E premte, 26.04.2024, 02:24 PM (GMT+1)

Kulturë

Seveme Fetiqi: Penda dhe zëri i tij janë kushtrim

E marte, 01.11.2011, 08:56 PM


Seveme Fetiqi

 

Penda dhe zëri i tij janë kushtrim

 

Agim Gashit, poetit dhe rapsodit tonë popullor

 

Aty ku brenga e tij përjetësohet

derisa të shndërrohet në dhembje

e dhembja sfidohet me këngë

Aty bashkohen lumenjtë

në një det të madh malli

siç bashkohet i biri me të ëmën

dhe merren ngryk me mallë

 

aty ku pagjumësia e tij bën roje

si ujëvarë e bardhë si lule e kuqe

rritet shtati i Azalesë

të atit t’ia ndërtojë vazhdimësinë

dhe shpresën për të ardhmen

 

aty ku qan e rënkon toka e tij

e larë në lot e djegur me flakë

ai e dërgon të freskët

këngën e ringjalljes

flamurin e fitoreve

duke mbajtur lartë

derisa të bëhet yll

që i duhet qiellit të vetë

 

aty ku burrëria dhe trimëria

bëhen shpirt i krenarisë

Ai në ballë të oxhakut

i bënë roje këngës dhe dashurisë

që do të na bashkojnë

Me bukë kripë e zemër

sofrën e shpirtit shtron

me ndjenjën e ciltërsisë

 

aty ku lakmia e zilia verbërojnë arsyen

e ndjenja bëhet dëshmitare

e kohës së mëkateve të mëdha

ai i bën konak bujarisë

me fjalën mjaltë shëron

me zërin pushkë thërret

horizonteve të dritës të arrijmë në pranverë

 

aty ku heshtja shndërrohet në harresë

e njeriu në rob në kameleon

ai i jep shpirt e jetë çiftelisë

derisa t’u bëhet përjetësi

ëndrrës dhe besës

 

aty ku kurbeti di vetëm gjuhën e mallit

largësisë i shtohet shtati e i thinjen flokët

ai lufton me harrimin asimilimin konvertimin

në këngë duke përjetësuar shpresën

 

atje ku rrudhat e ballit të tij

skalisin dhembjen për nënën

që e la me kokë në dritare

me duar në gji te pragu i pritjes

ai synon të kthehet

t’i bëhet diell vendlindjes

dhe fole e zogjve të braktisur

logjeve të mallit horizonteve të dritës

nga ëndrra të futet në histori

 

aty ku penda e tij është kushtrim

është frymë e parë dhe e fundit

është perla e ujërave te ëmbla

që i vë emër këngës

ku atdhe e ka kullën e qëndresës

aty shndërrohet në ujëvarë

zemrat e strukura për t’i freskuar

me ëmbëlsinë e buzëqeshjes

me dritën e dashurisë

miqësi mbjellë në të gjitha fushat e botës

ai ngrihet deri në maje të majës së vetë

hapësirë e rrugë për t’i hapë fatit atdhetar

 

për fisin e ndarë për gjakun e shprishur

kendon si Naimi si qiriri i tij shkrihet

në përmendore të gjallë e ngrit

guximin dhe shpresën që na duhen



(Vota: 7 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora