Kulturë
Qamil Foniqi: Pikëllim në vjeshtë
E diele, 30.10.2011, 02:58 PM
Pikëllim në vjeshtë
Nga Qamil FONIQI
D I T O R Ë S
ndodh...
Ditës së sotme
Erë s’mundjësh rritët mes nesh
E globit gjithnjë vend më pak
Unë llafosem me kohën kur s’do të jam
tjetër...
Çmenduria skuqët hajnisht zhbiron
Hordhitë gjakosën dhémbësh
Pranë durimit që pelcët
Dashurive të smuara
madje...
Vazalët bëjnë gara n’figura të largta
Dhe çuditrisht shkumon neoegzistimi
Nga këndim lutjesh
N’rrethim murësh frikësimi
kështu...
Nxehët rrenë bile edhe fundit të djegur
Do ftyrë furqash sorollatën ditën, natën
Dhe rrotullohet botë
Perënditë po ata memecësh t’pa prekur garojnë në imagjinatë
NEVERITSHËM
Kështu nisë dhembja
E parë e qarë syrit t’pa plakur
Lindjeve palindje shtigjeve pa mbarim
Kur harresa ikë jetsimit
Kryqzimet ngjitën pa adresë
Dhe pajeta shkallohet epilogut
Shumgjyrshit ditor dhembja biron në asht
Merzitur trazohen fjalët
Për fatin që tregtohet nëpërkëmbur
Trishtimi vie re e këputur. Mua neveritshëm.
Ëndrrat shterrpë serish me zënë pusi
Mashtrimit të përkundur
MBAHU ITAKË
Mbahu Itakë
Betejës që s’merr fund
Kësaj kohe tinzare
Mbahu Itakë
Istikameve nuk na tradhton guximi
Fushave mbushur lule gjaku
Mbahu Itakë
Deri tek lumi ynë
Na duhët (edhe) flijim për t’bërë
PIKËLLIM NË VJESHTË
( në vargun e dhembjeve )
Ti, atje me prit në fund prej ku nisë fillimi
Ngulu n’vertikale i pa tundur
Derisa unë ta lidhë heshtjën t’qesë pushkë
Të verdhët fundi, të bardhët ndërgjegjësimi
N’horizantale rastisësh, zverkun nuk ta njoh
Ndaj më të panjohurën mbaja matanë gjelbrimit
Nëpër kujtimin e ruajtur si dritë syrësh
T’mos mbetësh emër humbur amshimit
Në lojën e universit kujtoj gjithëherë
Së uratën e lamë për më vonë, mesimin e kryqzuam mbi kokë
Me shpresë së vjeshta do ikë në udhëtim
Atëherë kur na zë rrugëmbara ardhur me vegim
KOHA PIQËT BORGJIT
Malli im
Hapi portat e shtigjeve
Kur bie shi mbi ty,
Stinës që lëshohet n’vajtim
Rrugën mos e merr asnjëherë
Pa uratën e kënduar
Atje ku na pret durimi e na trimëron
Për dashurinë e meteorëve t’na heqi mall
Fundja le të bëhet orë e ndalur
Këtij harrimi që qon krye
Në poezinë time
Që (nuk) thuhet gjithçka
Koha piqët borgjit
Dhe na kryqzon n’djegie diellit
Të vie korbi i .A.Poes
T’na i verboi sytë
IDILA E STINËS SË VONË
Është koha ti lëmë huqet mike
Thuaj po t’jetë edhe fjalë e vetme
Fundi të mos dukët uazë përrallore
As guri nën akullin polar
Ta lirojmë shpirtin e pranguar ankthit
Këmishën e asaj ëndrre ta zdeshemi para syve
Të gjithat mbetën të patretura mendjës
Ku me gjelozi ruhet nata solemne e dashurisë
Dhe ai krahasimi i yjeve po aq buzëqeshur
Me zjarrin që s’shuhet kurr
A thua jeta qenka formulë e pazgjidhur
Thermi në iksin e viteve
Ku të lidhë me kushtzimin e vetë
N’rrethojë tjetërsimi
Në laboratoriumin e jetës kush di sa herë u operuam
Dhe ende na vlon gjaku marramendës
Deri të panteoni që s’vdes
Në stacionët e pritjeve pa prurje