E premte, 26.04.2024, 10:32 AM (GMT+1)

Kulturë

Poezi rumune nga Skandinavia - Dorina Brandusa Landen

E hene, 30.04.2012, 11:04 AM


DORINA BRÂNDU?A LANDÉN

NË VERI TË SHPIRTËRAVE TANË

PA MASË

Porsi një gjarpër lëviz me egërsi
Përmbi zambakun e trupit tim
Realiteti

Kafshë barbare përzjehemi
E zbusim vetminë e mëndafshtë
I kullojmë ditët e netët
Pa masë dashurinë madje dhe jetën
Me butësi
Mbëltojmë grushta në krahëror
I shesim me kiligramë pagjumësitë
Dhe krejt argjentat e Judës

Koshientë për vdekjen e strukur
Në mishin tonë si në një muze
Nëpër të cilin kalërojmë
Gjatë tërë ekzistencës sonë

Vetëm unë
I vënë për roje
Gjumin e kavalierëve mesjetarë
Duke u përpjekur t’i mbaj larg meje
Përtej çfarëdo kuptimi të historisë
Të kohës së shkuar me çdo frymëmarrje

Jam pantera
Gjepardi
I dehur me aromën
E gjakut të qarë në shkretëtirë
Jam gazela e përmbysur nga hyjnitë
Mbi pullazin e qiellit
Jam mbretëresha e luftërave të humbura

Shikoni
Si mbështetem për brigjet e përjetësisë

NDJESHMËRI

E shijova për tepër vetminë
Për ta duruar
Ajo lindte
Nga vetë mezi i shpirtit
Më rrethonte asgjësia e shkumës
Duke e fshikulluar burimin e gjakut
Trashëgiminë e qumshtit
Të thithur tok me bërthamën e vdekjes

Vetë çapëloja –
Njeri i rëndomtë duke numëruar marrëzitë –
Mes njerëzve duke folur me pëshpëritje
Të ngopur me intencione të mira
Me verë në karton dhe ëmbëlsira
Njerëzit duke rendur mbi tehun e telit

Dhe ndjeja si më riten vlastarë në gjuhë
Disi të shembur në një mish të huaj –
Hije të degdisura mbi mure –
Duke parandjerë një dhembje të thellë
Apo ç’mund të mbetet nga një lumturi
Kur drita e hënës ende po dridhet
Dhe lëkura e natës si xhelatinë
I mbulon plagët e botës

Nuk mund ta përvetësoja
Gjithë atë ndjeshmëri
Kisha frikë
Se do ta vjell zemrën

PAGJUMËSIA

Kam frikë në këtë dimër të parëndësishëm
Në këtë reshje dëbore me fjolla kartoni
Kam ftohtë
E di se nga pesha e dhembjes
I bërtita
Përqafomë me egërsi shkatërrimtare
Unë u linda në plotni dielli
Ky dimër e mbyt
Pluhurin e artë shpërndarë në mua.

Njeriu pranë meje
Është ky dimër
Krahët i janë ashkla gjaku
Që më përfshijnë
Dhe më vejn aq ftohtë saqë
Krejt jeta ime por dridhet.

Tani bile nga qielli rresh tradhëtia
Diku më në veri të shpirtit tim
Çdo molekulë besnikërie
Kalon nëpër tallezet e oqeanit.

Njeriu pranë meje
Më shet tesha të kalbura të dasmës.
Po të dremiska do ta varrosja zemrën
Nën shputën e saj të zhveshur.

ZEMRA

Mos mendo se zemra ime është një përsosje
E madhe nga e cila nuk mund të kafshoj
Të cilën nuk mund ta njoh
Dielli ka perënduar mbi botë
Zhaurima e maleve dhe gjëmimet e detit
Skulptojnë në mua si një një qiri të hollë
Një grua në tiparet veriore.

Ti më thua që të mbrohem
Të mos i shpenzoj mahnitjet e natës
Duke i zvogëluar fjordet skandinave
Por unë e ndjej kohën si po kullon.

Dhe e kemi një doganë për ta kaluar
Duke shkrirë dritën time në diell.

Frymë e bardhë e dëborës
Vrapoj të ta kap hijen e hollë
Në mollën time të shkëputur nga aurorat borale.

POET

Tërhiqet në brendi të hijes së tij
Me butësi përdëllimtare si një lindje
Nëpër të cilën kalon rruga e tij
Dhe pjesa tjetër e netëve polare

Nga bota e zhveshur nga kuptimi
Popuj të pakujdesshëm
Ia thirrin emrin
Ia kalërojnë sipet
Ia thithin frymëmarrjen finale
Si mbi një avullimë vese.

Poeti
E fton vdekjen
Dhe ajo e puth në gojë
Me gjuhë ia mjekon mushkëritë nga
Të cilat lindin këngë e metafora

E turbullojnë në rrathë koncentrikë
Me thjeshtësinë e vjershës së fundit.

VANITAS VANITATUM

Me gjak të hollë derdhet
Me shkëlqim mbi botë
Pa pengesë si një oqean
Përballë karvaneve të mashtruesve
Tregtarë lëmoshtarë
Njerëz të mirë
Si unë si ti

Trashëgiminë e kujt e shpie
Mjegullnajë e lutje
Nëpër drurët gjenealogjikë
Portrete dhe grafika
Të gërvishura në histori serafike
Nëpër krejt sqenat e botës njëherit
Dashurinë e urrejtjen
Shtjellën e padepërtushme
Në të cilën lind
Ai pa zemër
Ai pa lotë.

Dëgjoj se si dheu e flak lëkurën
Nën këtë përgjakje si një marrje në posedim
I lartë e i pastërt i çliruar nga vuajtjet
Gjaku im apo degët e një peme
Lutje drejt qiellit përdridhen
Minutën që e përjetoj ësht’ një fshehtësi
Ndjej duke u dridhur universi
Jetën përnjëmijë herë
Më shumë e dua!

Në cilën flakë të ndezur në muzg
Peshën e botës e mbaj
Në cilën dhembje e trashëgimi
Të bardhë  flatra ime tragjike
Shndërrohet në shkrum?

Vanitas vanitatum
Vallë ç’po na pret
Deri në mgrysje
Deri në vdekje?

(I shqipëroi: Baki Ymeri)



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora