Kulturë
Poezi nga Luan Kalana
E hene, 12.03.2012, 08:37 PM

Tributë
Filozofia e poetit
Mesazhi i poetit,
Hymn i lirisë..
... Poetevë kosovare, lider të Lirisë..
e Pavarsisë të Kosovës ...
Sa do të deshte poeti,
ashtu si Arkimedi,
me lloz të lëvizte tokën,
që vargjet poemat e tij
per njerezimin e mjere,
të ishin bukë e ushqim,
frymen e gjallë e pagzëim !!!
Poeti e di që vargjet e tij,
si melodi enjgjllëore të shpirtit,
s'mjaftojnë për të gjithë,
vetëm për një pakicë,
... nje elitë,..
Ah,sikur rokjet,vargjet e fjalët,
libra,fletorkat e fletët,
të ishin mollë ,misër e bukë,,
uje , jo bute me vere shampanjë,
qumësht e hambarë me grurë.!!!
Poeti e di se paratë
sic thoshte dikur Naimi,
i bënë njerëzit të prapë
ca vuajnë e ropaten per bukë
ca bëhen fryen si buaj,
ca vdesin kockë e lekurë pa lerë....
Në vend të euros,të dollarit,
të hahej vargu ,poezia,
të qenë të gjithë të lirë,
me shpirt e zemër humane ,
të sundojë paqja,harmoija.
Sa do të deshte poeti, soneti i tija,
të ishte " fjala " magjike e rimuar,
të ishte njeri i thjeshte e i shenjtë,
si Jezusi ,Noeli e Buda,Muhameti.
Vajzat e gratë poetesha me vjershat ,
ëndërojnë ato të ishin simbole,
si Gonxhja, Nënë Terezae Shenjtë,
me fjalët, me figurat,me vargjet si ilac,
te njgjallinin jetë e shpresë.
Poeti,vepra e tij, ështe si bleta,
me mëtken nëne mbretërëshë
thurr ojet e saj si arkitekte,
rohit,shton familjen si princeshe.
Me pjalmin ,nektarin lule më lule,
na jep dyllin e mjaltin,ëmbelsinë
njësoj dhe poeti me simbolet , me fjalen,
mbyll plagët , shëron e djajtë.!!
Kur vargu e tij të mos njgjitetë
ai ka dhe dhe nje fjalë te artë ,
amanetin, dëshmorët e Kosovës,
Bacën ne krye,paqen ne ballë.
Arma e poetit, është Fjala ,
kmëbane e paqes për liri,
kur e godet si Akilin n'thembër,
Fjala vullkan,digjet si qiri.
E kur asgjë të mos mundej,
poeti ka nje strehë, nje shpresë,,
brenda në vjershë i fut si në fole,
gjthe vegjëlinë, zemra e tij i nxë.
Sa do ti pëlqente që gjuha e botës,
të ishte poezija,ajka e mencurisë,
ç'ka anglishtja ,të ishte albania,
qiellin flakëron ruzullin ndriçon.
Le të bëhen Himn i Tokes
poezitë e tyre,kënge e melodi,
simfoni të paqes e mirësisë,
prejlud i ri i shekullit Njëzetenji,,
mesazhi,hymni i poetit,
....Himni i Paqes, i Planetit.!!
17 Shkurt 2012
Dashuri e reme
Vegim dashurie
Kush je ti me ata sy verbues si të diellit,
të ishte natë do thërisja:- "hëna ! " me zë të lartë,
më ke ngulur shikimin si kafshë e do me zbutë,
më ç'mënde, folë do të thërras,do të bërtas..
Kush je ti se plasa, statuje.. folë po je njeri,
nga mua ç'kërkon ,qesh a qan s'te marr vesh,
UFO,shtojzavalle,serene,a shpirt që sillet verdallë,
po ke tru e zemër, afrohu mos ri mënjanë.
Tani të pashë në terrët, je vajzë a grua,
në jetë s'kam gabuar,njëhere kam dashuruar,
asaj ia dhashë zemren jetën , fala virgjerinë,
s'më bën dot per vete naive , budallaçkë ...
Nuk të shaj ,je e bukur,shtojzavalle, ëngjell,
e dalë nga pellgu i lumit sykaltër,meremet,
e di që zemra ime digjet e përvelohet,
besën për jetë ia kam dhnë një grua.
Jo se s'të arij dot,zemra dashuron,
e di që me do,..por nuk je bëre për mua,
por ardhka një moshë me cipë e pjekur ,
që truri zemrën e pangopur komandon.
Ajo fytyra jote është për pesë palë qejfe,
pasqyrë që po ra ne ujë si sheqeri tretet,
s'më gënjen,nuk shes nderin me lekë,
bridh e ngacmo Don Zhuane , ka boll syleshe.
E di ke mashtruar burra me okë e mbretër,
për ty janë ngatëruar Otello e Hamlete,
tragjedi,luftra botën ke bëre përshesh,
mos harro se në jetë ka Romeo e Zhuljet...
S'je e bukura e dheut, largohu mos m'u afro,
o lule "parfum" , drogë qe s'kundërmon,
mos gënje burra familjarë ,mos i tradhëto,
pysqilet ,mekapi,lakuriqet , s'të shkojnë me mua ..!
Mos m'u përdridh, rimë larg , o shpirt i dermuar,
mos më ngacmo telat,o zemër,por jo e drithërruar,
mos më gudulis ndjenjat, femër e tradhtëuar ,
mos më ndis kandelet ,o dashuri e mallkuar.
Zemra ime ti e di,digjet përvëlohet,
një jetë dashuruar, dekada i martuar,
çdo Shën Valentinin fal puthjet me lulet,
për dashurin e parë ,zoçkën sy shkruar.
Njė Jetė midis dy Oqeaneve
meditim...
Jetojmė matanė oqeanit,prapa diellit,
dikur detin si qytetin kishim pranė,
tani fjalė e harruar,deti mbeti pėrrallė ,
Oqeani si jorgan e qiellin ka mbuluar.
Flemė me uturimėn e valėve tė oqeanit,
me tė u mėsuam ,si tė ishim komshinj,
sic rinė qiejt me retė ,si pendė me qetė,
ėndėrat janė shtuar, me peshq e delfin.
Oqeanin as s'e kishim ėndėrruar,
e gjetėm si sofren shtruar....
Dikur shkonim rrallė e pėr mall nė plazh,
tani lahemi si zhabat nė lumė , nė oqean.
Sytė shihni mė parė fusha me jeshil,
lugina me lumė,me drurė, kope me bagėti,
male tė lartė kurorė me qeleshe tė bardhė,
ndėruan njgjyrat,bari u bė ujė,...kaltėrsi
Qėnka shkruar,tė bredhim si arixhinj,
tė ndėrrojme si nomadėt foletė,
pa mbaruar njerėn ,ngrehim tjetrėn,
iku jeta refugjatė,zogj shtegėtarė pa pushim.
Fluturojmė larg deteve,mbi oqeane,
s'e dinim nga binte, u bėmė me dy ,
qė rinė si vėllezėr binjakė ,njė Atlantik,
njė nga ana tjetėr i madhi Pacifik.
U rritėm tė pėrkedhelur me Devollin lumė,
valoma e lumit vinte rrėke me zhurmė,
volldė - volldė,mbulonin grazhdinj,hendekė,
tė trembur e shihnim nga larg pa rezik.
Ec i gjej valėt e detit,sic tund djepin ,
me to dashuroja nė anije,kur isha marinar,
hipnin e pėrplaseshin me bashin e kiiēn,
sic spėrkatin gratė kur fshijnė nė oborr.
Kur deti kish dallgė,shtrėngonim cimat
na tundnin e shkundnin si i piri nė valle
lodroja me shkumbėt , si me bebin,
ato na ndiqnin me revan si manar.
Tjetėr dallgėt e Oqeanit,
harroji ninullat valėt e detit,
kur egėrsohen bėhen uragan,
njė lėmsh stuhi, erė me shi,
tė egėrsuar si bajlozi, sunamėt,
pėrlajnė ,mbulojnė tėrė bregdetin.
Nė mbrėmje shoh diellin nė perėndim,
kėnaqem tė shoh lėmshin e zjartė si zhytet,
njė horizont i portokalltė ,s'ka si ky sanset ,
pleqtė shkrepin blixat,tė rinjtė puthen "frenē kiss " !
Jetojmė ne kontinent mes dy oqeaneve,
kam mall tė ngopem ,tė shoh syri nje det ,
por ja retė dhe oqeanet,ujėt e qiejt
na ndjekin dallgė-dallgė, si fati nė Jetė.
Maj 2010
P.s.
ripunuar janar 2012
-valomė-valė-dallgė,-fjalė e vjetėr e pėrdorur ne devoll gjatė ujitjes ose nė lumė.
-volldė-voltė-rymė kohe pas kohe,-fjalė e huaj
-bashi,kiēi dy anėt e kunderta tė anijes..
-cimat,-litarė tė trashė qė i lidhin nė bankinat anijet nė port,.
L.K.