| E marte, 20.09.2011, 07:55 PM |
Poezi arumune në shqipërim të Andon Kristo
Vangha Mihanj-STERYU
U lind në fshatin Doleanj të Maqedonisë, më 10 nëntor 1950. Është me origjinë arumune nga Voskopoja, nga fisi Sima. Shkollën fillore e ka mbaruar në Doleanj dhe më vonë në Shkup e në Serbi. Poezinë e parë e ka shkruar në vitin 1963, në klasën e gjashtë, një këngë për femijë me titullin “Retë”. Nga viti 1975 deri më 2007 ka publikuar librat në poezi: ”Lulet”, ”Dallëndyshka”, poezi&prozë, ”Dashuri pa kufi”, ”Kurora e dashurisë”, ”Qëndizma” pjesa e I+II, “Dhuratë për fëmijë” pjesa I+II, Vuajtja”, poezi & prozë , ”Pika më kapele”, ”Lulishtja e yjeve”, Ylli me fole”, ”Motra me zjarret” ,”Rrudha në shpirt”, “Syu i shpirtit”, ”Qiell pa yje”, “Pika te harruara”, ”Meraqe të qëndisura” roman për fëmijë, ”Të bukurat arumune”, roman Pjesa I+II , ”Shtëpi pa shkallë”, roman, ”Yje ruazash” roman për femijë, “Gjerdan me yje” (Antologji), “Horizonti i poetëve”, pjesa I+II, (Antologji), ”Meridianet e poetëve” (Antologji), “Panorama e poetëve”, (Antalogji) ”Antologji e vogël e grave krijuese arumune të Maqedonisë”, ”Gjurmë të fjalës”, (Antologji), ”Nga A deri te Z” poezi për fëmijë, ”Numërimi” poezi për femijë, ”Rruga drejt dritës” libër për Nëne Terezën, ”Jelenica Galenica” poezi për fëmijë, ”Mezi Ionce” poezi për fëmijë, ”Puthja e ofshamave”, “Himni i Dioneve”, “Tespiet e gjyshit” roman për fëmijë, ”Nëna” radiodramë, ”Dallëndyshka” pjesa e I+II, revista për femijë. ”Arumunë të Maqedonisë” revista prej 20 numrash, me vepra të krijuesve arumune. ”Arumunja e Maqedonisë” revistë prej 9 numrash me vepra të grave krijuese nga Maqedonia e Ballkani. E ka përkthyer për herë të parë në gjuhën shqipe Baki Ymeri. Ka perkthyer 15 vepra nga gjuha maqedone në gjuhën arumune etj. Është nderuar me këta çmime : Çmimin “Horizonti i poeteve” në Galac të Rumnaisë, për esenë më të mirë. Çmimin për këngën më të mirë, Galac, Rumani. Çmimin në festivalin e poezisë Uzdin, Vojvodinë (në dy festivale). Në festvaslin Mihai Eminescu, Kishinjëu, Moldovë, në festivalin Mihai Eminescu, Tërgovishte, Rumani. Për romanin “Rrudha në shpirt” në Jash Rumani, nderohet me Çmimin “Ylli në fole”, në Manastir të Maqedonisë. Është laureate e Çmimit të parë në Festivalin e poezisë në Kluj-Napoka, Rumnai, e Çmimit “Lucian Blaga” në Sebesh të Rumanisë, e Çmimit për poezi në Festivalin e Tërgovishtes, Rumani, e Çmimit të parë për këgën fituese “Dasma Arumune” në festivalin “Burimi i artë”, Shkup, 1996. Fitoi Çmimin e parë për këngën fituese “Mirëmbrëma arumune” (Melodi e tekst) në festivalin “Burimi i artë ” 2004, Shkup. Nderohet me 2 këngë që këndohen vazhdimisht në Radiotelevizionin e Shkupit (kompozime të Vanghea Mihanj-Steryut), dhe 30 kënge të folk-muzikës janë poashtu të komponuara me tekste të saj.
Dioni i ballit tim!
Poezia është aq e bukur,
siç është e bukur gruaja në “ballin e burrit”,
apo “Floriri në ballin e gruas”
Dion! Burri i ballit tim,
Malli më selit shpirtin.
Mbetet!
Mbetet në memorien e Kozmosit tim,
Mbetet në kështjellën e zemrës
Në pulsimin e gjakut ndër damarët e mi
Në psherëtimën e mallit.
Unë të ngrita folenë në vajin dhe mallin e këngës
E tani e di, jam e sigurt se vetëm këtu je i imi
Eja me ethet e shpresës, të fshihemi në botën e engjëjve.
Njeriut që e kam në ballë
Njeri, ty diell i ballit tim
Përrallë e pambaruar e ëndrrës
Për ty i patrashëguar!
Si turjelë më kall frikë pambarim
E dhimbjen ma selit në shpirt.
Mbetesh në memorien e Kozmosit tim
Në kishën e zemrës mbetesh,
Në endjen e gjakut ndër damarët e mi,
Në psherëtimën e mallit mbetesh!
Unë të ngrita folenë në vajin e mallit dhe këngës
Dhe tani e di, e jam e sigurt se vetëm këtu je i imi.
Aide me dridhjen e shpresës të fshihemi në botën e engjëjve.
Njeriu i ballit tim!
- Në vitet e fundit kur plakesh
e zbuloj misterin dhe të lë amanetin:
- Mbas vdekjes sime!
Hirin tim hidhe, në detin e të egrave shira,
Vendosmë një lule në varr, Vetëm shiko,
lulja të jetë e freskët! Ashtu siç ishte
Dashuria ime për ty!...
Idil i trishtuar i vjeshtës
Me vjeshtën,në merakun e të egrave shira
Me mjegulla nën qiellin gri
Mbetur vetëm në valët e kohës
Mënjanuar në frikën e vetmisë
Ti, bashkë me violinën e vjetër
Duke kënduar nën tingujt e saj
Në mesnatë me hënën e plotë
Në idilin e pezmatuar të vjeshtës
Arrite në rrugën e mallit të vjetër
Dhe e varrose jetën time.
Dallgë e furtunave, sqotë e të egrave shira
Me ty.......
Me ty, idil i pezmatuar i vjeshtës.
Me vaj e me lutje
Iku shpirti im! Dhe me të i mori:
Fustani me qershitë e yjeve
Gjerdani me margaritarët e rinisë
i fshiu pejsazhet e lulëzuara të gjoksit
dhe la: të mallkuarin lot thellësisë së shpirtit
me gishtin e mallit të të zgjojë,
me trazim, me merak e me vaj,
për kujtim të jetës së prishur e tërë myk
Për ikjen në vetminë e agimit
Arratisur shpirti im në pafundësi....
Një lule në duar më pezmaton
Një nuse-lot rrëshqet në faqe
me ngut, buzët e thara t’i njomë,
të harruara në zbrazëtirën e kohës,
Tek të vetmuarat e të mbetura nuse.
Sqotat e të egrave shira
Dallgë e furtunave! Çfarë bëre!?...
Vangha Mihanj-Steryu (Poezi bilingve, arumanisht-shqip)
Poezia është aq e bukur, siç është e bukur „gruaja në ballin e burrit”, apo „Floriri në ballin e gruas” Dioni i ballit tim!
Poezija easti ahât mushatâ, ca cum easti mushatâ „Muljarea dit frâmtea-a bârbatlui”.Icâ(s`u)„Apolonlu dit frâmtea-a muljariljei” Dionlu dit frâtea-a mea!
Dione! Bârbate dit frâmtea-a mea, Dion! Burri i ballit tim,
Dorlu `nj sapâ pit suflitlu. Malli më selit shpirtin.
Armâni ! Mbetet!
Armâni tu memoria-a Cosmoslui a mel, Mbetet në memorien e Kozmosit tim,
armâni tu tsitatela–a inimâljei Mbetet në kështjellën e zemrës
tu herbul-a sândzâl’ei pit venili a meali, Në pulsimin e gjakut ndër damarët e mi
tu suschirlu a dorlui. Në psherëtimën e mallit.
Eo tsâ adraiu coibu tu plângul shi dorlu a cânticlui Unë të ngrita folenë në vajin
dhe mallin e këngës
sh-tora shtiu, sh-escu sigur câ E tani e di, jam e sigurtë se
mash aoa eshtsâ-a mel. Vetëm këtu je i imi
Aidi cu treanburlu-a aspirantsâl’ei Eja me ethet e shpresës
s-nâ ascundem tu diuneatsa-a anghil’ilor. Të fshihemi në botën e engjëjve.
Omlu dit frâmtea-amea - Njeriut që e kam ne ballë
Omu,tini Soare dit frâmtea-a mea, Njeri, ty diell i ballit tim
nibitisit pirmif a yislu-nj! Prallë e pambaruar e ëndrës!
ti tini nianchirdâsite! Për ty i patrashëguar!
nj-ahundeadzâ frica ca nidinâsit svreadinSi turjelë më kall frikë pambarim
sh-dorlu `nj sapâ pit suflitlu. E dhimbjen ma selit në shpirt.
Arm?1ni tu memoria-a Cosmoslui a mel, Mbetesh në memorien e Kozmosit tim
armâni tu bâsearica-a inimâl’ei, Në kishën e zemrës mbetesh,
tu herbul-a sândzâl’ei pit venili a meali,Në endjen e gjakut ndër damarët e mi,
tu suschirlu a dorlui armâni! Në psherëtimën e mallit mbetesh!
Eo tsâ adraiu coibu tu plangul Unë të ngrita folenë në vajin
shi dorlu a cânticlui e mallit dhe këngës
sh-tora shtiu, sh-escu sigurâ câ Dhe tani e di, e jam e sigurtë se
mash aoa eshtsâ-a mel. vetëm këtu je i imi.
Aidi cu treanburlu-a n`diiljei Aide me dridhjen e shpresës
s-nâ ascundem tu diuneatsa-a anghil’ilor. të fshihemi në botën e engjëjve.
Omu dit frâmtea-a mea ! Njeriu i ballit tim !
– Tu anjlji dit soni c`ndu aushedz, - Ne vitet e fundit kur plakesh
u dizvâlescu mistirghiea e zbuloj mistrein
sh-tsâ-alasu amâneti: dhe të lë amanetin:
- Dupu moartea-nj! - Mbas vdekjes sime !
Cinushea-a mea arucu,tu amarea-a ayrilor ploiuri , Hirin tim hidhe, në detin e të egrave shira
Bagâ-nj nâ lilici pi murmintulu-a mel, Vendosmë një lule në varr,
mash mutrea,lilicea s-hibâ crehtâ! ashi, ca cum eara! Vetëm shiko, lulja të jetë
e freskët! Ashtu siç ishte
Vrearea-a mea câtrâ tini!. . .. Dashuria ime për ty!...
Nvirinata idilâ-a toamâl’ei Idil i trishtuar i vjeshtës
Cu toamna, tu caimolu-a ayrilor ploiuri Me vjeshtën, në merakun e shirave
Cu sumnuroasili albili neguri Me mgjegulla nën qiellin gri
al`sat` singur` tu chimatli a chirolui, Mbetur vetëm në valët e kohës
pimta tu frica-a singurâtatiea. Mënjanuar në frikën e vetmisë
Tini deftur cu veacl’ea vioarâ, Ti, bashkë me violinën e vjetër
Sh-cu cânticlu a morbidal’ei muzicâ, Duke kënduar nën tingujt e saj
tu njadzâ noapti pi luna-anplinâ, Në mesnatë me hënën e plotë
tu nvirinata idilâ-a toamnâl’ei, Në idilin e pezmatuar të vjeshtës
dinasishi pi idyea cali a vecl’iului dor, Arrite në rrugën e mallit të vjetër
sh-lu angrupashi bânaticlu-a mel. Dhe e varrose jetën time.
Deagâ-a zurlilor vimturi, Dallgë e furtunave
Hâhâre-a ayrilor ploiuri Sqotë e të egrave shira
Tsi tsâ-adraiu!?. . . Ç’të bëra!?...
Cu tini. . . . . .. Me ty.......
Cu tiuni anvirinatâ idilâ-a toamnâl’ei. Me ty, idil i pezmatuar i vjeshtës.
Cu plângu,sh-cu plâcârii, Me vaj e me lutje
fudzi duhlu a mel! sh-cu el li lo: Iku shpirti im! Dhe me të i mori:
fustanea-a tsiroasilor steali Fustani me qershitë e yjeve
ghiurdanea di mârgâritoarili-a tinireatsâl’ei, Gjerdani me margaritarët e rinisë
li ashtearsi lilicioasili peisaji dit cheptul i fshiu peisazhet e lulëzuara të gjoksit
sh-u alâsâ: dhe la:
blâstimata lacârmâ-a hulindâreatsâl’ei ,të mallkuarin lot thellësisë së shpirtit
cu gâdiclu a dorlui s-ti dishteaptâ, me gishtin e mallit të të zgjojë,
ti niarihati, ti plângu sh-ti caimo, me trazim, me merak e me vaj,
ti adutseari aminti pi bana muhlidzâtâ për kujtim të jetës së prishur
` sh-aspartâ e tërë myk
ti fudzearea tu singurâtatea-a hâhâril’ei. Për ikjen në vetminë e agimit
Fudzi duhlu a mel tu hulinâreatsâ. .. . Arratisur shpirti im në pafundësi....
Unâ lilici tu pâlnjili nj-anvirinâ, Një lule në duar më pezmaton
unâ nivisteascâ lacârmâ s-arcuti pisti prosuplu, Një nuse-lot rëshqet në faqe
cu-ayunjiseari uskatili budzâ s-li moal’i,Me ngut, buzët e thara t’i njomë,
s-angrupâ tu chisa-a ettilor, Të harruara në zbrazëtirën e kohës,
la-asinguratili shi alâsati nveasti. Tek të vetmuarat e të mbetura nuse.
Hâhâre-a ayrilor ploiuri, Sqotat e të egrave shira
Deagâ-a zurilor vimturi! Tsi adrashi!?. . . Dallgë e furtunave! Ç’farë bëre!?...