E enjte, 01.10.2020, 12:07 AM (GMT+1)

Reportazh

Xhafer Leci: Kremton ‘’Dituria’’ në Wendlingen

E marte, 10.07.2012, 07:55 PM


SHKOLLA SHQIPE "DITURIA" NË WENDLINGEN KREMTON

SHKRUAN: XHAFER LECI
Më 01 korrik.2012, arsimtarët Zejnije e Zeqir Asllani, në bashkëpunim me prindërit e 32 nxënësve, të cilët aktualisht vijojnë mësimin plotësues, organizuan një manifestim festiv, në përvjetorin e parë të hapjes të shkollës shqipe "DITURIA" në Wendlingen të Gjermanisë. Edhepse fillim i ri, rezultatet e kësaj shkolle nuk kanë munguar.

Në fillim u bë këndimi i himnit kombëtar. Grupi vallëzues u prezantua me vallen e “Rugovës”dhe valle tjera nga trojet tona etnike.
ArsimtariZeqir Asllani foli për rëndësinë e arësimit, ruajtjen e gjuhës, kulturës, unfikimin e Abetarës së Re për të gjitha trojet tona të Shqipërisë Etnike...

Zejnije Asllani, arsimtare, përshëndeti të pranishmit, falënderoi prindërit për angazhimin dhe mbështetjen e tyre, për kontributin e dhënë, për punët e përgjithëshme të kësaj shkolle. Arsimtarja Zejnije u mirëprit me duartrokitje dhe u nderua me një buqet lulesh për punën e saj .

Edhe artikullshkruesi i ktyre reshtave i përshëndeti të pranishmit, u dëshiroi shëndet e suksese të mira nxënësëve. Ai foli shkurt për punëtorët shqiptarë të këtij qyteti, kur në vin 1970-të, para 42 vitesh askush nga neve atëherë nuk ka mundur ta imagjinojë se këtu, në Wendlingen, një ditë do të hapet ndonjë shkollë shqipe...
Këtë manifestim me prezencen e tyre e nderuan edhe kryetari e nënkryetari i SHK-së “Kadri Zeka” në Nürtingen, përkatësisht, zotërit Taxhidin Bakiu e Selami Morina.
Të gjithë nxënësit recituan nga një vjershë, si për Alfabetin e gjuhës shqipe, Flamurin kombëtar, Vlorën heroike, etj. Nxënës e prindër u ndanë shumë të kënaqur, sepse në program ishin të përfëshirë të gjithë pa dallim, kjo ishte një risi dhe kjo kishte rëndësi të veçantë.

Pas përfundimit të programit të pranishmit u shërbyen me ushqime të kuzhinës tonë tradicionale, të cilat i kishin sjellur falas prindërit. Gjatë kësaj ceremonie shkëmbehëshin biseda e mendime rreth mësimit plotësues të shkollës shqipe, nohja me gjeografinë, historinë dhe gjuhën amëtare.

Nga kujtimet e autorit të këtij shkrimi, sot nipërit dhe mbesat e mërgimtarëve të vjetër, kanë arritur të shkollohen dhe edukohen në gjuhën e tyre amëtare. Për herë të parë disa nga mërgimtarët e vjetër, në vitin 1975, filluan të sjellin familjet e tyre në Gjermani.
Më 1970-të në Wendlingen, banonin e punonin këta shqiptarë:
Daut, Hasan, Latif, Qemajl, Shaqir, Zenë e Tefik Morina, Jakup e Adem Fetahi, Bejtullah, Taip, Murat e Balë Leci, Mustafë e Hajrullah Matoshi, Veli, Xhavit e Jonuz Fazlija, Jakup Biçkaj, Sabit Latifaj, Xhavit, Sahit e Aziz Agaj, Vehbi e Hasan Dance, Xhafer Gashi, Xhavit Zeqiri, Liman Kqiku, Ali Orana, Hafiz Hafizi, Sylë, Shefqet e Zijah Zylfijaja, Jakup e Ruzhdi Kryeziu dheTaip Emini. Gjithesejt 37. Nga këta 32 banonin në ndërtesën moderne, pronë e Firmës të Mobileve, Erwin Behr, në rrugën Alb Str.13, 73240 Wendlingen am Neckar, ndërsa 20 prej tyre punonin në kët firmë.
Nga këta 37-të sa ishin atëherë, kanë vdekur 10-të: Daut, Latif e Qemajl Morina, Jakup e Adem Fetahi, Sabit Latifaj, Aziz Agaj, Xhavit Zeqiri,Taip Leci e Vehbi Dançe, prej tyre 6-të në Gjermani e 4-ër në Kosovë.

Wendlingen-i,si vendbanim, daton nga viti 1132. Është një qytet shumë i bukur, lidhet me shumë qendra hekurudhore, autostrada, vetëm 12 km larg e ka aeroportin e Shtutgart-it, shtrihët rrënëz lumit Neckar, nja 25 km në periferi të Stuttgart-it. Ka një klimë të nxehtë si Stuttgart-i. Sipas shënimeve statistikore të vitit 2008 numëron 15.995 banorë.



(Vota: 24 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora