E diele, 28.04.2024, 02:50 AM (GMT+1)

Kulturë

Ilir Muharremi: Zanafilla dhe zhvillimi i dizajnit grafik

E premte, 30.09.2011, 08:39 PM


U botua libri i për dizajn grafik “Principet e dizajnit grafik”

 

Zanafilla dhe zhvillimi i dizajnit grafik

 

Nga Dr. Ilir Muharremi

 

Dizajni grafikë veçohet për nga gjuha vizuale, dhe këtë e përdorë si mjet, shprehje, apo prezantim të ideve. Dizajni grafik hynë në llojin e arteve i cili shfrytëzohet me kombinimin e tipografisë, ilustrimit, fotografisë dhe shtypit, me të cilën me kombinim vizual, prezanton ndonjë ide apo porosi, me qëllim të informimit, vërtetimit apo edukimit. Ideja gjithnjë ka cakun e vet, Spinoza, filozof  thotë: Ideja rrallë herë mund të jetë realizim i kompletuar, gjithnjë duke ju nënshtruar realitetit. Nëse në ide kemi një rreth, dhe atë e paraqesim në letër, nuk mund të jetë i kompletuar aq sa ideja.  Andaj, dizajni grafik dhe ideja, krijojnë një konflikt të pashtershëm, pozitiv, rezultat të lartë, gjithnjë duke u konfrontuar mes veti.

 

Në kohën tonë dizajni grafik merret në mënyrë të barabartë me teknologjinë e re , si që është video, filmi dhe multimedia. Kryesisht e lidhur me objektet (ambalazhi, dizajni industrial, dizajni i hapësirave të ekspozuara por edhe të arkitekturës) dydimensionale dhe tredimensionale.

 

Edhe pse për  formësimin e formave kërkohet kreativitet dhe njohuri e stileve (më parë dizajnerërt grafik në të shumtën e rasteve artistë të shkolluar: piktorët apo grafikët, prandaj dy karakteristika janë që e përbëjnë dizajnin grafik të ndryshëm nga arti dhe arti i cili përdoret: porosia është e nevojshme të formësohet në atë mënyrë që të jetë e dalluar dhe e kuptuar për publikun. Dizajneri duhet të ketë njohuri për teknikën të cilën e përdorë.

 

Për herë të parë termi dizajner grafik është i shënuar nga William Addison Dwigginsu në vitin 1922, ndërsa në përdorim të gjerë hynë pas Luftës së dytë botërore. Vëmendje të veçantë, dhe përkushtmëri, dizajnit grafik pa dyshim se i kushton dhe autori i veprës “Principet e dizajnit grafik” Milot Gusia. Kjo vepër e ndihmuar nga programi Kulturor Zviceran për Ballkanin Perëndimor përmban në vete bazat e dizajnit, dizajnin dhe ngjyrat, Prepresin, Shtypin, Simbolet, Posterët, Broshurat, Biznes kartat, Zarfet, Dizajnin e ambalazhit, Brendingun etj. Në secilin kapitull lexuesi dhe hulumtuesi i kësaj fushe, hasë në një gjuhë të pastër, metodë të përgatitur mjaftë rrjedhshëm, dhe përmbledhje të bollshme për vetëdijesimin, tretmanin dhe realizmin e dizajnit grafik. Tek bazat e dizajnit autori me një metodë të thjeshtë renditë elementet si: formën, katrorin, rrethin, trekëndëshin, kubin, vijën e drejtë, të lakuar etj. E rëndësishmja e kësaj është të kuptohet influenca që këto forma kyçe kanë perceptimin e shikuesit. Ndërkaq, tek dizajni dhe ngjyra, autori na paralajmëron se ngjyra është një shkencë e thellë që mundëson njohjen fundamentale të efektit të saj. Sëpari, ai parashtron problemin e prejardhjes së ngjyrës, duke e theksuar se të gjitha ngjyrat kanë prejardhjen nga drita e pastër e bardh. Autori si bazë elementare fut zbulimin e fizikanit Isak Njuton të cilin eksperimentalisht e realizoi në vitin 1676 duke pohuar se ngjyra e bardh e diellit e kaluar përmes një prizmi me tri anë të barabarta mund të zbërthehet në spektrin e ngjyrave. Këto, Gusia, i ilustron me disa ilustrime të sakta, me estetikë, ritëm, të cilat me një metodë profesionale, tregojnë esencën e funksionimit të problemit në vazhdimësi. Tek kapitulli i Prepresit, autori zbulon përgatitjen e imazheve për shtypin me katër ngjyra që kërkohen teknika të specializuara grafike. Ndërsa, tek kapitulli i shtypit ai renditë degët e shtypit, shtypin e lartë, shtypin e thellë, shtypën e rrafshët-Litografinë, shtypin lëvizës, shtypin modern që shtypet me ofset. Këtë ai e tregon se shtypi modern i ofsetit ka prejardhjen dhe punon në principin e shtypit të rrafshët të litografisë. Shtypin ofset e ndanë në tipet e ofset shtypit, vetitë e shtypit ofset, përparësitë , aplikimi, mangësitë e shtypit ofset në krahasim me metodat e tjera të shtypit etj. Ndërsa, tek simbolet ai trajton: piktogramet, gjuhën kineze, rebusin, ideoramin, monogramin, stemat Heraldike etj. Sipas autorit, qëllimi i simbolit në dizajn është të paraqet një shenjë të shtypur apo shkruar, funksioni i së cilës është që të prezantojë në formë grafike një veprim, element, cilësi, sasi, apo relacion. Edhe në kapitullin e Posterit, Gusia, ngritë lartë estetikën, e shpjegon si një ngacmim, tërheqje të vëmendjes të kalimtarëve, duke na vetëdijesuar për pikëpamjet politike ose për të blerë ndonjë produkt. Dukshëm shpaloset edhe zhvillimi i posterit, historia e tyre, dhe posterat si formë arti, duke e nënvizuar këtë me Posterin e Alphonse Mucha-s nga viti 1909.  Ndërkaq, posterat politikë kishin një vëmendje të veçantë, një propagandë ngacmuese ku protagonisti i asaj kohe dukej tejet madhështor, aspak i qetë, gjithnjë duke u drejtuar ka kalimtarët, madhështia e tij ishte ngacmuese. P.sh kemi posterin e Che Gevarës, posterin rekrutues Lord Kitcher i luftës së parë botërore etj. Pastaj renditën posterat filmikë të cilat autori i ndanë në tipa të posterave filmikë. Filmi sado të jetë i mirë, për të na bërë ta shikojmë, nevojitet qëndisje e dizajnerit i cili krijon estetikën nga e cila duhet të tërheqkemi, pastaj të fokusohemi në mesazhin e atij posteri, dhe renditja e sekuencave të leximit, duhet të jetë e mirë dhe e qartë. Duke e analizuar në detaje, duke u ushqyer me njohuritë profesionale të ndërtimit joshës së dizajnit, Gusia, ka treguar një metodë të qëlluar dhe profesionalisht prekëse, duke trajtuar në hollësi, çdo teknikë, madje edhe zanafillën e dizajnit grafik. Me një përmbledhje mjaftë të lodhshme, të punuar një kohë të gjatë, duke mos lënë të zbrazët as një vrimë, tërheqja e kësaj vepre, në planë të parë dominohet nga renditja e tekstit, që është mjaftë ritmike, dhe asnjë faqe nuk përsëritet në kuptim të dizajnit, gjithnjë ekspozohet diç e re, që posedon ritëm dhe formë të vendosur në plan të duhur. Këtë vepër frytdhënëse, Gusia e përfundon me shpjegimin e dizajnit të Brendit duke e treguar se miratimi dhe perceptimi i brendit është i ndikuar jashtëzakonisht nga prezantimi vizual i tij. Identiteti vizual i brendit arrihet me anë të përdorimit konsekuent të elementeve të caktuara vizuale me qëllim të veçimit p.sh përdorimi i fonteve, ngjyrave dhe elementeve grafike specifike.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora