E diele, 25.07.2021, 02:46 PM (GMT+1)

Kulturë

Kalosh Çeliku: Mëzi im i bukur ende i palëpi

E hene, 19.09.2011, 07:26 PM


MËZI IM I BUKUR

  ENDE I PALËPI

 

Nga: KALOSH ÇELIKU

 

Lexuesi i nderuar, e di se lopa ndonjëherë pjellë viç të palëpi. Edhe pela me siguri pjellë mëz të palëpi. E ju, do të thoni: pse i pjellë në mes të Dimrit dhe nuk i lëpi?! Ja, arsyeja: nuk i do si ardhacak të rinj në familje.

Fatkeqësia është se, këto pjella të kafshëve të buta rriten arave e grazhdeve të huaja me një torbë taxhi për qafe dhe një krah kashtë. Në këtë rast i solli në jetë, Mushka. Melezja është ajo që i merr në mbrojtje këto kafshë të buta gjatë gjithë jetës. Edhe përkujdeset për to si kafshë të buta shtëpiake, i përgaditë për samarë. E di, ju do të thoni pse nuk i përgaditë për shalë? Nuk i përgaditë për shalë se, ju ka hije samari, mirë u rri në shpinë këtyre kafsheve të buta shtëpiake.

Rasti ma përkujtoi edhe një poezi timen që e kam shkruar para disa viteve dhe e kam botuar te libri im me poezi “ E përcolla Natën” (1988):

 

Kafshë e zbutur

 

Dum Dumi është një kafshë e zbutur

që kullot në livadhet e Nënës Parti

e pi ujë në Hurdhë

e tërheq qerren rrugës

e lidhin në grazhd

me një krah bar

ose një kovë taxhi.

 

Dum Dumi është një kafshë e zbutur

mëzat i tredhur

që nuk i kërcen Lopës

dhe kurrë nuk e thyen zgjedhën...

 

Dhe, merreni me mend, Mëzi im i bukur i palëpi edhe sot e kësaj dite nuk u rritë në kalë për samar, po mbeti gjithë jetën mëz i palëpi pas dyerve të hallkut duke pritur t’ia hudhin pas dere një torbë taxhi, ose një krah kashtë. Më kot e priste pronari të rritet në kalë dhe t’i vë samar për të bartur dru nga mali.

Mëzi i palëpi vazhdon të rritet edhe sot dyerve të huaja në mëshirën e hallkut, që një ditë t’i vënë samar, ngarkojnë me dru për në dimër. Shkaku se, soji i tij ka lind për samar, e jo për shalë. Hije i ka në shpinë samari këtij mëzi të palëpi, që na e polli Pela pas dere dhe e rritë Mushka me një krah kashtë për samar.

Mirë, përsëri do të thoni ju: po ne kur do t’i vëmë samar këtij mëzi të palëpi? Kurrën e kurrës. Shkaku, se: e ka pjellë Pela dhe nuk e ka lëpi pas dere. Mushka e rritë me një krah kashtë për samar si gomarin e Nstradin Hoxhës.

Plaku i urtë i ka hipur përsëprapthi mëzit të palëpi në shpinë për në Pazar. E tërheq për kërpeshi Nastradinica. Gjatë rrugës me gropa pritet t’i hipë në shpinë edhe Nstradinica.

Edhe unë këtij mëzi të bukur të palëpi i kam dhënë një torbë taxhi duke u përpjekur që të rritet në kalë së paku për samar, të na sjellë në Shtëpi dru për zjarrin e ndezur në oxhak, në Dimër. Fatkeqësisht, ky mëz i palëpi është pjellë e keqe mushke. Dhe, nuk sjellë në Katund as dru, as ujë mbi samar. Përmëtepër, e dini pse gomarin e kanë thirrë në dasëm?! Me siguri, po. E kanë thirrur, jo pse është i bukur ose i meçur, po nuk ka pasur kush t’ju bartë ujë për dasmorët.

Mëzi ynë i bukur i palëpi është soj gomari. Nënës së tij i ka kërcyer në shpinë gomari. Soji i këtillë nuk është për shalë, por ka lindur për samar.

Në fund: nuk e di mëzi im i bukur me copa pasqyre të arnuara në ballë se, unë gjithë jetën bëj luftë me këlyshë e qenë me zgjebe?! Malli më ka marrë për ujqër...



(Vota: 53 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora