E premte, 18.06.2021, 01:26 PM (GMT+1)

Kulturë

Luan Dibrani: Karikatura dhe fuqia e saj në zhvillimin e një shoqërie!

E marte, 01.05.2012, 11:38 AM


Karikatura dhe fuqia e saj në zhvillimin e një shoqërie!

Nga Luan (Asllan) Dibrani

Çfarë është një karikaturë?

Karikatura është pikëpamje e shtrembëruar e njeriut (zakonisht një vizatim, por ajo mund të jetë, skulpturë pikturë ose punë të tjera artistike). Lloj i artit figurativ që kritikon e demaskon anët negative në sjelljet e në veprimet e dikujt nëpërmjet paraqitjes së zmadhuar e qesharake të tipareve e të metave. Vizatim që zmadhon tiparet e të metat e dikujt dhe i paraqet ato në mënyrë qesharake.

-Shumë herë ju keni dëgjuar shprehjen "Ajo  është një karikaturë e bukur  e  një njeriu" ose në gazetë që e pashë një vizatim qesharak quhet një "karikaturë". Karikaturat në gazeta janë tërheqëse , zakonisht në mënyrë që njerëzit kanë kokat e mëdha më trupat e  vogël, në mënyrë që njeriu dukej edhe i deformuar nga pamja faktike . Karikaturist është një person i cili ka  realizuar  një portret karikature , nga  fytyra e njeriut. Nga kjo shihet  se njeriu është besnik në vizatimin  real  shumë më e lehtë për të identifikuar se sa në portretin e një karikature   të shtrembëruar. Kështu karikaturistët janë   njerëz të veçanet lloje të veçanta dhe me vlerë në rangun e artistëve që njerëzit i duan për shkak të aftësive të tyre dhe zgjuarsisë qe posedojnë. Karikatura  si një multi-kod,  zhanër i komunikimit publik, veçanërisht efektiv është një mjet i stereotipeve, analiza e tij është një sfidë për semiotikën kulturore, e cila lejon një kompleks  në rindërtimin e aspekteve strukturore  në shoqërinë  tonë shqiptare dhe  të asaj socio-kulturore.

Karikaturë politike me një mesazh kritike quhet" karikatura politike" .

-Pamja  e një karikature na bën të qeshim - ndoshta edhe për të menduar . Ajo  është forma më e shkurtër e publikuar për ta  realizuar një kritikë  ndaj një njeriu, shoqërie apo ndonjë fenomen qe duam  me i  demaskuar si  figura të ndryshme apo  njerëz të caktuar. Karikaturë politike me një mesazh kritike quhet" karikatura politike" . Në shoqërinë  shqiptare nuk  kanë vlerë dhe nuk  i japin  meritë karikaturës si në shtetet e zhvilluara e sidomos te perëndimit !

Qëllimi i tyre është që të bëjë të dukshme dhe të padukshme aktuale,   të kapshme edhe  për qytetarin e thjesht ,për të tërhequr vëmendjen në gjëra, në të cilat çdo ditë përballet shoqëria shqiptare.

-  Zhanër politike i karikaturës politike është shumë e rrezikshme  me përmasa  lokale por ndonjëherë tejkalon kornizat edhe rajonale me çka realizon demaskimin e  atij personi  qe është  një figurë e pa përshtateshe për shoqërinë . Karikaturat ka rolin e vet në    profilin  politik, sulmuan - shpesh në një mënyrë shumë koncize - dhe reflektime të "nxehta" për  çështjen sociale por siç  thamë edhe në  akterriet politike të shoqërisë .

-Gjithashtu një karikaturë mund të shkaktojë  mprehtësi  vizuale, si një vizatim komik ,qe  ka vet vlerën e saj argëtuese dhe jo vetëm si një koment kalimtar mbi çështjet aktuale ose kritike politike .

-Karikatura  dhe fuqia e saj në zhvillimin e një  shoqërie ka një peshe dhe rol shumë të fuqishëm   me të cilën    si zhanër në vete .

-Karikaturat janë  shpesh të shoqëruara me tekste  dhe dialogjet e personazheve zakonisht të shkruara më lart, ose më poshtë të imazhit dhe ngjitet  në balona fjalë.  Përmbajtja e karikaturave është shumë e gjerë - thjeshtë bazuar në trajtimin komik të politikës të ditës të shprehura  në vizatime, në humor ironik si  citate nga kultura etj.

-Karikatura  u zhvillua edhe të populli shqiptar  sidomos pas luftës se dyte botërore sidomos  në revista të  ndryshme të botuara në gazetat ditore dhe javore. Arti gjerman  në karikaturë ishte më i dominuari në Evropë .Disa nga këto karikatura janë për t'u konsideruar si propagandë e pastër nga perspektiva e sotme edhe me pasoja te gjera ne shoqëri tonë.

-Në disa kultura, siç është Islami, gjithashtu është shumë e kufizuar. Në dekadat e fundit ka qenë një bindje e fortë për Islamin ose vendet islamike fenomenet, "nuk është  përshtatshme ky lloj arti" Ajo është e njohur gjerësisht me rastin e shkrimtarit Salman Rushdie, apo pak vite më parë, një gazetë Daneze qe portretizoj  karikaturat  e   profetit Muhamed , me çka u përballë  gjithë bota me shfaqjen  e reagimeve qe Danimarka pati  edhe pasoja politike, por edhe ekonomike,  ku si pasoje pati edhe humbje jetësh pas publikimit të karikaturave  ne gazetat daneze.

-Karikatura  dhe fuqia e saj në zhvillimin e një  shoqërie ka një peshe dhe rol shumë të fuqishëm   me të cilën    si zhanër në vete .Ky zhanër i artit në Kosovë  është pak i zhvilluar  dhe shumë pak i epet rendësi me çka Kosova ka shumë nevojë për këtë  art, sidomos në kohët e tranzicionit qe po përjeton Kosova.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora