E diele, 28.04.2024, 10:41 AM (GMT+1)

Kulturë

Idajet Jahaj: O, Himarë e Toskërisë

E enjte, 29.09.2011, 02:59 PM


“O, Himarë e Toskërisë”

Aktualiteti i një vjershe të hershme për Himarën.

 

Nga Idajet Jahaj (poet)

 

Nëse Beni ka qene një poet popullor nga Vunoi i Himarës. Ai ka shkruar në çerekun e parë të shekullit xx.

Ai ka shkruar edhe shumë vjersha tjera në vitin 1914, një shekull më parë, por deri më sot, vetëm 7 prej tyre na kanë arritur. Ai la vjersha të llojit himn, si: “Europa shkruajnë e thonë”(1920), “Himara në breg të detit”(1920) etj. Edhe në këtë cikël të paktë të tij, bie në sy talenti i poetit popullor, epizmi dhe lirizmi i spikatur i vargjeve dhe këngëve.

Ai i këndoi historisë, trimave të Bregut, bukurisë së natyrës.

Midis vjershave shquan edhe ajo me titull “O, Himarë e Toskërisë”, me anën e së cilës godet rëndë agjentët e megali – idhasë greke, të cilët zgjatën kthetrat e tyre në popullin e Himarës, për t’i çngjyrosur atij kombësinë.

Pra, Beni ishte një patriot i zjarrte, një luftëtar i shquar, i cili kishte emigruar në Amerikë para vitit 1912 dhe erdhi në atdhe në pragun e ngritjes së flamurit. Gëzoi për pavarësinë e Atdheut nga Turqia, por u trishtua për sulmet shoviniste të fqinjëve ndaj vendit tonë. Shkroi me gjak trishtimi:

                 

                    ".......................................

Pesëqind vjet ç’i përballe,

Dhe tashti që të erdhi liria,

Ti veshe rrobat e zisë,

Se të pllakosi Greqia,

                     Në bregdet të Shqipërisë!"

 

Dhe shkruan(ndoshta në fletoren e tij që mbante në torbë në malet e Çipinit), apo këndon, sipas rastit me shokë, apo në dasma e gosti të  ndryshme, ku e krijonte këngën në çast të përsosur. Shkruante hapur kundër oktapodit shovinist të jugut, qorton rëndë Himarën e tij të dashur, e cila ka vezulluar si dritë në histori, por tani..., e prishi, ngaqë dëgjoi disa të shitur “priftërinj e dhaskalë” që i shërbenin megali – idhesë greke. Në këtë frymë shkroi vjershën e zjarrtë “O, Himarë e Toskërisë”, në vitin 1914, kur greku doli në Himarë, gjakprishuri S. Milo përçau popullin, duke predikuar kombësinë false greke në etninë e moçme himarjote shqiptare.

Vjersha e shkruar në fillim të shekullit xx, por me aq vezullim ajo ndriçon edhe sot, kur në të njëjtën egërsi, megali – idheistët i janë vërsulur krahinës heroike, për të deheroizuar atë, për të çrrënjosur e bastarduar:

 

"O, Himarë e Toskërisë,

Që u qeshe këtë radhë,

Moj nëna e trimërisë,

Në çdo punë del e parë.

 

Të gënjyen moralistë (greket)

Priftërinjtë më dhaskal,

U qeshe si çiliminjtë,

Të prishësh me propagandë!

 

Ç’t’u desh flamur’ i rrospisë,

Dhe humb emrin shqiptar!

 

Qani nëna, qani motra,

Qaj namuz i Shqipërisë,

Qani me ligje të forta,

Për atë ditën e lirisë.

 

Me penë doja t’i thosha,

Gjithë mendimet e mia,

Dhe me zogj do t’i dërgoja,

T’i dëgjojë ekëcia..."

 

Kush ishte “ekëcia”? Ishte Shqipëria, njerëzit, bota, gjithsecili, kushdo. Ky patriot i vyer thërret, kumbon trishton, ushtron për gjëmën shpirtërore që po zhvillojnë megali – idheistët në Himarë.

Aktualiteti i kësaj vjershe ndriçon edhe sot si një shekull më parë.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora