E shtune, 27.04.2024, 06:46 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Rruga e Kombit

E merkure, 21.09.2011, 07:58 PM


RRUGA E KOMBIT

 

Trojeve  arbërore diçka po shndërrohet  

Ëndrra shekullore  ç’ po  na pranveroret  !

Zemra e shqiptarëve me vrull po gazmohet  

Se Rruga e Kombit , truallit  po trasohet  !

Le të hidhet vallja  nga  Durrësi e n’ Merdarë –

Shqiptarët  do t’ ecin drejt rrugës së mbarë ....

Do  jenë të bashkuar , n’ Evropë gjithë unik ,

Me bukë në sofër , s’ duan askënd  armik !

 

Autostrada  Durrës – Morinë  e  Merdare –

Me sy kah Evropa – n’ rrugë  përparimtare .

Është rruga  diellore , është Rruga e Zotit –

I bënë të lavdishëm bijtë  e  Kastriotit !

Pranë valëve  kaltëroshe të  Adriatikut –

Me pritje vëllazërore bëjmë nderime mikut !

Pas punës së frytshme të vemi n’ verime      ,          

Bashkë në festa , dasma me njëmijë  gëzime!...

 

Përmes autostradës “Ibrahim Rugova” –

Bashkohet Shqipëria , lulëzon tërë  Kosova ,

Medvegja , Presheva , Shkupi e Tetova ,

Prespa , Manastiri, Struga e Kërçova ...

Tivari , Ulqini , Plava e Gucia ,

Ilirida e bukur dhe Pellagonia ,

Arta e Preveza , Morea e  Çamëria ,

Mbarë trungu shqiptarë që nga Iliria .

 

Vëllezër edhe motra t’ gjithë trojeve  shqiptare –

Kapur dorë për dore n’ Vallen Mbarëkombëtare ...

Vallja e Bashkimit në çdo vend na mburrë  ,

Jehon kënga e Himnit  – rreth t’ artit  Flamur !

Valëvitet  Flamuri mbi Krujë  t’ Skënderbeut ,

Mbi Kullë të Jasharëve ,  anë e mbanë Atdheut ,

Mbi kala t’ Janinës , mbi Rozafë  kreshnike ,

Rroftë e qoftë gjithmonë Shqipëria etnike !

 

Gjilan, më 18.09.2011.      Demir KRASNIQI



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora