E diele, 18.05.2025, 07:31 AM (GMT+1)

Kulturë

Flet studiuesi i folklorit, z. Klodian Qafoku

E hene, 26.09.2011, 07:31 PM


Ja, vendi i shumëzërëshit vokal tosk në shumëzërëshin vokal shqiptar

 

Nga Albert ZHOLI

 

Shumëzërëshi vokal shqiptar është një monument kulture, pasi dihet që ai është vlerësuar nga UNESCO si Kryevepër e trashëgimisë shpirtërore të njerëzimit”. Si terminologji, shumëzërësh në folklorin muzikor do të thotë i kënduar me shumë zëra. Së bashku me dialektin  muzikor lab,  dhe dialektin tosk, përfaqësojnë shumëzërëshin e muzikës popullore të Shqipërisë jugore.

 

Z. Klodian, si do ta përkufizonit nga ana shkencore polifoninë në përgjithësi?

 

Këtë lloj praktike e gjejmë të klasifikuar në terma shkencorë dhe terma popullorë. Në shkencë ajo paraqitet me terma si, polifonia, polifoni me iso ose shumëzërësh vokal. Ndërsa në popull e gjejmë me termat këngë labe, apo këngë toske, mbajmë e ose ja marrim. Vendi që zë shumëzërëshi vokal tosk në shumëzërëshin vokal shqiptar  është në fakt si lidhja që ka njeriu me veten e tij.

 

Ju vazhdimisht keni folur për të veccantat e shumëzërëshit tosk. Si do ta përkufizoni këtë lloj të kënduari?

 

Duke arsyetuar se shumëzërëshi vokal shqiptar është një botë artistike dhe produkti  i ardhur direkt nga kohëra të largëta, pohojmë se shumëzërëshi vokal tosk paraqitet si një bosht i tij. Indetifikimi dhe rëndësia e këtij shumzërëshi është e vështirë të thuhet me pak fjalë. Sot studiues të folklorit muzikorë si shqiptarë dhe të huaj kanë dhënë kontributin e tyre në lidhje me këtë dukuri të të kënduarit tosk. Nevojitet një studim më i qartë nga krjimi i tij e deri më sot, i cili duhet të paraqitet si një monografi. Gjithsesi, shumëzërëshi vokal tosk, është një nga pjesët më të rëndësishme të trashëgimisë muzikore popullore. Sot, tek ajo, konsistojnë të dhënat kryesore që burojnë përtej etnosit në melodi, polifoni, harmoni, ritmikë, forma, strukturë, etj…e në kombinimet e tyre të gjendura përgjithësisht në shumëzërëshin vokal shqiptar.

 

 Mjafton që përmendim marrësin, prerësin dhe ison, dhe athere kuptojmë që këto elemente strukturë të shumëzërëshit tosk, janë pjesë përbërëse të shumëzërëshit vokal shqiptar. Tjetër veçori dhe rëndësi, është fakti se shumëzërëshi vokal tosk ekspozohet si kulturë humane, si prodhim vetëm i zërit njerëzor, i pandikuar nga muzika instrumentale popullore. I shkëputur nga karakteri thjesht ulitar, i zhvilluar, pasuaruar, dhe ridimensionuar, shumëzërëshi vokal tosk ka marrë tiparet e një gjuhe muzikore të plotë, të individualizuar dhe tepër të domosdoshme.

 

Si mund të gjykohen vlera dhe vendi  i shumëzërëshit tosk?

 

Vlera dhe vendi i tij duhen gjykuar të lidhura ngushtë me botën e tingujve shuëmëzërësh, të cilët mbartin në mënyrë origjinale informacionet për alfabetin muzikor shqiptar, format e shfaqjes së tij, me potencën artistike në dhënien e situatave dhe të gjendjeve emocionale dhe me vetë afirmimin e gjuhës muzikore të shumëzërëshit, si zëdhënëse shpirtërore e popullit. Shumëzërëshi vokal tosk,  është simbol njësie dhe indetiteti, duke përshkruar të nëjtën rrugë historike që ka kaluar kombi dhe kultura shqiptare. Si e tillë, ai gjallon nga origjinaliteti dhe diversiteti i shfaqjeve, nga pavarësia me pjesën tjetër të shumëzërëshit vokal shqiptar, gjithashtu dhe në unitet me të, si karaktersitika të vitalitetit të tij.

 

Si shihet dhe komentohet sot shumëzërëshi tosk?

 

Aktualisht, shumëzërëshin vokal tosk e shohim si një element thelbësor të krijimtarisë, një nga rrugët e komunikimit artsitik ndërshqiptar dhe faktor mbartës i traditës, për ruatjen e karakterit kombëtar. Në këtë kuptim, shumëzërëshi vokal tosk, është një drejtim zhvillimi specific, një formë egzistence dhe vazhdimësie e shumëzërëshit vokal shqiptar dhe folklorit muzikor shqiptar në përgjithësi. Këto të dhëna lindën dhe u zhvilluan në hapësirën e krijimit të etnosit shqiptar, e më pas u evidentuan dy pjesët më të mëdha të tij, Toskëria dhe Labëria.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx