Kulturë
Skender Maci: Shqiperia. E kaluara dhe e tashmja nga Konstandin Cekrezi (IV)
E diele, 24.07.2011, 06:51 PM
Shqiperia. E kaluara dhe e tashmja nga Konstandin Cekrezi (III)
Marko Bocari
Nga Skender Maci
Shqiptaret dhe revolucioni grek
Duke vepruar per interesat e tij dhe per te cuar perpara objektivat qellimet e tija ali pasha punoi i vetedijshem me zell per te nxitur/ngjallur pakenaqesi ndaj sulltanit midis popullsise greke te provincave te tij periferike.
Ne bashkepunim secret/te fshehte me katerinen e II te rusise ai ndermori masa per te dobesuar fuqine/pushtetin e bejlereve turq qe i sundonin keto provinca, duke shpresuar ne kete menyre qe te lehtesoje aktivitetet e "filiki etairia", e cila operonte/vepronte nen mbrojtjen, nxitjen dhe mbeshtetjen e perandoreshes ruse per interes te kombit grek.
Eshte e qarte fare pa piken e dyshimit qe eksistenca e gjendjes se turbullt asokohe ne greqi i dedikohej nga te gjithe anet/ne cdo drejtim ali pashes.
Akoma me teper ali pasha jo vetem qe e nxiti dhe e inkurajoi levizjen greke, duke mbajtur ne dore freret e saj, duke e mbajtur ate nen kontoll, por dihet hapur qe ai ka qene mbrojtesi/protektori I udheheqesve te ardhshem te revolucionit grek.
Eshte fakt qe kryengritja greke filloi eksaktesisht/pikerisht ne momentin kur masa e ushtrive turke ishte perqendruar ne rrethimin e kalase se ali pashes.
Por karakteristika me e rendesishme ne te gjithe kete ceshtje/pune sidoqofte, eshte roli direkt qe kane luajtur shqiptaret gjate revolucionit grek.
Personazhet kryesore te revolucionit grek si pershembull marko bocari, xhavella, andruko dhe plot te tjere kane qene/kane figuruar si komandante ushtarake ne oborrin e ali pashes..
Shume prej tyre ju larguan pashait per shkak te trajtimit te ashper te sulioteve, bashkekombesve/bashkeatdhetareve te tyre dhe tani u bashkuan me greket per inat te aliut, ndersa te tjeret nuk e mbeshteten kausen e ali pashes bile edhe pas renies se janines dhe eksekutimit te tij, dhe perqafuan kausen e revolucionit grek si nje mjet per tu hakmarre kunder amikut te perbashket, turqve.
Midis ketyre ishte edhe Marko Bocari te cilin aliu e therriste me perkedheli "biri im I dashur".
Nje aresye tjeter se perse keta shqiptare heroike, per emrat/koken e te cileve greket betohen sot, kaluan nga ana tjeter e gardhit eshte qe greket ishin nje komb kristian duke luftuar kunder sulltanit.
Jo me pak I rendesishem sidoqofte ishte roli qe kane luajtur shqiptaret e greqise.
Ishin pikerisht ata qe mbajten peshen me te madhe ne luften greke per pavaresi.
Pa veprat e jashtezakonshme dhe heroike ne betejat detare te flotes tregetare te shqiptareve te ishijve te hydes dhe spetsait, e cila ishte nen komanden e trimit te cartun admiral miaulit, revolucioni grek do te kishte qene I destinuar te deshtonte katastrofisht.
Admirali, marinaret e tij dhe gruaja e famshme komandantja detare bubulina ishin pasardhes direkte te emigranteve shqiptare qe I kishte cuar atje xhon bua shpata.
Botes I eshte injektuar ne tru ideja e propoganduar nga greket qe te gjithe keta burra ne fjale, jane greke, dhe fakti qe kane perdorur si argument per kete intrige/konspiracion, per ti bere kete vjedhje kombit shqiptar dhe per ta privuar ate nga shkelqimi I ketyre emrave te famshem ka qene qe te gjithe keta burra kane qene shqiptare kristiane qe I perkisnin riteve ortodokse te lindjes ose "riteve greke".
Emri grek eshte perdorur ne dy kuptime: ne ate fetar dhe kombetar.
Kur perdorej ne kuptimin fetar nenkuptoheshin me kete ne pergjithesi ruset, rumunet, serbet, shqiptaret dhe greket.
Kurse ne kuptimin kombetar perdorej per te nenkuptuar vetem greket.
Por edhe greket moderne nuk jane treguar me pak te shkathet per te abuzuar/per ta shfytezuar kete gje.
Kete gje e shikojme akoma edhe sot, sidomos ne lidhje me pretendimin e tyre qe popullsine e jugut te shqiperise ose epirin ta quajne grek dhe kete e bazojne ne as edhe nje aresyetim/argument tjeter bindes/plausibel pervecse faktit qe kjo popullsi i perket kishes ortodokse „greke " megjithese banoret jane shqiptare.
Si konkluzion mund ta mbyllim me fjalet e vadam pekukut, qe thonte qe pavaresia e greqise nuk do te ishte arritur kurre pa sherbimet e vyera qe nuk kane te paguar qe i kane dhene/bere shqiptaret, te dy palet si shqiptaret e shqiperise po ashtu edhe ata te greqise te cilet i dhane asaj materialin me te mire luftarak.
Rigjenerimi/riperteritja
Liga shqiptare.
Mund te duket shume e cuditshem dhe njekohesisht jashte karakterit kombetar te tyre qe shqiptaret nuk u perzien gjate trazirave te medha ne ballkan te shkaktuara/ndikuara nga lufta ruso-turke e vitit 1877-1878, megjithese ata u ftuan nga malazezet qe ti bashkoheshin atyre.
Ky qendrim i tyre, aresyet e te cilit do ti spjegojme diku tjeter ndoshta duket si gjeja me misterioze/eneigatike qe ka ndodhur asokohe duke patur parasysh zhvillimin e ngjarjeve ne fund te kesaj lufte.
Per me teper midis peticioneve te panumert qe ju derguan kongresit te berlinit nga ana e kombeve te shtypur ishte gjithashtu edhe nje,
i derguar nga shqiptaret duke pretenduar njohjen e tyre si komb.
Por kancelari i hekurt i gjermanise,
i cili bertiti duke i humbur durimi „akoma edhe nje" kur lord salisburi propozoi qe kongresi duhej te merrej edhe me diskutimin e ceshtjes armene, e vertiti tej peticionin shqiptar duke u shprehur: „nuk ka komb shqipetar"
Por shume shpejt atij do ti behej e qarte, ne nje menyre qe ishte ofenduese per gjoja te zgjuarin/te mencurin e botes, qe duhej ta rishikonte deklaraten e tij
Duke vepruar sipas direktivave te parashtruara nga princi bismark, qe po e kryesonte kongresin, kongresi vazhdoi punen pa respektuar fare problemet/komponenten nacionale ose lokale, pervecse te atyre interesat e te cileve ai mendonte qe ishin te rendesishem per mbajtjen e ekuilibrit te forcave te fuqive te medha ne ballkan.
Ne keto plane ballkanike, shqiperia ishte ajo qe duhej te vuante nje sakatosje te territorit te saj per hir/ne favor te fqinjeve te saj .
Kurshumli-vranja ju dha serbise, antivari dhe bregdeti i saj dhe malesisa e plava-guxise dhe triepshi duhej ti jepeshin malit te zi dhe greqia duhet te merrte janinen, kryeqytetin e ali pashes, prevezen dhe arten me te gjithe distriktet e tyre respektive.
Shqiptaret protestuan kunder copetimit dhe ndarjes se pronave te tyre kombetare, por meqenese kombi shqiptar nuk eksistonte, sipas mendimit te bismarkut, kongresi i berlinit nuk ja vari/nuk ja vuri veshin fare ketyre protestave.
Te perballur me nje padrejtesi te tille te paftyre/te pacipe, shqiptaret vendosen qe ti merrnin vete punet ne dore.
Menjehere „liga shqiptare e te drejtave te kombit shqiptar " u formua/u krijua ne prizeren.
Komanda qendrore e liges ishte ne elbasan me dy dege ne prizeren dhe ne gjirokaster.
Formimi i liges ishte nje ngarje e shenuar, pikete ne zhvillimin modern te kombit shqiptar. Dhe qe ta themi troc/sic duhet eshte nisja/lindja e zgjimit te kombit shqiptar.
Deri tani levizjet per pavaresi ishin udhehequr nga individe, te tille si pashai i shkodres dhe i janines, ose kishin qene levizje popullore te paorganizuara.
Formimi I liges shenon zgjimin e shqiptareve per te realizuar aspiratat e tyre, nen nje organizim trupor te vertete kombetar.
Askush nuk mund ta mohoje sigurisht qe formimi i saj ne fillim u krijua dhe u inkurajua nga porta e cila priste/shpresonte me kete qe te shmagte ekzekutimin/zbatimin e vendimeve te kongresit te berlinit ne lidhje me dorezimin e territoreve shqiptare shteteve respektive te ballkanit.
Por sikurse do te deshmojne ngjarjet ne vijim aktiviteti i saj ne vazhdim do tia beje jeten e veshtire me teper qeverise turke se sa serbise, malit te zi dhe greqise.
Akti/vepra/veprimi i pare i liges ishte protestimi kunder fuqive te medha dhe kombeve aleate te tyre.
Ky paralajmerim u perserit edhe me nje proteste tjeter ne te cilen liga dergoi ne komisionin e percaktimit te kufirit me malin e zi ku thuhej „asnje transferim territori nuk mund te behet pa pelqimin e shqiperise"
Europa e beri veshin shurdh ndaj protestave te shqiptareve dhe ne muajin dhjetor 1879 trupat malazeze marshuan per te pushtuar territoret qe ju ishin dhene atyre.
Por sapo ata kaluan kufirin u ndeshen balle per balle me forcat e armatosura te liges.
Lufta u ndez e ashper dhe malazezet u detyruan qe ta ndalonin avancimin e tyre.
Princi i malit te zi atehere i beri thirrje/i kerkoi ndihme portes e cila dergoi mushtar pashen ne krye te nje ushtrije turke per te perforcuar forcat malazeze.
Aleatet turko-malazeze i sulmuan shqiptaret por pa arritur qe ti leviznin ata nga vendi.
Liga po I jepte bismarkut dhe dipllomateve te tij te ndritur,
proven e gjalle qe shqiperia nuk ishte thjeshte nje shprehje gjeografike sikurse donte ai qe te ishte, po aq sa nuk ishte nje shprehje gjeografike Italia me 1815-ten vetem sepse deklaroi keshtu meterniku.
Duke pare rezistencen e vendosur te shqiptareve fuqite e medha nenshkruese te traktatit te berlinit u ndjene te detyruara qe ta modifikonin vendimin e tyre original.
Ata tani vendosen qe ne vend te malesise se guxise-plaves, malit te zi ti jepej ne kembim porti detar i ulqinit se bashku me nje rrip territori.
Shqiptaret e kundershtuan perseri kete pazar/tregeti qe po behej me teritorret e tyre.
Si rezultat fuqite e medha te europes vendosen si rrugezgjidhje te vetme masen e vetme qe ata kishin ne dispozicion :
Ata derguan flotat e tyre per te bombarduar shqiptaret qe po mbronin ulqinin. Garnizoni i qytetit u detyrua te dorezohej nen predhat e flotes ushtarake europiane. (1880)
Pasi greqia nuk arriti te merrte asnje nga territoret shqiptare qe i ishin dhene nga kongresi i berlinit, fuqite e medha e lane fare kete pune
„per shkak te komplikacioneve qe do te gjeneroheshin/dilnin duke patur parasysh rezistencen e shqiptareve tashme te njohur mire "
Rezistenca e forcave te armatosura te liges shqiptare ndaj vendimeve te europes, e shoqeruar me shume vepra heroike nga ana e mbrojtesve te tokes amtare, ngjalli nje entuziazem te madh ne te gjithe kombin mbare.
Kjo opozite e armatosur mori emrin „lufta kunder europes" dhe perben nje nga episodet me te lavdishme ne analet/ne librat e historise se kombit shqiptar.
Vazhdimi/periudha pas lidhjes/liges
Si rezultat i perfundimit te diskutimeve mbi kufirin shqiptaro-malazez, nepermjet nderhyrjes se armatosur te fuqive te medha te europes, pas shtyrjes se dhenies se pjeseve te shqiperise se jugut greqise, zic-micet dipllomatike te portes me europen ne lidhje me keto ceshtje u mbyllen.
Si rrjedhim qeveria turke mendoi qe liga shqiptare e kishte henger te veten/e kishte mbaruar misionin ne kete dynja/bote.
Mendimi/llogjika e portes se larte ishte qe liga do te zhduket me zhdukjen e shkakut qe e beri te nevojshem formimin e saj.
Ne realitet porta kurre nuk shikoi mbi kete ceshtje(ceshtjen e liges-shen.im) ndryshe vecse per ti shfrytezuar shqiptaret per qellimet e veta ne menyre qe te smrapste nevojen e terheqjes nga territoret shqiptare dhe te transferimit te tyre duke u bazuar ne parimin qe ato jane territore shqiptare.
Kjo ka qene hera e pare dhe e fundit qe qeveria turke perqafoi principet e kombesise.
Por burrat/njerezit qe themeluan ligen nuk ishin ne nje mendje me turqit.
Tani qe ja kishin nisur punes ata donin qe ta conin ate deri ne fund.
Dhe kur sulltani vendosi te perdorte forcen e armatosur kunder tyre liga nxori forcat e saja te armatosura kunder vete sulltanit.
Ligistet planifikuan/projektuan qe ne fillim te benin plane per mbrojtjen e metejshme te ceshtjes kombetare nepermjet pergatitjes/vetedijesimit te popullit qe te kujdesej/interesohej per interat e tij kombetare.
Ata i proklamuan me kete rast popullit shqiptar, domozdoshmerine e krijimit te nje regjimi autonom per te gjithe/per te tere shqiperine.
Porta u ngrit ne kembe me shqetesim kur degjoi per keto aktivitete dhe nxitoi te merrte masat e nevojshme .
Si rrjedhim ishte dervish pasha qe u ngarkua te shtypte ligen. Ne krye te nje ushtrije shume te madhe ai pushtoi territoret qe ishin nen qeverisjen e liges.
Forcat shqiptare moren masa mbrojtese kunder pushtuesit, por pas nje sere betejash te pergjakshme rezistenca e tyre u thye nga turqit qe ishin shume me teper ne numer.
Liga u shperbe dhe udheheqesit e levizjes kryengritese ose u burgosen ose u ekzekutuan ose u derguan ne exil.
Midis tyre ishte preg bib dode pasha princi trashegimtar i distriktit katolik te mirdites, i cili nuk mundi te kthehej ne vendin e tij deri pas shpalljes se kushtetutes turke me 1908-ten.
Por fitorja e dervish pashes mbi forcat e liges nuk i dha dot fund trazirave te shkaktuara nga efektet/ndikimi I saj.
Situata/gjendja serioze e puneve ne shqiperi terhoqi edhe vemendjen e europes dhe britania e madhe propozoi vendosjen e nje autonomie administrative ne ate pjese te shqiperise qe kishte qene me teper nen posedimin e nen kontrollin e forcave dhe te autoriteteve te liges.
Ne dukje liga ishte shtypur por ne realitewt ajo vetem se sa kishte nderruar formen dhe nga nje bashkesi politike publike ishte bere nje organizate kombetare e fshehte, nje lloj carbonari.
Nen kete forme liga beri shume manifestime te aktiviteteve te saj te fshehta me 1897-ten ne kohen e luftes greko-turke dhe me 1903-shin ne nje linje me kryengritjen e bullgareve ne maqedoni.
Programi i liges konsistonte ne zgjimin e shpirtit kombetar midis masave te shqiptareve dhe ne perpjekjet per bashkimin e te gjithe grupeve fetare perreth idealit te nje shqiperie te bashkuar dhe te pavarur.
Shoqerite kombetare
Fara e hedhur nga liga shqiptare gjate eksistences se saj te shkurter ra ne nje toke shume pjellore.
Kishin filluar punen tashme nje numer shoqerishe kombetare te cilat lulezuan fshehtesisht ne shqiperi, por kryesisht ne vendet e huaja te tilla si rumania, bullgaria egjypti dhe me vone edhe ne amerike.
Qellimi kryesor i ketyre organizatave ishte te nxisnin dhe stimullonin ndjenjat kombetare midis shqiptareve dhe forcimi i lidhjes se shqiptareve njeri me tjeterin/i unitetit midis tyre duke/nepermjet shkaterrimit te barrierave fetare te cilat i kishte ngritur qeveria turke ne menyre qe ti mbante shqiptaret te percare.
Por megjithe tolerancen fetare te jashtezakonshme te popullit shqiptar, tolerance e cila shkonte deri ne indiferentizem fare dhe e cila nuk mund te gjendet askund tjeter ne ballkan,
diferencat/dallimet fetare u shfaqen per shkak te influences djallezore te autoriteteve turke.
Eksistonin tre pengesa pothuajse te pamundura per tu kapercyer nga shoqerite kombetare shqiptare pervec ceshtjes se fese.
Ne rradhe te pare mungesa pothuajse totale e literatures shqipe e kishte bere perhapjen e edukimit/mesimit ne gjuhen amtare midis shqiptareve pothuajse te pamundur.
Libri me i vjeter ne gjuhen shqipe ishte botuar vetem ne shekullin e 15-te dhe pas tij praktikisht asnje liber me vlere nuk ishte shfaqur me.
Ne rradhe te dyte edhe neqoftese eksistonte ndonje liber shqip , ato nuk benin per gje sepse qeveria turke e kishte perjashtuar/perzene krejtesisht gjuhen shqipe edhe nga ato pak shkolla qe eksistonin ne shqiperi.
Sulltani i kishte marre te gjitha masat qe shqiptaret e tij myslymane te edukoheshin ne asnje gjuhe tjeter pervecse ne gjuhen turke.
Kurse shqiptaret kristiane i la qe te zgjedhin cdo lloj gjuhe per shkollimin e tyre pervec gjuhes shqipe, keshtu qe shqiptaret ortodokse qe i perkisnin kishes greke te konstandinopojes u detyruan/u shtrenguan qe te perdornin gjuhen greke si gjuhe shkollimi, feje dhe bisnesi/tregetije.
Dhe se treti gjuha shqipe ishte ndaluar me dekret te patriarkanes greke te konstandinopojes,
e cila kercenonte me extrakomunikim/perjashtim nga kisha dhe mallkim te perjetshem brez pas brezi cdo ortodoks shqiptar i cili do te guxonte te perdorte gjuhen „e mallkuar" shqiptare.
Si rezultat i trazirave gjate viteve 1878-1880 qeveria turke e liroi shterngimin e rrepte per perdorimin e gjuhes amtare.
Menjehere shperthyen/u celen nje numer I madh shkollash kombetare shqiptare dhe filloi publikimi I librave gazetave dhe revistave shqip.
Pak kohe me pas sidoqofte qeveria turke nxitoi qe ta rinovonte/riperterinte ndalimin duke u frikesuar nga suksesi qe po kishte tek masat/tek populli edukimi ne gjuhen shqipe.
Si pasoje ne vjim shkollat shqipe u mbyllen dhe botimet/publikimet ne gjuhen shqipe gjeten strehim/mbrojtje jashte vendit.
Fale ndihmes/mbeshtetjes se shqiptareve myslymane qe ishin ne sherbim te portes se larte publikimet/botimet u futen kondrabande ne shqiperi dhe keshtu gjeten rrugen per te shkuar ne duart e lexuesve te etur/te apasionuar.
Se si ja dolen shoqerite kombetare ti kapercenin keto veshtiresi do ta spjegojme ne nje pjese tjeter te librit.
Ketu do te mjaftonte qe te themi qe arritjet/rezultatet e tyre nuk jane me pak se nje mrekulli.
Ato perbejne nje tipar/karakteristike/nje vecanti unike ne zhvillimin intelektual te kombit shqiptar.
Kjo eshte pikerisht ajo pjese e historise se shqiperise e cila nuk eshte shkruar kurre dhe eshte totalisht/krejtesisht e panjohur bile edhe per ata njerez qe konsiderohen si njohes te mire te ceshtjes shqiptare.
Lufta per autonomi
Politika shqiptare/politika e shqiptareve
Puna e kryer me veprimet energjike te organizatave shqiptare per te nxitur/ngjallur/zgjuar shpirtin kombetar te pergjumur ishte nje pune qe meriton lavdet me te medhaja, dhe efektet/pasojat e dobishme/e shendetshme te saj do te shihen menjehere pak me vone.
Prodhimet e pakta te literatures shqiptare po shumefishoheshin tani cdo dite nepermjet punes se palodhur te pionereve te panjohur por te zjarrte te cilet ishin te shtrenguar/te detyruar te shkruanin nen emra te sajuar/fallco/pseudonime ne menyre qe ti shpetonin vrojtimit/ndjekjes se autoriteteve turke.
Dhe ne kete gare te mrekullueshme per zhvillim intelektual te kombit kristianet benin gare/garonin me myslymanet dhe shqiptaret e veriut me te jugut se kush e kush te bente me shume.
Beteja/perpjekjet per riperteritje ishin ne kulmin e tyre por frika per te ardhmen e shqiperise i rrinte gjithmone me koke patioteve shqiptare prapeseprape.
Per ta ishte shume e qarte qe shqiperia ishte shume larg kerkesave/standarteve qe ishin absolutisht te domozdoshme per eksistencen e saj te pavarur.
Masat e shqiptareve ofronin/paraqisnin nje rezistence pasive ne lidhje me propogandimin e idealit kombetar sepse ju mungonte edukimi/shkollimi dhe nuk e kuptonin situaten ne te cilen ndodheshin.
Sigurisht do te duhej kohe per te rekrutuar/per te bere per vete dhe organizuar te gjitha forcat e kombit me kapacitet te plote.
Kombet nuk mund te formohen ose ndertohen brenda nates, dhe ne jeten e kombeve dekadat dhe bile edhe shekujt jane vetem sa disa ore ose dite.
Gjate me shume se pjeses se pare te jetes se tyre te pavarur, shtetet e tjera te ballkanit ishin thjesht ne nje gjendje vegjetacioni.
Shqipeia nga ana tjeter ishte duke rifituar vetedijen e saj kombetare ne kete kohe dhe nuk mund te mendonte kaq shume perpara kohe per pavaresine e saj.
Pra ishte e qarte qe nje periudhe parapergatitjeje dhe tranzicioni ishte si rrjedhim e domosdoshme.
Dhe ishte akoma me shume e nevojshme kjo gje jo vetem sepse ideali kombetar ishte akoma ne pelena/karthi,
por sepse po te fitonte shqiperia pavaresine e saj ne nje moment te parakohshem, ajo do te ishte e ekspozuar ndjaj intrigave dhe sulmeve te fqinjeve te saj planet djallezore te semura dhe te fshehta/nen rrogos te tyre/te te cileve ishin manifestuar tashme qarte ne kerkesat qe ata formuluan perpara kongesit te berlinit.
Ishte nje sekret i hapur qe fqinjet e saj sllave ja kishin hedhur syte me lakmi provincave te saj veriore dhe greket distrikteve te saj jugore.
Keto komponente/mendime me peshe te rende i bene patriotet shqiptare qe ti futeshin rruges se nje politike racionale/te aresyeshme/te kujdeshme qe mund ti sillte atyre dobira per atdheune e tyre te pambrojtur:
Politikes qe synonte fitimin e pavaresise se shqiperise hap pas hapi/shkalle pas shkalle, hapi i pare i se ciles do te kishte qene shkeputja e saj administaritvisht nga lidhja me perandorine turke.
Kjo eshte aesyeja se pse liga shqiptare ne proklamimin e deklarates se saj mbronte/mbeshteste idene e nevojes se krijimit/vendosjes se nje autonimie administrative per shqiperine. Kjo gje u reflektua me masat organizative qe pasuan kete proklamacion.
E bashkengjitur/e lidhur me politiken kombetare ishte kushti per ruajtjen e perandorise otomane brenda se ciles shqiperia do te duhej te mbante nje pozicion te privilegjuar te nje aleati ose konfederate me teper se sa te nje subjekti kombetar.
Shperberja e parakohshme e turqise do te kishte sjelle per mendimin e patrioteve shqiptare shperberjen e vete shqiperise.
Se deri ne cfare shkalle/grade ishin ata te sakte ne parashikimet e tyre u pa qarte me 1912-ten.
Qe ta pembledhim, politika e shqiptareve kishte dy objekte/qellime kryesore/primare:
1) Ruajtjen e perandorise otomane si nje mjet per arritjen e qellimit te tyre kombetar, qe te fitonin kohe per te pergatitur shqiperine.
2) Sigurimi i nje administrate te pavarur per shqiperine e cila do te sherbente si trampoline/shkalla e fundit per pavaresine e plote.
Kjo ka qene e gjitha ne lidhje me qendrimin e shqiptareve ndaj turqise megjithese kjo poitike eshte paraqitur ne nje menyre shume te rezikshme dhe eshte keqkuptuar nga pjesa tjeter e botes e cila ka qene gjithmone gjate te gjitha koherave e predispozuar per ti keqkuptuar shqiptaret edhe per shkak te lidhjes fetare te shumices se shqiptareve me kalifin e myslymaneve.
Profesor rose beson per shembull qe shqiptaret donin qe ti qendronin besnike sulltanit jo sepse atyre u behej vone per te ose per turqit, por sepse ata ne kete menyre ishin kaluar mbi fqinjet e tyre.
Ne e menduam te nevojshem qe ta theksonim kaq shume hyrjen per ne kapitullin qe vijon sepse kjo gje na ofron ne celesin e vetem per te kuptuar qendimin/pozicionin e shqiptareve ne marredheniet e tyre me abdul hamidin dhe turqit e rinj
Mbreterimi/koha e mbreterimit te abdul hamidit
Ngjarjet qe skicuam ne kapitullin e meparshem/mesiperm jane zhvilluar gjate sundimt te erret/te poshter/te keq te abdul hamidit, sulltanit te kuq te turqise.
Zhvillimi/ndodhja e ketyre ngjarjeve ne nje moment kaq te papershtatshem/fatkeq ja ngriti akoma me shume vleren ketyre ngjarjeve per shkak te rolit/veprimtarise mbytese/shtypese te sundimtarit me te keq qe ka patur ndonjehere turqia, i cili nuk pranonte assesi/ne asnje menyre qe te njihte/akceptonte dhe te kenaqte aspiratat kombetare te popujve.
Pjesa me kurioze, sidoqofte, eshte politika kontradiktore e sulltanit ne lidhje me shqiptaret,
sepse nga nje ane abdul hamidi po perndiqte me nje ashpersi/egersi barbare levizjen kombetare shqiptare, kurse nga ana tjeter i konsideronte ata/shqiptaret si mbeshtetesit e tij me te besuar/me besnike.
Ai ishte i rrethuar nga te gjitha anet pothuajse ekskluzivisht/pa perjashtim vetem nga shqiptare dhe ai nuk i zinte bese askujt tjeter pervecse shqiptareve.
Veziri i madh ishte I besuari i tij ferid pasha nga vlora, I cili per habi/per cudine me te madhe, ishte njekohesisht edhe presidenti I shoqerise kombetare shqiptare te konstandinopojes.
Nga ana tjeter garda perandorake perbehej prej malesoresh shqiptare te veshur ne menyre madheshtore.
Me thene te drejten eshte pak si shume e veshtire per ti kuptuar keto mosperputhje,
por fakt eshte qe abdul hamidi II i ka favorizuar shqiptaret si individe, duke i mbuluar ata me poste/grada dhe pasurira.
Si komb sidoqofte ai i sulmoi ata me egersine dhe pameshirshmerine qe karakterizon nje kriminel te lindur pasionant.
Megjithate/pavaresisht gjithshkaje pozicionet e ngritura/te spikatura/te larta qe mbaheshin nga individe shqiptare mund te ishin shfrytezuar per te miren e te gjithe kombit, por ne shume raste, fatkeqesisht ata e pane te nevojshme
qe tia sakrifikonin/tia benin kurban besnikerine ndaj kombit te tyre te cilit ata i perkisnin, shefit te tyre.
Vuajtjet/persekutimet e kristianeve ne perandorine turke gjate sundimit hamidian nuk u shtrine aspak ne rradhet e shqiptareve kristiane ne asnje menyre direkte ose indirekte per shkak te mbrojtjes qe ju be atyre nga governatoret dhe zyrtaret me kombesi shqiptare.
Ishin po keta zyrtare shqiptare qe i hapnin rrugen dhe shume shpesh i jepnin zemer dhe e nxisnin kondrabandimin e literatures shqipe te shtypur ne vendet e huaja.
Gjate periudhes se fundit te mbreterimit te abdul hamidit puna e shoqerive kombetare/organizatave kombetare po forcohej gjithmone e me shume sa me teper te ashpra beheshin masat e qeverise se sulltanit per mbytjen/azgjesimin e tyre.
Nuk eshte nevoja qe te theksojme, sidoqofte, qe per venien ne jete/realizimin e metejshem te politikes qe do ti siguronte shqiperise nje regjim administratitv autonom/te pavarur, as qe behej me fjale.
Ekzekutimit/venies ne jete te kesaj gjeje sulltani i kishte dale perpara duke aktivizuar/duke shfrytezuar udheheqesit shqiptare me influence.
Megjithate here pas here aty ketu shperthyen disa kryengitje ne pjese te ndryshme te shqiperise, por keto kryengitje nuk paten ndonje rezultat te rendesishem, sepse sulltani e kishte mesuar tashme se si ti paqesonte punet me menyren e tij.
Si perfundim, gjithe e gjithe, shqiptaret arrriten ta menaxhonin/kullandrisnin situaten jo keq/mire gjate kohes se regjimit hamidian, duke arritur qe te kishin dore te lire ne punet e tyre te brendeshme pa u shkeputur njekohesisht nga politika e urdheruar/sanksionuar nga abdul hamidi.
Por kur politika e semure/e cmendur e sulltanit po e conte perandorine ne buze te gremines, dhe turqit e rinj u cuan per ta shpetuar ate, shqiptaret u kthyen nga ana e ketyre te fundit per te ruajtur perandorine/ne favor te ruajtjes se perandorise e cila i ofronte atyre garancine e vetme per tu mbrojtur ndaj fqinjeve te tyre tafmaqare/lakmiqare, ne perputhje/ne harmoni me politiken qe ata kishin projektuar, qe e kemi spjeguar tashme me siper.
Dhe ishte pikerisht kuvendi/asambleja e shefave shqiptare qe ishin te lidhur me abdul hamidin, qe me mospranimin/refuzimin e tyre per te mos e ndjekur me tej ate ne rrugen e tij shkaterrimtare qe e detyroi sulltanin e kuq qe te merrte kthesen e pamenjanueshme dhe te shpallte kushtetuten turke (10 korrik 1908).
Edhe grushti i shtetit qe u mundua te bente abdul hamidi ne 31 mars te vitit ne vijim, ne perpjekje per te permbysur kushtetuten, u pengua/u ndalua perseri nga shqiptaret, dhe esad pasha u ngarkua per ti dhene/cuar sulltanit lajmin e shfronesimit te tij.