E enjte, 03.10.2024, 08:19 PM (GMT+1)

Kulturë » Mërkuri

Timo Mërkuri: Edhe njëherë për iso-n

E shtune, 23.07.2011, 07:59 PM


Edhe njëherë për iso-n

 

Sprovë

 

Nga Timo Mërkuri

 

Gjatë një interviste televizive në lidhje me librin tim ‘’Shënjtëria e isos’’, gazetari , duke më pyetur për ison dhe për shtrirjen e saj në trevat e vendit  tonë, më pyet në se janë  të një mendimi studiuesit  për gjeografinë e shtrirjes së saj dhe pse ka lindur debati pikërisht për ison.

Vetkuptohet që në një intervistë televizive dhe pyetjet dhe përgjigjët janë të kushtëzuara  nga koha në dispozicion, e cila në televizionet lokale është më e kufizuar. Kjo është arsyeja që këtë temë  vazhduam dhe pas intervistës.

Pyetja e tij ishte interesante edhe sepse më citoi disa emra publikë, të cilët e kufizonin hapërsirën e iso-s dhe ca me tepër bënin  përpjekje për ta ndarë atë nga polifonia. Dhe këtë e bënin jo vetëm në biseda, intervista por dhe në libra të botuar, vetkuptohet me mendimin se mbronin një të drejtë. Bile njëri prej tyre, shumë i respektuar jo vetëm prej meje, duke e trajtuar poetikisht problemin    thoshte se kufiri i iso-s  fillon në Kaoni, kalon Llogaranë, depërton te shtiza e flamurit në Vlorë e zbret nëpër Lumin e Vlorës etj etj,dhe mirë që nuk na tregon edhe lagjet ku kalon ilegalisht iso-ja.

Nuk mba mënd si ju përgjigja gazetarit, por problemi vërtet më shqetëson.Ose më saktë duhet të na shqetësojë.

1- Përpiqen që ta kufizojnë gjeografinë e  gjallimit të iso-s, zëje se u ndërtojnë një vathë një tufe me dele, zëje se u caktojnë kullotat tufave të fshatit dhe nuk kuptohet ajo që është më thelbësorja;-Është iso-ja e para dhe prej saj ka lindur kënga, dhe s’ka këngë pa iso, siç nuk ka zogj që fluturojnë pa qiell, siç nuk ka peshq pa ujë. Por gjithsesi është akoma më i rëndë  dhe më shqetësues përpjekja për ta ndarë iso-n nga polifonia , duke teorizuar se kemi të bëjme më ‘’dy  vëllezër siamezë’’ të cilët doemos duhet të ndahen që të bëjnë një jetë normale dhe nuk kuptojnë se iso-ja dhe polifonia, pra shumëzërëshi, janë pjesë të një trupi. Njëri  mund të përkufizohet si koka dhe tjetri si   trungu njerëzor, nga qafa gjer te këmbet. Si mund të ndahen nga njeri tjetri koka dhe trupi dhe të rimë e të filozofojmë më pas për dy persona. A mund të kuptohet një kokë pa trup apo një trup pa kokë dhe le më për të  folur për identitetin e tyre apo për veprimtari  dhe jetë të mëtejëshme. Vërtet në folklorin tonë kemi edhe atë këngën e Ali Pashait që thotë;Koka në Stamboll,trupi në Janinë’’, por dhe ky shëmbull nuk na vlen fare sepse kënga flet për një njeri të vrarë e të copëtuar, ndërsa ne flasim për këngën që është gjithsesi një organizëm i gjallë dhe plot jetë,pavarësisht se si duan ta ndajnë.

Pra iso-ja është e pandashme nga polifonia dhe polifonia jonë është e pandashme nga iso-ja,pavarësisht formave të shumta se si paraqitet njera e si paraqitet tjetra.Të kuptohemi,unë e kam fjalën për këngën tonë popullore, kur flas për pandashmëri të polifonisë nga isua,sepse në popuj të tjerë gjallon ,bile  me plot sukses polifonia,por në asnjë popull tjetër nuk e kemi polifoninë domosdoshmërisht të lidhur me ison.Bile bile  te popujt e tjerë nuk kemi fare iso .Të kuptojmë një gjë,këngët dhe vallet e tyre janë magjike,plot jetë e dinamizëm dhe fakti që janë të shoqëruara me istrumenta muzikore dëshmon për modernitetin e tyre,për ‘’moshën e re’’ që ato kanë dhe kur  kanë motive tejet të  moçme.Sepse vetë istrumentat muzikorë që i shoqërojnë  janë çertifikata që dëshmon datëlindjen reale të tyre.Por ne e këmi fjalën te iso-ja e cila nuk gjëndet në vendet e tjera dhe kjo është veçantia e jonë dhe nuk ‘’ngjit’’ në popuj të tjerë.

Sado që të bësh,sado njohësh i gjuhëve të huaja të jesh,sado përkthyes i talentuar të jeshë bërë,një këngë labe mund ta përkthesh në një gjuhë të huaj,por iso-ja nuk mund të shoqërojë asnjë përkthim dhe as një këngë në një gjuhë tjetër.Unë nuk e imagjinoj dot të këndohet psh  frëngjisht apo anglisht,italisht,greqisht a gjermanisht ‘’Vajz e valëve’’,’’Bejk e bardhë’’,’’Vito  pëllumbesha’’ etj etj.Përpjekjet për ti paisur këto këngë me pasaportë të  ndonjë vendi tjetër,sjellin vetëm trishtim,keqardhje dhe dhimbje.Por le ta vazhdojmë me iso-n.

Nuk ka fare rëndësi në se iso-ja mbahet nga dy,tre apo më shumë veta,është e stërgjatur apo me dallgëzime,është e fshehur apo e dukëshme,është në këngë të kënduar  nga burrat apo në vallen e vajzave. Rëndësi ka që ajo është.Vetë fakti që paraqitet me një larmi formash ,është një dëshmi se iso-ja është një organizëm i gjallë ende dhe sot e kësaj dite dhe si i tillë u përshtatet kushteve ‘’klimaterike’’,’’duke veshur bluza leshi e pallto të rënda në zonat e ftohta e duke dalur me zhapone e mëngë të shkurtëra në zonat e ngrohta’’.

Në qoftë se do flasim për unitet të etintetit tonë,do pranojmë unitetit e  vlerave më kryesore dhe jo dallimet sipërfaqsore.Psh ,do pranojmë unitetin e gjuhës shqipe pavarësisht nga ndryshimet dialektikore,të cilat janë të dorës së dytë dhe që i ka hedhur koha,si dimri hedh dëborën dhe vjeshta hedh shirat  mbi të njejtat male.Dëbora dhe shirat mund të krijojnë orteqe dhe  përenj,ta gëryejnë malin,po kjo s’do të thotë   që ai nuk është i njëjti mal.

Mungesa e iso-s së dukëshmë te këngët e Veriut,nuk do të thotë që ato s’kanë patur iso dikur,sepse atëherë duhet të themi se ato janë këngë të reja dhe ca më tepër, do pyesim se nga kanë ardhur në këtë tokë të lashtë.

Por fakti që në shumë treva veriore janë tepër të dukëshme  edhe sot gjurmët e iso-s,dhe se dallohen më qartë në shumë këngë  të kënduara me çifteli kur këndohen nga dy tre veta,dëshmon se ky shpat mali, që  tregon sot vetëm shkëmbinjtë e ftohtë,është  i tillë,shkëmbor pra, nga erozioni shekullor,  dhe se dikur  shpateve të tij jeshilonin gjethnajat e lartësoheshin lisat iso-polifonikë.

Ndoshta duhet të kujtojme dhe të interpretojmë dhe një fakt të njohur botërisht.Vajtimi i Lekë Dukagjinit dhe i gjithë ushtrisë që ishte me të në Lezhë,ditën që vdiq Skënderbeu ,është vajtim  me ligje,në grup.Është nga ato vajtime që përbëjnë bazën e këngës iso-polifonike.Është  nga ato vajtime që egzistojnë dhe sot në zonën e Himarës,vajtime lehtësisht të kthyeshme në këngë.Teksti i vajit është teksti i këngës,rënkimet e  ushtrisë që vajton Kryetrimin janë iso-ja.Pas vajit që shpërtheu te liqeni Pelod (Butrinti i sotëm) kur u kumtua  vdekja e Panit të Madh,vajtimi i Lekë Dukagjinit dhe i ushtrisë shqiptare në Lezhë , është  dokumentimi i dytë i vajtimit kolektiv në trevat shqiptare.E pra Lekë Dukagjini që princ i Dukagjinit,skajit më verior të banuar nga shqiptarët dhe ky vajtim është mbajtur në Lezhë shekuj të tërë pas vajtimit në liqenin Pelod.S’besoj se dikush do argumentojë  ndonjë teori të mësimit të vajtimit kolektiv në ndonjë shkollë nga Leka i Dukagjinit.Ky ka qënë vajtimi tradicional i burrave,gjëma e burrave,e cila sot shumë pak  duket në jetën tonë, dhe nëpër vendin tonë,dhe që unë e  kam parë si një gjë të zakonëshme nëpër ksodhe në Pilur.Iku vajtimi kolektiv i burrave,por askush s’mund të thotë se nuk vajtojnë dhe sot burrat e malsisë,sidomos nëpër vdekje të rënda.Në këtë mënrë jeta  largoi edhe të kënduarin kolektiv në disa zona veriore,dhe për pasojë edhe iso-n.Por gjurmët e saj janë  të dukëshme përsër nëpër këngët me lahutë apo çifteli.

Po le ta shohim problemin më gjërë në hapërsirë dhe kohë.

Në Festivalet Folklorike  që bëheshin në Gjirokastër na ka rënë rasti të shohim dhe të dëgjojmë grupe Polifonike të ardhur nga Kalabria të cilët kanë kënduar këngë  iso-polifonike.Vërtet që iso-ja e tyre nuk mund të krahasohej me iso-n e grupit, psh të Gjirokastrës,por ama ajo qe një iso e larguar shekuj më parë nga vendi ynë, e që megjithatë,në një ambient të huaj,pa asnjë bazë mbështetëse ka egzistuar dhe na erdhi ne në Festival,në atë formë që qe,psh larg shijes sime pilurjote për këngë me iso.Nga cila trevë e Shqipërisë kishte ikur kjo iso-  në kohën paraturke dhe qe vendosur në Itali,si kishte jetuar aty pesëqint vjet pa asnjë kontakt me  vendlindjen e saj,çfarë e mbajti gjallë dhe më se u ushqye kaq shekuj .

Këtë iso nuk mund ta kishte mbartur  aty,psh  vetëm Shqiptarët e ikur nga Jugu.Po të që kështu,ajo do kishte vdekur me kohë dhe s’do kishte lënë asnjë gjurmë.Ajo është mbartur dhë është mbajtur nga të gjithë shqiptarët e vendosur aty, si një pasuri e të tërëve,si një flamur kulturor reth të cilit mblidheshin qoftë nëpër përkujtime të fitoreve apo emrave zulmëmëdhenj,qoftë nëpër festa familjare apo fetarë,por qoftë edhe nëpër ‘’beteja’’ apo ‘’konkurse’’ kulturore me vendasit apo ‘’gara’’ midis tyre.

Arbëreshët humbën shumë me largimin e tyre nga vendi amë.Të gjitha i humbën gradualisht,që nga atdheu, pasuria,veshja,traditat etj etj.Rezistuan më shumë vetëm dy elementë;Gjuha Shqipe dhe kënga shqipe.(Deri diku dhe kostumet tradicionale të ruajtura nëpër sepete,që ku shfaqen edhe tani pas kaqë shekujsh,na lbyren sytë nga shkëlqimi i finesës së tyre).Gjuha shqipe te arbëreshët paraqitet me  koloritin e kohës kur  u larguan nga vendi amë.Pasuria e kësaj gjuhe edhe në gjëndjen që na paraqitet është një thesar ende i pashfrytëzuar dhe që linguistët e gjuhëtarët e botës do ta lakmonin ta kishin në gjuhën e tyre.Po e tillë është edhe pasuria  e këngëve shqiptare te këto treva të banuara nga bashkëatdhetarët tanë.

Ajo që ka rëndësi është fakti që iso-ja u ka rezistuar tallazeve të shekujve edhe në këto vende,pavarësisht ndryshimeve të kuptueshme që ajo ka pësuar si pasojë e trysnisë të kohës dhe të vendit.Atëherë unë pyes;Në cilën pjesë të ‘’vathës’’ gjeografike e vënë këtë iso studiuesit e përjashtimit dhe të parcelizimit të saj.E pra Kalabria nuk është as në Lumin e Vlorës dhe as në lagjen Çole.

I njëjti fenomen vërehet edhe te arvanitasit në Greqi.Edhe ata,pavarësisht kohës së gjatë,situatave ekonomiko-politike, që kaluan e ruajtën iso-n në këngët e tyre,pavarësisht se jo në  nivelin, psh të isos së labërisë .Them e ruajtën dhe jo e morën apo e rimorën.Dhe këngët me iso në Greqi  te arvanitasit nuk gjënden nëpër lagje të caktuara e katunde të veçanta , siç do dëshironte ndonjë teoricen i parcelizimit të iso-s dhe i ndarjes së saj nga polifonia.Mandje ,në rast se do thellonim studimin në këto treva,do ti gjenim gjurmët e isos jo vetëm te këngët  e  mesjetës dhe kohës së sotme,por edhe më thellë ,në antikitet.Koret e lashta antike nuk kanë qënë gjë tjetër veçse grupe iso-polifonike që këndonin,më saktë duhet thënë; që sqaronin nëpërmjet këngës situatat e dramave dhe  lojën e rolin aktorëve.Përse më pas, me kalimin e kohës, te fqinjët tanë u zhvillua më shumë letërsia e kultivuar ,drama , komedia etj në saj të  pranisë së shkrimit ,dhe te ne mbeti iso-ja tradicionale,në formën e saj më arkaike,mandje duhet thënë në formën e parë vajtimore,kjo ështe një temë më vetë që del nga korniza e këtij shkrimi.E quajta forma vajtimore edhe për faktin se gati 90% e këngëve tona  iso-polifonike janë me origjinë vajtimi,origjinë e cila dallohet jo vetëm te teksti por edhe te melodia.A nuk është vajtim kënga ‘’Janinës ç’i panë sytë’’apo kënga ‘’Mu te pusi i Sulejmanit’’ etj etj,për të marë  thjeshtë këngë relativisht ‘’të reja’’.Ndoshta këtu e ka shpjegimin edhe fakti se pse nuk janë gjetur ne vendin tonë drama e komedi  të autorëve ilirë,ndërsa në vendin fqinjë kemi kulme botërore të letërsisë së kultivuar,në një kohë që skulptura  kemi jo pak dhe të shkollave të ndryshme.

Vetkuptohet që në këtë drejtim ka shumë për të kërkuar e për të studiuar,por, kërkimi e studimi duhet bërë me dashuri e  respekt për të dy kombet dhe jo nga  bedenat e ndonjë  nacionalizmi, i cili jo vetëm që s’do ndihmonte për gjë,por do mbyllte çdo shteg për depërtimin në brendësi të problemit.

Pra shohim se kufiri i iso-s nuk na qënka nga Butrinti te shtiza e flamurit, nëpër lumin e Vlorës etj etj.

Iso-ja është e pranishme kudo ku këndohet shqip,pavarësisht nga forma  që paraqitet  dhe nga stadi i zhvillimit.Dhe kjo është tepër e shpjegueshme.

Isua është forma më arkaike e të kënduarit,forma më e vjetër e melodisë muzikore të artikuluar nga njeriu.Kjo dhe për faktin  e origjinës së saj nga vajtimi,ose më saktë nga rënkimi vajtimor.Në këtë konteks mund të themi se iso-ja është nota e parë muzikore e artikuluar nga njeriu në Ballkan.

Ne kemi kohë që vërtetojmë se kombi ynë është  më i lashti në Ballkan.Duke qënë i tillë,ka mbartur gjer në ditët e sotme fosilet e  kësaj lashtësie,si në besimin  fetar pagan dhe ritet e stërlashta fetare,fjalët dhe emrat  njërokësh,si dëshmi e një gjuhe tejet të vjetër.E përse të mos e ketë edhe  elementin muzikor,në këtë rast iso-n të stërlashtë si djepin e muzikës së tij.Pse pikërisht këtë djep kërkojmë ti heqim kombit tonë me teorizime, të cilat nuk i besojnë as ata që i sajojnë.

Kërkojnë të bëhenë interesantë duke dalur kundër.

Le të bëhemi më të vlefshëm  duke studiuar për vlerat që kemi trashëguar,e jo për të gjetur mënyrat për ti mohuar.

2-     Me që jemi në fushën e pyetjeve të gazetarëve ,le të trajtojmë edhe një pyetje tjetër të bërë, e cila ka të bëjë me veshjen e zisë të grave të Bregut.Duke marë shkas nga ngjashmëria  e veshjes së grave me rason e priftërinjve ,kryesisht ortodoksë e cila gjithashtu është e zezë,natyrshëm lindi pyetja se mos vallë  gratë e kanë marë këtë veshje nga veshja  fetare,ku presupozohet që priftërinjtë mbanë veshje të zezë në shënjë zie për vdekjen e Krishtit etj etj,dhe ‘’kanë haruar ta ndërojnë këtë veshje kur ai u ringjall’’.

Unë mendoj pak më ndryshe në këtë drejtim.Jo gratë e Bregut dhe të Labërisë dhe kudo ku gratë mbajnë veshjen e zezë  për të dëshmuar mbajtjen e zisë për dikë,kanë imituar veshjen  e  fetarëve, e cila është një tip uniforme, por ka ndodhur e kundërta,feja ka marë  për veshje ceremoniale veshjen hierëndë dhe respekt imponuese të nënave e motrave në zi.Vetkuptohet që kjo s’ka ndodhur psh në Labëri, se nuk dimë që të jetë mbajtur ndonjë koncil peshkopësh ,bie fjala, në Progonat,Gusmar,Pilur  a gjethkë.

Për të konkluduar në këtë pikë,le të nisemi nga kahu i kundërt;Pse nuk është zhdukur kjo veshje  në krahinat që kanë ndëruar fenë,dhe jo duke u bërë bektashinj  tolerantë,por në fshatrat muslimane të serta.Bile ndoshta vlen te theksojme se e zeza e zisë në këto fshatra është më e thellë se e zeza e zisë ne fshatrat e Bregut të cilat ,dihet qe  i përkasin ritit ortodoks.

A është e mundur kjo.Pse jo.Në fillim ishte Zeusi dhe zotat e tjerë,vartës të tij.Ata ndëruan shtëpi dhe nga Dodona u vendosën me banim në Athinë.Vetkuptohet që edhe veshja  i përshatej vendit të ri të banimit.

Pastaj erdhi Krishtërimi i cili mori jo pak nga Zeuzi dhe zotat e tij,për të vazhduar me myslimanizmin i cili mori jo pak nga krishtërimi. Me një fjalë,historia e feve është histori  imitimesh e përsosjesh të tyre.Kemi patur rastin të tregojmë(shih Shënjtëria e iso-s) se si  krishtërimi, muzikën liturgjike e ka të marur nga iso-polifonia.Atëherë pse të hezitojmë të themi se edhe veshjen respekt ndjellëse të zezë,si veshje karakteristike të mbajtëseve të zisë, e ka të marë  pikërisht nga  gratë.Jo vetëm krishtërimi, por çdo fe është përpjekur që të marë dhe ti paraqesë si produkte te saj jo vetëm përparimet dhe përvojën njerëzore,por në radhë të parë pasurinë shpirtërore të njerëzimit.Në këtë kontekst , veshja e zezë e ardhur nga  thellësitë e shekujve,si një dëshmi e dhimbjes dhe  e respektit për njeriun e humbur,s’kishte pse të mos shfrytëzohej  nga feja e re, e cila pikërisht se ishte e re,kishte shumë mangësi dhe kishte nevojë të mbulonte boshllëqet e mangësitë.

Dhe më e theksuar kjo veshje ka qënë te gratë shqiptare,të cilat si pjesë e një kombi të stërlashtë në Ballkan,i kanë ruajtur me vendosmëri disa  veshje karakteristike,aqë më tepër  që ato  kishin diçka për të thënë  me ngjyrat,stilizimet  e palat e tyre.Qyteteve e fshatrave të Europës së civilizuar vej e vinin lloj lloj veshjesh e modash,por që prapë se prapë ishin shumë të largëta  për shijen dhe botën e gruas shqiptare.Para  llojshmërisë së ngjyrave  gëzimsjellëse të veshjeve europiane ,ajo ka preferuar  thjeshtësinë dhe trishtimin e veshjes së saj të zisë,si shënjë e një respekti të paharuar dhe nderimi të përjetshëm për dikë të vdekur,duke  shpallur kështu edhe  qëndresën e saj .

Si dëshmi e luftës dhe rezistencës se grave nëpër shekuj ,  na vjen edhe fakti që  nën pushtimin turk, flamuri  me shqiponjën dykrenore u zhduk nga  qarkullimi,por çuditërisht ajo ishte gati e  gjithëdukëshme,ndonëse e stilizuar në shpinoret e veshjeve të grave.

Dhe kjo vetëm te gratë e  malsisë,por gati kudo nëpër Shqipëri.

Marja e kësaj veshjeje( e kemi fjalëm për veshjen e zisë) nga klerikët nuk flet për ndonjë dobësi të tyre,për ndonjë imitacion etj etj,por përkundrazi, është dëshmi e zgjuarsisë së tyre,për të shfrytëzuar çdo element të jetës e natyrës njerëzore në ritjen e respektit ndaj zotit dhe shërbëtorëve të zotit ,siç ishin ata vetë.Ndoshta në ndonjë rast të  afërt  duhet të flasim edhe për rolin pozitiv të klerit në ruajtjen e profilit  dhe portretit pozitiv të kombit tonë.Sepse mendoj, se, si shumë të padrejtë jemi treguar me heshtjen tonë ndaj punës së tyre  kolosale, jo vetëm si  misionarë të zotit,por në radhë të parë si njerëz humanë e vizionarë.Por ne e kishim fjalën te veshja dhe qëllimi pse u muar ajo.

Unë mendoj se në këtë drejtim,ata,klerikët,ja aritën qëllimit.Mjafton të shohim  dhe tani një raso prifti për së largu dhe të na shkojë mëndja te bota tjetër,të zoti dhe shërbëtorët e tij.

Vetvetiu lëvizim nga vëndi.

Edhe në shënjë respekti.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora