe emnin e vet, Pirro Floqi. Porsa filloi me folë kuptueme se
ishte nga Toskënia. Drejtoresha e kishte sjellë me punue disa ditë
daktilografist për disa nevoja të punës. Ma shumë ishte shty me ndihmue Pirron
se vetën, mbasi kur Pirro filloi me tregue se kush ishte, kuptohej edhe qellimi
pse kishte ardhë aty. Pirro tue mendue se na si shkodranë kemi pasë rasë me
njohë përsonalitetet e Korçës së para 1944, filloi me folë për babën e vet
Kristo Floqin, dr. avokat i njohun dhe shumë i ndigjuem emni i Tij, por që as
unë as Fadili nuk e kishim ndigjue kurrë … Kjo gja e habiti Pirron, mbasi kudo
që kishte shkue Pirro para se të vinte tek na, të gjithë i kishin folë për
babën dhe kishte pasë raste që edhe e kishin ndihmue nga njohja me Babën e Tij.
Pirro na
pyeti nëse dimë apo jo gjermanisht, mbasi kur ishte kenë i vogël, i ati e
kishte dergue në Austri dhe kujtonte mjaft gjana nga Viena…Atje Pirro kishte
ndejë pak vite, mbasi siç më pat tregue ma vonë Baba e kishte dergue për
mjekim, po mjekët austriakë ishin mundue ma shumë me e ambjentue me jetën sesa
me mjeksinë e atjeshme…se pasojat shëndetsore ishin lé me té dhe jo të ardhuna
nga sëmundje fëminije apo epidemi të asaj kohë. Filloi me shkrue me dhjetë
gishta…kishte rasë që mbyllte sytë me shami dhe shkruente pa asnjë gabim..!
Njihte mirë “Lahutën e Malësisë” dhe shumë shkrimtarë të Veriut, fliste për
Konicën, që unë kishe pasë rasë me ndigjue nga njerzit e mij por gjithmonë i
porositun mos me folë për ta, se janë të “ndaluem” me u zanë në gojë edhe emnat
e tyne, jo ma veprat letrare që as nuk diskutoheshin…Até e kishin porositë me
ardhë në Shkoder mbasi në Tiranë ishte ba “i bezdisëshëm” dhe nuk duhej të
qendronte ma atje. Arësyeja e largimit nga Tirana ishte “korrispondenca” e
dendun e Pirros…E këte “korrispondencë” Ai e vazhdonte dhe në
E kështu
për ma shumë se 10 vjet Pirro vazhdonte me i shkrue Enverit, tue mos kursye
kurrë të hollat për pullën e postës, të cilen e lypte tek sporteli nga ndonjë
klient që postonte edhe ai letër.
Gjithnjë
letrat ishin të shkurta dhe shumë të kujdesëshme…por pa asnjë përgjegje!
Mbas disa
muejsh Pirro shkoi diku tjetër, kështu shiheshim ma rrallë, po shiheshim…
Një shef
policie nga Dibra, i quejtun Ahmet Kaçorri, për me ndihmue Pirron, e kishte
thirrë dhe mbasi e kishte paisë me rroba i kishte sigurue edhe drekën në mensën
e policisë. Mbas pak ditësh Pirro nuk shkonte ma mbasi siç më pat shpjegue vetë
Pirro, disa të njohun, kur e kishin pa tue dalë vazhdimisht nga policia pak me
humor, por Pirro më tha se “ju shkodranët kini një fjalë “se ku është zë, nuk
është pa gjë’…dhe nuk shkova më se filluan me menduar disa mos jam bërë spijun
i tyre..!”. Unë bana buzën në gaz po Pirro, kishte fillue prap jetën si
përpara.
Mbas disa
kohe Pirro më pat tregue se po e ndihmonte Imz. Ernesto Çoba dhe se aty ky
shkonte si në shtëpi të vet…Ditë diele e festa kishte rasë që Ai e merrte dhe
hanin bashkë me Té.
Një ditë
tue bisedue Pirro i kishte shpjegue njohjen tonë dhe kur Imzot Çoba i ka folë
për dajen tim Don Kolec Prennushin, Ky i kishte tregue se librat e Tij i ka
pasë i ati të rujtun në bibliotekën e vet dhe se Pirro i kishte lexue të
gjitha…madje Pirro, më tregoi sesi ishte përgjegjë: “Shtëpijat i mori dreqi…po
të paktën të kisha mundësi të shpetoi bibliothekën me mijra libra do kisha sot
një kapital më me vlerë se edhe shtëpijat…mbasi librat e Babait të Ndjerë ishin
me shumë vlerë nga të gjitha anët…sepse, kur isha i rinj më imponoi të lexoja
shumë..!”
Sadoqë
Pirro ishte larg të Ndjerit Babës vet Kristo, kur më tha kështu mendova me
vete:
“Çka
lindë prej micet gjuen mijë…!” thotë Populli…prandej, edhe Enver Hoxha shpiku
atë të famëshmen “luftë kllasash”, që hodhi ndër rruga, burgje, interrnime,
ferma, kooperativa e vorfni të tejskajshme pa pikë mëshire të gjithë
Shqiptarët…e kryesisht të dijtunit.
Mbas disa
vitësh unë e rekomandova tek daja i em Mikeli, që punonte si sportelist në një
hotel privat “Evropa” në Parrucë, i rekomanduem nga z. Qazim Serhati, banakjer
karrshi atij hoteli, ku ma vonë u pat ba qendra e “reaksionarëve” për
barceleta…kryesisht nga Qazimi…Aty me ta u bashkue edhe Pirro. Një ditë Pirro
kishte pyet Qazimin se tue i shkrue vazhdimisht letra Enverit, a ka mundësi që
të më fusin në burg për këto letra..? Qazimi i kishte përgjegjë se jo..! Për me
i largue frikën Qazimi i kishte shpjegue: “Ndigjo, o Pirro, nuk janë të marrë
këta me të futë në burg, se aty makare një lekë (të vjetër) a duhet me ta dhanë
përditë me e hangër, me atë çorbën që ka edhe tri pika voj sipër e një gjysëm
domate, që nuk e kanë hangër as derrat ndër kooperativa e ferma të
Myzeqesë…ndërsa kështu, Enveri i ka ra lapsit se asht ma me leverdi me t’i
marrë ty dy lekë e gjysëm (të vjetra) përditë, me pullat e postës që t’i shet
ty pa dalë drita..!”
Me fjetë
shkonte tek Mikeli ku kishte edhe skutën e vet Pirro me pushue…
Një natë,
Mikeli nga frika e kontrollit të policisë, kishte shkrue në listën e klientave
edhe emnin e Pirros. Aty nga mesnata kishte ardhë policia me verifikue “kush
është ky Pirro Floqi?” Mikeli i ka shpjegue atyne se kush asht po ata donin me
e pa me sy…Mikeli i ka çue tek vendi ku flinte Pirro. Polici i ka trokitë në
derë…Pirro ka njohë “doren” e policit dhe asht zgjue, por ashtu gjysë i
përgjumun mbasi i ka pyet kush jeni dhe asht sigurue se asht policia, i ka
thanë:
“Ja,
prisni një minut, merreni këte dreq pasaporte ndryshojeni atë dreq New Yorku,
se jeni duke më çmendur dhe veni çfarë të doni në te se ku kam lindur, se nuk
po më lipset asgjë, po deshët dhe mos ma sillni më fare…veç më lini të fle
rehat, se po t’ isha diversant nuk vi për të fjetur në hotel mu në qender të
Shkodres, por do shkoja ndër male, o budallenjë…!” dhe i çveshun nga shtrati e
në brekë me “pasaportë” në dorë…tregonte Mikeli, u thonte policëve: “Na
merreni…më lini rehat…se të gjitha m’i keni marrur e, po deshët po u jap dhe
brekët, që më ka dhenë shefi juaj…!” I nevrikosun, Pirro i kishte hjekë edhe
ata…e ua kishte hjedhë në korridor…
Ja pra
vlera e “pasaportës” që kishim na..
shqiptarët…!
Ja pra, a
besoni, se nga “lufta e kllasave”…kishte njerëz që prej asaj “pasaportë”
arritën dhe… mbetën edhe pa… brekë..!
Kjo asht
një faqe e librit K.Prennushit, “Rrimë shtremtë e flasim ndrejtë”, botue në
Shkoder, në vitin 1931.
Libri
asht ble në Korçë dhe ishte në bibliotekën e familjes “Kristo Floqi”…
Mbas
shtetzimit të shtëpisë komunistët i morën edhe bibliotekën e Tij… ashtu si Lef
Nosit etj.
Sot ashtu
si gjithshka e shtetzueme nga pushteti i komunistëve edhe librat e bibliotekës
së Familjes së Nderueme të dr. avokat Kristo Floqit, janë prap në pronsi të
shtetit “demokratik” shqiptar…
Kjo fletë dëshmon shpjegimin e të Ndjerit Pirro, djalit të Kristos, ba në Shkoder rreth vitëve 1960.
Vëllazën
Shqiptarë!
Për Pirron…këta libra kushtonin “ma shumë” se shtëpijat…ndërsa për shumë “institucione” që u janë plaçkitë e shtetizue këta thesare…SOT këta vazhdojnë mos me pasë “asnjë vlerë” derisa nuk u jepën pronarit apo institucionit të ligjshëm…që i përkasin, edhe pse thohet se ka “institucione të drejtësisë…” në Shqipni.
Fotokopja e librit asht ba nga autori i artikullit në vitin 1998 në Bibliotekën Kombëtare Tiranë.