E shtune, 27.04.2024, 12:34 AM (GMT+1)

Kulturë

Fiqri Shahinllari: Paradoksi i Aleko Likajt

E marte, 11.12.2012, 07:26 PM


"Shyqyr"-paradoksi i Aleko Likajt

Mos u merzisni miq te dashur te listes. Nuk do t'u bezdis. Keto radhe nuk jane tregim. Jane thjesht mesazh, autori i te cilit, ne nje fare menyre kerkon ndihme prej juve. Ka rreth tre muaj qe nuk shkarravit te zezen mbi te bardhen. Kam nisur nje tregim, mund te jete deri tani nje faqe kompjuterike dhe aty kam ngecur. Linjen e kam ne koke, udhen e personazheve , gjithashu, por nuk po gjej kurajo t'i futem e ta vazhdoj tregimin. Sa mar vendimin per te vazhduar, frap, largohem prej tij sikur me ze tartakuti. Dhe filloj te lexoj posten elektronike e cila, fale miqve te mire qe kam, nuk eshte e pakte, pastaj lajmet nga vendlindja, ndonje emision qe me pelqen e me radhe prozen dhe poezite e miqve neper lista te ndryshme virtuale. Dhe keshtu gjithë diten. Shpesh, del nje Fiqiri nga qenia ime dhe me kritikon: "C'ben keshtu, ti sikur ia mbushe mendjen vetes per te vazhduar tregimin!? Ne çast Fiqiriu tjeter e ka hazer xhevapin:"A ç'me can koken, nuk e shikon se nuk po qendroj pa pune? Dhe keshtu, te dashur miq te mij, dite per dite, e ja u bene , sic iu thashe, rreth tre muaj qe nuk ia bej xhap per te vazhduar tregimin..

Shpesh me kujtohet shkrimtari Aleko Likaj, miku yne i perbashket, i cili disa kohe me pare, pasi dergoi fragmentin e romanit qe po shkruante, qe me pelqeu mjaft dhe per kete e pergezova, ai pak a shume me tha se qe i kenaqur, pasi kompjuteri i tij kishte muaj me radhe qe "ishte pushtuar nga viruset", dhe, per kete shkak Alekua nuk punonte me internet, veçse shkruante romanin pa u lidhur me boten internetike. "Shyqyr zotit-me tha se me ndihmoj te kisha kohe e te perqendrohesha tek romani". Me sa kuptova, ky miku yne po shkruante nje roman me ngjarje nga rrezimi i diktatures, dhe me tha qe i a kishte vene emrin provizorisht, " Vajza e Gjeneralit"

Mua nuk me mbetej gje tjeter per kete paradoks vec buzeqeshjes per kete te vertete e thene pa qellim humori prej tij, por qe ka brenda humor te holle, fin. Me kete une nuk dua kurrsesi qe te jem viktime e sulmit te viruseve mbi kompjuterin tim qe te ma beje çyryk e te ma nxjerre jashte luftimit. Vec dua pak vullnet qe te mposht veten time. Kini ndonje marifet ju te nderuar qe te ma tregoni se si mund te veproj.?

Por meqenese ai fragment i romanit te Alekos, ma prishi mendjen, une do ta hedh ketu ne listen tone, pa i marre leje, sepse ai ne fakt eshte hedhur ne qarkullim prej kohesh, keshtu qe autorit nuk ka pse ti mbese hatri, aq me teper qe eshte edhe ketu mes nesh. Ne fund te fundit, une Fiqiriu, nuk po bej ndonje "krim". Te me fale Alekua

U paça, Fiqriu

Fragment i romanit, nga Aleko Likaj

Ditë të vështira për Ramiz Alinë

Atë ditë, Ramiz Alia, dukej më i lodhur se zakonisht. Pasi zbriti nga Benz – Mercedesi i zi, u ngjit shkallëve të presidiumit të kuvendit popullor me një hap të ngadaltë. Ishte i trishtë në fytyrë e mollëzat ishin ngjyrosur në një të verdhë të lehtë që zbriste poshtë deri tek mjekra gjysëm e rrumbullakosur. Pa u ulur në tavolinë e punës se tij kërkoi që të lajmërohej këshilltari për sigurinë. Bëri disa hapa e u drejtua tek dritaria e mezit. Përtej xhamit dukej tashmë një shesh krejtësisht i zbrazët, e përballë i heshtur, konturet e stadiumit gjigand. Të vetmin që kishte Shqipëria për aktivitete ndërkombëtare. I u duk për një çast se ai kishte rënë në një gjumë të rëndë e të thellë, si një ari i vetmuar në male.

Një orë më vonë duhej që të linte zyrën e presidencës për të vazhduar mbledhjen e byrosë politike që kishte nisur që në mëngjez, mes debatesh dhe dilemash. Dy detyrat, ajo e presidentit dhe e sekretarit të parë  të KQPPSH se e kishin bërë njeriun më të fuqishëm të këtij vendi. Pas vdekjes së Enver Hoxhës, u duk se shpatullat e tij ishin tej të brishta për ta mbajtur këtë peshë që kërkonte koha.

Për një çast, me gishtin tregues kroi anën e djathtë të ballit e krejt padashur lëshoi një psherëtime që i u duk se i a lëroi paksa gjoksin.

“Më duhet që të bëj një zgjidhje. Një zgjidhje…

Ndjeu përsëri se kraharori shfryu, dhe pas kësaj, i u duk se ishte më i lehtë. Futi dorën e majtë instiktivisht në xhepin e xhaketës së kostumit gri, sikur andej, duhej që të nxirrte pikërisht atë që e mundonte shumë në këtë moment të vështirë. Poshtë në shesh, buzë trotuarit përballë, kaluan një grup të rinjsh studentë që vinin nga korpusi qendror i universitetit, Dukeshin të harreshëm e të gëzuar. Bënin shaka me njëri tjetrin. Poshtë në oborin e rezidencës, dy ushtarë të shërbimit u ndruan për t’i a lënë vendin njëri tjetrit. Ishin ruajtësit e gardës. Pastaj një “BÇ” që kaloi me shpejtësi, shpërndau stërkala të një pellgu uji të mbledhur në bulevard, nga shiu i mesditës.

Ishte nga të ministrisë së brendëshme

Dukej i dyzuar. Më tepër se sa i pa vendosur. Mbase tashmë do ta mendonte e peshonte mirë, atë që duhej të merrte në këtë çast për të ardhmen e këtij vendi.

« Të vazhdojmë rrugën e nisur, e që na la udhëheqësi ynë i madh dhe legjendar, Enver Hoxha, » kishte thënë në mbledhjen e mëngjezit, më i shkurtëri i byrosë, një nga sekretarët e KQ.

“Të godasim me grushtin e hekurt cilindo që u kundërvihet fitoreve tona të deritanishme, me sakrifica e mund.”

Këto fjalë i tha më i moshuari i byrosë politike, që dukej më i pikëlluari i të gjithëve në atë takim pune.

“Unë nuk kisha për të thënë ndonjë gjë të madhe këtu. Dëgjo lalën. Tiq e mos e kput. Kjo të jetë dhe politika jonë pas presioneve të shumta nga jashtë”.

Ministri i brendëshëm u duk se u ul qetësisht në karriken e tij pas kësaj ligjërate.

-Duhet një zgjidhje në këto momente- u tha Ramiz Alia.

Kryeministri në krah uli vështrimin mbi suprinën e tavolinës së rrumbullakët e vuri dorën mbi ballin e rrudhur, sikur donte të thoshte ; “Ç’na gjeti, tani“

Sekretari i parë i KQ të partisë kuptoi se ajo masë njerëzish që kishte përballë, nuk ishin të aftë për të marrë një vendim, madje, as që edhe të gjykonin. Ishin shterpë. Më tepër se sa të përcaktonin kursin e ri që u kërkohej, dukej që më shumë kishin hallin e vet.

Ramiz Alia propozoi menjëherë një pushim për të vazhduar seancën mbasdite. Të paktën deri atëhere do ti duhej që të detajonte një prej planeve që kishte sistemuar në kokën e tij, që një vit e ca më parë. Mbase mund që edhe të modifikohej…

U largua nga dritarja pa e ditur se ku do të vendosej tashmë. Distanca deri tek tavolina e tij e punës që e bëri instiktivisht, i u duk se i shërbeu për të fiksuar mirë idenë e projekti, që mund ta servirte për të ardhmen e këtij vendi. Lëvizi karriken, dhe u ul ngadalë përballë tavolinës. Nxori stilografin, e për një çast, e rrotulloi atë në duar.

Do tu jap një demokraci që nuk do të na harojnë kurrë…Të kontrolluar…Me njerëzit tanë. Do të jemi përsëri zot i fateve të këtij vendi. Kështu do të jemi në rregull me të gjithë. Edhe me ata që na kërkojnë ndryshime nga jashtë, por edhe me lëvizjet që janë gjallëruar këtu brenda- Pastaj e vendosi stilografin mbi suprinën e ndritëshme të tavolinës, pranë një letre të bardhë, aty në krahun e djathtë të tij. Në çast shtypi sustën e njoftimit për të pritur sekretarin. Tjetri u ndodh shumë shpejtë. Pasi mbylli nga pas derën qëndroi në fund të sallës si një ushtarak që posa ka marrë urdhërin, “gati-tu“

-Eshtë paraqitur këshilltari për sigurinë, shokun Simon?

Zëri i holle i Ramiz Alizë tingëlloi pa asnjë ngjyrë, sikur të dilte nga fundi i kraharorit të tij, ku nuk ishte vështirë që të dalloje një lodhje e një ngjirje që nuk shprehte dot asgjë.

Presidenti mori letrën e bardhë  dhe e vendosi përpara. Pastaj, sërish, hapi edhe kapakun e stilografit të tij, në një blu të çelur,  dhe menjëherë hodhi disa emra, me një shkrim paksa të zmadhuar. Kur ende nuk kishte shkruar emrin e gjashtë në atë listë, sekretari e lajmëroi se kishte mbritur shoku Simon. Ramiz Alia bëri me dorë si për ti thënë, « lëre të hyjë »

Simon Kuqua që kishte zënë këtë vend pranë tij pesë vite më parë, dukej se ishte njeriu më besnik i presidentit - sekretar partie. Ai e kishte shpëtuar nga furtuna e fundit në ministrinë e brendëshme dhe e kishte marrë më vonë pranë vehtes, si profesionist në fushën e tij, si një arkivë e gjallë.

-Nuk na duan më, Simon. Harro mushkë valarenë. Na kërkohet që tu japim  demokracinë. Demokracinë borgjeze. I marshin të keqen asaj tonës, demokracisë së diktaturës të proletariatit. A e kupton se në këtë vend do të rrikthehet përsëri Balli Kombëtar dhe Legaliteti? Do të na vijnë gjithë kolaboracionistët e vërtetë, që kanë bërë njëmijë e një prapsira në kurriz të këtij populli.

Simon Kuqua qendronte i heshtur në këmbë përpara eprorit, pa ditur se ku ti vendoste duart e tij. Si zbulues i vjetër dhe me përvojë, ende nuk po kuptonte se ku do të dilte shefi i tij, ndonëse ai e kishte tashmë një plan në kokë, dhe kjo, dukej si një vendim i kryer.

- Dëgjo.- Ramiz Alia mori sërish stilografin në duar. I hodhi një vështrim, për një çast nga koka deri tek këmbët, dhe tundi lehtë kokën e tij gjysëm të zbardhur e të zbrazët nga flokët.- Më sillni listën tuaj të plotë, atë të intelektualëve. Ke kohë të konsultohesh edhe me arkivin. Do të rritakohemi për të biseduar gjërësisht, pas mbledhjes së byrosë. Tani më duhet që të lëviz.

Dy orë e gjysëm më vonë, Simon Kuqua u rrikthye në zyrën e tij. Mbylli bravën me çelës, dhe vendosi në tryezë çantën e zezë të lëkurës. Pastaj nxorri që andej një zarf të madh e të ngjyrosur, dhe e lëshoi në syprinën e tavolinës së punës. Hodhi vështrimin mbi portretin e shefit të tij që qëndronte në murr pas karrikes, e në çast vuri buzën në gaz, sikur të ishte çliruar nga një makth i fshehur brenda vehtes, që dukej se e mundonte, e lodhte, dhe e cfiliste . Intuita e një kuadri të vjetër në shërbimet sekrete, kishte deshifruar tashmë gjithçkah. Plani i shefit i u duk se meritonte vlerësime specialisti të kësaj fushe. Pastaj kaloi dorën e djathtë mbi zarfin e heshtur mbi tavolinë, të cilin po e kundronte me një lloj nostalgjie, sikur të kishte prekur një thesar që nuk do të mund të vleresohej me asnjë çmim, dhe ndaloi dy gishtat e mezit në një cep të letrës së dyllosur. Bëri një gjest, sikur kërkonte që të fshihte diçka mbi atë sipërfaqe letre, dhe që si një formë pluhuri ishte shpërndarë mbi atë masë celuloidi. Mbajti frymën

- Zgjohuni zoçkat e mija, zgjohuni nga gjumi, po u presin detyra të mëdha… - tha me përkëdheli Simon Kuqua, sikur ti drejtohej një mase të madhe të fshehurish brenda atyre fletëve të bardha.

Pas tyre qendronin vetëm pseudonimet



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora