E diele, 28.04.2024, 06:03 AM (GMT+1)

Kulturë

Fran Buzhala: Refleksione-Shkrim në tre akte!

E shtune, 01.10.2011, 05:49 PM


Refleksione-Shkrim në tre akte!

 

Nga Fran Buzhala

 

I -Mjerimi asht një njollë e pashlyeshme në ballë të njerëzimit që kalon nëpër shekuj...Migjeni 

 

Qytet i mbushur me histori dramatike,erdh njeriu me pamje përulur, pran udhërrëfyesit shpirtëror.Me një fytyrë si qen i rrahur fshihet nga e vërteta, ashtu siç shihet akrepi nga dritat.Unë,jam pushteti!Skam frik nga asgjë,djalli, më dërgoi prapa diellit.Rrembeni këto...?,do të bëhem kryetar një dit..Shkela besimin e shenjt, heroizmin...!.Një histori e mbushur,me historian në mes të stuhive. 

Plagë të hapura,buzë të qara,në akullin nëpër të cilin ecin zogjtë.Të shikosh fytyrën e saj plot dhimbje. Nëna e uritur duhet të kthehet në det për ti ushqyer edhe eshtrat e atyre që mbeten në ujërat e thella,duke ecur në litarin e shtrënguar,te anijes.Të kesh aromën e luleve nga Nëna,dhe dielli që të shndrit në fytyrë.Në arkën(Arkivol) s’’ka njeri!Por aty shkruan:”Ndihmojeni,shërbeni këtij njeriu!”. Shpirtra të burgosur,refuzuan të largohen.Erdhi muaj mars,edhe stina e verës përfundoi,por edhe një dimër i madh a’do të filloi,dikur ishte ”marshimi i mërgerimtareve!”.Të largohem, më shpresën ,se vullnetarët po bashkohen,për të me gjetur eshtrat,në vendin e errësirës.Një zog pëshpërit në krahët e mi,frymëzimin mund ma të marrësh,ti ma kthen zemrën gur,qëllimin në krim!?.

Plaga është e thellë,humbi gjakun,për të mos u përzier,me peshkaqenët,krokodilët,me gjuhen e tyre,më lër,të përshëndetem me rrezet e atdheun tim.Të gjithë njerëzit,kanë të drejt kthimin e tyre,lirin dhe rikthimin e lumturisë,”Murmurim të zemrës!”frik nga errësirat...në pyllin e pa shpresë...aty ku i kanë, edhe shtëpitë, mafiozët e pushtetit, apartamentet, mbi kafshët politike , të vërtetat e dhimbshme, mbi pronën njerëzore.Një fjalë e urtë thotë, se një njeri që nuk është i aftë të zemërohet është budalla, por një njeri që nuk do të zemërohet është i mençur.Njerëzit pasurohen kryesisht me gjera shumë të këqija,që është bërë baza e të gjithave të këqijave në këtë shoqëri.Po ashtu edhe religjioni ka peshë.

Mënyrat për lutjen ZOTIT,i përdorin me ngjyrën e vet personale,që ndez ato shkëndija për të par jetë aventurash. Për aq kohë sa ka jetë, ka edhe shpresë,sikur ka rilindur ajo ndjenjë,dhe vjen një moment kur fëmijët duhet lënë të fluturojnë me krahët e tyre.Mjerimi asht një njollë e pashlyeshme në ballë të njerëzimit që kalon nëpër shekuj...Migjeni 

 

II- Çka bënin anglezët me tradhtarët pas një lufte? I ulnin në rreshtat e parë të parlamentit dhe në rreshtat e parë të kishave... Shprehi angleze...

 

Për të cilin do të jetë shkruar,hero,politikan,etj, qëllimi justifikon mjetin,”Një e vërtet e komplikuar!”

Për shkak,të tensioneve etnike politike,u bën shenjtër,të përçmimeve,të veshur nga robërit.Qytetarin e sotëm, shpesh herë venë në mendime te shqetësimeve , për të shkruar, të jetë, hero,politikan, apo çfarëdo ´se, a´janë në të vërtet të çmendur??.

Nga vendet qe janë në krim,korrupsion, ”Shoqëritë sekrete” dhunën e kanë si,zgjidhje përfundimtare.

Pozicioni,dhe këndi i plagës,në këtë rast qytetari dëmtohet..Dëshmitarët refuzojnë të flasin,dhe mafiozët, e politikës se një qeverisje të korruptuar shkelin ligjin refuzojnë të flasin,për krim, abuzim, korrupsion.Pra,edhe e vet pushteti humb besimin të klientët e vet,ku agjenti,vëzhgon agjentin, hajduti, thotë,kapeni hajdutin,apo,a mund të reklamojnë këto lojëra te veta pushtetarët:janë rrugët nervore qe shpërthejnë, nga streset,emocionale për pushtet.Një shekull pikëllimi ku këto robëri te veshura,me rroba te pushtuesve,qe po e bllokon edhe trurin e njeriut të sotëm,nga mbeturinat e pushteteve,qe shendrrojn trurin, kundër inteligjencës  së trurit politik.Natyrisht,fajin e kanë,skanimin e trurit,e kanë bërë pushtuesit,dhe vetvetiu shtrohet pyetja,se aka mbet hero,luftëtar,idealist,pa u sulmua nga ato rroba të robërive,qe kanë veshur sot,kostumet politike të pushtetit.

 

Edhe ato medalje të tradhtive,në Hagë,qe një decenie,kundër luftëtareve,sepse këta kanë qenë në beteja jo turist politik,L.Molinari:”Është krim të vrasësh dike që të përndjek,nuk është krim të vrasësh mijëra njerëz në fushën e betejës!”Te metat, që  vijnë;Inati,hakmarrja,xhelozit  politike dëmtojnë më tepër vetveten,se sa kundërshtarët politikë,ne një shoqëri të lirë,pa censurë,këto dyshime,qe krijohen aty ku mungon liria e plot mendimit.

Ç’far di ti themi sot,një perëndimori,se kemi Akademik? ,me  siguri do të na pyet;çka kanë shpikur,diçka te re nga shkenca,apo teknologjia,për të ardhmen këtij populli,apo se kemi historian të zot?,ku,edhe diplomojnë, me tema kundër heroit ton kombëtar Gjergj Kastriotit dhe figurave humaniste,dhe me siguri pyetja dihet reagimi, a kështu kërkohet bashkimi kombëtar me mohime?!

Ç’far do ti themi,se kemi deputet të zgjuar?, qe s´din as gjuhën amtare si duhet shqip,edhe më shumë ju intereson ,rehabilitimi i pushtuesve,pra qe nënkupton,humbjen e identitetit të vet, për interesa të mbrapshta karrieriste, qe zëvendëson,me at boshllëk me atë të pushtuesve, serbosllavotitist-otoman!“ Ai që e zotëron gjuhën e vet vlen më tepër se ai që pushton një qytet” Një mendimtar i lashtë.

Deri më sot s´ka mund as kush te ja zhduk,shpirtin këtij populli,qe dy mijë(2000) vite,por kjo shoqëri, e sotme më dëshirë vepron,se janë si zbatues të nënshtrimeve të pushtuesve,qe edhe në fizionomi i ngjajnë  figurave pushtuese gjatë shekujve  me “Trup të Tmerrshëm...!”

Petro Marko – “identitetin e vet shqiptari nuk e ka mbështetur edhe aq te feja se sa te gjuha, historia, origjina dhe humusi kulturor i përbashkët. Ndaj edhe mes bashkësive fetare s´ka pasur probleme madhore. Prandaj edhe Shqipëria nuk mund të quhet vend mysliman, as ortodoks, as katolik. Është Shqipëri”.Gjatë aksionit të Pajtimit Kombëtar në Kosovë që i printe plaku dhe intelektuali kombëtar prof. Anton Çeta, populli shqiptar fare nuk ka dyshuar në bindjen fetare të Anton Çetës, por ka treguar respekt, ashtu siç ka treguar respekt edhe ndaj Plakut të Maleve - Bajram Currit. Ç´prej kohës së Bajram Currit dhe gjer më sot askush nuk ka pasur respekt dhe nderim më të madh nga populli shqiptar sikur prof. Anton Çeta.

Këtyre vështirësive politike,në kohën e sotme ,qytetarit të dëshpëruar,të padëgjuar i ka mbetur vetëm për te qeshur,me humor.Në fundshekullin e  kaluar,në pushtim me dëshirë dhe vullnet idealistet, patriotet,bënë luftën për të jetuar në paqe, shkonin edhe në litar duke kënduar”këngë të gëzueshme atdhetare!”Ta mbajmë mbi shpatulla,shpresën mbi breza të  ardhshëm.Sokrati e përballoi vdekjen me një qetësi dhe durim që preku edhe perëndit lart,në qiell. Janë këto interesa të pushtetit,si kur akrepat nuk e pickojnë njeri tjetrin,e thënë:se kjo botë nuk është për te ndershmit,kështu do të thoshte shpirti i luftëtarit :kam bërë luftë me zemrën time! Ai që ngatërrohet me “ujqerit mësohet të ungellij edhe vet!”

Mos u përpiq kurrë ti mësosh një ujku të vjetër zakone të reja,apo besnikërinë në mes njerëzve e qenve.Nga pushtimi dhe gjenocidi i Beogradit... një pjesë e territorit, e cila konsiderohet si "djep i saj shpirtëror". Akoma më i padrejtë është pushtimi i  më i dënuar me turbullim shpirtëror, është shkak prapësimi e shkatërrimi,veç se të pranojmë,edhe politikën e mbretërve të dinastive politike(hipotezën e një pushtimi të huaj) ,Tiran-Prishtinë nga të shumtët e dhunës policore të ushtruar nga policia politike,ku “baba shpirtëror” i kanë “Tenderët e kostumeve politike! ” parlamentarët...?!

Çka bënin anglezët me tradhtarët pas një lufte? I ulnin në rreshtat e parë të parlamentit dhe në rreshtat e parë të kishave... Shprehi angleze...

 

III- Nga ferri i të varfërve është bërë parajsa e të pasurve...Viktor Hygo

 

Është e kuptueshme se gjatë gjithë atij pushtimi është përzier krizë mendore dhe ngushtim shpirtëror ka vend vetëm në institucione përkatëse...

Nuk është qytetari qe dëshiron të luaj me kohën,historinë,atdhedashurinë,vlerat e civilizimit,por janë këto qeveri pushteti brenda, qe janë strehuar demagoget,mercenarizmi,pro otoman,sllav,titist,qe kanë len ketë trashëgimi; dembelin,tradhtinë,urrejtjen,prostitucionin,hajnin,luftën vëlla me vëlla,sepse nuk janë shërbëtor të diturisë,për te qen të lirë,dhe nuk flasin në kohen e duhur dhe heshtin në kohën kur është koha për të folur,”oretaria  e artit të mashtrimit?” që paranë e kanë bërë Zot,e Atdhe,si një trishtim për te kohën e sotme dhe të ardhmen e shoqërisë sonë,që njeriun e shndërron ne një krijesë agresive por edhe një mësim për brezat e ardhshëm.Të jetosh për atdheun,me zemër,me shpirt,me vepër,është ideale.Nga ferri i të varfërve është bërë parajsa e të pasurve...Viktor Hygo

Harta e Shqipërisë  është  ne Evropë,e jo  Azi,apo apo ndonjë planet,dhe ende është mbrapa vendeve tjera,si ne kulturë,shkencë,teknologji, dhe shqiptaret mbesin ende me te varfrit ne rajon për kok banori, nuk ka stabilizim politik, kombëtar , ekonomik për me gjet veten afër hartës qe i takon.“Zot! Jepu shqiptarëve vullnet dhe logjikë që të flasin shqip të paktën kur janë në Shqipëri. Se, siç kanë zënë disa, shpejt a vonë do ta bëjnë atdheun Babiloni gjuhësh, ku s’do ta marrë vesh qeni të zonë” N. Bulka

E shkreta Meksikë,kaq larg Zotit dhe kaq pranë Shteteve të Bashkuara.(Porfirio Diaz)       



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora