| E enjte, 29.09.2011, 02:59 PM |
“O, Himarë e Toskërisë”
Aktualiteti i një vjershe të hershme për Himarën.
Nga Idajet Jahaj (poet)
Nëse Beni ka qene një poet popullor nga Vunoi i Himarës. Ai ka shkruar në çerekun e parë të shekullit xx.
Ai ka shkruar edhe shumë vjersha tjera në vitin 1914, një shekull më parë, por deri më sot, vetëm 7 prej tyre na kanë arritur. Ai la vjersha të llojit himn, si: “Europa shkruajnë e thonë”(1920), “Himara në breg të detit”(1920) etj. Edhe në këtë cikël të paktë të tij, bie në sy talenti i poetit popullor, epizmi dhe lirizmi i spikatur i vargjeve dhe këngëve.
Ai i këndoi historisë, trimave të Bregut, bukurisë së natyrës.
Midis vjershave shquan edhe ajo me titull “O, Himarë e Toskërisë”, me anën e së cilës godet rëndë agjentët e megali – idhasë greke, të cilët zgjatën kthetrat e tyre në popullin e Himarës, për t’i çngjyrosur atij kombësinë.
Pra,
".......................................
Pesëqind vjet ç’i përballe,
Dhe tashti që të erdhi liria,
Ti veshe rrobat e zisë,
Se të pllakosi Greqia,
Në bregdet të Shqipërisë!"
Dhe shkruan(ndoshta në fletoren e tij që mbante në torbë në malet e Çipinit), apo këndon, sipas rastit me shokë, apo në dasma e gosti të ndryshme, ku e krijonte këngën në çast të përsosur. Shkruante hapur kundër oktapodit shovinist të jugut, qorton rëndë Himarën e tij të dashur, e cila ka vezulluar si dritë në histori, por tani..., e prishi, ngaqë dëgjoi disa të shitur “priftërinj e dhaskalë” që i shërbenin megali – idhesë greke. Në këtë frymë shkroi vjershën e zjarrtë “O, Himarë e Toskërisë”, në vitin 1914, kur greku doli në Himarë, gjakprishuri S. Milo përçau popullin, duke predikuar kombësinë false greke në etninë e moçme himarjote shqiptare.
Vjersha e shkruar në fillim të shekullit xx, por me aq vezullim ajo ndriçon edhe sot, kur në të njëjtën egërsi, megali – idheistët i janë vërsulur krahinës heroike, për të deheroizuar atë, për të çrrënjosur e bastarduar:
"O, Himarë e Toskërisë,
Që u qeshe këtë radhë,
Moj nëna e trimërisë,
Në çdo punë
Të gënjyen moralistë (greket)
Priftërinjtë më dhaskal,
U qeshe si çiliminjtë,
Të prishësh me propagandë!
Ç’t’u desh flamur’ i rrospisë,
Dhe humb emrin shqiptar!
Qani nëna, qani motra,
Qaj namuz i Shqipërisë,
Qani me ligje të forta,
Për atë ditën e lirisë.
Me penë doja t’i thosha,
Gjithë mendimet e mia,
Dhe me zogj do t’i dërgoja,
T’i dëgjojë ekëcia..."
Aktualiteti i kësaj vjershe ndriçon edhe sot si një shekull më parë.