E enjte, 01.05.2025, 07:18 PM (GMT+1)

Kulturë

Cikël poetik nga Pilo Zyba

E enjte, 22.09.2011, 07:19 PM


 

Pilo Zyba

 

 

KTHIM NE SHTEPI

 

-Pjesë nga poema-

 

Trokas në derën e shtëpisë!

Heshtje,  vetëm një frymëmarrje e lehtë,

Dashurite i kishte zënë gjumi

Në prehrin e vetmisë.

Në pritje të ritmit të hapave të mia

Që vijne nga Shqiperia.

Një mall që në shpirtin e shtepisë,

As u harrua, as u gremis.

 

Pranë vetëm muzikë!

Dallgët e detit të thellë,

Hidhen përmbi shpelle,

Më ngjajnë me një fustanelle,

  Marko Bocari e bënte flamur

Dhe tmerr për jeniçerë.

 

Në thellësi, qetësi, qetësi...

Një endërr që përkundet ngadalë, përmbi valë...

Eshtë bukuria e detit që të më presë ka dalë.

 

Hëna, yjet,

Kanë dalë e shëtisin përmbi pyjet...

Qirinjtë  e trupit duke tretur,

Mbi ujët e burimeve të etur...

 

Pemët, një lendinë,

Dëgjohet një e embël psherëtimë, fëshfërimë,

Më bie në mëndje melodinë,

Dhe Shopenin duke kompozuar,

Në pjanon e natyres së praruar...

 

Mes pemëve, shtepia ime hesht...

E tretur në një vresht,

Malli pikë rakie nuk resht...

Nga llullaja e mallit,

Me rrembim zbret prej malit,

Prej malit që për pesë muaj,

E ben te heshtur, te vuaj...

Por dashurinë në shpirt ta ruaj...

 

Kudo heshtje,

Tryeza e punës e qetë,

Stilolapsi gremisur mbi fletë...

Mbi të  mendimet si retë.

Heshtja endet nëpër letër,

Ngarkuar në supe mban një vepër.

 

Perdet të  rënda,

Të renduar nga e pluhurit kënga...

Gjithjë e zymtë, si e vdekur,

Për pastërti dhe dorë  njeriu e etur.

 

Derën përplas,

Dashurive, deshirave u flas.

Ka ardhur ora për të kuptuar,

Se po vjen muzika e hapave të mia, harruar...

Nga harresa i mbuluar,

Por kurrë e mohuar...

 

Kohen kthej pas,

Në arat e letrës,

Kërkoj farën e mbjellë të veprës!

Me pas ,

Në faqet e tyre duke lëçitur,

Në thellësi të vitit duke zbritur,

Shikoj, lexoj, fare pa u munduar,

Një poezi që të kisha krijuar.

E marr në duar,

Me shpirtin e dritheruar...

Femijen time, që vetëm e paskam harruar.

Poezia dridhet,

Leviz  titullin, të bukurin qerpik,

Nga ku rrjedh një pikë mall, pikë, pikë...

Me thote:

-Të lutem tjetër herë mos ike!

Ose me merr me vete, atje ku vete...

Me pas,

U zgjuan të gjitha orenditë, poezitë,

Shtepia u mbush me dritë...

Ndonse te gjitha pjeset e trupit erëmirë,

Ja njoh edhe me prekje te duarve, në errësirë.

U flas, me flasin,

Për mungesën e gjatë me gërgasin...

Unë hesht i zënë në faj,

Dhe premtoj më pastaj,

Se edhe sikur të tretem,

Kurre larg tyre nuk do mbetem...

 

Por ja,

Kam dy dashuri, prandaj vuaj...

Një  në tokën mëmë,

E një në dhe të huaj...

Por të dyja,

Edhe pse ndryshe...

Janëp  për mua, fole për dallëndyshe...

Sa me shumë më ikën mosha,

Dhe vitet i shkundin vitet -  shosha...

Më duhet të shtegëtoj bashkë me dashurinë,

Si dallendyshja nëpër stinë,

Edhe folenë e largët të mërgimit,

Por me shume folenë prindërore të krijimit..

Atje ku toka, gurët, kenga,

Dhe kur të vdes do më përkundin nëpër endërra...

Dhe gjithmonë gjithnjë me ngjet,

Se parajsa ime kurrë vdekje nuk do ketë...

Tani që vitet po më rrjedhin,

Këte muzike e kuptoj më lehtë...

 

 

PJESHKET

 

Nje kosh te madh me pjeshke,

Nga Shqiperia mora kete vjeshte...

 

Mendova, matane kufirit ne rruge,

Do me shijojne me shume!

 

Kur i hapa prane nje burimi,

Qe rridhte me gurgullime gezimi.

 

Nga mali me jehone duke ardhur...

Pjeshket i pashe, ishin kalbur...

 

Ate qe une po e duroj 20 vjet,

Qe me jep termet dhe me tret...

 

Ate, qe mergim e quajne perendite...

Pjeshket nuk e duruan dot dy dite...

 

U kalben larg nga dashurite !

 

 

LAHUTARI

 

Lahuta është zeri im!

Prekshem, dridhshem

Nga harku dhe dhimbja,

Krehur nga shuplaka,

Tendosur nga fjala e rëndë dhe grindja.

 

Durimi tendoset, tendoset,

Tërhiqet por nuk këputet...

Durimi kurrë nuk më soset,

Dhe pse thellë në trup dhimbja më futet.

 

Lahuta!

Vegla që këndon gezimet e mia të shpirtit.

Nga legjenda,

Deri te lindja  e vetë mitit...

 

Edhe kur hesht,

Edhe kur rrine strukur,

Dhimbjet, gezimet i mban brenda

Heshtur, pa folur, pa u dukur!

 

Çdo tingellime e saj, çdo vaj,

Që rrjedh dridhshëm nëpër tela,

Ështeëndjenja që unë mbaj

Dhe nuk e bëj dramë nëpër skena...

E le të më tretet, të më grryejë nëpër vena...

 

Une, lahutar i mendimit,

Qenie e dhimbjes dhe vetë gëzimit...

Gurgulloj me nota dhimbje te trishta,

Ne petalet e mia të  bukura, por të brishta...

 

Por ndonse ne trup

Me hedhin zjarrin,  thellimin,

Në shpirt ruaj dashurinë, lulëzimin...

Sepse kështu e dua botën,

Pa dhimbjen dhe trishtimin...

 

Si vete natyra që krijojë gjelbërimin!

 

 

EDHE  LISAT  TRONDITEN  NGA THELLIMET

 

Edhe burrat ashtu si lisat,

Kanë diçka  të përbashkët me plisat.

Po ti prekesh pak me dorë, në kraharorë,

Ndjejnë dridhje nëpër trup,

Ky nuk është  turp...

Në degët dhe fletet e tyre,

Dridhet prej vetë natyre,

Forca, ndjenja,

Dhe nëpër arat  dhe lumënjtë e  gjakut,

Përmbytet prej dhimbjes dhe merakut,

Gjithë universi dhe krenaria

Që mban dhe  ruan brënda burrëria...

 

Pyjet kanë trung të trashë

Dhe rrënjët thellë në tokë,

Por nuk janë

Jashtë  tërmeteve, dimrave

Që udhëtojnë  nëpër botë...

Dhe në damaret e tyre

Rrjedhin rrekete e ndjenjes,

Si lageshtia që u jep jetë

Degëve prej trungut të pemës...

 

Dhe burri mund të tundet

Nga veriu, dimri, ngrica,

Dhe gjethi mund ti shkundet

Duke i krijuar në trup morrnica...

 

Prandaj e dashur,

Lësho nga buza jote

Fyejt e shenjtë të deshirës...

Që lastari i bukur i ndjenjave

Të rritet drejt hapesirës...

 

Mdryshe,

Ndryshe ngrica që hedh pa menduar,

Derdh edhe mbi brishtesinë tende pa kuptuar

Dimrin e ashpër të stepes,

Që ngrin lastarët e vetë jetes...

 

Këtë më thonë buzët e tua, me drithërimën e fletës...

 

 

KOTELJA  IME

 

Koteles  sime ja njoh hellësinë në vështrimet,

Ku derdhen ujra të kristaltë, si mengjeseve agimet...

 

Ja njoh perkedheljet, gëzofin e bukur prej shpirti,

E ndjej kur mbi mua derdhet, tund flokët në formë bishti...

 

Kur  me shtatin e brishtë, si gjarperushe më mbledh,

Me kthehet ne lirishte, dhe gjelberimin mbi mua e derdh...

 

Buzet e maces sime mbushur me fjalë, me ndjenjë,

Kanë aq  gëzime, lulëzime, sa nuk i shfaq dot asnjë skenë...

 

Kur syte e saj nuk i shoh, janë larg, bota tretet, pulsi punon fort,

Ujrat e shpirtit derdhen në varg, dhe gjakun shtyjnë nëpër aortë...

 

Më zgjojnë nga melankonia dhe më çojnë në një tjetër botë,

Atje  ku filizi i ndjenjës me flladin e saj nis e lot...

 

Fjalët humbasin, ndjenja lumturinë nuk e shpreh dot...



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx