E enjte, 01.05.2025, 07:16 PM (GMT+1)

Kulturë

Perikli Jorgoni: Enver Hoxha i zhduku letërisë shpirtin dhe lirinë e krijimit

E diele, 25.09.2011, 05:33 PM


Flet poeti, kritiku letrar dhe përkthyesi Perikli Jorgoni

Enver Hoxha i zhduku letërisë shpirtin dhe lirinë e krijimit

Letëria e  sotme shqiptare është një letërsi tarafesh, klanesh

 

Nga Albert Zholi

Aktualisht flitet nëpër mediume se nuk duhet përdorur termi :letërsi e realizmit socialist”. Si mendoni a mund të zëvëndësohet apo të hiqet ky emërtim?

Ajo quhet letërsi e realizmit socialist dhe e tillë do të mbetet, sepse të gjitjë shkrimtarët që shkuran në atë periudhë i është përmabjtur kërkesave të asaj periudhe. Kjo letërsi ishte një faqe e re e letërisë, dhe në këtë rrjedhë letrare pari dhe krijime të fuqishme sepse njerëzimi kishte një ëndër  të madhe  për krijimin e një bote pa skllavëri,  të një bote harmonike dhe besonte në idelaet  e komunizmit. Pastaj koha bëri  që të degjenerojë kasa ploitike që drejtonte partitë komunsite dhe ky system u kthye në një feudalizëm ushtarak. Kështu  dhe letërsia ju përshtat gjithnjë dhemë tepër kastave politke dhe nosi të nxjerrë vepra të dështuara të  ilat tashmë nuk paraqisnin në mënyrë realiste jetën por u bënë të njënashme ku përshkruanin vetëm anën ideologjike të intersave të kasës politike që ishte në fuqi.

 

Në kuadrin e kësaj letërsi, letërsia e realizmit socilait shqiptar ccfarë “fytyre” kishte?!

 

Letërsisa e realizmit soialist shqiptar pati arritje të theksuara. Romanet e Ismail Kadaresë “Gjenerali I ushtrisë së vdekur”, ‘Kromikë në gur” vepra  e Ali Abdihohës “Tri ngjyrat e kohës”, romanet  e Dritëro Agollit si “Arka e djallit” “Dështaku” “komisari Memo” apo veprat  “Kalorësi mbret” I Qamil Buxhelit, apo ronmanet “Lumi I vdekur” dhe  “Lulja e kripës” të Jakov Xoxes, ishin arritje  të kësaj letërsie. Ato përshkohen nga fryma e realizmit socialit  Ato janë vepra të realizmit socialist dhe nuk mund ti quash si verpa të realizmit kritik. Realizmi soialist pati  pati një shas të madh se e inkuadroi shkrimtarin në problermet reale  të kohës, zgjoi dhe kuptoi interesat politike dhe sociale të shkrimtarëve po jo vetëm në letërsi porn ë të gjitha artet sin ë pikturë, muzikë dhe ën zhanret e tjera të arteve. Me kalimin e kohës kjo letërsi filloi të japi vepra shterpe sepse idealt  e komunizmit u zbehën dhe njerëzit panë se pas asaj fasade fshihej një diktaturë e tnerrshme  të ilën njerëzimi e urreu.

Cila ka qenë lidhja e Emver Hoxhës me shkrimtarët dhe arstistët dhe a zhvillonte ai takime me ta?

Enver Hoxha ka qenë një udheheqës I talentuar, I zgjuar, por dictator. Ai ka bërë shumë takime  me shkrimtarët dhe në këto takime dhe orientime që jepte ai është munduar ta fuste letërsinë në  rrugën e politikës së shtetit, atë drejtim politik që ndiqte vetë  në rrugën staliniste. Enver Hoxha ishte njeriu më besnik i Stalinit. Besimi  I tij politik qe në këtë rrugë dhe ai u bë një nga stalinistët më të vendosur  dhe I fundmi Stalinist I Evropës lindore. Natyrisht me degjenerimin  e patisë dhe degjenerimin e vet ideologjisë së saj, komunsite që më së fundi tregoi anën e saj të errët, të keqe,  kuptohet se orientimet e partisë dhe të  enver Hoxhës e futën letërsinë ën batakun e ligësisë duke I zhdukur asaj shpirtin dhe lirinë e krijimit.  Realizmi socialist nisi të bëhej një metodë e cila ishte pa liri krijuese të shkrimtarit.

Personalisht e keni takuar Enver Hoxhën?

Unë e kam takuar Enver Hoxhën dy herë. Njëherë në kodrat e liqenit  ku ai ishte në shëtitje vetëm, Ndaloi më takoi dhe folëm goxha sa mundej në ato kushte pasi atë pas e shoqëronin rojat e sigurimit të shtetit dhe unë nuk jam tip që përshtatem, me udhëheqësit e partive. Takimi I dytë  në Galerinë e arteve ku ai ka folur për nëj kespozitë të pikturës, fill pas vdekjes së Mehmet Shehut.

 

Si jeni ndjerë personalisht si krijues në periudhën e realizmit socialist dhe kryesisht ccfarë veprash ketrare përkthenit?

 

Ishte I qartë  orinetimi që ne të përkthenim vepra të letërsisë klasike. Vepra të tilla u botuan shumë dhe në mënyrë cilësore. Kur lufta ideologjike u ashpërsua, numri I përkthimeve të këtyre veprave filloi të ngushtioohej. Pra u rrudh botimi I kësaj letërsie të bukur. Njëkohësisht të njëjtën fat patën dhe veprat e realizmit kritik. Ishte një periudhë kur biblioteka shqiptare u pasurua me vepra të Tolstoit, Turgenjevit, Balzakut, Viktor Hygoit, Mopasanit, Ohendrit  Drajzderit, Xhek Londonit,  pra me nëj letërsi të madhe të realizmit kritik dhe  letërsisë klasike, Përktimet ishin të nivelit të lartë. Në këtë kohë ishte nëj plejadë e madhe përkthyesih të talentuar që tani nuk mund ti vijnë më  Shqipërisë.   Këto botime bëheshin nga shtëpia e famshme  botuese “Naim Frashëri”. Porn ë peiudha të aktuara këto përkthime u kufizuan. Jepeshin orientime të mos përkthej letërsia latine, ajo letërsi  pasi ishte kritikua nga Komiteti Qendror, Njëherë unë u thirra nga Pipi MItrojorgji që ishte kryeredaktor I ’Zërit të Popullit” I cili kërkonte një artikull për letërsinë e Amerikës latine dhe unë I thashë shoku Pipi ju e keni sharë unë nuk mund ta lëvdoj. Shkrimtarët si Markez ishte një periudhë që nuk mund të botoheshin. Pastaj ndryshoi qëndrimi, sihte më ai qëndrim konseguent ndaj letërsisë dhe filloi sërishmi botimi.

Unë s’pata se gruaja ime e parë ishte mbesa e Mihal Bishës dhe për këtë qëndrim timin nuk muar masë. Pipi Mitrojorjji kishte lidhje fisnore me Mihal Bishën.

A ka krijuar letërsia shqiptare në të dy sistemet  kulte”

Po. Unë e quaj negative që letërsia jonë ka ngritur kulte për disa shkrimtarë. Pavarsiht se Kadareja është një nga shkrimtarët  më të famshëm me një krijimtari artstike të begatë, unë e  quaj pa vend që në ccdo numër gazette të ngrihet kulti I Ismail Kadaresë sepse letërsinë  e ngurtëson dhe bëhet ai gabim që bëhej në sistemin monist që ngrihej kulti vetëm I disa shkrimtarëve: I Ismail kadaresë, Fatos Arapit, Dritëro Agollit. Llazar Siliqit dhe pjesa tjetër rrinin në hije.  Letërsia është një vepër kolektive dhe nuk mund të bëhet vetëm me tre katër veta sado të mëdhenj  të jenë. Dhe gjatë këtyre viteve edhe më parë Shqipëria ka nxjerrë dhe nxjerr shkrimtarë me dinjitet që mund të përfaqësohen me dinjitet në letërsinë Evropiane, pa zbehur nivelin e letërsisë sonë. Besoj se edhe tani po dalin shkrimatrë të nivelit të Kadaresë dhe shkrimtarë më të mëdhenj. Letërsia ecën para dhe nuk ndalet në vend.

 

Sot thujase nuk egziston një përkthim professional. Aktualisht nuk ka një Insitut të Albanologjisë që të përkthehn vepra të ndryshme shkencore dhe letrare Cili është mendimi juaj për përkthimet e sotme?.

 

Këtu ka disa probleme. E para punës në Shqipëri duhet të jetë një Institut mbarë Europian jo vetëm Alanologjik. Ky Institu duhet të ketë sektorët e vet për letërsinë, filozofinë dhe shkencën botërore. Ky mungon tek ne. Përkthimet tona dhe Universiteti mbeten në një kllapi ankthi sepse nuk njihet zhvillimi I letërisë botërore  që nga zanafilla, lashtësia deri në ditët e sotme. Ka qenë një gabi I madh që kjo letërsi  nuk është përkthyer në gjuhën tonë ku ka dhe ka studime albanologjike që nuk janë përkthyer dhe pse janë vendimtare për Historinë tonë Kombëtare, Nuk ëshët përkthyer letërsia orientale, si letërsia persiane, indiane, letërsia e antikitetit. Duhet të kishte një teatër ku të sgfaqeshin veprat e abtikitetit  dhe letërsia klasike.  Teatri antic ka mbajtur gjallë gjithë teatrin botëror. Aktorët e mëdhenj të tatrit botëror filluan të luanin veprat e mëdha të antikiteit, tragjedidë e saj të Homerit, apo vepra të Molierit apo shkrimtarë të tjerë të mëdhenj që duhen vënë në skenë pasi kanë luajtur një rol të mahd në edukimin e masave populuore. Romeo Rolan thotë unë u bëra shkrimtar i madh sepse në Franë (Paris) kishte një teatër që dinte  të vinte në skenë veprat më të mëdha të teatrit botëror nga të cilat unë u frymëzova. Një roman si “Lufta e Paqja” nqs duhen tre javë për ta lexuar, në tetarë atë  e shoh për dy orë në teatr. Pra teari ka një shkurtim kohe dhe një shtrydhje lënde, emocione të fuqishme.

 

Por lamë paksa mangësitë e tjera të përkthimit?

 

Në përkthim në periudhën e realimit socialist ka pasur një shtëpi botuese e ila lujati  një rol të madh në edukimin dhe formimin e një plejade të madhe përkthyesish. Ata ishin njerës që dinin disa gjuhë të huaja  ishin shkolluar në shkollat e Europës Perëndimore dhe dhanë një kontributr  të paccmuar në përkthimin  e letërisë botërore. Sot nuk e njeh  një organizim të tillë. Shtëpitë botuese janë shumë por  janë pre e përkhtyesve të rinj që nuk janë të kualifikuar, që nuk janë, të saktë, që nuk njohin përdorimin e gjuhës shqipe,  këtë tesar të kulturës sonë kombëtare. Pa njohur gjuhën tonë, ulturën tonë kombëtare, folklrin tonë të pasur, letërsinë  tonë kombëtare nuk mund të përkthesh kurrë letërsi, sepse  vepra në këtë mënyrë del me një gjuhë artifiiale, mekanike. Nqs Sotir aci pati sukses  në përkthimin e “Doni I qetë” që ëshët përkthye nga  frëngjishtja atë e ka ndihmuar shumë njohja në detaj e folklorit kombëtar  dhe I gjuhës shqipe gjë që I ka dhënë finesë këtij romani apo “Lufta dhe Paqja”. Këto dy përkthime nuk mund të krahasohen me përkthimet e mëpastajme që janë bërë nga përkthyes të tjerë si Doksani që i përktheu direct nga rusishtja këto dy vepra të mësipërme. Temperamneti artsitik I Sotir Cacit ishte më I fuqishëm. Temperamanti peotik, bota poetike e përkhtyesit luan një rol të madh në përkthimin e një vepre duke u bazuar dhe mos devijuar nga origjinali.

 

Problemet e lëtërsisë së sotme shqiptare?

 

Një nga vrejtjet që kam për këtë letërsi ëshët se nuk pasqyrohet realiteti që ne jetojmë. Po bëhet ai gabim i viteve të fundit të realizmit socialist. Kjo letërsi ftyrën  e vërtetë të shoqërisë shqiptare, Duket si një letërsi e dashtuar në misionin e saj historic, ndaj popullit të vet dhe ndaj njerëzimit. Veprat  më të mëdha të letërsisë botërore janë vepra që kanë pasqyruar realitetin e kohës kur  ata kanë jetuar, Dhe në veprat me karakter historic shkrimatri  duhet të gjejë hallka që të njihet me realitetin dmth mesazhi. Filozofia e kohës, duhet të jetë dominante.  Shkrimtarët duhet ta kalojnë mendësinë e kohës dhe të shikojnë më tej. Duke kapur me mprehtësi tendencën e historisë dhe të jetës në botë.

 

A ka sot një kritikë të letërisë dhe ccfarë funksuioni ka luajtur ajo?

 

E meta më e madhe e letërisë së sotme shqiptare është se ajo është kthyer një letërsi tarafesh, klanesh. Sipas tyre vlerësohen shkrimtarët dhe poetët sepse sipas klaneve fabrikohet kritikam sipas klaneve mirren ccmime, (vepra që nuk leohen) sipas klaneve në Ministrinë e Kulturës hidhen poshtë vepra apo autor që I janë përkushtuar letërisë. Në një bisedë me Drejtoren e Shtypit në Ministrinë e Kulturës rashë në lumin e shpifjeve që bëhen ndaj një përkthyesi të talentuar sicc është Afrim Kocci që ka përktyer “Mali magjik”  3000 (tre mijë),  faqe nga gjermanishtja. Natyrisht romani ka dhe vërejtje, por romani duhej dhe redaktuar. S’ka roman pa redaktim. Por ai përkthim duhej vlerësuar dhe ti jepej ccmim autorit si një përkthyes I zoti  që di të përkthej bukur dhe nuk duhet të hidhet poshtë nga njerëz të krahëmarrjeve  apo qëndrimit sharlatan që mbajnë ndaj letërisë apo historisë së kombit tonë.



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx