E diele, 25.07.2021, 12:45 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Dy poema satirike mbi aktualitetin në Kosovë

E diele, 18.09.2011, 04:59 PM


Demir KRASNIQI

 

 

KUSH SHANË

 

Kush i shanë figurat shqiptare –

Atë , Zoti e qet fare !

 

Kush i shanë figurat e kombit –

Është më i poshtri i krejt globit !

 

Kush e shanë Gjergj Kastriotin –

Le ta dijë se e ka sha Zotin !

 

Kush e shanë   Skënderbeun 

Ka sha shqipen dhe Atdheun !

 

Kush e shanë Shtjefën Gjeçovin –

Është një gjak me Gorbaçovin !

 

Kush e shanë Pjetër Bogdanin –

Është një gjak me Sllobodanin !

 

Kush e shanë atë Vaso Pashën –

Vet – vetit ia sjell telashën !

 

Kush e shanë  At Gjergj Fishtën –

Është një gjak , një soj me bishën !

 

Kush  shanë t’ lumen Nënë Terezën –

Vet – vetit ia sjell të  zezën !

 

Kush lavdëron Sulltan Muratin –

Ia sjell vetit taksiratin !

 

Kush lavdëron Sulltan Mehmetin –

Vet – vetit ia sjell kiametin !

 

Kush vajton me lot  Turqinë –

Vet – vetit ia humbë fuqinë !

 

Kush e shanë  Zot e kush shanë fe 

Vend për varr s’ do t’ ketë n’ këtë dhe !

 

Kush e përbuzë Shqipërinë –

Do ta puthë gjithmonë robërinë !

 

Gjilan, më 09.09.2011.

 

 

LUMË  PËR TY KOSOVË

 

Lumë për ty  Kosovë ,

  të kemi shtet ,

Kemi pavarësi

Dhe  sovranitet !

 

Amerika e NATO-ja

Na e sollën  lirinë ,

Na e shporrën dhunën –

Prunë demokracinë !

 

Deputetët e popullit

U mblodhën në Prishtinë –

Më 17 Shkurt ,

E  shpallën Pavarësinë !

 

Shpallën Pavarësinë ,

Shpallën Kushtetutën –

Harruan robërinë ,

E  harruan luftën !

 

Ahtisari e solli

 “Pakon” me samuna –

T’ gjitha fshatrave  serbe

Me iu dhënë komuna !

 

UNMIKU n’ themele

Na e nguli gurin –

Na e kompozoi Himnin ,

Dizajnoi Flamurin !

 

Pastaj EULEXI

Solli sigurinë –

Na i  dizajnoi ligjet

Edhe drejtësinë !

 

Brukseli e Evropa –

Hartojnë strategjinë ...

Serbia  n’ Kosovë –

Na e  vizaton gjeografinë !

 

Turqia në shkolla –

Na e shkruan historinë !

Arabia n’ veshje –

Na e dizajnon kostumografinë !

 

Hoxhë Shefqet Krasniqi

Proklamon  betere –

Femra myslimane ,

Nuk bënë  t’ jetë shofere !

 

Ai Ferid Agani –

Na i  venë shamitë !

Dhe  Fuad Ramiqi –

Na  i hapë xhamitë !

 

Hoxhë  Naim Tërrnava

Lartë ka hipë n’ minare –

Do t’ na i fusë në  shkolla

Dhe lëndët fetare !

 

Gjilan, më 11. 09.2011.



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora