E hene, 14.10.2024, 12:36 PM (GMT+1)

Kulturë

Lek Mrijaj: At Anton Kçira

E hene, 31.10.2011, 08:22 PM


Lek Mrijaj

 

AT ANTON KÇIRA

 

Si Legjendë për mrekulli

e fali ZOTI ketë burrë n'Arbëri

si për kishë dhe Dardani

të sherbejë për Shqiptari.

 

Është një burrë i Dugagjinit

një legjend në ballë t'kushtrimit

Si Atë Antoni burrë vigan

qe digjet dhe shkrihet për vatan.

 

Biri i Zotit dhe t'atdheut

e mban fjalën e Skenderbeut

n'Lugë Baranit e nisi pajtimin

per tju hapë rrugën kushtrimit.

 

Si luan shkoi ne Amerikë

me nje ideal dhe si çelik

të lobojë per Dardani

të çlirohet ajo robëri..

 

Atë Antoni me kongresmenë Amerikan

prifta klerik shokë dhe politikan

thoshte vllezër të mij ju bijt e motit

populli im ka nevoje per ju dhe për Zotin.

 

Atë Antoni shkelqen dhe me vizion si rreze

me një ideal t'bashkuar me Nenën Tereze

moren premtimet nga presidenti Amerikan

qe populli i ynë te jetë i lirë dhe sovran.

 

U printe protestave Shqiptare meshtari si rrufe

duke kerkuar paqe dhe liri per popull dhe atdhe

n'krye te protestave qendronte me fuqi te ZOTIT

per plotësuar idealet per bashkim te Kastriot.

 

Atë Antoni permbushi misonin kombetar

per Kosovën Dradane te shtetit sovran

ideali i ti është i plotësuar per çlirim e liri

ma gëzoftë shendetin dhe bashkimin me Shqipëri.

 

Urime ...Urime...o Atë Anton Kçira

ju uroj shendet dhe çdo te mira

paqja shendeti dhe bashkimi kombëtar

paçi shëndet dhe lumturi ju dhe populli Shqiptar.



(Vota: 14 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora