E shtune, 27.04.2024, 03:04 PM (GMT+1)

Kulturë

Albert Zholi: Një kujtesë e vitit (mars) 1996 me Kristo Frashërin

E merkure, 21.09.2011, 07:41 PM


Një kujtesë e vitit (mars) 1996 me Kristo Frashërin

 

Nga Albert Zholi

 

Hapja e kufijëve krijoi edhe mundësi për shfrytëzimin e bibliotekave të kryeqyteteve  evropiane. Bibliotekat e Athinës janë shumë të pasura me dokumenta që lidhen  me historinë e Shqipërisë, për vetë faktin që jo vetëm jemi komshinj, jo vetëm për faktin se 300 vjet  kemi qenë një shtet, por për një gjë më të thjeshtë, se mungesa e institucioneve arsimore në Shqipërinë e pushtimit turk, mungesa  deri edhe e gjuhës së shkruar, do të krijonin premise që shumë shkrimtarë, historianë e gjeografë ekonomistë e gazetarë të shkruanin punimet e tyre greqisht. Ata mbaruan në Athinë studimet e larta  dhe mungesa e institucioneve në Atdhe i bëri që të nguleshin aty. Por në bibliotekat e Athinës ka të vendosura edhe shumë studime të autorëve grekë e të tjerë të huaj për Shqipërinë apo Epirin, siç e quajnë disa. Jo vetëm Naim Frashëri shkruajti disa vepra greqisht, por qysh nga studiuesja e mesjetës së herëshme Anna Komnena, e që fliste për viset e Epirit e deri për të Durrësit, origjina e së cilës mund të jetë nga ky qytet, shkruanin greqisht. Në këto kushte është normale që shkencëtarët nga Shqipëria  t’i vizitojnë herë pas here  këto “oaze” të kulturës për të përfituar diçka të re. Ishte emocionues takimi im me nga dy shkencëtarët tanë më të mëdhenj profesor Arben  Puto dhe professor Kristo  Frashëri në Athinë. Të dy të mëdhenjtë e historisë, por edhe të Helsinikut shqiptar, kishin bujtur në Athinë në mars të vitit 1996 për të marrë pjesë në Helsinkun Ballkanik. Pata nderin t’i shoqëroja disa here dhe të shpërndaj në media diskutimet dhe intervistat e tyre.  Skrupulozë deri në sëmundje, ata besonin se nuk mund të flitej  për histori të vjetër të Shqipërisë pa ditur zhvillimet më të fundit  të njerëzve të saj. Dhe donin të dinin gjithshka, gjithshka për emigracionin më të ri, për jetën, vështirësitë, perspektivën…Zoti Kristo Frashëri ndënji ca ditë më shumë se kolegu i tijë, sepse në Athinë kishte vajzën e tijë dhe mbesat. Por edhe për një punë tjetër: të rrëmonte nëpër biblioteka. E pikasa një ditë në njërën prej tyre. Biblioteka Genatus më e famshjma në Greqi. Punonte gati-gati 10 orë në ditë. Dhe të mendosh që një 75 vjeçar (athere) duket se s’mund të shkëputet së fundi nga punët, për të shijuar vitet e fundit të jetës.Por jo: si ajo fjala e urtë shqiptare, “mbollën të tjerë hëngra unë, do të mbjell unë  të hanë të tjerët”, profesori i moshuar synonte ende të lindte akoma diçka në librat e tij të shkuara.-Albert, hajde, mor bir, të takohemi e të bisedojmë sot paradite më tha një ditë në telefon (në Athinë). Zëri m’u duk i lodhur dhe i trishtuar. Nuk mund t’ja bëja më dysh fjalën. Lashë gjithshka dhe vrapova ta takoja. Ishte nder të pije një kafe me të ..

 

-Më morën në telefon shokët nga Tirana,- tha pas pak duke gjerbur kafenë..

 

-Dikush nuk ka folur mirë për mua…Nuk përmendi as emër dhe as mbiemër. Nuk shau e as fyu njeri. Por unë mësova më vonë se një gazetë proqeveritare e kishte fyer për të kaluarën e tij komuniste.      Modeli i fyerjeve ishte i njëjtë me atë të mijëra njerëzve  e intelektualëve që u bëheshin  në Shqipëri. Qe ai denegrim që i detyroi të largoheshin nga vendi. Mos donin të largonin dhe profesor Kristo Frashërin? Mos donin të dëbonin  njeriun që respektonte gjithë ballkaniada  e historiografisë, apo ajo e të drejtave të njeriut? Po kush do të mbetej paskëtaj?

 

Me gjithë këtë klimë aspak dashamirëse nuk mund të mos nënvizojmë edhe një fakt tjetër:“Janë përherë më të kualifikuarit, më ambiciozët, më energjikët ata që kërkojnë  rastin për suksese në jetë në vendin ku kanë zgjedhur për të shkuar në emigracion, duke përballuar çdo rrezik. Të varfërit, ata pa inciativë, të dobëtit dhe ata që kanë pengesa të këtijë karakteri rrinë në Shtëpi”. Do të shkruante ekonomisti amerikan Mayo Smith…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora