E diele, 18.05.2025, 07:29 AM (GMT+1)

Kulturë

Ramiz Dërmaku: Poezia e poetit Liman Zogaj

E diele, 25.09.2011, 07:17 PM


Prezentojmë poetët tanë në Diasporë

 

POEZIA  E  POETIT  LIMAN  ZOGAJ

 

DHE FATI DRAMATIK I POPULLIT TONË

 

Nga: Ramiz  DËRMAKU

 

"Nëse vërtet ajo që shkruan mbetet në mendjen tënde për një kohë të gjatë, duket se nuk është më e jotja". Shkrimtari dhe poeti nuk mbajnë mend nga ato që shkruajnë vetë, se ato ( idetë që u mbijnë) janë  si puna e shkëndijave që u shfaqen dhe fap, kaq e kanë.  Është hera e parë që po takohem me krijimtarinë letrare -poezi, të poetit mjaft të talentuar i cili po ecë ngadal por sigurtë drejtë sukseseve, z. Liman Zogaj. Poeti,dramaturgu,aktori,intelektuali e atdhetari Limon Zogaj,ditë më parë u paraqit para lexuesit me librin e tij të dytë titulluar "Shtigjet e Dritës", botoi - Shtëpia botuese "BLINI DIK"- Gjakovë, 2011. Poeti, Liman Zogaj, është njëri ndër poetët e Ri të Rilindjes kombtare shqiptare, i cili pa dëshirën e tij u largua nga Kosova, mirëpo me vete morri zjarrin e dashurisë ndaj kombit e atdheut, i cili zjarrë poetin Liman Zogaj, do ta ngroh-nxitë dhe motivoj që edhe më tepër t'i përkushtohet me të gjitha forcat e Tij, ideore, fizike, e materiale çështjes kombëtare shqiptare. Motivi kryesor i poetit të mërgimit Liman Zogaj, është Kosova dhe zgjidhja  e saj. Poeti duke ndier dhimbjen e  madhe ndaj atdheut i shqetsuar, dhe me një  zemër të trazuar  me një përkufizim mbi vuajtjen personale që shëmbëllejnë vuajtjet kolektive në pritje. Poeti i mërgimit e atdhetari, Liman Zogaj, megjithëse i janë çfaqur  shenjat e para të pjekurisë nuk është udhëtar i vonuar të trokasë në forcën e poezisë. Poeti, aktori, dramaturgu Liman Zogaj, mendoj se pasi e ka njohur mirë poezinë, huqet dhe teket e saj,baticat e zbaticat, e i ka studjuar cep më cep ai, vendosë të hedh hapin për t'u prezentuar para lexuesve me librin e tij te dytë, " Ikja nga Buzëqeshja", duke na thënë se prej kohësh është i kapluar nga poezia. Poeti, Liman Zogaj, është autorë i dy librave  "Shtigjet e Dritës" botuar në vitin 2009, në Prishtinë dhe "Ikja nga Buzëqeshja", botuar në vitin 2011 ,në Prishtinë. Nga këto libra autori tregoi se kemi të bëjmë me një talentë të poezisë. Si ta shpjegojmë ndryshe që ky si nismëtar në poezi të na japë bukën e vargjeve të pjekura në një furrë që di se ç'nxjerr nga kurbeja e saj. Duart e tij janë të sigurta mbi varg. Duke lexuar librin e tij të dytë "Ikja nga Buzëqeshja", si libër simpatik me poezi dhembjeje shkruar nga mërgimtari, ku dhembja, malli, mërzia të shkatrrojnë trupin, mendjen dhe zemrën.

  Poeti, Liman Zogaj, është një penë e hollë i cili fletë me gjuhën e poezisë. Unë nuk jamë nga ata që dua ta përkdhelë, Limanin, por më nxisin vargjet e poezisë së tij. Por kur tjetri të mbush me vargun e tij, atëherë të lutëm shkruaje ( apo thuaje ) të vërtetën edhe ti. Pra emrin poet, nuk mund ta fitoj çdo kush, kjo fjalë të sjell para syve një njeri i cili më mirë se të tjerët e do paqën, mirëkuptimin, hitorinë, kulturën, tolerancën, demokracinë, lirinë dhe Atdheun. Ky poet i mërgimit posedon edhe një befasi tjetër pra është aktor i mrekullueshëm në teatër. Poeti në disa poezi të tij me shumë sukses  e pëdor rimen, ai fillon tek streha e poezisë  filozofike, por nuk harron nga është nisur; pra tek poezia lirike, e cila u thotë të gjithë lexuesve për të shkuar tek satira. Poezia e Liman Zogajt, është një poezi e lehtë për ta kuptuar lexuesi, pra është magjepse për çdo lexues. Në çdo poezi poeti ka nga një varg të bukur, të fuqishëm që e tërhjek lexuesin. Ndjenja e dhembjes tek poezia e Liman Zogajt, është fati i vargut të poetit, siq është edhe fati dramatik i popullit tonë. Prandaj përkushtimi i poetit është se një ditë edhe Kosova do të çlirohet nga barbaria serbe. Në vargjet e poetit, nota personale dmth; bota sentimentale e autorit triumfon  ndaj vetmisë. Poeti na shkruan për dashurin që ka ndaj vendlindjes, e atdheut, brigjeve të larta, ujit të pastër si loti i syrit, dashurinë ndaj UÇK-së, ndaj luftës që zhvilloi ajo, ndaj tokës së Kosovës. Ai na shkruan edhe për vdekjen para syve; të fëmijëve, motrave, nuseve, nënave duke u maltretuar,rrahur e dhunuar nga ushtria policia dhe paramilitarët serbë. Paramilitarët serbë, djegin shtëpit e shqiptarëve, pasurin, dhunojnë.., bëjnë po çka nuk bëjnë ata. Shkruan për shtëpit shkolla, për pranverën, për vajzën shqiptare, për pasurit natyrore, për sakrificën e popullit shqiptarë, për heroizmin,  guximin, trimërin, besën dhe guximin. Preokupime të poetit janë shtëpia dhe atdheu. Tek poezit e poetit hasim edhe  poezi kushtuar bukurisë së femrës shqiptare. Në librat e Liman Zogajt, hasim edhe balada, shkruan edhe për kujtimet nga jeta në vendlindje. Për autorin   mërgimi është burim i pashterrshëm i frymëzimit, siq është e pa shterrshme edhe aspirata e bashkimit kombëtar shqiptar. Poezit e tij janë të thurrura me metafora  dhe figura tjera që e bëjnë këtë libër më të afërt për lexuesin. Poeti shfleton me mjaftë sukses historin e kombit tonë- vuajtjet, sakrificat, por edhe për guximin, rezistencën, trimërinë, luftërat e popullit shqiptarë nda armiqve të shumtë. Poeti i Rilindjes sonë Kombtare Liman Zogaj, dalë nga dalë po ngritet në rreshtat e parë të poetëve.

 

Punuar me 18.09.2011

Weingarten-Gjermani 



(Vota: 11 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx