Kulturë
Mustafa Koçerri: Ju tregoj incidentet me ushtarët jugosllavë, në kufi me Tropojën
E marte, 19.07.2011, 06:25 PM
Flet Mustafa Koçerri, ish- ushtaraku topograf matësi i majave më të larta shqiptare
Ju tregoj incidentet me ushtarët jugosllavë, në kufi me Tropojën
Nga Albert ZHOLI
Mustafa Koçerri është një prej ushtarakëve topograf, i cili ka bërë matjet e majave më të larta shqiptare. Gjatë një interviste për “Telegraf” ai tregon:
Cila është më e veçanta e majës së malit të Jezercës?
Një nga të veçantat e kësaj maje është se ajo ka një gjatësi, kreshta e së cilës nuk është më e gjatë se 400-
Çfarë përmbante ajo letër?
E kam kujtuar disa herë përmbajtjen e asaj letre, por ja sot pas afro 26 vjetësh po e hedh në letër. Midis të tjerave në të ishte shkruar: “Një ekspeditë alpinistësh e rrethit të Shkodrës, ku shkruheshin edhe emrat, pasi kishte arritur në Luginën e Thethit në krahinën e Dukagjinit, nëpërmjet qafës që lidh këtë luginë me atë të Valbonës se bukur, kishin dalë në rrëzë të Jezercës dhe pas disa orësh të cilën ata e shkruanin, kishin arritur në majën e Jezercës… Rruga që kishin përshkruar ata me atë që bëmë ne nuk atë ditë, nuk ishte e njëjtë. Duke marrë shkas nga kjo letër i thashë Stefanit, të shkruajmë edhe ne një letër, ku të përshkruajmë rrugën që kishim bërë dhe disa të dhëna të tjera e ta vendosnim bashkë me atë që gjetëm në kavanoz. Ashtu bëmë, midis të tjerave më kujtohet kam shkruar: “Të dashur shok alpinist, mos kujtoni se jeni ju alpinistët të vetmit që ngjiteni në këto male tonat të larta e kreshnike, pasi jemi edhe ne topografët që ngjitemi, i matim dhe i hedhim në harta ato, dhe më poshtë vazhdoja, sot me datën ll.9.1982 një ekspeditë topografike e përbërë nga 5 vetë u nisëm në orën 5 të mëngjesit e përshkruam itinerarin që shpjegova më lartë…, duke arritur në majë të Jezercës në orën l3:00. Theksova se afërsisht pesha e pajisjeve tona ishte 30 kilogramë të cilat i mbanim me radhë… ” Nga krahasimet që bëmë duke llogaritur distancën nga fundi i malit, dilte se ne kishim përshkruar rrugë më të gjatë, në kohë më të shkurtër, ndërkohë që nuk kishim marrë me vete as një kafshatë bukë, e jo më komposto e as ushqime të tjera.
A shkelët në tokën jugosllave?
Mbasi mbaruam matjet, rreth orës l5:30 u nisëm përsëri në të njëjtin itinerar që bëmë para dite, por tashmë me detyrë të realizuar dhe më të lodhur. Rrugës nxitonim që pjesët e vështira ti kalonim me ditë. Pjesën në tokën jugosllave e bëmë në muzg, pasi u futëm në tokën tonë në vendin e quajtur Qafa e Shelegëve, ecëm edhe 200-300 në zbritje dhe u ulëm të pushonim pak pasi ishin tepër të lodhur. Rreth orës 21 të mbrëmjes arritëm përsëri në Postën verore të ruajtjes së kufirit, ku komandanti i saj një nënoficer po na priste me merak. Ashtu si në të gjitha postat e kufirit edhe këtu pritja ishte e ngrohtë dhe bujare. Pasi mbaruam darkën së bashku me ta, u shtrimë të flinim, sepse të nesërmen duhet të shfrytëzonim kohën me pamje të mirë dhe u ngjitëm në një majë tjetër më në lindje të Jezercës, në atë të Rosit. Matjet e kryera në këtë pikë triangolacioni dhe letra që shkrova dhe vendosëm në centrin e saj, më kanë bërë që të ruaj edhe sot kujtime të veçanta e të rralla për Jezercën e bukur, më të lartën në veriun e Shqipërisë e cila qëndron si kështjellë mbi Aplet tona. Mbresat që më ka lënë ajo pamje madhështore që gjeta në majën më të lartë të Alpeve Shqiptare më kanë bërë që ajo të jetë fiksuar mirë në kujtesën time sikur jam ngjitur para disa ditësh në majën e saj.
Mund të na bëni një përshkrim të Doberdolit?
Doberdoli është pllaja e cila ndodhet në lindje të lumit të Valbonës ne rrethin e Tropojës. Për t’u ngjitur në të ka disa rrugë, por unë në verën e vitit l982 kam shkuar nga rruga e cila kthen djathtas para se të arrish në fshatin Valbonë. Makina na çoi deri në qendër të fshatit Cerem, fshat i cili është vendosur në një rrafsh e pozicion më të ulët nga tereni që e rrethon. Ai është fshati i cili ndodhet në lartësinë më të lart në Tropojë.
Si kryheshin matjet e një pllaje të tillë?
Për t’i kryer matjet sa më shpejt për shkak edhe të kohës se kufizuar, isha bashkë me një shok tjetër topograf. Pikat e triangolacionit që do të matnim ishin në kushte të vështira si të pozicionit të tyre të cilat ishin të ndërtuara në vijën e kufirit (me shtetin e Jugosllavisë që quhej në ato kohë), lëvizja dhe kryerja e matjeve dhe punimeve të ndryshme në brezin dhe aq më tepër në vijën e kufirit kishte rregulla të caktuara dhe duheshin zbatuar me rigorozitet, dhe e dyta, distanca e pikës së fundit nga vendi ku na linte makina në Cerem ishte afro l5 km larg, (distancë kjo që do përshkohej me këmbë dhe me pajisje në krah nga ne dhe punëtorët që morëm në fshat).
Si ishte dita e parë e matjeve?
Ditën e parë që shkuam arritëm dhe matëm pikën që ishte më afër me fshatin Cerem. Mbasdite udhëtuam disa orë dhe në mbrëmje arritëm para se të bëhej natë në një postë të vogël verore të ruajtjes së kufirit, e cila ishte ndërtuar në rrëzë të një faqeje me pjerrtësi jo të madhe dhe në një distance afro
A e kishte për detyrë posta e kufirit t’ju strehonte?
Po! Ata e kishin për detyrë që të na ndihmonin për kërkesat që ne u bënim. Unë dhe shoku im fjetëm në dhomën e vogël ku flinin ata pak ushtarë trima, pasi dhoma ku flinte nënoficeri merrte vetëm një krevat. Dy punëtorët që kishim me vete fjetën në një kasolle afër postës. Nënoficerit i kërkuam që ushtari i cili bënte roje përjashta natën të na zgjonte para se të fillonte të gdhihej.
Si ishte fjetja në një pikë kufitare?
E vështirë por unë isha mësuar. Atë natë kur ora kishte kaluar 24-00 e sapo na kishte zënë gjumi dëgjuam zhurmë dhe ushtarët me shpejtësi rrufe po visheshin, merrnin armatimin personal dhe dolën përjashta. Për një çast nuk dëgjohej zhurmë, as lëvizjet e ushtarëve. U bë qetësi. Pyetëm ç’kish ndodhur. Mendja na shkoi për ndonjë shkelje kufiri, por nuk po dëgjonim të shtëna askund. Më pas mësuam se një nga ushtarët e një njësiti kishte kërkuar ndihmë se ishte sëmurë. Ja kjo është jeta në ushtri aq më tepër në kufi që nuk ke asnjë ndihmë mjekësore. Pas këtij çasti mua nuk më zinte gjumi. Kur erdhi ushtari për të na zgjuar i thamë: faleminderit por jemi zgjuar. U ngritëm duke fërkuar sytë.
Sa larg ishte pika që do të matnit dhe si e bëtë lëvizjen?
Kur u nisëm ora ishte 03-30 min. rruga që do të përshkonim mbante mbi dy orë. Kjo pllajë la një bukuri të veçantë dhe të rrallë nga të gjitha alpet e Shqipërisë. Pllaja është pothuajse e zhveshur me pjerrtësi nga veriu në jug, ku syri të shikon kilometra të tëra një qilim me bar të gjelbër me lloj- lloj lulesh. Dielli sapo kishte lindur dhe flladi i mëngjesit po të rrije në një vend filloje dhe mërdhije. Në horizont dukeshin disa nga majat më të larta të alpeve tona . Me sy nuk shikoje as edhe një fshat, ato ishin në jug të kësaj lugine. Vende- vende dukeshin stane verore ku barinjtë e zonës mbanin bagëtitë e tyre.
Cila ishte gjëja më e rrallë që hasët në këtë bukuri?
Gjëja më e veçantë që pashë aty ishte bima e rrallë e boronicës, e cila rritet vetëm në veri dhe piqet në fund të beharit. Ajo sa kishte filluar të piqej dhe ne dhe pse ishim duke nxituar, shijen e saj e provuam duke këputur disa kokrra që i hanim duke lëvizur. Burimet e ujit ishin afër njëri -tjetrit megjithëse, lartësia e pllajës ishte mbi 1000 metra mbi nivelin e detit. Në pikën që do matnin arritëm në çastin që dielli sapo kish lindur. 200—300 m poshtë kësaj pike që do të matnim ishin dy kuaj që po kullosnin në tokën tonë dhe më tej në krahun tjetër të kufirit qëndronte një burrë dhe një djalë, të cilët filluan të na flisnin shqip po me theksin malazez. Ata na pyetën nëse kishim parë kuajt në tokën tonë, kërkesë, të cilën e përsëritën disa herë. Ata po na thonin se me na pa serbi që kemi dalë këtu në kufi na marrin në polici. Ne kishim vetëm një ushtar që na shoqëronte dhe menjëherë ju drejtova: “Shko të lutem dhe ktheji kuajt matanë kufirit se ata nuk pushojnë së foluri, mos ki merak për ne”. Ushtari shkoi dhe i trembi kuajt dhe ata u larguan duke na falënderuar.
Sa larg ishit nga kufiri jugosllav?
Pika që do të matnim ishte në vijën e kufirit dhe jo më larg se një metër nga piramida e kufirit. Koha e nevojshme për të kryer matjet ishte rreth 2 orë, duke mbajtur parasysh se shikimi ishte shumë i mirë dhe të gjithat pikat duheshin pa përjashtim. Pasi centruam, instrumentin e drejtova nga një ndërtesë, e cila në hartat tona ishte e hedhur, në distancë
Si vepruat?
U shmangëm nga rruga këmbësore, e cila ishte edhe vija ndarëse e kufirit të dy shteteve, për të kaluar ata. Ne u futëm disa nga metra në thellësi të kufirit tonë, ndërsa ata shkuan te piramida ku ishim ne për të parë se çfarë kishim bërë. Ne vazhduam rrugën në drejtim të lindjes dhe në drekë arritëm në një postë tjetër verore. Pasi takuam komandantin e postës, ushtari që kishim marrë në mëngjes e kthyem për në postën e tij. Meqenëse pika që do të shkonim për matje ishte pothuajse ballë për ballë dhe afro 1/km me postën e kufirit të Jugosllavisë, i kërkuam nënoficerit të na shoqëronte me dy ushtar, pasi edhe rregulli në të tilla raste ashtu e kishim. Ai në fillim hezitoj, por nga këmbengulja e jonë ai na dha 2 ushtarë. Para se të niseshim hëngrëm bukë në këtë postë me ato çka kishte ajo postë me ata njerëz të mirë dhe që sakrifikonin aq shumë. Ecëm gati 1 orë e gjysmë dhe dolëm në pikën që do të matnim. Filluam menjëherë matjet se kohën e kishim të kufizuar pasi do të ktheheshim pa na zënë nata, dhe tjetër se postën kufirit Jugosllave e kishim afër. Në kohën që ne kishim kryer gjysmën e matjeve shikojmë që po vinin drejt nesh 2 ushtarë jugosllav. Njëri prej tyre ishte ai që erdhi edhe në pikën që matëm atë mëngjes. Ata qëndruan disa metra larg nesh.
Ju folën?
Sipas rregullave që kishin të dy palët, dy ushtarët tanë dhe dy ushtarët jugosllavë u vunë ballë për ballë, nderuan të dy palët njëri-tjetrin dhe ulën në tokë mitralozët që mbanin në krah duke i drejtuar grykët e armëve secila palë nga kufiri përkatës. Më pas njëri prej tyre qëndronte në këmbë ndërsa tjetri më kujtohet shumë mirë që u ul në tokë, duke përthyer njërën këmbë ndërsa tjetrën e shtriu përpara dhe na shikonte neve drejte ne sy. Nuk kisha parë ndonjëherë ushtarë të huaj të armatosur kaq afër (3-4m). Situatat me Jugosllavinë ato vite kishin qenë të tensionuara, për shkak të çështjes së madhe të lirisë e pavarësisë së Kosovës. Megjithatë dua të theksoje se jo vetëm atë ditë, por edhe herët e tjera që kam dalë e kam punuar në vijën e kufirit jo frikë që nuk kishim por as edhe emocione prej tyre, sepse ishim në punën tonë e mbi të gjitha ishim në tokën e Atdheun tonë. Është kjo tokë që na jepte forca e kurajo jo vetëm për të mos u tutur siç i thonë malësorët, por na bënte edhe të pa lodhur e të pamposhtur, është kjo tokë që është larë e mbrojtur me gjak nga të parët tanë, nga kufitarët tanë, pse jo po ta lypte nevoja edhe me jetën tonë po ta kërkonte nevoja e kryerjes se detyrës dhe ruajtja e kufirit shtetëror. Në këto kushte ne vazhduam matjet por pa folur me zë. Ai që maste edhe shkruante në librezë të dhënat që merrnim nga instrumenti. Na u desh edhe afro gjysmë ore për të mbaruar matjet. Biseduar me ushtaret dhe ata na thanë ju vazhdoni se ne do të rrimë edhe pak këtu. Ashtu bëmë, ne bashkë me punëtoret u larguam nga kjo piramidë e vogël kufiri ku ishte ndërtuar edhe pika e triangolacionit të klasit të tretë nga shokët tanë topografë. Qëndruam në një vend, ku nuk dukej pika që matëm dhe pritëm sa erdhën edhe ushtarët. Ushtarët na thanë se jugosllavët do të kontrollonin vendin ku ne bëmë matje, madje do të shikonin e hapnin edhe vendin ku kishim centruar instrumentin.
D.m.th ju vëzhgoheshit nga jugosllavët?
Të gjitha lëvizjet e tyre vëzhgoheshin nga një njësit i ynë, i cili ishte vendosur në mes të disa gurëve të mëdhenj në një distancë 400-
Në Jezercë
Si i pushtuam majat më të larta të maleve
Pyetjes nëse mund të na bënte një përshkrim të malit të Jezercës dhe kur është ngjitur tek ky mal për matje, Mustafa Koçerri, ish- ushtaraku topograf matësi i majave më të larta shqiptare i përgjigjet: “Mali i Jezercës ndodhet në pjesën veriore të Shqipërisë, në afërsi të kufirit shtetëror me Malin e Zi. Në ndarjen territoriale të vendit ajo i përket rrethit të Tropojës. Për nga lartësia ajo është e dyta mbas Malit të Korabit. Lartësia e saj është