E diele, 28.04.2024, 11:21 PM (GMT+1)

Kulturë

Miradije Gashi: Ndjekja e mësimit plotësues në gjuhën shqipe - vlerë kombëtare për brezin e ri

E diele, 30.10.2011, 03:59 PM


Pamje nga takimi i arsimtarëve me mësim plotësues nga Baden-Würtembergu, ne mes zoti Ymer Lladrovci zëv. konsull në Shtuttgart

 

Ndjekja e mësimit  plotësues në  gjuhën shqipe tek nxënësit shqiptarë në  shtetet e Evropës  vlerë kombëtare  për brezin e ri !!

 

Nga Miradije Gashi, Stuttgart

 

Dita e diel që e lamë pas shumë mërgimtarë i gjeti në piknik, dasma, vikende, vizita familjare apo edhe shëtitje, por  arsimtarët e Baden Wurtembergut  me mësim plotësues në gjuhën shqipe sikur e kishin zgjedhur pikërisht  këtë ditë për një mori aktivitetesh dhe për ta nxitur  mësimin  plotësues të  nxënësve  shqiptarë  të cilët  gravitojnë në këtë republike të Gjermanisë. Një takim i këtillë ishte paraparë të mbahej në Emmendingen, në aferësi të  Freiburgut. Këtij takimi ju bashkuan arsimtarët nga te gjitha anët, por si më larg  më kilometer ishim ne nga  qyteti i Stuttgardit. Më qenë se unë dhe Sh. B. u nisëm që në oret e hershme të mengjesit drejt bukurive  natyrore të Schwaz-Waldit, për të arritur pikërisht aty ku shtrihet Emmendingeni  një qytezë e bukur qe flakëronte  shumëngjyrëshin  e gjetheve të  drunjëve  të kësaj vjeshte, vargmaleve  dhe rrugëve gjarpërore të  kësaj ane drejtim  i Bazellit, ishte për mua dhe miken time ushqim shpirtëror,ngjallje ndjenjash, një emocion i veçant, diskutime të ëmbla për planprogramet, ditarët e punës, vërtetë kënaqësi sikur të mos ballafaqoheshim më pengesa të njëpasnjëshme në komunikacion, si ndërtim rrugesh, dendësi automjetesh, pritje e stërpritje të gjitha  këto akumuluan nga pakëz monotoni dhe ndjehej shqetësimi ynë së po i vanoheshim mbledhjës së arsimtarëve sepse termini që planifikuar për oren 12:00.Arsimtarja lutej të mos shqetsohem shumë se më në fund ia dolem edhe ne nga kryeqyteti !!!

 

Takimi ishte planifikuar dhe organizuar nën patrionatin e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Shtutgard  më.zëvendës konsullin z. Imer Lladrovci.

 

Në Republikën e Badenwürtembergut kjo konsullatë po jep kontribute të lakmueshme në këtë lami të edukimit dhe arsimit të fëmijëve tanë në  gjuhën shqipe.Pas përshëndetjes dhe   hapjes se  mbledhjes u prezantuan  pikat e rendit të ditës, zoti Lladrovci, foli për rolin e edukatës se gjeneratës  se re, me  pretekst qe ta ruajmë dhe ta kultivojmë kulturën tonë ,gjuhen tonë, prandaj u fokusua në pikat e rendit te ditës të cilat ishin me sa vijon;

 

1. Të dorëzohen listat e nxënësve për vitin 2011-2012

-Të  dorëzohen tabelat e plotësuara nga Ministria Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës.

- Të plotësohen formularët nga Ministria për Kulturë dhe Sport e Republikës së Badenwürtembergut,

Të dorzohën Diplomat, kualifikimet përkatëse të mësimdhënësve, kontonumri i të gjithë mësimdhënësve.

 

2. Organizimi i mbajtjes së Kampionatit të diturisë në Republikën e BWT.

 

3 Rreth projektit “Vizita në Kosovë e nxënësve të Shkollave Shqipe”

 

4. Të ndryshme.

 

Këtu u theksua se  rolin kryesor e kanë edhe prindërit qe janë duke e parë  si domosdoshmëri  dhe obligim moral dhe kombëtarë, që ti ruajmë  këto vlera  duke mos kursyer edhe kohën për t'i sjellë fëmijët e tyre ne shkolla pos  mësimit  te rregullt qe ndjekin në  gjuhën gjermane. Pra vetëm kështu më bashkëpunimin e mirëfilltë; mësues-prindër- nxënës dhe bashkëpunimin e kolegëve më konsullatën, në harmoni reciproke së bashku e ruajmë dhe kultivojmë sa ma tepër  dashurinë , respektin , admirimin dhe   kurorëzimin e   kulturës sonë  ndaj gjuhës sonë të ëmbël dhe me vlerë  për kombin tonë të shtrenjtë . Ky lloj  metodiku i arsimit po përmirëson edhe atdhedashurinë po e pasuron mërgimtarin, veçanarisht fëmiun tonë në mërgim, dhe patjetër është nje bagazh  më i lartë i vetëdijes së nga i kemi rrënjet tona. Atëherë ta ruajmë dhe kultivojmë sa ma tepër  dashurinë , respektin, admirimin dhe kurorëzimin e kulturës ndaj gjuhës sonë të ëmbël dhe me vlerë  për kombin tonë të shtrenjtë .

 

Këtij takimi një  atmosferë te veçant i dha edhe  prezenca e profesor z.Mazllum  Hasimja, një njeri veteran  dha dashamir i arsimit , i nderuar dhe i respektuar i cili përshëndeti të pranishmit dhe diskutoi më përkushtim rreth punës që e bënë dhe ka bërë gjer më tani, dha një rezyme  lidhur me edukimin dhe  kulturën e arsimimit .

 

Për ne profesor Mazllumi ishte një  shembulli më i mirë për punën të cilën duhet edhe ne ta  ndjekim si synimin  drejt  zhvillimit te edukatës se brezave qe po rriten ne mërgim.  Pastaj u diskutua edhe  rreth kuizit të diturisë i cili pritët të organizohet  në Stuttgart qe pretendohet të jetë edhe  një  organizim tradicional.

 



(Vota: 5 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora