Kulturë
Luan Kalana: Hymn i lirisë..
E enjte, 16.02.2012, 08:12 PM
- Gëzuar Festen e Pavaresise te KOSOVES !
Luan Kalana
Tributë
Filozofia e poetit
Hymn i lirisë..
... Poetevë kosovare, lider të Lirisë.. e Pavarsisë të Kosovës ...
Sa do të deshte poeti,
ashtu si Arkimedi,
me lloz të lëvizte tokën,
që vargjet poemat e tij
per njerezimin e mjere,
të ishin bukë e ushqim,
të mbanin frymen gjalle !!!
Poeti e di që vargjet e tij,
si melodi enjgjllëore të shpirtit,
s'mjaftojnë për të gjithë,
vetëm për një pakicë,
... nje elitë,..
Ah,sikur rokjet,vargjet e fjalët,
libra,fletorkat e fletët,
të ishin mollë ,misër e bukë,,
uje , jo bute me vere shampanjë,
qumësht e hambarë me grurë.!!!
Poeti e di se paratë
sic thoshte dikur Naimi,
i bënë njerëzit të prapë
ca vuajnë e ropaten per bukë
ca bëhen fryen si buaj,
ca vdesin kockë e lekurë pa lerë....
Në vend të euros,të dollarit,
të hahej vargu ,poezia,
të qenë të gjithë të lirë,
me shpirt e zemër humane ,
të sundojë paqja,harmoija.
Sa do të deshte poeti, soneti i tija,
të ishte " fjala " magjike i rimuar,
të ishte njeri i thjeshte e i shenjtë,
si Jezusi i,Muhameti,Noeli e Buda .
Vajzat e gratë poetesha me vjershat ,
ëndërojnë ato të ishin simbole,
si Gonxhja, Nënë Terezae Shenjtë,
me fjalët, me figurat,me vargjet si ilac,
te njgjallinin jetë e shpresë.
Poeti,vepra e tij, ështe si bleta,
me mëtken nëne mbretërëshë
thurr ojet e saj si arkitekte,
rohit,shton familjen e madhe.
Me pjalmin ,nektarin lule më lule,
na jep dyllin e mjaltin,ëmbelsinë
ashtu dhe poeti me simbolet me fjalen,
të mbyllte plagët, të shërojë e djajtë.!!
Kur vargu e tij të mos njgjitete,
ai ka dhe dhe nje fjalë te artë ,
amanetin, dëshmorët e Kosovës,
Bacën ne krye,paqen ne ballë.
Arma e poetit, është Fjala ,
kmëbane e paqes për liri,
kur e godet si Akilin n'thembër,
Fjala vullkan,digjet si qiri.
E kur asgjë të mos mundej,
poeti ka nje strehë, nje shpresë,,
brenda në vjershë i fut si në fole,
gjthe te mjerët zemra e tij i nxë.
Sa do ti pëlqente që gjuha e botës,
të ishte poezija,ajka e mencurisë,
të ishte albania,c'ka anglishtja ,
shqipja qiellin flakëron e rezaton.
Le të bëhen himn i botës
poezitë e tyre,kënge e melodi,
simfoni të paqes e mirësisë,
prejlud i ri i shekullit Njëzetenji,,
mesazhi,hymni i poetit,
....Himni i Paqes, i Planetit.!!
16 Shkurt 2012