E premte, 26.04.2024, 03:36 AM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: "Shoku" Timothe?!...

E marte, 26.07.2011, 07:22 PM


"Shoku"  Timothe?!...

 

Tregim   

 

Nga  Përparim Hysi

 

Se ç'vit erdhi në shkollën tonë ky,""shoku"Timothe,me saktësi nuk e mbaj mënd.Po ka qenë bash atëherë,kur nëpresidenti i SHBA,Niksoni,vizitoi Kinën.Dhe qysh qe e mundur që Kina,ky vënd komunist,të hapte derën për nënpresidentin amerikan?Thagma qe,se"shokët kinezë",nuk qenë konsultuar  me sh.Enver që,siç supozohej dhe mendohej, qe "koka më e madhe marksiste-leniniste në botë".Do të thoni:-Pse po trapis kaq larg?Është punë kujtese dhe,kur kjo shterë,do zëshë e të rëmosh npër "xhepat" e saj,ta lidhësh me ngjarje apo ndodhira,për të përqasur sado pak ndonjë datë apo ndonjë emërim personi në detyrë,siç qe dhe ky emërim i "shokut" Timothe.

 

                                                           *     *    *   

Pikërisht,aty prag viteve '80-të,komiteti i partisë së rrethit.kish bërë të habiturin ndaj seksionit të arsimit se si ishte e mundur që në shkollën e Petovës,me  një personel mbi 30 mësues,mos të ketë një komunist për be? Dhe,kur?Në një kohë kur partia në Qendër këshillonte  që në çdo hallkë të jetës të udhëhiqte partia.Atëherë,menjëherë,u vendos që në shkollë të emërohej dhe një komunist:ky qe "shoku Timothe!!!  Në se më ndiqni me kujdes,fjalën shoku unë e kam vënë në thonjëza.E kam vënë në thonjëza se,kur erdhi në shkollën tonë,na u prezantua si një burrë i urtë,pa fare tangarllëk,dhe tha:Jam Timo Harillaqi! Epo,mirëseerdhe,more Timo Harillaqi,sikur thamë ne njëzëri.Punë e madhe në ishte komunist.Aq na bënte.Ne e njihnim njëri- tjetrin,prej 15 e ca vjetësh dhe,sido që të ish një komunist,çfarë do ndryshonte në shkollë apo midis nesh?Pastaj,ky,Timoja,mos qe i urtë dhe i butë,sa nuk ia gjeje shokun.Si pulëz Krishti,-thonë në Myzeqe.Ç'lëndë do të jepte,nuk caktohej.Por në arsim,asi kohe,qarkullonte një thënie:-Po qe me arsim të mesëm,mund të japësh çdo lëndë.Ne,të tjerët, e kishim mbaruar të lartën me kohë,por Timoja qe komunist dhe mund të jepte çdo lëndë.Se kot dhe të mesmen,e kish mbaruar me korrespodencë.Dhe,me që lëndët kryesore qenë të zëna nga profesionistë,Timos i mbeti që të jepte fizkulturë.E gjeti shtëpinë e priftit,- tha Vangjeli për të.Për Timon.Së pari,se gjatë gjithë kohës që bie shi,ai do bëjë pallë (në shkollë,sado e madhe shkolla me tri a katër paralele,nuk kish palestër ) ,por,dhe kur koha qe e mirë,u bënte një"talim"(rreshtore) nxënësve dhe pastj u jepte topin.Jo pallë,po pallë ariu.Po në nuk lodhej në punë,Timoja,"lodhej" dhe i binte bretku në mbledhjet e partisë.Ato bëheshin,vazhdimisht,mbasditeve vonë apo në mbrëmje,dhe,shpesh,sado që qe nga qyteti, flinte në fshat.Kishte probleme në fshat dhe Timoja po "tretej" nga problemet.Me ne,kolegët,sado që ishim pa parti,sillej si qingj.Sa i dashur! Sa njerëzor!...

 

                                                            *    *    *  

Ja kaluam mirë me Timon këtë vitin e parë.Mirëpo  ashtu si qemania e Nastardinit që avazin e kish prapa,kështu e pësuam dhe ne nga Timoja.Grupet antiparti që "syri vigjilent i partisë ( nënkupto sh.Enver !!!) ,tregonin se duhej  thelluar lufta e klasave qoft dhe në gjirin e familjes.Detyrë parësore,për ta udhëhequr këtë luftë,merrte organizata  bazë e partisë.Për të mos ju lodhur,me këto profka bajate të asaj kohe,ja seç ndodh:në krye të organizatës së partisë ( fshati kishte mbi 30 e ca koumnistë),na zgjidhet Timoja.Se ky qe i "kompletuar si intelektual",me arsim të mesëm dhe jo si ai,i vjetri,me 7-vjeçare.Siç thoshte,për këtë rizgjedhje,me të qeshur një kolege:ky,Timoja,qe me dy sy,ai ,i vjetri,me një sy.U zgjodh  Timoja,por ndryshoi tak-fap.U mblodh kolektivi dhe ky u prezantua:-Ju e dini...(vazhdoi me gjuhë të ashpër të dënonte ata"puçistët" që donin të merrnin kalanë nga brënda e bla-bla...) ,dhe bëri njoftimin:-Tash e tutje,unë nuk jam për ju,Timoja,por "Shoku" Timothe!!!. -Ore,që u zgjodhe,mirë bëre,- fola unë dhe urime që ta kryesh detyrën sa më mirë,po  ç'është kjo:"Shoku Timothe!!!".Nuk je ai ,Timoja,i djeshëm.-Pikërisht,këtë dua të theksoj:jam  "udhëheqës i partisë për fshatin dhe për shkollën,po se po,dhe kjo është gjuha për shokët e partisë",nguli këmbë Timoja.Më falni,shoku Timothe.E bukura qe se këtë "virus" donkishotesk,zuri ta kultivojë dhe tek nxënësit.E pashë tek zhvillonte një orë fizkulturë.Para se të bënte atë"talimin"(rreshtoren,de,se çfarë dinte tjetër?) , e udhëzoi kujdestarin e klasës që të paraqitej kështu:-Qetësohu!Gati-tu! Shoku sekretari i partisë,klasa është gati për mësim! E ndoqa këtë lloj raportimi,made in "shoku" Timothe, dhe zorrët më erdhën tek goja.Gjithmonë gojën  nuk e kam mbajtur mbyllur.Gjithmonë ç'kam "lehur" me gojë,e kam paguar pak rëndë.Po një budallallëk i tiillë,unik në gjithë hartën e Shqipërisë,nga veriu në jug dhe nga lindja në perëndim,as mund ta hasje gjëkund.E shihja dhe më erdhi në mëndje,thënia brilante e Poetit Kombëtar,Naim Frashëri,që thotë diku:"Kush hiqet i madh dhe mbahet i rëndë,ka mëndjen e vogël dhe të  lehtë si pëndë!".  Eh,Naim,Naim! Sikur i ke thënë për Timon.Më fal,për "shokun Timothe!!!".

Dhe nuk m'u durua,po në sytë të  të gjithëve,i them:-Ore Timo,po në  ç'rregullore apo program të shkollës e ke gjetur atë lloj paraqitjeje:-Shoku sekretari i partisë,klasa është gati për mësim.E kupton që po bëhesh karagjoz.Ai:- së pari,ta dish mirë ti dhe kushdo tjetër,që unë nuk jam Timoja,por "shoku" Timothe;së dyti,jam sekretari i partisë dhe duhet të mendohesh mirë,kur flet se kështu,duke marrë nëpër gojë sekretarin e partisë,vë në dyshim rolin udhëheqës.Unë flakë për flakë:-"Shoku Timothe! Në organizatë të partisë bëj si të duash,po ky programi i shkollës është unik për gjithë Republikën dhe nuk ka rregullore që thotë:-Shoku sekretar i partisë,por shoku mësues apo dhe zoti mësues,siç ndodh rëndomë.Të  tjerët,bashkë me ta dhe drejtori,kokën ulur tek shkëmbeja këto "replika" të nxehta me "shokun" Timothe.Ky Don Kishot i kohës sonë,sikur kish ikur nga Spanja e Servantesit dhe ja tek u shfaq,jo si fantazëm,por si një realitet që ta shpallte.Në vënd të parzmores së "kalorësit të vrerosur",kish "parzmoren" e partisë,e cila,siç shprehej,e bënte me krahë. Qe inatçi dhe,tek qeshte,gjoja nuk të qe zëmëruar,sytë i lëshonin flakë,si ajo nepërka,që tek do të sulmojë gjahun,ia ngul sytë që gati i lëshojnë vrerë.

 

                                           *   *   *

 

Jo më shumë se dy ditë,pas këtyre replikave të "nxehta",tek bëhesha gati,pas mësimit,për t'u kthyer në shtëpi,më vjen një nxënës dhe më thotë:-Të pret sekretari i partisë në zyrë.E kuptova që duhet të vija se më kishte zënë"kolla e mirë".Trokita dhe,tjetri,me që e dinte sekush qe pas derës,bëri sikur nuk dëgjoi."Shoku Timothe" qe zhytur në "mësimet e çmuara të udhëheqësit" dhe mënd po "mbytej" nga entusiazmi.Natyrisht,trokita më fortë dhe,kur dëgjova,hyr,hapa derën dhe e mbylla mëpas.Ai,kredhur;si ata kredharakët që lahen tërë qejf,zhytur e mbytur (kurrë mos e çofshë kokën!-mallkova me vete) ,dhe,tek e ngriti kokën si me një shkujdesje prej kapadaiu,tha:

 

-E di pse të kam thirrur?

-Po nga ta di?- shfaqa unë dyshimin.

-Siç e di,- filloi me atë gjuhën e nepërkës, ka ca gjëra që,sado t'i mbash fshehur,partia i zbulon.Ja,a nuk qe  vigjelenca e madhe e partisë dhe sh.Enver që u zbulua pas kaq e kaq vjetësh,poliagjenti,Mehmet Shehu?!

-Fati i madh,- thashë unë,- po unë ç'hyj në këtë mes?

-Ti,- filloi nepërka të hidhte vrerin,- a nuk ke një xhaxha të pushkatuar?

-E kam dhe kam  shënuar në dokumentet e mia qëkur kam marrë maturën.

-Po ndonjë gjë tjetër mos ia ke fshehur partisë?

-Jo,asgjë?

-Ndaj nuk të pëlqente ajo"sekretar i partisë" ty,se kujton se partia ha bar.Pse nuk ke shënuar që gjyshin e ke patur kulak?

-Se,kur gjyshi u bë kulak,unë e kisha përfunduar shkollën.

-E di,e di,- foli ngadhnjyes,ai.Pashë dhe dokumentet,po që nesër do shkosh në kuadër dhe do bësh"zgjerimin e biografisë!!!"  .

 

Tek po dilja i bërë tym nga zyra,nepërka foli:-Të më sjellësh vërtetim nga ajo e kuadrit!

       

                                                  *     *    * 

Shkova në kuadër dhe bëra "zgjerimin e biografisë".Qe me një dhomë e një kuzhinë,,tani u bëre me dy dhoma e një kuzhininë,- më shpostiste ,miku im,Vangjeli.Dhe pse? Ngacmove gërthacët! Mora dhe vërtetimin.Kuadristja,gjysëm analfabete,grujaa e një kuadri që arriti deri në kupolë të qeverië e qau,me lot e me qurre,vërtetimin.Mjafon që të ndiqni vetëm fjalën "Fier" me  4 gërma,e bëri me 5 gabime:fJeRË!!! Më poshtë lëre se sa gabime.Kur ia çova "Shokut Timothe",ky qe si ajo zhgabonja që ka vënë gjahun ndër këmbë dhe fillon ta hajë me nge.E mori,hapi kasafortën e partisë,dhe e futi.me këtë sikur më thoshte:-Këtu të kam! Në Myzeqe e shprehin këtë gjë popullorçe:-Më dhjefshë në kupë të hudhrave!

 

                                                   *    *   *  

Shkodra ka  një shprehje të pakompensueshme,për njerëz të tipit"Shoku"Timothe:-I ka hy vetja në qejf. Dhe,vërtet,këhtu qe.Zuri dhe gjuante për "zoga".Më të mirat,kandidate partie.I "instruktonte" me derën mbyllur.Se qe"sekret" partie.Aq e kish kapur zullumi,sa tri ditë flinte në fshat."Robëtohej" me punët e partisë.Po fshati kish një sy dhe më "vigjilent" se të partisë,dhe zuri të fliste.Kulmin e arriti kur shkoi për darkë tek Selimi.Ky,Selimi qe njeri dede.Po ja që për pjesë i kish rënë një grua e bukur.Sulltanë e quanin,po për sulltan qe."Shoku Timothe",sado që u mor në zyrë me komunisten Sulltanë,po ku mbaroheshin "armiqtë" që zbulonte partia,dhe këtë "luftë" dhe"zbulim" e vazhdoi dhe në shtëpi të këti Selimit.Selim "qotisë" i paskësh thënë,"Shoku"Timothe:-Shoku Selim,do na falësh,po me shoqen Sulltanë kemi për të diskutuar një porblem partie.Ti,i partisë,je,po e kërkon rregulli.Dhe Selim"qotia" shkoi për gjumë,kurse "Shoku" Timothe me Sulltanën "shpartalluan armiqtë e partisë".Qotia si qoti që qe, as që i shkonte asaj ane dhe,që të nesërmen,e rrëfeu pa shejtanllëk në brigadë.Njerëzit që t'i këndojnë teskeretë,edhe brënda në xhep,jo vetëm u gajasën me "bëmat" e "shokut Timothe",por Zeneli (këtij nuk i rri goja rehat si puna ime) , paska thënë:-Siç e ka zënë ky,"Shoku Timothe",do na i vërë gratë në radhë.Për vete,që sot,gruas sime do t'i ble një palë brekë prej teneqeje,se ku mbahet më ai, që ma ka bërë zverkun si një dem Divjake.Njerëzia ranë përmbys së qeshuri,por Zenelin,e çuan deri në gjykatë për thashë  e theme.Por vjen një kohë,dhe e paguan zullumin.

Pas qejfeve,ky gjarpër i zi dhe i lig,vuri duarët dhe në arkëzën e partisë.Revizori nuk e fali.E raportoi.E hoqën urgjent dhe e përjashtuan nga partia.

"SHoku Timothe" u bë prapë  Timo.E hoqën dhe nga shkolla jonë dhe  çuan diku tjetër.

 

                                                             *      *     *  

Kish ardhur demokracia dhe,tek interesohesha për një dokument tek të persektuarit në Fier,ballë pr ballë me Timon.

-Papi,bërtiti,skur t'i ishih shpifur flamët për mua.Po ku të kam?

-Ou,"shoku Timothe",- thashë jo pa shpoti.Ç' erë e mirë të ka sjellë deri këtu?

-Po Fotina ime ( e shoqja),ka qenë bijë kulaku,- më tha,- dhe ja erdha për atë"statusin" e saj.

-Bijë kulaku,- përsërita unë jo pa qëllim,- po a e dërgove në kuadër që të"zgjeronte biografinë?- i mëshova zërit unë

-Ah,ç'je ti!Nuk e i lë këto shaka ndonjëherë.

-Dëgjo,- i thashë,- nuk po bëj shak fare.Po harrova të keqen,le t'më nxjerin një sy;po harrova të mirën,t'm'i nxjerrin që të dy.

 

Iku si i ndërkryer dhe më nuk ia pashë  më bojën.

 

 

                                     23 korrik    2011



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora