E diele, 28.04.2024, 12:50 PM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Në kryq se qe i ndershëm...

E marte, 20.09.2011, 07:57 PM


Në kryq se qe i ndershëm...

 

Refleksione për librin e Petraq Palit"Shpirti i zjarrtë në orën e hijeve"

 

Nga Përparim Hysi

 

U befasova nga jeta e një martiri:të një Krishti nga koha jonë.Ashtu si Krishti që,mitologjikisht,u vu në kryq,ky,martiri i kohës sonë,dy herë u vu në kryq,deri sa dha xhanin,vetëm e vetëm se qe i ndershëm.I ndershëm në një kohë mënxyrrë,kur në Shqipëri erdhën në fuqi komunistët.Dhe,paradoksalisht,ky njeri kaq i ndershëm,ra rob i slloganeve komuniste që qenë fabrikuar nga Marksi,Engelsi,Lenini,Stalini për të vazhduar,mandej,me gjoja:me më të ashprin e gjithë këtyre"vizionarëve të kobshëm",me Tar(r)asin apo shokun Shpati.

Pa shumë perifrazime dhe digresione,viktimë e kësaj propogande made in bolshevizëm  ra,midis,të tjerë e të tjerë,edhe i riu,Dino Martiko.Se ky,Dino Martiko,është dhe personazhi mitik i një libri me aq vlera,të shkruar me skrupolizitet,nga shkrimtari,Petraq Pali.

Dino Martiko,i rritur jetim dhe mes shumë peripetishë ekonomiko-shoqërore,mbaron shkollën tregtëtare të Vlorës dhe fillon punë si sekretar i bashkisë së Delvinës.Sado nëpunës i ri,ai ka integritet moral të lartë dhe është alergjik me të gjithë ata nëpunës të kohës që ndërrojnë njëqind flamurë.Ai,sado që punoi në kohën e mbretërisë,nuk qe ndonjë simpatizant i madh i mbretit,por kurrë nuk u bashkua me gjithë ata ptuthadorë të kohës,të cilët,sa iku mbreti në arrati (pse kot i mbante opingat poshtë krevatit?),shpejtuan kush e kush më parë,që të binin në gjunjë para fashistëve.

Dino Martiko,sipas asaj që lexojmë në libër,kurrë nuk ka kënduar në kor.Përkundrazi,ai ka patur dinjitetin e tij të një nëpunësi,në shërbim të popullit,dhe,kur ka"kënduar",ka patur zënë e tij prej bassi.

 

*    *    *

Ai nuk u bashkua as me grekët (ata e kishin zënë Sarandën e Delvinën) dhe kërcënimit të gjeneralit grek:-Do të varë mu tek ai rrapi aty,mes Delvinës,i përgjigjet:-Nuk ka nder më të madh për mua se të varem atje.Sado që qe pranuar në parti,qysh në vitin 1942,dhe qe lënë për të organizuar punën në terren,kur erdhi urdhëri nga lart,që të sulmonte kollonën gjermane(kuptohet,jemi në vitin 1943,kur gjermanët kanë hyrë në Shqipëri),Dino Martiko,pa ia bërë syri tërr,përgjigjet:-Jo,as mos u shkoj mëndja se mund të ndodhë kjo.Shën Vasiu dhe Nivica janë fshatra me pasuri,tani përgatiten për të shirë grurin dhe,po të sulmojmë gjermanët,gjithë të korrat do shkojnë dëm.Dhe"urdhëri nga lart" nuk u vu në zbatim,se Dino Martiko,nuk qe komunist i verbër,por,para së gjithash,kishte një zëmër që rrihte me atë të vëndasve të tij.Qe urtësia e Dino Martikos që shmangu gjakderdhjen në bisedime me italianët,ndryshe me atë që ndodhi në Gjirokastër ku u derdh gjak.

Ai si nëpunës dhe,sidomos,si financier bëri një punë të madhe,fillimisht me një bankë  të huaj dhe,mandej,me atë të Sarandës.Mund të vazhdonte të punonte për bankën  italiane ku fitimet e tij ishin goxha,po ai,para së gjithash vinte interesat e Atdheut.Pse punoi kaq mirë,e sollën si nëndrejtor në bankën e Vlorës.Këtu,më shumë se  kudo,u duk dora e një financieri në zë.Ai e displinoi gjithë personelin dhe banka e Vlorës,u bë model për gjithë vëndin.Pse qe i tillë,Dino Martiko,dërgohej me shërbim deri në Shkodër apo dhe në Peshkopi.

Por,kur thonë,a të lë i ligu që të bësh kasolle?Nuk e linin ferrat nëpër këmbë.Vërtiteshin sigurimsa dhe aparatçikë që shihnin tek Dino Martiko,një pengesë për punët e tyre të ndyra.Këta,sigurimsat,pothuaj se ia nxinë jetën.Pse iu vunë prapa,si "hije që të ndjekin pas",Dino Martikon,e përjashtojnë nga partia,se"nuk është i ashpër me njerëzit e pasur".Pra,Dino Martiko,nuk qe për luftëklasash:Përkundrazi.Ai mbështeste çdo hallexhi që kishte të drejtë.

Në faqet e librit gjen dëshmi të shumta.ku DinoMartiko,dikë e shpëton nga plumbi;dikë e merr në mbrojtje,haptas,duke sfiduar suverjimin e lloj-lloj sigurimsave që lëvizin në surdinë apo dhe,sy për sy,për t'i bërë presion.Po ç'mund t'i bëj vesa betonit?Se Dino Martiko qe hekurbeton.Ai qe etalon ndershmërie dhe njerëzit i çmonte nga puna.Për të nuk vlente as dhe një grimë çdo lloj ndërhyrje për të marrë në punë këdo që qe i paaftë.Edhe kur e pushojnë nga puna (me gjjithë të shoqen) ,ai nuk thyhet moralisht.Përkundrazi.Është po ai.Natyrisht,ky"karshillëk" para aparatçikëve të partisë dhe,ca më shumë të sigurimsave,bëri që Dino Martikon ta arrestojnë në"emrër të popullit".Me këtë arrestim,krejt të kotë,ata mendonin se mund ta gjunjëzonin.Së pari,këtë kënaqësi përverse po e shijonte,i madhi i degës mbrëndshme,një gjeneral në zë,i njohur mirë nga vlonjatët.Ish shok shkolle i Dino Martikos,gjenerali i zi,donte të nxinte dhe faqen e bardhë të këtij njeriu të ndershëm.Sokëllimave të tij,ckërrmitëse dhe të shplara,Dino Martiko,ua vuri kufinë tek thana:-Kështu sokëllij sat shoqe,dëgjove? Dhe gjeneralit,pothuaj,i ra hunda përdhe,ndaj urdhëroi dhe dha porsosi të veçanta:"Në një qeli,sa më të thellë,që mos shoh kurrë diell".Me të drejtë,Petraq Pali,bën analogji me lexuesin kur thotë,a nuk i ngjan atij "Ferrit" të Dantes ku shkruhej:"JU që kini hyrë këtu,lani duarët nga çdo shpresë?".Filloi një golgotë e vërtetë,për Dino Martikon.Por në çdo përgjigje,kish vetëm një fjalë:-Jam i pafajshëm!Edhe po t'më kryqëzoni si Krishti,jam i pafajshëm.

 

*     *    *

Kish 5-muaj hetuesi dhe,kur vjen një kontroll nga lart që merr vesh,për këtë të burgosur që nuk jepej,gjenerali u alarmua.-Thyheni moralisht,- udhëzoi ai.

Se,po nuk e thyet moralisht,as kini për të nxjerrë gjë.Por Dino Martiko nuk u dha.Qëndroi si shkëmb para hetuesëve.Tek hasë me këtë qëndrim heroik dhe,pak mitik të tij,s'ka si nuk më shkon mëndja tek"Kola Brenjon" i Romen Rolandit.Ka një pasazh që më ka mbetur në mëndje.Me që kanë kohë që ndjekin dhe nuk e zënë dot,Kola Brenjonin,i bërtasin nga larg:

-Ne kemi në dorë tëtëshoqe dhe tët bir.Po nuk u dorëzove,do t'i vrasim.Dhe Kola Brenjoni(pa ma gjeni një të ngjashëm?),.bërtet:

-Vritini,se grua gjej prapë.Hallatet po i kam me vete.Edhe djalë bëj prapë...(Natyrisht,citimi im është në vija të tasha,se nuk e kam,librin me vete që t'i referohem fjalë për fjalë),po pse e solla këtë pasazh.

Dino Martiko që është aq i pafjashëm si pafajëssia vet,thotë në hetuesi:-Shkoni dhe merrni dhe djalin tim të vetëm.Merreni,ju autorizoj unë,por jam krejt-krejt i pafajshëm! Nuk ka si të mos ngrihen flokët nga kjo skenë.Por hetuesët e Enverit e kishin humbur dinjitetin.Ata nga njerëz qenë kthyer në bisha.Dhe,sado që qe i pafjashëm,dhe,sado që nuk lanë truk pa lozur,kur e panë që nuk e thyen dot,e burgosën.

Edhe kur doli nga burgu,Dino Martiko,.mbeti po ai:dinjitozi.Me kokën lart dhe kurrë nuk pranoi që të shiste dinjitetin për një punë të profilit të tij.

 

*    *   *

Natyrisht,unë nuk do bëj anamnezën faqe për faqe të librit,të shkruar me aq dashuri nga Petraq Pali,por nuk kam si mos vë në dukje ca tipare të këtij martiri të vërtetë që bëhet"kurban",kot së koti,vetëm e vetëm se është i ndershëm;se nuk lë kënd që ta shkelë në kallo.Ky,Dino Martiko, kacafytet ballas me sigurimsa;me sekretatar të parë dhe me aparatçikë kapadainj,duke marrë në mbrojtje njerëz të thjeshtë dhe,fare haptas,duke i sfiduar "porositë" e tyre që mbajnë erë akraballëk.Dhe sa i gatshëm është për t'u ndeshur me këtë"kastë injorantësh",aq dinjitoz dhe i dashur është me njerëz të thjeshtë e hallexhinj.Kështu ka qenë tërë jetës së vetë:po të ndjekësh me vëmëndje se ç'bën,gjatë gjithë veprimtarisë së tij,në gjithë detyrat që ka kryer,nuk ka  se si të mos bjerë në sy,zëmra e tij e artë që rreh për popullin.

-Dino,ku të gjej një kut pëlhurë?-Dino ,ku të gjej një qillo sheqer?Pak kripë a kafe?,për të mos vazhduar me të tjera e të tjera kërkesa që vijnë nga poshtë,nga njerëz hallexhinj,ti zë e formon portretin dinjitoz të një nëpunësi unik,që,sado në një detyrë shtetërore,është po ai,i dikurshmi,që nuk i shkëput këto lidhje.

Ose,sa mbresëlënëse bëhet në libër,jehona që lë britma e një gruaje(Florina Balla,më duket),që,kur vë re,se Dinon e kanë lënë,enkas,në"hije",zë e bërtet dhe jep alarmin:-Pse nuk është emëri i Dinos?Pse?Pse?Këto pyetje kanë jehonën e kambanave që tunden për "veshët e aparatiçkëve partiakë" që tek Dinua shihnin njerinë me zëmër të madhe që rrihte për popullin,për atdhenë.

Përplasja me "sigurimsat" është kapitull me vete.Dino Martiko"ia heq biçakun nga dora"atij sigurimsit" që në kuponatfinanciare",nxirte letra cigareje për veten;i pret huqet atij tjetrit,që detyronte"gostiarët a dasmorët" që të pinin godat plot,për Stalinin,Enverin,Mao Ce Dunin dhe figura të tjera butofarike.Duhet të kishe zëmrën e Dino Martikos që ta bëje këtë.

 

*     *    *

Në këtë refleksion modest timin,nuk kam si mos theksoj një tipar të veçantë të Dino Martikos.Ai,tërë jetën e vetë,mbeti po ai Dinua i Shën Vasiut që,para se të vepronte,së pari,pyeste zëmrën.Kështu ka vepruar ai tërë jetës.Në kohë të luftës,kur i ofruan"kënaqësinë" për të pushkatuar një të ri që qe kundër partisë,Dinua jo vetëm nuk e pushkatoi,por e fali.E la të lirë.U alarmua dhe u hodh përpjetë,kur gjyqi"partizan" kish pushkatuar një të ri,për një defter cigaresh;ai kulakun Sinan,jo vetëm e strehoi dhe e mbajti në shtëpi,po shkoj deri në agjensi,i siguroj biletë dhe e hipi në vënd të parë.Për të mos vazhduar me të tjera e të tjera.

Por ky i ndershëm i veçantë u bënte hije të paaftëve që kishim mbushur  dikasteret shtetërore,dhe,pse qe i tillë,u burgos dy herë.Një herë në vitin 1954 dhe tjetrën në vitin 1979.Sado që këtë herën e dytë qe dhe i moshuar(qe 65 vjeç),ai përsëri mbeti po ai.I ndershmi dhe dinjitozi,Dino Martiko.Lexuesi për të formuar një përshtypje sa më të plotë,për këtë martir nga i cili nuk ke se si mos mbresohesh,duhet të lexoj librin e Petraq Palit,po unë në këtë refleksion modest mund të them vetëm kaq:

Në doni të shihni se sa dinjitet ka Dino Martiko,shihni emrat e shtetarëve dhe partiakëve që vë përbri autori.Ne që e kemi jetuar atë kohë të dikataturës,e dimë mirë,se,po të futnin në burg,nuk kish njeri që të të afrohej.Të dukej sikur qe me lebër apo vuaje nga një sëmundje ngjitëse.Krejt ndyshe ndodh me  ish të burgosurin,Dino Martiko,ai,edhe pse bëri atë burgun politik,nuk e humbi simpatinë e kuadrove që kishte Vlora apo më tej.Unë e di se kush ka qenë Sihat Tozaj;edhe Namik Xhafa;po dhe Axhem  Gjoni apo Nonda Baka.Siç di të shumë e shumë të tjerëve që rreshton me të drejtë autori.Këta kuadro që për partinë e pushtetin të"vrisnin",nuk e mënjanonin tek shihnin Dino Martikon.Është fare e lehtë pse ndodhte kështu.Dino Martiko qe"kryqëzuar" nga ndershmëria dhe përkushtimi dhe jo për akuza "qesharake" të gatuara në"kuzhinën gjakatare" të sigurimsave.Pse kishte dinjitet dhe qe i ndershëm,Dino Martiko,nuk e humbi dashamirësinë e këtyre kuadrove që,sado qenë me Dinon,nuk e ndihmonin dot.Se urdhërat vinin nga lart.Nga kupola.Petraq Pali duke vënë për karshi një listë të gjatë të këtyre partiakëve dashamirë të Dinos,e bën dhe më të plotë portretin e këtij martiri.

Duke u marrë me Dinon,unë s'akm si mos citoj edhe disa personazhe,që,sado nuk kanë staturën e Dinos,ato,prapë se prapë,kanë  peshën e vet në libër.

Së pari,nëna e Dinos,Stela.-Nuk afrohet të ngrohet,se me mënd është tek i biri,i burgosur.Vallë,a po ngrohet ai?Së dyti,e shoqja,Sofia:-Kot që më lëshoni,- u thotë atyre të degës,- unë njësoj siç thashë sot,do them.Nuk kam seç u them tjetër.Kaq,- them unë,- nuk është pak.Sofia del një grua stoike dhe e pathyeshme ,sado që në libër pak vënd zë.

Së treti,Roberti,djali i vetëm.Të vjen mirë që pema bie nën pemë.Nuk tutet,nuk bie preh e presioneve dhe nuk bëhet "mashë" në duartë e sigruimsave.Ai,njlloj si i ati,Dino Martiko,ka alergji për spiunët.Pema që ka rënë nën pemë qëllon që të martohetme një grua me karakter të fortë,si Donika Taka(në mos gaboj) e cila,merr çdo gjë parasysh-sado që e çojnë deri në Akërni,- dhe nuk i ndahhet, të "deklasuarit";Robert Martiko.Për kohën,ka qenë një guxim që duhet lakuar.Se nuk qenë të paktën rastet,që,njerëz të ndryshëm,kuadro,për të ruajtur lëkurën,bënin divorce,pothuaj tragjike,kurse kjo doktoresha Donika u tregua aq dinjitoze,sa të mbetë në mëndje.

 

*     *   *

Nga burgi i dytë,gjithmonë i kot dhe i fabrikuar,dinjitozi,Dino Martiko,nuk doli gjallë.Ti si lexues ndjen dhimbje dhe bëhesh më i prekshëm kur sheh përpjekjet aq heroike të birit për t'i gjetur varrin të  atit.Se "Drakula",më duket nuk ka qenë ai "konti mitik rumun",po ka qenë ai shoku Shpati në Tiranë që u mohonte familjarëve dhe varret e të afërmëve.Unë e ndjej shumë dhe nuk kam se si mos rrënqethem kur shkruaj për këto përjekeje të Robert Martikos në kërkim të varrit të të atit.Se jam një nga ata,që dhe sot nuk kam arritur të gjej varrin e xhaxhait timi,juristit Hilmi Hysi,që u pushkatua me grupin e dytë të deputetëve me Riza Danin e Co... në  janar të vitit 1948.Ndaj e  kam ndjekur me emocione rrënqethëse gjithë këtë"pelegrinazh të dhimbshëm".Njeriu kur gjen varrin e babait apo cilitdo të afërmi,ndjen një farë ngushëllimi,se nesër mund të shkoj dhe të vendos një lule tek ai varr ose të ndezë dhe një qiri.Drakula i Tiranës ua kalonte gjithë diktatorëve të Lindjes.

Duke e mbyllur këtë refleksion tim modest,në këto çaste jam pranë familajrëve të martirit,Dino Martiko,duke e ndarë dhimbjen me ta dhe,padyshim,jam pranë autorit të këtij libri me vlerë.Pranë Petraq Pali që ka ditur që ta japë si të gjallë këtë Njeri,sa të thjeshtë dhe aq dinjitoz,që quhet Dino Martiko.

 

15 shtator 2011



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora