E diele, 28.04.2024, 06:27 AM (GMT+1)

Kulturë

Andon Kristo: Poezi arumune - Vangha Mihanj-Steryu

E marte, 20.09.2011, 07:55 PM


Poezi arumune në shqipërim të Andon Kristo

 

Vangha Mihanj-STERYU

 

U lind në fshatin Doleanj të Maqedonisë, më 10 nëntor 1950. Është me origjinë arumune nga Voskopoja, nga fisi Sima. Shkollën fillore e ka mbaruar në Doleanj dhe më vonë në Shkup e në Serbi. Poezinë e parë e ka shkruar në vitin 1963, në klasën e gjashtë, një këngë për femijë me titullin “Retë”. Nga viti 1975 deri më 2007 ka publikuar librat në poezi: ”Lulet”, ”Dallëndyshka”, poezi&prozë, ”Dashuri pa kufi”, ”Kurora e dashurisë”, ”Qëndizma” pjesa e I+II, “Dhuratë për fëmijë” pjesa I+II, Vuajtja”, poezi & prozë , ”Pika më kapele”, ”Lulishtja e yjeve”, Ylli me fole”, ”Motra me zjarret” ,”Rrudha në shpirt”, “Syu i shpirtit”, ”Qiell pa yje”, “Pika te harruara”, ”Meraqe të qëndisura” roman për fëmijë, ”Të bukurat arumune”, roman Pjesa I+II , ”Shtëpi pa shkallë”, roman, ”Yje ruazash” roman për femijë, “Gjerdan me yje” (Antologji), “Horizonti i poetëve”, pjesa I+II, (Antologji), ”Meridianet e poetëve” (Antologji), “Panorama e poetëve”, (Antalogji) ”Antologji e vogël e grave krijuese arumune të Maqedonisë”, ”Gjurmë të fjalës”, (Antologji), ”Nga A deri te Z” poezi për fëmijë, ”Numërimi” poezi për femijë, ”Rruga drejt dritës” libër për Nëne Terezën, ”Jelenica Galenica” poezi për fëmijë, ”Mezi Ionce” poezi për fëmijë, ”Puthja e ofshamave”, “Himni i Dioneve”, “Tespiet e gjyshit” roman për fëmijë, ”Nëna” radiodramë, ”Dallëndyshka” pjesa e I+II, revista për femijë. ”Arumunë të Maqedonisë” revista prej 20 numrash, me vepra të krijuesve arumune. ”Arumunja e Maqedonisë” revistë prej 9 numrash me vepra të grave krijuese nga Maqedonia e Ballkani. E ka përkthyer për herë të parë në gjuhën shqipe Baki Ymeri. Ka perkthyer 15 vepra nga gjuha maqedone në gjuhën arumune etj. Është nderuar me këta çmime : Çmimin “Horizonti i poeteve” në Galac të Rumnaisë, për esenë më të mirë. Çmimin për këngën më të mirë, Galac, Rumani. Çmimin në festivalin e poezisë Uzdin, Vojvodinë (në dy festivale). Në festvaslin Mihai Eminescu, Kishinjëu, Moldovë, në festivalin Mihai Eminescu, Tërgovishte, Rumani. Për romanin “Rrudha në shpirt” në Jash Rumani, nderohet me Çmimin “Ylli në fole”, në Manastir të Maqedonisë. Është laureate e Çmimit të parë në Festivalin e poezisë në Kluj-Napoka, Rumnai, e Çmimit “Lucian Blaga” në Sebesh të Rumanisë, e Çmimit për poezi në Festivalin e Tërgovishtes, Rumani, e Çmimit të parë për këgën fituese “Dasma Arumune” në festivalin “Burimi i artë”, Shkup, 1996. Fitoi Çmimin e parë për këngën fituese “Mirëmbrëma arumune” (Melodi e tekst) në festivalin “Burimi i artë ” 2004, Shkup. Nderohet me 2 këngë që këndohen vazhdimisht në Radiotelevizionin e Shkupit (kompozime të Vanghea Mihanj-Steryut), dhe 30 kënge të folk-muzikës janë poashtu të komponuara me tekste të saj.

 

Dioni i ballit tim!

 

Poezia është aq e bukur,

siç është e bukur gruaja në “ballin e burrit”,

apo “Floriri në ballin e gruas”

Dion! Burri i ballit tim,

Malli më selit shpirtin.

Mbetet!

Mbetet në memorien e Kozmosit tim,

Mbetet në kështjellën e zemrës

Në pulsimin e gjakut ndër damarët e mi

Në psherëtimën e mallit.

Unë të ngrita folenë në vajin dhe mallin e këngës

E tani e di, jam e sigurt se vetëm këtu je i imi

Eja me ethet e shpresës, të fshihemi në botën e engjëjve.



Njeriut që e kam në ballë

 

Njeri, ty diell i ballit tim

Përrallë e pambaruar e ëndrrës

Për ty i patrashëguar!

Si turjelë më kall frikë pambarim

E dhimbjen ma selit në shpirt.

Mbetesh në memorien e Kozmosit tim

Në kishën e zemrës mbetesh,

Në endjen e gjakut ndër damarët e mi,

Në psherëtimën e mallit mbetesh!

Unë të ngrita folenë në vajin e mallit dhe këngës

Dhe tani e di, e jam e sigurt se vetëm këtu je i imi.

Aide me dridhjen e shpresës të fshihemi në botën e engjëjve.

Njeriu i ballit tim!

- Në vitet e fundit kur plakesh

e zbuloj misterin dhe të lë amanetin:

- Mbas vdekjes sime!

Hirin tim hidhe, në detin e të egrave shira,

Vendosmë një lule në varr, Vetëm shiko,

lulja të jetë e freskët! Ashtu siç ishte

Dashuria ime për ty!...



Idil i trishtuar i vjeshtës

 

Me vjeshtën,në merakun e të egrave shira

Me mjegulla nën qiellin gri

Mbetur vetëm në valët e kohës

Mënjanuar në frikën e vetmisë

Ti, bashkë me violinën e vjetër

Duke kënduar nën tingujt e saj

Në mesnatë me hënën e plotë

Në idilin e pezmatuar të vjeshtës

Arrite në rrugën e mallit të vjetër

Dhe e varrose jetën time.

Dallgë e furtunave, sqotë e të egrave shira

Me ty.......

Me ty, idil i pezmatuar i vjeshtës.

Me vaj e me lutje

Iku shpirti im! Dhe me të i mori:

Fustani me qershitë e yjeve

Gjerdani me margaritarët e rinisë

i fshiu pejsazhet e lulëzuara të gjoksit

dhe la: të mallkuarin lot thellësisë së shpirtit

me gishtin e mallit të të zgjojë,

me trazim, me merak e me vaj,

për kujtim të jetës së prishur e tërë myk

Për ikjen në vetminë e agimit

Arratisur shpirti im në pafundësi....

Një lule në duar më pezmaton

Një nuse-lot rrëshqet në faqe

me ngut, buzët e thara t’i njomë,

të harruara në zbrazëtirën e kohës,

Tek të vetmuarat e të mbetura nuse.

Sqotat e të egrave shira

Dallgë e furtunave! Çfarë bëre!?...

 

Vangha Mihanj-Steryu (Poezi bilingve, arumanisht-shqip)

Poezia është aq e bukur, siç është e bukur „gruaja në ballin e burrit”, apo „Floriri në ballin e gruas”  Dioni i ballit tim!

Poezija easti ahât mushatâ, ca cum easti mushatâ „Muljarea dit frâmtea-a bârbatlui”.Icâ(s`u)„Apolonlu dit frâmtea-a muljariljei” Dionlu dit frâtea-a mea! 

Dione! Bârbate dit frâmtea-a mea,     Dion! Burri i ballit tim,

Dorlu `nj sapâ pit suflitlu.                  Malli më selit shpirtin.

Armâni !                                           Mbetet!

Armâni tu memoria-a Cosmoslui a mel, Mbetet në memorien e Kozmosit tim,

armâni tu tsitatela–a inimâljei             Mbetet në kështjellën e zemrës

tu herbul-a sândzâl’ei pit venili a meali,  Në pulsimin e gjakut ndër damarët e mi

tu suschirlu a dorlui.                         Në psherëtimën e mallit.     

Eo tsâ adraiu coibu tu plângul shi dorlu a cânticlui Unë të ngrita folenë në vajin

                                                      dhe mallin e këngës

sh-tora shtiu, sh-escu sigur câ          E tani e di, jam e sigurtë se

mash aoa eshtsâ-a mel.                   Vetëm këtu je i imi

Aidi cu treanburlu-a aspirantsâl’ei             Eja me ethet e shpresës   

s-nâ ascundem tu diuneatsa-a anghil’ilor. Të fshihemi në botën e engjëjve.

 

         

Omlu dit frâmtea-amea -   Njeriut që e kam ne ballë

Omu,tini Soare dit frâmtea-a mea,                 Njeri, ty diell i ballit tim

nibitisit pirmif a yislu-nj!                      Prallë e pambaruar e ëndrës!

ti tini nianchirdâsite!                                      Për ty i patrashëguar!

nj-ahundeadzâ frica ca nidinâsit svreadinSi turjelë më kall frikë pambarim

sh-dorlu `nj sapâ pit suflitlu.                          E dhimbjen ma selit në shpirt.

Arm?1ni tu memoria-a Cosmoslui a mel,       Mbetesh në memorien e Kozmosit tim

armâni tu bâsearica-a inimâl’ei,            Në kishën e zemrës mbetesh,

tu herbul-a sândzâl’ei pit venili a meali,Në endjen e gjakut ndër damarët e mi,

tu suschirlu a dorlui armâni!                Në psherëtimën e mallit mbetesh!

Eo tsâ adraiu coibu tu plangul                       Unë të ngrita folenë në vajin            

        shi dorlu a cânticlui                                     e mallit dhe këngës

sh-tora shtiu, sh-escu sigurâ câ            Dhe tani e di, e jam e sigurtë se

mash aoa eshtsâ-a mel.                       vetëm këtu je i imi.

Aidi cu treanburlu-a n`diiljei                 Aide me dridhjen e shpresës

s-nâ ascundem tu diuneatsa-a anghil’ilor.       të fshihemi në botën e engjëjve.

Omu dit frâmtea-a mea !                     Njeriu i ballit tim !

 – Tu anjlji dit soni c`ndu aushedz,                - Ne vitet e fundit kur plakesh

u dizvâlescu mistirghiea                       e zbuloj mistrein

sh-tsâ-alasu amâneti:                                     dhe të lë amanetin:

-          Dupu moartea-nj!                   - Mbas vdekjes sime !

Cinushea-a mea arucu,tu amarea-a ayrilor ploiuri , Hirin tim hidhe, në detin  e të egrave shira

Bagâ-nj nâ lilici pi murmintulu-a mel,    Vendosmë një lule në varr,

mash mutrea,lilicea s-hibâ crehtâ! ashi, ca cum eara! Vetëm shiko, lulja të jetë

                                                                                            e freskët! Ashtu siç ishte

Vrearea-a mea câtrâ tini!. . ..                         Dashuria ime për ty!...

 

Nvirinata idilâ-a toamâl’ei    Idil i trishtuar i vjeshtës

Cu toamna, tu caimolu-a ayrilor ploiuri Me vjeshtën, në merakun e shirave

Cu sumnuroasili albili  neguri                Me mgjegulla nën qiellin gri

al`sat` singur` tu chimatli a chirolui,      Mbetur vetëm në valët e kohës

pimta tu frica-a singurâtatiea.                Mënjanuar në frikën e vetmisë

Tini deftur cu veacl’ea vioarâ,             Ti, bashkë me violinën e vjetër

Sh-cu cânticlu a morbidal’ei muzicâ,   Duke kënduar nën tingujt e saj

tu njadzâ noapti pi luna-anplinâ,           Në mesnatë me hënën e plotë

tu nvirinata idilâ-a toamnâl’ei,              Në idilin e pezmatuar të vjeshtës

dinasishi pi idyea cali a vecl’iului dor,  Arrite në rrugën e mallit të vjetër

sh-lu angrupashi bânaticlu-a mel.                   Dhe e varrose jetën time.

Deagâ-a zurlilor vimturi,                      Dallgë e furtunave

Hâhâre-a ayrilor ploiuri                        Sqotë e të egrave shira

Tsi tsâ-adraiu!?. . .                              Ç’të bëra!?...

Cu tini. . . . . ..                                             Me ty.......

Cu tiuni anvirinatâ idilâ-a toamnâl’ei.    Me ty, idil i pezmatuar i vjeshtës.

Cu plângu,sh-cu plâcârii,                     Me vaj e me lutje

fudzi duhlu a mel! sh-cu el li lo: Iku shpirti im! Dhe me të i mori:

fustanea-a tsiroasilor steali                   Fustani me qershitë e yjeve

ghiurdanea di mârgâritoarili-a tinireatsâl’ei, Gjerdani me margaritarët e rinisë

li ashtearsi lilicioasili peisaji dit cheptul i fshiu peisazhet e lulëzuara të gjoksit

sh-u alâsâ:                                                   dhe la:

blâstimata lacârmâ-a hulindâreatsâl’ei ,të mallkuarin lot thellësisë së shpirtit

cu gâdiclu a dorlui s-ti dishteaptâ,                 me gishtin e mallit të të zgjojë,

ti niarihati, ti plângu sh-ti caimo,                    me trazim, me merak e me vaj, 

ti adutseari aminti pi bana muhlidzâtâ           për kujtim të jetës së prishur

      sh-aspartâ                                                                    e tërë myk

ti fudzearea tu singurâtatea-a hâhâril’ei.          Për ikjen në vetminë e agimit

Fudzi duhlu a mel tu hulinâreatsâ. .. .        Arratisur shpirti im në pafundësi....

Unâ lilici tu pâlnjili nj-anvirinâ,                  Një lule në duar më pezmaton

unâ nivisteascâ lacârmâ s-arcuti pisti prosuplu,  Një nuse-lot rëshqet në faqe

cu-ayunjiseari uskatili budzâ s-li moal’i,Me ngut, buzët e thara t’i njomë,

s-angrupâ tu chisa-a ettilor,                 Të harruara në zbrazëtirën e kohës,

la-asinguratili shi alâsati nveasti. Tek të vetmuarat e të mbetura nuse.

Hâhâre-a ayrilor ploiuri,                                 Sqotat e të egrave shira

Deagâ-a zurilor vimturi! Tsi adrashi!?. . . Dallgë e furtunave! Ç’farë bëre!?...



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora