Editorial » Sidheri
Elvi Sidheri: E treta e vërteta për Schmitt-istët!
E diele, 10.03.2013, 07:05 PM
E treta e vërteta për Schmitt-istët!
Nga Elvi Sidheri
Më erdhi
në mendje ky titull lidhur me këtë shkrim, për arsye se dy herë të tjera u mora
me këtë personazh aspak fisnik e për më tepër defiçent edhe në pretendimet e
tij për t’a shpallur vetveten si ndonjë akademik kushedi se çfarë!
Por sot
me vetë Schmitt-in e pallavrat e tij (pasi çfarë thotë e bën ky njeri vetëm
këtë cilësim meritojnë)...pak do të merrem.
Ajo që
tashmë më intereson më shumë e që mbi të gjitha i jep shpjegim edhe depërtimit
të kësaj figure provokuese në ambientin akademik, shkencor e shoqëror në botën
shqiptare, është pikërisht pra, reagimi dhe impakti tek njerëzit e tek
shqiptarët në përgjithësi i tezave dhe pohimeve të këtij njeriu.
Sepse
fyerjet që këtij bariu dhish nga lëndinat e lulëzuara të Zvicrës, i cili
ndërkohë është “fisnikëruar” me punën pranë një katedre të nderuar universitare
në Vjenë...përçartjet që këtij i mban goja pra, ato synojnë pikërisht të
godasin elementin shumicë në shoqërinë tonë, pra ndërgjegjësimin popullor për
atë që domethënë” të qënit shqiptar”.
Këtë do
të qëllojë me shigjetat e tij të helmatisura Schmitt-i e të gjithë ata që prej
kohësh i kanë kërcyer qerres së tij gënjeshtare.
Sepse kur
një populli i shkelmohet vetëdija e tij kombëtare, bindja që ai e ndjen në
thellësinë e qënies së tij e cila lidhet me origjinën e paraardhësve të tij, atëherë
domosdoshmërisht ky popull, kjo gjindje e humb busullën e saj dhe nis të endet drejt
të paditurës, duke ngatërruar drejtim e duke u futur me të dyja këmbët në
errësirën e injorancës më të thellë!
Të tillë
pa origjinë, pa ndërgjegje të përbashkët kombëtare, pa ndjenjë përkatësie të
mirfilltë etnike, pa një yll polar që të na shërbente si guidë në natën e mbi
2000 viteve mospavarësie kombëtare, kemi qenë ne shqiptarët për shumë e shumë
kohë.
Aq sa
Kohët e Errëta të cilat pas dyndjeve barbare e rënies ë Romës së madhe, pllakosën
edhe Europën dikur, ato tek ne pra, zgjatën 20 shekuj gati, por siç shohim sot
e kësaj dite, reminishencat e kësaj errësire ende jetojnë e frymojnë kobshëm
mes nesh.
E janë pikërisht
këto reminishenca errësire obskurantiste, ato që ftojnë e sjellin Schmtt-in e
miqtë e tij shqiptarë-urryes e racistë mes nesh!
Të mos
kini asnjë dyshim për këtë!
Por çfarë
përfaqëson Schmitt-i e miqtë e tij zvicerianë, Del Ponte e Marty, unë e kam thënë
më parë.
Ajo që
mbetet, pra e treta e vërteta e kësaj triologjie Schmitt-ase, është pikërisht
të flasim për elementin e tretë të depërtimit të Schmitt-izmit mes nesh.
E ai
përbëhet padyshim, nga shumë shqiptarë, të cilët nuk janë as akademikë e
shkencëtarë, por të cilët tek Schmitt-i
gjejnë alibinë për të shfryrë gjithë mërinë që ndjejnë ndaj vendit e origjinës
së tyre, apo që po ashtu, Schmitt-izmin e përdorin sa herë t’u vijë zogu në dorë, për të
mbuluar vendin e tyre me hirin më të zi.
Të mos e
duash vendin tënd apo gjakun e origjinës, është një e drejtë e cilitdo!
Nuk është
e moralshme, por s’ka asgjë që t’a ndalojë.
Po aq ndërkohë,
çdokush ka të drejtë, sa kohë që kombësia e tij nuk i pëlqen, apo ndërsa ndihet
si në kurth brenda një nacionaliteti i cili s’i përshtatet apo që nuk ia
plotëson pritshmëritë e tij, kushdoqoftë
pra si pasojë e kësaj gjëje, me anë të një pasaporte apo zgjedhje të tij/saj, kombësinë
e ndërron (ashtu siç dimë për shëmbull se shumëkush lind me trup mashkullor
duke u ndjerë i seksit tjetër e në botën e lirë askush s’e ndalon të ndërrojë
qoftë edhe kirurgjikisht gjininë).
Unë jam
pro nacionalizmit si parim e kundër shovinizmit si ide, qoftë edhe brenda të
njëjtit gjak.
Prandaj
si rrjedhojë, nuk kam asgjë edhe kundër shumë shqiptarëve që shqiptarë nuk
ndihen, që kanë rendur për shkaqe të ndryshme pas ndonjë kombësie tjetër më të
favorshme ekonomikisht, apo brenda të cilës kanë menduar se i shprehin më mirë
aftësitë e tyre në jetë.
Me
detyrim shqiptar, askush nuk ka pse të jetë!
Kjo gjë
ndërkohë, me kusht që si në Shqipëri, si në Kosovë, që janë dy shtete me
shumicë dërrmuese shqiptare (98% dhe 95%) këta shqiptarë të pakënaqur me
kombësinë e tyre, të mos shërbejnë si ura të tjetërkujt për të ngritur
përqindje inekzistente minoritetesh.
S’të
pëlqen të jesh shqiptar, mbathja nga sytë-këmbët aty ku ti ore njeri ndjen se
të vlon gjaku yt, qoftë kjo në Greqi, Serbi, Turqi, Bosnje, Kinë a Australi po
deshe!
Njeri me
detyrim shqiptar s’ka pse të jetë, po hije të panevojshme në shtetet tona këta
njerëz nuk duhet të na bëjnë, aq më tepër në Shqipëri, e cila është si definim
shteti amë i shqiptarëve, ku flitet me ligj vetëm gjuha shqipe!
E që t’a
dini, unë punën time them se e bëra, pasi atij “fytyrë patates së zjerë”
zviceriane, përgjigjen ia dërgova drejtpërdrejtë e për këtë jam shumë i qetë e
shpirti më është komplet në paqe.
Pra
ndërgjegjia ime u qetësua nga kjo anë!
Me kaq
mund t’a kisha mbyllur pa problem punën me të.
Jo për
gjë, por edhe kaq vëmendje të sforcuar ai palo-studiues nuk e meriton!
Sepse ai
e ata që atij i rrinë si bisht prapa, pikërisht këtë kërkojnë, ata duan
PUBLICITET!
Duan
dritën e prozhektorëve mbi tezat e tyre fantazma.
Duan të
flitet për Schmitt-in e kështu të merren për të mirëqena pohimet e tij, duke
reklamuar kështu falas pretendimet se ne nuk kemi origjinë, se në fakt pale se
nga paskemi ardhur, se s’disponojmë fare histori, se nuk dihet saktësisht çfarë
gjuhe flasim etj.
Mbështetësit
e tij, pasuesit shqiptarë të Schmitt-it, janë të shumtë e aq të fuqishëm, sa
atij i hapin akademitë e sallat e shkencës shqiptare, po aq sa atij i ofrohen
si të përdala trotuaresh...faqet e gazetave dhe një pjesë e madhe e shtypit
shqip-shkrues!
Ndaj
doemos që të dalësh kundër rrymës në të tilla raste, si minimale nevojitet të
dish not mirë!
Por ajo
që këta njerëz (se Schmitt-in s’e fus fare në këtë mes e në këtë pikë ai më
intereson po aq sa edhe djathi me vrima Emmentaler zvicerian, pra aspak)...duhet
të dinë, është se si njerëz afër me detin, shqiptarët të notojnë kundër çdo
rryme, kanë ditur historikisht e kjo na ka bërë që të jemi akoma në të njëjtin
truall si stërgjyshërit tanë dikur e të ndiejmë të njëtën krenari për kombësinë
e gjuhën tonë.
Kthehemi
në temë sidoqoftë.
Çfarë
vura re ndërkohë në një pjesë të atij që gjuha internetase i thotë “feed back”
nga lexuesi, pas përgjigjes ndaj këtij mashturesit ordiner racist Schmitt?
Përveç
uroj, të kuptuarit të mesazhit që ajo përgjigje përcillte për personazhin në
fjalë...diku u pa edhe një lloj snobizmi tipik shqiptar.
Sepse ne
jemi snob si ide, se edhe kushtet jo për gjë, po edhe na e lejojnë një luks të
tillë!
Jemi vend
i pasur, popull i konsoliduar, i përparuar, i modernizuar, jemi në ballë të
zhvillimit global, s’kemi asnjë copë të vetme problemi serioz e na ka mbetur
sharra tek gozhda e fortë e snobizmit nacional tani!
Ne kemi
hapësirën të snobojmë veten, atdheun (mëmëdheun po ashtu siç i thonin dikur më
me kulturë rilindasit) e po aq të snobojmë Schmitt-in, sadoqë ai e pasuesit e
tij na hedhin përditë tonelata fekalesh përsipër historisë, gjuhës e origjinës
tonë e njëkohësisht mbi të gjitha pse të mos i fusim një dorë të mirë snobimi
edhe atyre që me të drejtën e tyre sovrane marrin përsipër me zgjedhje të lirë,
që këto fekale antishqiptare, të mos i hanë si turpin me bukë e aq më pak t’i
pranojnë!!!
Për këta
njerëz, unë përgjigjen e kam të hapur e shumë të sinqertë...MIND YOUR
BUSINESS-pra SHIHNI PUNËN TUAJ ose siç i thonë italianët që ne nga Shqipëria i
kemi më afër...FATEVI I CAZZI VOSTRI (kjo s’përkthehet për norma edukate në një
shkrim, por kushdo që nuk është nga Tirana apo Shqipëria me origjinë, mund t’a
gjejë përkthimin automatikisht në Google Translate).
Ky është
mendimi im kryesor për snobistët me profesion.
Unë të
paktën e secili që në faqet shqiptare të internetit, nacionaliste apo lajmesh
qofshin, në shtypin e përditshëm apo kudoqoftë, morëm përsipër që me dijenitë
dhe dëshirën e pasionin tonë shqiptar, t’i përgjigjemi këtij koshi mbeturinash
zvicerian (sepse tezat e tij brendësinë e një kazani plehërash meritojnë
denjësisht e prej aty e kanë gjenezën e tyre të trishtë)...neve të gjithë këtë
e kemi bërë të shtyrë nga një ndienjë pështirosje e revolte që buronte nga
fyerja që ai njeri na bënte ne e popullit tonë.
Unë të
paktën prandaj e bëra e s’më jep dot mend kush për këtë!
Por unë
nuk jam historian e këtë e kam thënë po qe se dikush nga ekipi i gjerë i
snob-people këtë do e kishte vënë re po “t’i plaste këlltoqet” (sytë siç i
themi në Tiranë)...në shkrim.
As
gjuhëtar me profesion s’jam.
Por
shqiptar jam!
E
snobizmin që e njoh mirë, tek Schmitt-ët e shumtë racistë si ai që janë kundër
vendit tim, pra rrjedhshmërisht edhe kundër meje, kurrë nuk e fus!
Për
përgjigje profesionale prej historiani, Schmitt-i ka të respektuarin z.Moikom
Zeqo, arkeologun, historianin e shkrimtarin e madh z.Neritan Ceka si dhe të
atin e tij të paharruar Hasan Ceka e shumë historianë të tjerë të medhenj
shqiptarë e të huaj.
Për
oponencë gjuhësore lidhur me qënien e shqipes gjuhë me prejardhje ilire, kemi
të dhënat e çmuara të Eqerem Çabejit etj.
Sot ka
për fat një mori analistësh me profesion, pra të cilët ndoshta për këtë gjë
edhe paguhen e s’e bëjnë si unë apo ndonjë miku im, që jetën nevojitet t’a
përballojmë me tjetër mund e që shkruajmë prej dëshirës e kaq...të cilët pra, me
argumenta shkencore Schmitt-in për fat e nxjerrin lakuriq duke e zhveshur nga
të gjitha përrallat e tij antishqiptare dhe e siguroj lexuesin se e vetmja
“gjethe fiku” që këtij Vilhelm Teli zvicerian në kërkim të goditjes së “mollës
shqiptare”... do i mbetet për t’u mbuluar, në fund do të jetë vetëm RACIZMI i
thekur nga i cili i burojnë tezat e tij fiktive.
Pra s’kam
mbetur unë, që Schmitt-it dhe Schmit-istëve shqiptarë, t’u jap fakte e të
dhëna!
Por pse
jo, meqë dikush me shpirtin e tij të lartë snobues m’a kërkoi këtë, unë s’po
tregohem më aq përunjësisht modest e ca fakte të tjera sot edhe po i jap.
Çfarë
shkruan për ne shqiptarët studiuesi italian me origjinë të largët arbëreshe
Tiberio Occhionero?
Ja
ç’shkruan ai, do Zoti krahu snobist këtë m’a pranon të paktën si faktim të
atyre çfarë unë shkruaj.
Edhe po
s’e pranuan...s’do më prishet fare gjiza, aq më pak turshitë apo qejfi!
Ai
shkruan pra në një artikull të tij..
Norbert
Jokl e jo unë që nuk jam kurrësesi shkencëtar, është njeriu që ka provuar me
fakte përkatësinë e gjuhës shqipe në familjen e madhe Indo-Europiane.
Ai
citohet t’a ketë definuar kështu gjuhën moderne shqipe:”Shqipja është faza e
sotme e një të folure ilire të trakizuar”.
Ju kujtoj
juve lexues e po ashtu snobistëve të shumtë që Zoti e di përse kohën e tyre të
“çmuar” e humbin me shkrimet e mia apo të atyre që si unë e mendojnë, në vend
që të merren me punët e tyre, që të adhurojnë Schmitt-in...dreqin apo kë të
duan pra, po ju bëj prezente të gjithëve që ky Jokli, nuk jeton më prej vitit
1942 dhe që në këto konkluzione të arta për shqipen, ai ka arritur para shumë
kohësh.
Pra
Schmitt-i meqë edhe në të njëjtin vend si Jokli punon, domethënë në Vienë, duhet
të dijë që të tjerë kanë punuar e kanë faktuar me teza të vërteta tashmë të
pranuara nga çdo historian e gjuhëtar i parrjedhur nga trutë, autoktoninë tonë
shqiptare në trojet ku akoma sot jetojmë.
Një
albanolog tjetër i madh, italiani Carlo Tagliavini, na thotë se aty diku nga
mijëvjeçari i dytë para Krishtit në gadishullin tonë kishte fise ilire, të
ardhura me valë paleo-indoeuropianësh apo vendasish pellazgë, apo një përzjerje
e tillë.
Kjo gjë
sipas Tagliavinit shpjegohet, ashtu siç unë ndër të tjera kisha preçizuar në
përgjigjen modeste ndaj “mikut të dhive zviceriane Schmitt”...veç të tjerash
edhe me anë të fjalës së lashtë “HYLLOI” pra Yll.
Kjo
lidhet edhe me emrin e një mbreti të njohur ilir BARDHYLLI (sipas historianëve
më të mirë, mbret dhe personazhi më i spikatur i dinastisë së Enkelejve), të
cilin burimet helene të kohës e japin me prapashtesën tipike greke “is” si
pasojë e shqiptimit që ata i bënin fjalëve.
Ky emër
jo sipas meje, por sipas Tagliavinit, vjen nga fjalët Bardh e Hylli, pra siç e
jep italisht Tagliavini:”Astrobianco”.
Ky
albanolog ndërkohë thoshte se emri Bardhylli tek shqiptarët akoma shërben për
të treguar një personazh shumë të lashtë, të cilit në thesarin kulturor
shqiptar i atribuohen shumë thënie e fjalë të urta.
Sidoqoftë
Tagliavini na tregon se ai ishte i mendimit, sipas asaj që kishte studiuar e
zbuluar, se ilirët para katërmijë vitesh së paku, kishin qenë banorë të
brigjeve të Adriatikut.
Këtë tezë
e kishte demonstruar edhe H.Krahe duke u mbështetur tek toponomastika dhe
onomastika ilire e atyre zonave që kishte hulumtuar.
Po ashtu
edhe italiani Francesco Ribezzo, gjuhëtar e arkeolog i njohur italian, autor
ndër të tjera i librit me rëndësi kardinale sidomos për ne shqiptarët “Gjuha e
Mesapëve të lashtë”...pra specialisti më i mirë i asaj dege të fiseve ilire të
transplantuar në gadishullin italik që ishin Mesapët, edhe ai dëshmon me
studimet e tij konkordancat e ngjashmëritë e dallueshme mes ilirishtes
(mesapishtes) dhe gjuhës shqipe.
Sipas të
lartpërmendurit Tiberio Occhionero e jo sipas pretendimeve të mia, të cilat
“snobshëm” kontestohen shumë më banalisht dhe ethshëm se vetë Schmitt-i
provokator... shumë studiues të nderuar pra, kanë vënë në dukje e faktuar me
anë të kontributeve efikase studimore, tezën e burimit të shqipes nga
ilirishtja, nga trakishtja apo nga një përzjerje mes këtyre dy rracave antike
vendase në gadishullin që sot quhet Ballkan.
I pari që
vendosmërisht u prononcua për origjinën ilire të shqiptarëve ishte Johann
Thunmann nga Lajpcigu me anë të studimit të tij “Untersuchungen über die
Geschichte der östlichen europäischen Völker”, pra që domethënë “Kërkime mbi
historinë e popujve europiano-lindorë”.
Pas tij
me një metodë më të thelluar, mbi këtë temë studioi shkencëtari J.G von Hahn
ose i quajturi ndryshe si “Babai i Albanologjisë”.
Ndërkohë
të dhënë pas tezës së autoktonisë
shqiptare, por më shumë të lidhur me një origjinë trake, u shfaqën me studimet
e tyre indoeuropianistët e mëdhenj Hirt, Barié dhe Gustav Weigand.
Norbert
Jokli i paharruar, nga ana e tij arrinte gjithmonë e më tepër ndërsa ndriçonte
këndet e pasqaruara të historisë së gjuhës e origjinës sonë...në përfundimin se
shqipja ishte e lidhur sa me ilirishten aq edhe me trakishten e lashtë.
Jokli, duke
u mbështetur (largqoftë të krahasohem me të e të jem në lartësinë sikur dhe të
majës së thoit të këmbës së tij, por si një përkthyes e njohës i shumë gjuhëve,
edhe unë këtu mbështes bindjet e mija lidhur me origjinën tonë ilire)...duke u
bazuar ai pra, pastërtisht në argumenta gjuhësorë, besonte se e kishte
identifikuar vendin e formimit të gjuhës shqipe në Dardani, që ai vetë
dëshmonte se vinte nga fjala shqipe Dardhë.
Fjalë kjo
ilire, por njëkohësisht sipas gjuhëtarëve gjermanë Vasmer e Meyer, e lidhur edhe
me gjuhën trake.
Por sipas
Tiberio Occhionero-s të cilin po e citoj, me rrezikun që snobizmi tipik
shqiptar t’i bjerë edhe atij përsipër si ortek dëbore i ndotur nga ndonjë shi
kimik...e për këtë të më fali, ndoshta më të drejtë nga të gjithë ka historiani
Stadtmüller kur afirmon se “hapësira jetësore e protoshqiptarëve, nevojitet të
kërkohet në një zonë afër Dalmacisë, por edhe pranë kufirit grek”.
Të mos
flasim pastaj për Kulturën e Komanit, për ornamentet dhe varret ilire aty, në
kapërcyellin e antikitetit të vonë drejt kohëve të errëta plot vërshime barbare
të mesjetës, gjë që ka dëshmuar me forcë prezencën e vazhduar ilire në këto
troje, ashtu si edhe toponomastika ilire deri në ditët e sotme e si prezenca e
qyteteve të parrënuara ilire qoftë edhe gjatë sulmeve ostrogote, sllave apo
avare.
Sidomos
vazhdimësia e simbolikave ilire në këtë kulturë (që s’e kam zbuluar unë, por
shkencëtarë e arkeologë me një barrë studimesh e publikimesh)...e shenjave të
krishtërimit që ishte përhapur edhe në zonat më rurale dhe mbi të gjitha
mungesa e plotë në këtë kulturë e shenjave të prezencës së ardhacakëve sllavë, kanë
shërbyer për ata që duan të shohin realitetin dhe jo atë që u pjell mendja e
tyre e shtrembër e perverse (Schmitt-i & Co)...për të treguar se ky
realitet është që ne jemi vendas në trojet tona.
Së fundi
ka pasur këto ditë një shkrim të gjatë të Neritan Cekës që fliste për
krishtërimin e herët në Iliri dhe qytetet ilire në mos gabohem në antikitetin e
vonë e aty mund të gjehen mjaft të dhëna interesante.
Pra siç
qartësisht po duket, faktet nuk mungojnë!
Çfarë
jemi neve shqiptarët, nga e kemi origjinën, çfarë është gjuha që flasim, pse
jemi quajtur pellazgë ndoshta, ilirë, arbër e tani shqiptarë, po ashtu është
studiuar dhe e dimë ne dhe bota e vërtetë akademike e jo sharlatane si puna e
Schmitt-it dhe shokët e tij.
Kur këto
të dhëna i di e i disponoj unë që nuk jam as historian e as gjuhëtar
profesionist (shumë më tepër se kaq po të qe nevoja), mendoni se çfarë burimesh
kanë historianët, arkeologët dhe gjuhëtarët e mirfilltë shqiptarë e të huaj.
Por
ndërkohë, përveç shumë reagimeve që këto kohë bëri shumëkush ndërsa dolën
sërish në pah provokimet e Schmitt-it i cili për nga formimi i tij do t’a
kryente mjaft më denjësisht funksionin e kullotësit të dhive apo lopëve
zviceriane, të hante nga një dorë djath nga qumështi i vendit të tij e të
dëndej në çokollatën e tyre të shijshme...sërish jo të paktë janë ata që direkt
ose indirekt këtë klloun të degjeneruar cirku, e mbështesin pa hezitim.
Prandaj
Schmitt-i e ka për të disatën herë që na “PËRGOJON” neve dhe origjinën e
historinë tonë!
Më keq do
të bëjë ai në të ardhmen me këtë ritëm që e ka zënë.
Bjerini
shkurt dhe shikoni jetëshkrimin modest që ka për të në internet...:”Gazeta
zviceriane Tages Anzeiger publikoi një intervistë të Schmitt-it në vitin 2009-ë,
ku ai fliste për biografinë e tij kritike të Gjergj Kastrioti Skënderbeut, në
të cilën ai nënvizon se e ëma e heroit tonë kombëtar Vojsava ishte serbe nga
familja e madhe e Brankoviçëve dhe që mbiemri Kastrioti është GREK”!
Jetëshkrimi
i tij dy rrjeshta ka se s’është se ky “studiues” ka bërë tjetërgjë në jetë
përveç mashtrimeve ordinere për ne shqiptarët!
Të dal
unë tani e të shkruaj se në Pollog nga ishte sipas dëshmive të asaj periudhe e
ëma e Gjergj Kastriotit, ka pasur përveç arbërve vetëm bullgarë sllavë e jo
serbë, siç çdo burim historik i besueshëm flet, që ata dihet që kanë luftuar
krah heroit tonë në luftën me turqit etj, këto janë gjëra që i di edhe macja
normalisht.
Por macja,
kotelja e qenushi, siç duket për këto fakte historike janë më të informuar se
Schmitt-i ynë i cili dhitë e lëndinave të tij të dashura zviceriane, i ka
zëvendësuar me sallonet e kulturuara të katedrave vieneze dhe me rrënimin e
historisë tonë shqiptare!
Prandaj
këtë prototip mashtruesi të pandreqshëm, i veshur me petkun e një studiuesi të
respektuar, unë mund t’a kundërshtoj qetësisht dhe pa asnjëlloj qesëndie.
Por me të
ju siguroj se mund të debatojë me sukses edhe një shkollar i vogël shqiptar që
ka lexuar historinë e klasës së pestë!
Unë këtij
njeriu, në përgjigjen që i bëra pak kohë më parë, i shkruajta me përçmim fiks
siç ai e meriton!
Pa
respekt, pasi ai njeri respekt nuk mund të ketë nga unë.
E mbi të
gjitha, atë e trajtova si ajo çfarë ai është dhe paraqet për ne shqiptarët në
thelbësi, pra si një copë RACISTI e asgjë më tepër!
Do kisha
dashur e do kishte qenë shumë më e udhës, që përgjigjet e reagimet ndaj tij dhe
tezave raciste që ai na sjell si dhuratë pas 100 viteve të pavarësisë së
shtetit tonë modern, të kishin qenë shumë më të shpeshta.
Por kush
reagoi, shkencëtar, historian, shkrimtar apo njeri i thjeshtë si unë e shumë të
tjerë, këtë e bëri dhe kontributin e tij e dha ashtu siç mendoi më mirë.
Të tjerë,
ata që gjejnë rifuxhon (si ato që ndërtonte Enveri për t’u mbrojtur nga sulmet
hipotetike të armiqve të atdheut)...tek snobizmi i tyre në doza të shtuara, para
se të fusin gojën në punë kundër atyre që ndaj Schmitt-it në një mënyrë apo
tjetër sidoqoftë REAGUAN...të shkojnë të reagojnë vetë njëherë e pastaj t’i
dedikohen snobimit!
Sepse në
këtë rast, ashtu si Schmitt-istët shqiptarë që këtë njeri e lenë të na shajë e
përçmojë sa herë ia do qejfi, edhe snobistët e tillë që vetë s’bëjnë pikën e
gjësë e pastaj gërr-vërr për ata që këtë njeri e kundërshtojnë me aq kapacitet
sa kanë, këta pra të gjithë siç thotë populli që në këto raste s’gabohet
kurrë...IA FUSIN KOT!