E enjte, 01.05.2025, 03:34 PM (GMT+1)

Kulturë

Fran Buzhala: Dy anët e pasqyrave Prishtinë-Tiranë!

E diele, 30.10.2011, 03:58 PM


Refleksione-publicistikë

 

Janë: Dy anët e pasqyrave Prishtinë-Tiranë!

 

Nga Fran Buzhala

 

1-”Makinë e shpifur që bën shumë zhurmë!”

 

Lufta provon trimin, zemërimi të diturin dhe fatkeqësia shokun.Psikologjia e vrasësit seria, ekzekutuesit me  pagesë, hetuesit e natës? Kështu ndodhte shekullin e kaluar në pushtim.Në  vend që sakrificat të bashkojnë njerëzit përkundrazi po i ndajnë. Karrierat kërkojnë shumë durim, janë të mbushur me shumë hidhërime, shumë leksione krize, përbuzje, prestigji, pozita, paraja, gjithmonë për pushtet.Aq shumë pritje, shpresa, ëndrra, i ka ardhur fundi, këto janë dy pika: njërën do at ndjehesh, dhe tjetrën do ta lësh! Helmuan shoqërinë, njerëzit me dyshime? Strehohen ne humbjen e tyre te kujtesës. Skan thënë kot se gomari donë zor, por edhe derri, donë balt, në muzeun  e pushtuesve ,që na imponuan çdo gjë të huajë, duan shpirtin e shqiponjës ende për hakmarrje, edhe në këtë shekull, mjeran të mallkuar , derra të pabesë. Ishin mërgerimtarët që e përzunë nga vendi e lindjes, të marrësh frymë me gjithë ata gjak në gojë fishkëllimat e kamxhikut që  përndjëkën deri në fund të botës, që e hapën fjalën e shenjt Kosova republikë në Evropë, Amerikë etj. E vërteta na goditi si vetëtima, një kurth i tmerrshëm i fatit, dhe merr kthesa të çuditshme në jetë, duke u përulur para ish kostumeve të pushtuesve si shërbëtor, qe kanë mbetur ende ne kujtimet e hidhura.Ç´far nuk ndodh këtu, jetë me  makthe, ironi e jetës; ç´far nuk bën ligësia e njerëzve. Ç´far do bëje nëse një qen urinon mbi këmben tende, qe rishfaqet nga hijet e së kaluarës poshtëruese, nga gjurmët e turmave të territ.Triumfon me shumë stil personal, në çdo kohë.Nga një herë na ikin edhe frymëzimet për të shkruar, kur mendon se drita e syrit shkon te ata shpirtra mëkatar, që paraqiten si gjykatës hyjnor për të gjykuar të tjerët. Është, për të qeshur se disa “intelektual apolitikë” shkrimtar në kohë të pjesme, të shfaqur pikërisht tani, aty te ajo pik që kanë vuajtur gjithmonë për pushtet, as ne kohët më te vështira se kanë ngritur kur zërin për drejtësi, kudo qe jetojnë në Kosovë, perëndim anasjelltas.Qent nuk flasin dot esesi, por vetëm lehin.”Makinë e shpifur që bën shumë zhurmë!” gjithmonë arrin atë qe do.I lëndon në pjesën më të thellë shpirtrat e idealisteve. Edhe rinin e shendrron, një shërbim roje, “pa kontroll “. Fatkeqësia më e madhe është humbja e shpresës, me përfundimin e së cilës futesh në botën e fakteve, ku jemi të bojkotuar edhe si komb, një botë që hedh tutje gënjeshtrat e shoqërisë, gjuha memece shqiptare ne përgjithësi, me shpresën se një dit shoqëria do t'i kthehet lirisë së saj origjinale!.

 

2-“Frymarrja është e fortë në fjalën e fundit!”

 

Populli i ka në shpirt të gjitha dhimbjet, edhe mërgerimtarët që ta nxjerrin truallin e lindjes, tokën ton edhe një herë nga varfëria, fitimtar krahu. Fjalën armen më të fort e kanë pas jetën, dashurin ndaj atdheut qe bazohet te besimi. Por fajtor çdo herë janë ato qeveritë,që kanë  pushtetin qeverisës.Duke i marr përsipër barrën për pushtet, qe i ngjan si engjëll “shfarosës”, që shendrrohen në ekzekutues të zotë!

Askush s’do të ju shpëtoi, nëse se mbush shpirtin me përulësi dhe butësi, qe qytetarit i mbetet të shikoj, arrogancën e shkatërruar, që bën sajimin politika e prostitutave  te kafeneve, dikush tjetër të paguaj shantazhin, nga një dhelpër e vjetër, qe këto montazhe të duhura shpesh herë i shohim nëpër TV, media elektronike.Të përballesh me krizat, është pjesë e trimërisë, mendja e regjistron frikën, skenat e vdekjeve në çdo periudhë , kujtimet e errëta, ekstremet për njerëzit e vdekur, do të veproja më hapin e par: ruani edhe për ne, një vend të mirë, aty ku xhelozit sjellin dhimbje! Ndoshta Zoti dëshiron që të takojmë disa nga njerëzit e gabuar para se të takojmë ata të drejtit, kështu që kur ti takojmë, do dimë si të jemi mirënjohës për atë dhuratë. “Frymarrja është e fortë në fjalën e fundit!”. E çuditshme, tërë jetën jam përpiqur të jem i padukshëm, janë thesaret e fshehur. Miqësia, është si drita e shkrepëtimës,  sa më i errët të jetë vendi, aq më shumë ndriçon.Le të bëjmë, edhe  një zjarr të mirë për heronjtë, ku zjarri do të behet një luftëtar i madh, për ta bërë edhe një pushkë, edhe një shpatë, janë të burgosurit politik  orët dhe kalendarët e historisë, dhimbjet e tyre që te bën të piqesh, nga ato dhimbje , qe na bën të rritemi.Nga vuajtjet, e kanë ditur se edhe Zotin e kanë pas me veti duke fjetur neper qelit e shtretërve te vdekur, se do të bëhen engjëj koha u nda në të djeshmen, të tashmen dhe të ardhmen. Pjesët zemrës ishin shpërndarë nëpër erërat e atdheut,duhet ruajtur lirin e së gjykuarit, mendimit pozitiv.Politika, nuk është vetëm flet të votimit. Karakteret të udhëheqin, të përballesh më të vërtetën e pamëshirshme. Është tmerr ta braktisesh dhe të heshtësh, jetë e mbushur me aventura, është muzikë mashtruese. Loja e politikaneve zbavitës, që e bën qytetarin të pikëlluar, fundi është i ëmbël dhe i hidhur!!

 

3-Edhe rrugët duken armiqësore, lëvizja e trurit!?

 

Ndjenja e keqe është shumë e madhe.Kemi frik, të zgjohemi nga ëndrra, ti kujtojmë rrugët e zemrës njerëzore. Provojeni talentin si në qelit e burgut, ku jemi te këta engjëj ne shpellën e luanëve, për ti plotësuar ato vrima të zbrazura, për një fitore fatlume. Skenat përmbajtëse të një përralle, dashurin e sjellshme ndaj qytetareve ,dimensione shpirtërore. Në kryeqytet tingëllon ndjenja shumë të shkretëra te shoqërisë. Prenë nga një lule për çdo ditë. Nuk ka dashuri që të jep shpresë. Nëse nuk i lan hesapet me të shkuarën tënde,i lan ajo me ty. Këto lojëra janë të pranueshme pran zjarrit, të dëftuar në gjethet e luleve dëshpërimet nga fshehtësitë e saj. Vetëm shpifin motivet e mundshme, kampion në letra! Frika ju ka shkuar të karriera, drejtësia do të vij me kohë, nëse nuk vjen nga shoqëria e sotme, dot vij prej Zotit. Dy rrëmbime, nga i njëjti autor? Veriu dhe Jugu, dy anët e pasqyrave.Kufizohen ne një dashuri unike, ku një pjesë bëhet jashtë jetës.Thikat i hapin kutit e arkivoleve, intervistojnë kafshët e kopshtit zoologjik që erdhën nga Karpatet. Realiteti ynë është shkatërruar, presione mbi historinë, nga disa  kurva hyjnore aizatiko-sllavo-vendore, për të rezistuar kritikeve..., për të nënvlerësuar lumturin, qe pritëm me shekuj. Zëdhënësi i pushtetit na përcjell mesazh, një krijesë artificiale social-kulturore, zëra të pa njohur të telefonatave, trupi shkon drejt zyrave, duke u rebeluar me zemër, Ç´kuptime kanë zyrat? Po bën spastrimin politik ? Njerëzit me prona të mëdha zakonisht njoftohen për ahengje. Ahengjet e natës ,ne ju pamë afër zjarrit, menduam se keni tepër nxehtë! Pushtojnë shpirtrat, provokojnë tradhtitë. Një decenie nuk e mbushën zbarzësiren, të mos është për drejtësi, njerëzit s’do të ju njihnin, me një pëlhurë prej vëzhguesi, pëshpërima...,forcat e errëta janë duke vepruar, frika e tërmeteve sociale, skena TV, një filmi perëndimor nder tjera syri të shkon te fjalia se; se virgjëreshat janë lule të bukura në shpirtin tyre të shndritur, ndërsa këtu dëgjohej një zë i dëshpëruar pran teatrit, se pos shkoi ta ja zvogëloi vetminë heroit, aty ku pemët shumohen pa prekje ngase natyra ka filluar të heshtë, po ankohet se po e anashkalojmë, se rrallë herë mund ta takojmë shikimin e saj, se mos të turpërohemi, mund ta ja lëvizim edhe lulet, makinat e luftërave civile, megjithatë është zjguarësi të arrish para thashethemeve. I lexoj në pikturë skenat e krimit, gjuetia e shtrigave, trillojnë nga një histori, u lodhëm tepër shumë me imagjinatën, i zbulojmë qëllimet , qe të shpien drejt qëllimit! E vërteta, është se gabimet janë të shumëfishta. Edhe rrugët duken armiqësore, lëvizja e trurit! Kultura është në rrugë, njerëzit nuk shohin pasqyrat, publiku e lexon fillimin dhe fundin.Ku Mësuesin me të mirë, i patëm përvojat gjatë historisë. Si freskim i paqes, e bën tërheqëse, vëmendjen e publikut duke bazuar në bazën mashtrimit, fitojnë medaljet “meritave të pushtetit” Janë: dy anët e pasqyrave Prishtinë-Tiran!

 



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx