Kulturë
Poezi nga Shaban Cakolli
E hene, 30.04.2012, 10:15 AM
CIKËL POETIK NGA PËRMBLEDHJA POETIKE “AGSHOLI”
NGA: SHABAN CAKOLLI
KITARA E FJALËS
Prej se jam lindur
jetën e ndjej dhe e
mbaj në mend mirë
ashtu si ishte
dhe kështu si është
e jo si desha unë
por s´i deshi ajo.
***********
Dy herë i gjallë
njëherë kur u linda
dhe njëherë kur u rrita
bisedoja me veten
me ish jetën time.
E IMJA ËSHTË KJO TOKË
Çka shohin sytë
Dhe shumë më përtej
Janë trojet e mia
Gjaku i diellit tim
Çka shohin sytë
Dhe shumë më përtej
Është qielli im
Është mhënë e atdheut.
Çka shohin sytë
Dhe shumë më përtej
Është fusha e rrafshët
Udha e dy Drinëve.
ARBËRIA
Në trajtë të legjendave
Arbëria dhe populli i saj
pijnë qumështin
jetdhënës të shtëpisë
duke e shpërndarë
gjakun e mendimit.
VENDI IM
Natë për natë shëtis
nëpër kosmosin me hënë
buzë lumit të atdheut
pranë arave dhe kopshteve
malli s´ikën nga unë
as kur hëna ikën
prapa gjelbërimeve.
KRISMË
Krismë ishte ai çast
kur lexova Naimin
poezitë e tij të bukura
himnin e kombit tim.
DARDANI
Në folenë e kujtesës brenda
Fshehur e kam agsholin tim
Ai i di të tëra në mua,dhe
i lexon të palexueshmet.
Në folenë e kujtesës brenda
Me dhjetëra ënrra shtyhen
Që të rizgjedhen nga unë
Për një(tregim) letërsie.
Në folenë e kujtesës brenda
Pyes shpirtin tim të urtë
Cilët janë më të motëshmit
Që harresa i ka harruar.