E premte, 26.04.2024, 10:51 AM (GMT+1)

Kulturë

Baki Ymeri: Stere Bukovala në gjuhën shqipe

E marte, 01.05.2012, 11:47 AM


Stere Bukovala në gjuhën shqipe
(Vocile dimine?ilor viitoare / Zërat e mëngjezeve të ardhshme, përktheu: Baki Ymeri,  këshilltar editorial, Luan Topciu, Grai ?i Suflet – Cultura Na?ional?, Bukuresht, 2011.

Nga Baki Ymeri

REFERENCA KRITIKE

Sipas Cezar Iv?nescu-t, poet rumun me origjinë sqiptare, Stere Bucovala shkruan një poezi tradicionaliste, e magjepsur nga virtytet e vargut klasik rumun, një poezi sentimentale, plot mendjehollësi, e përshkuar nga një pasion i vërtetë për shprehjen e bukur... Libri i tij lexohet nga një frymëmarrje dhe në finale të mbetet dëshira persistente për ta rilexuar. Për ditët e sotme kjo është madje një performancë.
       Sipas kritikuletrar Radu Voinesku, Stere Bukovala paraqitet si një poet anakronik nëse mbetemi vetëm te shprehja e dukshme, sipërfaqësore, e vargjeve të tij. Orientimi stilistik që e praktikon, është parasëgjithash fryt i një frymëzimi klasik apo klasiçizant. Tejmatanë prozodisë, ndërkaq, mund të deshifrohet një mbretëri e tërë shenjash (siç do të thoshte një kritik i madh francez i shekullit të shkuar), një pëlhurë e qëndisur simbolesh që i vë në përpjekje dhe, përkundrazi, i përgëzon të zgjedhurit e Zotit. Ngase, në esencën e saj të thellë, kjo poezi, kaq e rëndë dhe humane, përshkruhet me një koherencë të admirueshme në atë anë të universit imagjinar, që rrëshqet drejt humnerës, zbritjes, krepuskulares, finalisht melankolisë. Pasqyra e thyer është në tërësi një përçues përfytyrimesh të mitit personal, një ilustrim i dimensioneve më të fuqishme të tematizmit të propozuar nga Charles Mauroni.

Me Stere Bukovalën gjendemi përballë një poezie të sistematizuar nën shenjën e sugjestionit emocional që fermentohet (në rastin e autorit tonë), në bërthamën e diskursit kryekëput obsesional... Realiteti poetik i Bukovalës (nëse mund të thuhet realitet), ka një konotacion të cilin lirika moderne e cilëson në të vërtetë si hulumtim metafizik... Ajo që shokon te Bukovala është mu ky disponim thuajse kameleonik për të kaluar nga spiralja metafizike e shprehjes në aciditetin e drejtëpërdrejtë të protekstit... Përmes inteligjencës dramatike të tërësisë, forca e depërtimit të veçantisë dhe investigimi kieratik i gjendjeve të qenjes, Stere Bukovala numërohet ndër më të zgjedhurit nga të zgjedhurit e Hyjneshës Poezi (George Astalo?)
Stere Bukovala dëshmon, tejmatanë virtuoziteteve të vjershërimit, tejmatanë forcës së evokimit, një talent të specializuar për përshkrime hapësirash shkretëruese, terenesh nga bregu i botës së mundshme, dhe madje kosmogoni të vërteta, si në poemën e shkëlqyer „Të mbështetur për hijen e fundit”, një dokument i vërtetë shpirtëror i një frike universale... Forca e sugjestionit të fjalës konfiguron vlefshmërinë e situatave humane, mitologji fiksionale, udhëtime imagjinare dhe përralla shprehjesh të vërteta, sa që tekstet e shtruara mund të konsiderohen balada të vërteta. (Aureliu Goci)
Në „Zërat e mëngjezeve të ardhshme”, diskursi poetik rrjedh, vargu lind njëri nga tjetri, potencohet përmes përvetësimit të vyrtiteve të tekstit në një ritimikë të brendshme polifonike, një euritmi pothuajse e shenjtë. Në planin e mendimit poetik, Stere Bukovala bëhet kështusoj më interogativ, zhytet në thellësi të tjera qenjësore, asistojmë, do të guxoja të them, në njëfarë poezie të dezintegrimit, si në poemën „Syri i madh”. Në këtë prag poezia bëhet njëfarë Epifanie kontinuitive, në të cilën vetvetja rishenjtërohet porsi ujërat e lumit apo të detit. Dhe gjithçka përshkohet nën shikimin e „Syrit të madh” të Syrit të Zotit. (Nicolae Grigore M?r??anu)

BIOBLIOGRAFI

Stere Bucovala u lind më 2 korrik 1961, në komunën Kasimçea (Casimcea), rrethi i Tulçea-s. Debutim letrar në revistën e Unionit të Shkrimtarëve të Rumanisë, Luceaf?rul (1982). Në ndërkohë ka botuar në revista të ndryshme letrare, si: Convorbiri literare, Hyperion, Timpul, Antares, Porto-Franco etj. Ka debutuar me vëllimin Pasqyra e thyer, në vitin 2009, botuar në Editurën Junimea të Jashit. Është prezent në vëllimin e përbashkët antologjik Balcanica, i përkthyer edhe në Shkup (Tingulli i Fjalës, 2008), si dhe në antologjinë (shqip/rumanisht) Pagjumësia e fjalëve - Insomnia cuvintelor (Bukuresht, 2010). Në Shkup i është përkthyer edhe vëllimi Pasmesditët e një pianoje (Dup?-amiezele unui pian, 2009).

VERSIUNEA ÎN LIMBA ALBANEZ?

TRYEZA KATRORE
(Masa p?trat?)

Dhe jo kaherë
U përmbys qesja e mëngjesit
Mbi tryezën e shkrimit
Gjethe e reze
Dhe shtegu që gjarpëron.
Deri në kalimarën e lartë
Duke iu ngjitur kubesë së argjentë
Deri te pena e brejtur
Pas shpinës së përkulur të mahnitjes
Deri te rezja
Si një oqean që rrokulliset mbi tryezë
Dhe pa syrin në qoshe që përgjon.
Papritmas
Dora e trishtimit e çik
Humnerën në brigjet
E tryezës katrore.
Dhe jo kaherë
E mbusha qesen e mëngjesit
Me gjethe e reze
Ndërsa shtegu që më ndan me qëllim
Gjarpëron qysh moti nëpër yje.

TË MBULUARA NGA VALËT
(Acoperite de valuri)

Plaku i fsheh nën pallto
Trokitjet e zemrës
Por, nganjëherë, edhe reliefin e tyre
Të arritur në anët
Ku anija e tij ankoron fort rrallë
I vendos kujtimet në shuplakën e bardhë të detit
Dhe i lë zgalemat
Të çukisin deri kah mëngjezi.
Dhe, edhepse pyetje nuk kishte,
Mundohej të sjellë ndër mend
Emrin e çdo rrugice:
Që atëherë i dinte përmendësh
Sidomos në kohë furtune
Kur tymoni e përdredhte zbrazëtirën në thellësi
Dhe e përmbyste aq ngadalë kah dielli.
Dhe nuk ishte lehtë
T’ia zbuloj emrin
E gdhendur në katargun e yllit Antares
Dhe as ta shoh gjithnjë me kujdes
Duke e dëgjuar valën,
Qenin besnik të detit,
Se si lehte
Kur hija vjen t’ia rrethokojë
Lakuriqësinë e gurit.


NGANJËHERË...
(Uneori...)

Nganjëherë
Është tryeza ku rrimë
Nga njëra e nga tjetra anë
Këmbët e saj
Më të shkurta, më të gjera,
Më të qeta,
Më të shpejta,
Herë duke u ngjitur, herë duke zbritur
Por, assesi,
Tryeza mbi të cilën hanim
Të gëzuar.

Tjetërherë
Është tavani të cilin e ngre një stinë.
Patën kaluar edhe disa prej nesh
Duke e ngritur edhe sot dorën
Që nga fëmijëria
Herë më lart, herë më poshtë
Bëj shaka me gogolat e tyre
Të mbështetur në tavanin
Pa këmbë.
Dhe, megjithatë, është tyreza
Në të cilën kam ndenjur e shkruar disa herë.

ZËRAT E MËNGJEZEVE TË ARDHSHME
(Vocile dimine?ilor viitoare)

Ata që shpëtuan nga fama e rëndë mbi supe
Pregaditeshin t’i ulin në vend
Tokat prej aq kohë ende të pambjellura
Dhe qiellin
Ku nuk kishte vend
Për yjet e harruar në verandë apo mbi çati
Pasiqë gërmuan vende të reja për prehje
Dëgjonin më lehtë zërat e mëngjezeve të ardhshme
Për Shumë apo Pakë
Pothuajse askush nuk mësoi asgjë
Tani përpiqeshin orë të gjata të përkujtojnë
Për ata që i rruajnë hyrjet
Dhe daljet e çdonjërit mëngjez
Për ata që kanë shtruar tryezën
Mbi govatën e thatë të stinëve.

Për ata që e kanë mbajtur në krahë dritën
Rrugës së namatisjeve pothuajse të harruara
Drita që e vërtiste diellin nëpër gjërat e tyre
Nëpër vitet që do t’u ngrejnë
Mendimeve
Forma të reja reliefi.

LIBRI I DETIT
(Cartea m?rii)

Që kur ngjiteshe në memorjen time
Prej atëherë zbrisja nga deti
Gjuha e tij është më e re më thoshte
Duke u trembur

Vala lejon të lexohet si një frazë
Mbi  faqen e kthyer nga lindja
Në librin e detit që nënshkruan
Në granit

Kuptimet i kërkojmë më vonë
Rrymat tejet të ftohta shumë herë
Sjellnin brigjeve të shkreta
Ëndërrimtarë

\PA MOTIV
(F?r? motiv)

Shenjë se po plakem
Janë gjithnjë e më të rralla ditët
Kur do kisha kurajon të vdes
Sot
E mbështjell hartën e pendimeve të vonuara
„Ngase nuk dua të mendosh
Se e kam grirë mushkërinë apo mëlçinë
Duke shijuar nga ëmbëlsitë e jetës"
Kthehem në kohën kur mbrëmanet
Krejt rrugët të shpienin nga hëna
Shpesh duke u fshehur pas saj
Si pas një disfate.
Prej tani
Dielli nuk perëndon mes miqve
Dhe s’tërheq pas tij asnjë hije
Pa asnjë arësye
Në pasqyrën e botës
Kemi shëmbëlltyra tjera e tjera shikime
Ndërsa nëse jeta nuk më kërkon
S’do doja t’ia hulumtoj adresat e vjetra
Në të cilat
Edhe atëherë fort rrallë më merrte
Dhe me të gjitha këto
Mu për të ëndërruar
Po zgjohem shumë më herët



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora