Kulturë
Sabile Keçmezi-Basha: Në Aeroport
E shtune, 01.10.2011, 04:57 PM
Sabile Keçmezi-Basha
sabile_basha@hotmail.com
NË AEROPORT
( Agonit)
Çudi,
Aeroporti më është bërë
Shtëpi e dytë
Stacion i parë
I natës skëterrë
Aeroporti më është bërë
Edhe oazë pikëllimi
Vendtakim qeshje
I miri im
Më shkruan
Dhe me pyet për çdo ditë
Pse shiu litar bie
Në aeroportin “Adem Jashari”
Kur unë iku
Unë heshti
Nuk mund të përgjigjem
Edhe më tej
Zosi im i vetmuar
Venë syze dielli
Sytë e skuqur mos të duken
Në ndarje
E me vizore milimetrike
Ta mati ardhjen
SOT MU KUJTUA
Dhe në ndarje
Mu kujtuan
Shtërzimet e para
Dhembja e kuqe
Spitali akusherik
Në Prishtinë
Të thashë
Se erdhe me britma
Si vet koha
Unë qeshja
E qaja
Me të madhe
Nga gëzimi...
Edhe sot në aeroport
e mata gëzimin
dhe dhembjen
për tri udhë më larg
që shkojnë e vijën
me drithërim
Në barkun e pritjes
Oiii...
Oiii...
Për shpirtrat e përdjegur
Që kullonin djersë
Për çdo ditë të lume
Në pritje
Oiii...
Sa e gjatë është dita
Pa praninë tënde
Oiii...
Sa e pafund është nata
Në këtë natë
Oiii...
Kur do jetë
Takimi i ardhur
Po këtu
Në aeroportin
“Adem Jashari”
ALO...ALO...
Alo... alo...
O Ma
Më dëgjon,
Zëri i mekur thërret
Nga një paralele tjetër
Alo... alo...
O Ma
Më dëgjo tani
Për çdo natë
Më mbytën ëndrrat e kuqe
Me ju dhe Arbërinë
Shoh ëndrra
Gardhe të shkërmoqura
Dhe kalojmë mbi to, tok
Pa pasaportë
Në të gjitha pikat
Ku është shkokëluar
Hadi i ardhur
Nga një kohë tjetër
Me nga dal numëroi
9, 8, 3, 1 ,
Ndodhë thagma
Në vendin e prangosur
PORTALE
Sa numra telefoni
Sa portale të hapura
Sa letra të palexuara
Sa mesazhe të dërguara
Në hotmail
Në yahoo
Në gimail
Dhe pyes
Ç’është misteri, kërpnajë
Në stinën e djegur
Që shpërthejnë si dale
Kafkën e pabindur
Në njëmijenjë vrima
01.07.2011
(Aeroport), Prishtinë