E premte, 26.04.2024, 05:18 AM (GMT+1)

Kulturë

Lumo Kolleshi: Midis fabulës dhe ninullave

E diele, 17.02.2013, 12:00 PM


Midis fabulës dhe ninullave

Letërsia për fëmijë dhe, për më tepër, ajo që i drejtohet moshës parashkollore, ka diçka të përbashkët nga Penelopa e Odiseut dhe endja e pëlhurës së mundimshme. Ajo kërkon të hysh në një botë sa të qelqtë e të pastër, siç është në vetvete bora e fëmijës, por dhe të rrokësh ashtu si bleta nëpër lule nektarin e dëshirave të tyre. Kjo letërsi, e sendërtuar në formën e poezisë, kërkon të qëndrosh aty midis ninullave dhe fabulave, kështu dhe depërtimi i saj te kjo moshë do të jetë po aq i mjaftueshëm sa dhe qumështi amnor apo rrëfimi i ngrohtë e i shtruar i gjysheve të dhembshura. Në këtë parantezë besoj se qëndron krejt arkitektura e librit më të ri “Krahët e fluturës” të autorit Nehat Jahiu.

Si nga motivet që ka përzgjedhur autori, si nga figuracioni dhe teknikaliteti i kompozimit (gati secila nga poezitë nuk i kalon tri strofat), i gjithë libri përshkohet nga një dialogim i besueshëm i poetit (porosidhënësi) dhe botës kureshtare të fëmijës (porosimarrësi).

Libri në fjalë mbetet një përpjekje e suksesshme e autorit për të përmbushur modestisht atë vakum shpirtëror që mbizotëron kohën të cilën jetojmë dhe vet boshllëkun që përjeton letërsia e sotme për fëmijë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora