E enjte, 01.05.2025, 05:13 PM (GMT+1)

Kulturë

Xhafer Leci: Qemajli që na mungon

E enjte, 22.09.2011, 07:58 PM


Topanicë-Dardanë, Gusht 2011. Nga e majta: Vedat Morina, Xhafer Leci dhe Feriz Morina.
Topanicë-Dardanë, Gusht 2011. Nga e majta: Vedat Morina, Xhafer Leci dhe Feriz Morina.
Qemajli që na mungon

 

Amshimi një bashkatdhetari

 

Nga Xhafer Leci

 

Qemali kishte aftësi të veçanta bashkëpunimi me palën gjermane dhe në kuadër të Shoqatës Kulturore Shqiptare "Kadri Zeka" në Nürtingen,

Qemal Morina nga Topanica e Dardanës ndërroi jetë dy vjet më parë. Për ne, shokët e Qemalit, që kemi punuar dhe vepruar sëbashku për shumë vite radhazi në mërgatë, e ndjejmë shumë mungesën e tij. Rrethanat vepruese të aktivistëve në diasporë, janë krejt të ndryshme nga ato në Atdhe. Përbërja heterogjene e mërgimtarëve, mosnjohja në masën e duhur të së kaluarës personale dhe familjare, pengesat hileqare të grupacioneve destruktive, vështirësojnë tej mase punën normale dhe vullnetin e mirë të mërgimtarëve , për të ndihmuar Atdheun, qoftë në sferën materiale, apo në atë politike.

Kam vënë re se në Kosovë ende nuk e njohin mirë veprimtarinë destruktive e sabotuese të grupacionit, i cili identifikonte veten me Lëvizjen Popullore të Kosovës. Ata nuk njihnin institucionet paralele të Kosovës, nuk njihnin Presidentin... Ata jo vet që nuk kyçeshin në aksione të ndryshme institucionale në ndihmë të Kosovës, por edhe e sabotonin çdo nismë të kësaj natyre. Kësaj të keqeje i kontribuonte me zell edhe fletushka "Zëri i Kosovës".

Në këto kushte punonte dhe vepronte Qemali me shokë. Dhe, nuk ndalej, madje as nuk demoralizohej nga prapësitë në rritje të disa avanturierëve . Qemali ishte fort i bindur në politikën dhe filozofinë e Presidentit Rugova. Provokimeve anti Rugovë u përgjigjej butësisht: Nesër do të ndërroni mendje, sepse dr. Rugova është dëshmuar për politikë të mençur dhe kombëtare". Dhe, komunikonte me ata me durim dhe urtësi të pa shoqe, gjë që këto cilësi na mungonin neve, shokëve të Qemajlit.

Qemali ynë na mungon edhe ne komunikimet aq të natyrshme me organet zyrtare lokale të Kichheim-Teck-ut dhe të Nürtingen-it. Qemali kishte aftësi të veçanta bashkëpunimi me palën gjermane dhe në kuadër të Shoqatës Kulturore Shqiptare "Kadri Zeka" në Nürtingen, ne ishim mjaft të suksesshëm në veprimtarinë tonë në shërbim të Kosovës, duke pasur gjithnjë edhe përkrahjen e vendorëve gjermanë.

Qemali edhepse i shuar fizikisht, vepra dhe kujtimi i tij janë të pranishëm në mendjet dhe zemrat tona. Madje edhe vizita që i bëmë familjes të tij vitin e kaluar dhe kësaj vere si dhe vendprehjes të përjetshme në Topanicën e tij të shumëdashur, janë borxhi dhe ngushëllimi ynë, si shokë dhe bashkëveprimtarë ndër vite dhe dekada.

Gusht 2010, disa bashkëveprimtarë nga Gjermania, si dhe familjar për vizitë në shtëpinë e të ndjerit z. Qemajl Morina
Gusht 2010, disa bashkëveprimtarë nga Gjermania, si dhe familjar për vizitë në shtëpinë e të ndjerit z. Qemajl Morina



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx