E marte, 03.08.2021, 07:33 PM (GMT+1)

Kulturë

Flet drigjenti dhe organizatori i aktiviteteve mbarëshqiptare, Ermir Dizdari

E diele, 18.09.2011, 04:54 PM


Zbulohen pas 130 vjetësh polkat për Ulqinin të shkruara nga Wenzel

 

Nga Albert Zholi

 

Para disa ditësh duke u endur në ambinetet e Akademisë së Arteve takova këngëtaren e talentuar opersitike por dhe popullore Shqipe Zani. Gjatë biedës ajo më tha sepse para ca kohësh kishte qenë në Ulqin ku kishe luajtur një ndër veprat më pikante të jetës së saj. Ishte një vepër me përmasa botërore, pra ishte polka kushtuar qytetit të Ulqinit nga kompozitori dhe dirigjenti italian

Leopold de Wenzel. Këto polka u zbuluan rastësisht në Londër nga emigrantë ulqinakë me banim në Angli. Kjo ishte dhurata më e bukur që këta emigrantë i kanë bërë qytetit të tyre madhështor.

 

Leopold de Wenzel (1847-1925), ka studiuar në Konservatorin Mbretëror të Napolit. Ai ka punaur rreth 13 vjet si violinist në Greqi, Turqi. Egjypt. Pjesën më të madhe të jetës e ka kaluar në Paris si dirigjent i teatrit dhe ën Londër (1889-1914) duke punuar si dirigjent dhe drejtor artsitik i Teatrit Mbretëror, Ka shkruar shumë operetta, këngë dhe mbi 20 balete. Në vitin 1880 ai ka shkruar dy pjesë operistike kushtuar qytetit të Ulqinit. Pra bukurinë e këtij vedi kaq piktoresk ai e ka përshkruar (hedhur)  në nota muzikore. Këto polka të përgatitura për orkestër dhe të kënduar ai I ka përshjkruar me përsosmëri të cilat zbulohen pas 130 vjetësh. Çdo të shtunë të parë të muajit prill. Komuna e Ulqinit organizon një Konert në Pallatin e Kulturës të titulluar Dita e Ulqinit, ku këtë vit u ekzekutuan polkat e Leopold de Ëenzel. Këto polka u laujëtën për herë të parë në vendin ku ato morën jetë.

 

Formacioni i orkestërs që luajti polkat:

 

Dirigjent

Ermir Dizdari

 

Violinë e parë

 Ramazan Peku

Miron Peku

Edmea Krasniqi

 

Violinë e dytë:

Jadvina Hoxha

Alma Shehaj

Armando Broshka

 

Violoncel

Andi Alimemaj

Martin Kushi

Piano

Nedi Peku

Ermir Dizdari

 

Kohët e fundit një orkestër nga Tirana me instrumenta ka luajtur në kohët e Ulqinit një pjesë shumë interesante. Si ju lindi ideja për realizimin dhe vënien në skenë të kësaj vepre të rëndësishme, dhe kush qe nismëtar në këtë realizim instrumental në këtë event të komunës së Ulqinit?

 

Unë prej kohësh jam mik i Ulqinit dhe i ulqinakëve dhe një vit përpara kur ata kishin disa aktivitete unë nga disa miqte e mijë mora vesh që  nëpërmjet njerëzve të tyre dhe nëpërmjet arkivave të Londrës kishin gjetur nota muzikore nga një kompozitor shumë i njohur Venzel me origjinë italiane. Në një shëtitje turistike nëpër europë nëpër orient (siç ishte 130 vjet përpara), ai ka ndaluar për disa ditë në Ulqin dhe atje ka pasur disa përshypje dhe emocione si nga veshja, origjina, mikëpritja , bregdeti, kalaja dhe ka shkruar një folk që ja ka kushtuar Ulqinit. Isuf Lika drejtor i shkollës së Ulqinit (që ka edhe një fondacion të tijë) është shumë i interesuar për dokumentacione sa më të herëshme për qytetin e tijë të lindjes. Unë në zyrën e tijë pashë të gjitha këto nota muzikore.Ai kishte edhe formacion për kanto dhe shoqërim për piano.Ne atëherë  biseduam me Isufin dhe me kryetarin e Komunës së Ulqinit që t të gjenim një datë të veçantë që neve të luanim këto dy pjesë.

Data u gjet që ishte e shtuna e parë e muajit prill që ata e kishin edhe festë zyrtare. I takonte 2 prill ditë e shtunë ata bënë ceremonitë e tyre dhe shumë programe të tjera artistike si me vizita, ekspozita, kostume si dhe prodhime të tjera bujqësore dhe peshkimin. Ndërmjet tyre ata kishin edhe mbrëmjen soleme ku presin dhe me atë rast kanë edhe një koncert të vogël. Në këtë rast ne luajtëm këto dy pjesë.

 

-Sa polka janë?

 

Në fakt është një polkë.Që  bëhet në dy variante. E para me kanto dhe me shoqërim dhe tjetra është e zgjeruar vetëm me orkestër.

Materiali muzikor është i njëjtë, por kur bëhet orkestrale ndryshon. Kur bëhet orkestrale ajo ka edhe formën të asaj kohe ku ka një  formacion, një mes të qetë dhe në fund ka një reprizë që bën ciklin e një vepre muzikore siç është në këtë rast kjo lloj polke. Siç janë sinfonitë me katër kohë.

 

Ku u zbulua kjo vepër?

 

Janë disa ulqinakë që janë në Angli dhe Isuf Lika që ishte insiator me miqtë dhe fondacinet e  tij, ata i kanë gjetur në Londër. Përveç notave muzikore ata kanë gjetur edhe shkrime për këto dy pjesë muzikore. Venzel që i ka shkruar është një kompozitor italian, por jetën e tij muzikore e ka kaluar më shumë në Francë dhe në Angli. Në institucinet që ka punuar si drejtor orkestre kanë qenë organet më prestigjioze të asaj kohe në Francë. Ky ka qenë drejtor dhe dirigjent në Londër dhe në Francë, pra në trupat kryesore të Londrës dhe të Parisit të asaj kohe.Nga dokumentat del se ky ka qenë një personalitet i madh. Këto dy pjesë janë luajtur edhe në teatrin imperial të Londrës edhe të Parisit. Ne bëmë pregatitjet këtu dhe bëmë shfaqjet atje ku mbas 130 vjetësh luhet për herë të parë pjesa e tij. Këto ishin materialet kryesore të asaj kohe që u realizuan në orient.Ulqini përfshihej në perandorinë orientale.Në ballinën dhe  në pjesën kryesore instrumentale  është edhe plazhi i vogël i Ulqinit që është sot. Meqë pjesa ka edhe kanton ne morëm edhe Shqipe Zanin për pjesën e kantos

Ne presim një datë tjetër solem të qytetit të Ulqinit dhe kam dëshirë që këto dy pjesë  ti interpretojmë në shoqërinë e një orkestre të plotë. Partiturat unë i kam marrë dhe presim një datë tjetër simbolike me një informacion më të lartë.

 

-Sa orkestarnt do të jenë në këtë informacion të plotë?

Mund të jenë 50 por edhe 80 instrumentistë. Kjo ka të bëjë me llojin e instrumentëve.

Kush mund ta organizojë më mirë këtë informacion?

Kjo varet nga fondet. Mund të mblidhen muzikantë të ndryshëm. Por duhet të caktohet data nga ana e komunës. Mendoj se Tirana ka instumentistë të parametrave europianë dhe besoj se me tam und të realizohet më së miri.

Shqipe Zani

Vënia në skenë e kësaj vepre të madhe të Venzel që ishte njëkohësisht kompozitor, drejtues artsitik dhe dirigjent ishte për mua një ditë e veçantë. Kjo jo për faktin e autorit që është një emër I dëgjuar në botën muzikore por edhe për faktin se u vu për herë të parë në skenë një oper që ishte shkruar për Ulqinin dhe nuk dihej. PPra isha e para që vura në skenë një vepër të bukur të sapo zbukuar. Sigurisht emocionet ishin të mëdha pasi kur dicka vihet për herë të parë edhe veshi është rrahur shumë pak vetëm në prova. Ishte jnjë vepër e padëgjuuar për mua, por që më dha një impression të veçantë pasi zbulimi i kësaj pjese bëri bujë në qarqet muzikore aq më tepër kur ishin melodi kushtuar vetë Ulqinit. Askush nuk e besonte se për kërë qytet me histori të madhe dikur nga një emër i dëgjuar i muzikës botërore do të ishte shkruar një vepër muzikore tepër e veçantë. Pra kjo vepër u luajt për herë të parë në vendin që i dedikohej dhe për fatin tim të mirë unë isha e para që e vura në skenë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora