E premte, 25.06.2021, 11:10 AM (GMT+1)

Kulturë

Dy tregime nga Përparim Hysi

E hene, 18.07.2011, 07:11 PM


Të kam thënë:- Të fleh tek bytha e pelës !  ...

 

Tregim

 

Nga  Përparim Hysi

 

E quanin  Napoleon,po,me që këtë emër kaq të gjatë mezi e shqiptojnë drejt,e thërrisnin që të gjithë,Loni.Që ta merrni vesh mirë atë historinë e atij emri kaq të gjatë,është,pak a shumë, kështu.Kur do t'i vinte emrin të birit,Xhelal Lusharaku,kishin vënë mbi djepe të këtij,Lonit,ca lapsa,fletore,nja dy lekë nga ato "duçet" e qëmotshme dhe,me që Xhelali na kish qenë me luftën,akoma,kur i lindi i biri,kishte kobure.Pra,tek  koka edhe koburen.Dhe gjinjda po vinte re:nga do t'i zgjasë doçkat ky kërthi?Të gjithë(Xhelua,veçanërisht),mendonin se duarët drejt e tek koburja.Po,jo,mor  burazer?Drejt dhe mbërtheu ato dy"duçet".-Napolon,-bërtiti Xhelua!,-Napolon,do ta quajnë tim bir.Këtë"Napolon"pa atë e-në që ka drejtshkrimi,ndaj,për të më thënë që nuk e ke shkruar si duhet,këtej e tutje,kemi të bëjmë vetëm me Lonin dhe aq.Se,kështu vazhdojnë ta thëërresin dhe sot:Loni!

I ati,i gëzuar që pas tri çupave me radhë.më së fundi,u bë me djalë,e mori këtë,Lonin,me dhele dhe  e bëri,kur i thonë fjalës,me sy në ballë.Napolon,or jahu,- thoshte.Do bëhet i madh im bir.,-parashihte..

 

*     *    *

 

Kur i erdh mosha e shkollës,u pa dhe "madhështia" e Lonit.Mezalla.s'e e shkrepte.E kish mëndjen veç tek lekët.Epo,a nuk zuri "duçet" me dorë?Sa kishte në dorë ndonjë lek,që ia jitpe,e ëma,Sheqerja,gjasme ia kërkonte mësuesja për në shkollë,drejt dhe në dyqan ku blinte ndonjë gjë për  të ngrënë.Edhe filoren e bëri për 6-vjet.Parë,kur thonë në Myzeqe,me shkollën si me hënë jashtë.Sa mbaronte shkollën,mbasditeve,nuk e kish për gjë që të zinte ndonjë lek në pazar(larg një tri-katër km nga fshati qe qyteti),por nukk thehej bosh:o kish shitur një trastë me kumbulla sheqeri,o kishte shitur një pulë,o...po ku numërohesdhin "pazaret" e Lonit?!Po rirrtej nga dtat në ditë dhe shkollës,pas fillores,nuk ia pa më bojën.I  jati,Xhelali,që shpresonte shumë tek i biri,sikur po i humbte shpresat për "madhështinë" e të birit dhe,kur pa,që as me lopë nuk dëgjonte të shkonte,tha një ditë mes fshatit:

-I dhashë shkollën,nuk mësoi.I dhashë lopën,nuk e ruajti.E futa dhe në punë(në fermë,sigurisht.se ku tjetër?),dhe nuk e "hëngri".I dhashë copën e bukës,,,, dhe e përrlau.Mos e hëngësh,o Loni!-lëshoi mallkimin.E tha atje,mes fshatit,dhe u bë vazhdë.Sa shikonim Lonin,i bërtisnim:-Mos  e ngrënçë,o Loni! Ky,në vënd të zëmërohej,qeshte së bashku  me ne.Se,për ashtu,nuk zëmërohej Loni,jo.Qe,ç'është e drejta,qejfpaprishur dhe sherreve u ruhej.Mëndjen  e kish vetëm tek"duçet".Dhe,kur ia shihte nndonjë fëmije varur si gjerdan mbi qafë,do të zgjaste duarët dhe do t'i përkëdhelete.-Këto,- më thoshte,- të nxjerrin në selamet.Po  ku t'i gjesh?!-pyeste,pa pritur përgjijge.

 

*    *    *

Kur u kthye nga ushtria,kish hedhur goxha trup dhe sikur qe ndryshuar.Në të parë,nuk kishe seç i shaje.Po tani e shihja ,që mbas punës  (  po në fermë,de), sulej andej nga qyteti.-E,-i thosha,- nxore ndon jë"duçe" apo jo?!-Aha,pakogjë! Se nuk tregonte kurrë.Po çdo mbasdite dhe kjo punë.Tutje,i ngarkuar (me "çiko gjë?"),dhe,tek kthehej,me duar në xhepa.Siç duket,shtonte"duçet".Ndërkaq,Xhelali me Sheqeren,pasi e martuan,e ndanë dhe,kur doli më vete,aq i shtoi këto"duçet",sa me këto,duket se i zuri kokën me derë,ndonjë drejtori ndërmarrjeje në qytet,se,një ditë prej dtësh,Loni filloi punë në një ndërmarrje  industriale.Natën,se nata,- thoshte,-nuk ka sy.As sheh se çfarë bën dhe ku bën.Punoi,-më tha,- si frezator,-Po si,i them?Ti me "shkollë të madhe",ku mësove për frezator?"Duçet","duçet".në ke nga ato të shkreta,as që të duhet shkolla.Dëgjo,- shtoi si në intimitet,- i gjalli ka gojë.Do të hajë.Dhe unë,or burazer,ia mbusha gojën dhe drejtorit,dhe atij të kuadrit dhe,domosdo,edhe brigadierit.Në mes të natës e filloi punën,si ndihmës.Po atij"mjeshtërit",po i çoj pjesën dhe saf rmos,or tunjatjeta.Dhe më ke parë.Ca pula,blerë me të lirë këtu,vete i shes gjëkundi.Nesër një dele  a sheleg.Me lopët është ndryshe:këto i mbaj nga një javë a një muaj dhe,si i shëndosh ca,dhe fitimi është më i madh.Hajde,Loni,që nuk mësoje në shkollë,hajde! Bërë "mjeshtër" që mallin kallp,ta shetë për flori.

 

*          *      *

Kur qeveria i mbylli ato"vrimat"për"duçet" e Loni,përsëri ,nuk ndënji rehat.Trapiti deri në ato zonat malore dhe nuk kthehej pa gjë.-Po lëvize,do gjallisësh gjëkafshë,-filozofonte.Pastaj kish zbuluar një "burim" tjetër për"duçe".Po merrej me lajmësi.Lajmësi veç për burra dhe gra të moshuara..Këta,-thoshte,-ia dinë vlerën familjes.Dhe një rrugë e dy punë.Kur litarit i "shtrëngesave" ekonomike,filloi e të zgjidhej(se po vinte demokracia),u bë,pothuajj,me krahë.

Djalin emadh,Floririn,e kish martuar dhe ky,e kish bërë shtëpinë më vete.Sado  që u mundua që dhe këtij t'i jepte "huqet për duçet",ky,Floriri siç kish emrin mbeti.Qe jo vetëm punëtor,por të bëhek kurban në kishe hall.Ndryshe,krejt ndryshe,nga i ati,Loni.Erdhi dhe demokracia.Tani Loni nuk mbahej.Tregëti e lirë dhe ndjehej si peshku në ujë.T'i kërkoje diçka,e kishe kot:"Ca çikalekë" që kisha i kam ndarë me fajde.Dhe vallë  kur do t'imarrë,- qahej.Pazaret tani nuk i bënte në këmbë.Kish blerë një pelë,e mbrihte në biroç dhe frymën në pazar.Ah,-thoshte,- sa e kam pritur këtë ditë!! je i lirë si zogu i pyllit.Mos pirt,- më thoshte,- të bien kocka nga qielli,por bëj rrrëke bythhës,në do të jetosh.Hajde,filozof,hajde! Ky është ai Loniqë nuk mësoi në shkollë dhe më mban mua lexione për jetën.

 

*    *    *

Dhe  Floriri,i biri i Lonit,ka një pelë.Këtë e mbreh në karrocë dhe është bërë si diell që ngroh tërë fshatin.Se ky,nuk është si Loni.Fshati vuan për  ujë dhe Floriri,që në mëngjes,u bënë zë grave dhe plakave të fshatit,ua merr bidonat bosh dhe frymën  tek burimi i vetëm,rreth dy km larg,i mbush atje dhe për lekë,sa t'i japin.Me asnjë nuk bënë pazar,po gratë e fshatit jo vetëm ia japin lekët,sipas hakës,po i japin dhe njëmijë urata nga pas.Ai,buzëqehsur dhe qejfpaprishur me njeri,plakave dhe grave të pamundura,u fut bidonat deri brenda në shtëpi.Dhe të gjithë e mbajnë në gojë vetëmë për mirë.Kurse për Lonin,askush nuk e thotë një fjalë të mirë.Plaka Qeriba,që është e rrahur me vajë e me uthull,paska thënë një ditë,kur ky,Floriri,po i fuste bidonat në shtëpi:-Or bir,t'u bëftë dita njëmijë dhe shyqyr që ke ngjarë nga pela,se ai"sterraniku",yt atë,Loni "Duçja" , vetëm tek "duçet" e ka mëndjen.Edhe gur,po t'i kërkosh,për të thyer kokën,nuk të jeP,se thotë:-Më duhet për vete.Njerëzia u gajasën me atë"ke ngjarë nga pela",se e kuptonin që qe fjala,për Zaren,të ëmën e Floririt.Floriri u gajas për vete.Se kush mund t'i zëmërohet,plakës  Qeriba?!...

 

*    *    *

 

Gratë më shumë se sa burrat e dhanë berihajin:-Bobo!Floririt të shkretë i kanë vjedhur pelën!Lajmi ra si bombë dhe vërtet,këtë vjedhje,e vuanim secili.Sidomos,gratë:se për to qe dhe "hataja".Djemtë e fshatit,kush e kush me makina(se kishin hyrë makinat private në fshat),pa u thënë askush,guiduan me tërë shpejtësinë andej,nga ish prrë,së fundi,pela e Floririt.Dhe,në të hyrë të Lushnjes,aty ku ka qenë,dikur,fabrika e letrës,e gjetën mes një karvani arixhinjësh shtegtarë."Hajduttët" u justifikuan se pela,kish ardhur pas"erës" së kuajëve".Floriri,i gëzuar që rigjeti" pelën et ij,nuk il a miqtë et ij të bënin sherr,po i kërceu pelës në kurriz,e,drejt e në fshat.Gratë,prapë të parat e morën vesh,dhe frymën për ta ururar.-Shpëtove ti,po shpëtuam dhe ne dhe,sekush,la ndonj ë"darovi"të voëgl,sipas zakonit.Se nuk i thoshin shaka,një pelë donte një milion lekë ta blije,në atë kohë.Kur erdhi dhe Loni.-Po si,or bir,ta vodhën pelën?-Po ma vodhën,o pepe,po shyqyr,edhe nga këta shokët,që e gjetën.-Po nuk të kam thënë që të flesh mu tek bytha e pelës?-sokëlliu dhe iku,si ndërkryer.

 

*     *    *

Zoti,-thonë,-lart është dhe mban shënime.Për të mira dhe të liga.Po kështu do të jetë se ja seç ndodhi.Plot nja dy javë pas kësaj ndodhie, na vjedhin pelën e Lonit.Atë,"Kërren" që mbrente në biroç.Lajmi u hap,po njeri nuki shkeli në derë atij.Dhe,pas nja dy ditësh,kish dalë mu aty,tek "mërzejmë" në hije të ullinjëve.Qe i mërzitur dhe kjo dukej qartas,por unë,enkas,për t'i shtënë çikë,kur thonë,i them:-Ore Loni po ç'ke kështu që rri sikur të ka ngrënë gomari bukën?-Lëre,-më tha,lëre,më thanë kupën,më vodhën pelën! U shpreh aq vajtueshëm,sa priiste ndonjë fjalë ngushëlllmi.-Të vodhën  pelën!,- bëra  si të habiturin unë,po nuk të kam thënë që të flesh mu tek bytha e pelës!!! ....

 

________

 

Një "sagë" tragjike

 

Tregim

 

Nga Përparim Hysi

 

Prolog

 

Pragviteve '60-të,të shekullit tjetër,agronomi i mesëm Latif Meçani vazhdoi një kurs për pambukun.Aty,pranë qendrës së kursit,qe dhe një për rrobaqepse..Një mbasdite,tek luante futboll,goditi një top fort dhe topi,sikur ta kish vënë në shënjë,goditi një kursante qëkalonte atypari.Goditja qe jo vetëm e beftë,por dhe e fortë,dhe ftakeqja,tek ra për tokë,bërtiti:-Gomar!.Futbollisti,më tepër ishqetësuar se i fyer,vrapoi dhe,tek e ngriti fatkeqen nga toka,i tha:-Mëf fal,se qe fare pa dashje."Viktima", tek pa  veten në krahët e këtij djalishpatullan,sado që po përlotej, e kuptoi që e kish kaluar"masën"dhe i tha:-Dhe ti të më falësh,se e teprova.

Kaq.Dhe,aty për aty,u ndanë,por secili për hesap të vet,sikur po thurnin një"gardh"apo ca më shumë.një ëndërr.

Ai:-Po sa emirë që qenka!Dhe unë e vrava.Sikur i këputa kokën një trëndafili që po hapet i plotë.Ajo:-Po si i thashë atij goxha djali:gomar.Pupu!SA turp! Po si do i dalë para sysh?

Të nesërmen,ai.bëri si bëri,dhe hodhi një sy andej nga kursi i rrobaqepseve.Ajo e pa a nuk e pa,nuk u mor vesh.Por,pas dy ditësh,si,fare rastësiht,ata u takuan me njëri-tjetrin dhe,veç faljes,xhëku shkuan dhe më tej.

 

*     *     *

 

U martua Ballabani i Muratit dhe,ndryshe nga të tjerët,nuk bëri dasëm.Unë sakisha vjatur    fshat dhe u çudita me këtë ,Ballabanin ,që nuk bëri dasëm.Pyeta plakën Qeriba(kjo i bie kryq e tërthor fshatit dhe,sikur i di tëgjitha),dhe i them:-Moj hallë Qeribaja,si nuk bëri dasëmky, Ballabani?Ajo,më shumë qeshi me pyetjen time,dhe më thaa:-Po ç'dasëm do të bëj,ky Ballabani? TË parëën e ka lënë prej kohësh dhe këtë e mori,pa u njderë,për tëhënë,sikur të qe e ve.I ve është ai korb(se si korb është,të kallë datën), kurse ajo mos është more djalë, si kolopuçe.Për  ta pirë në kupë,siç thoni ju ,shelegët.Plaka Qeriba është si burrë.As e ka për gjët ë zihet dhe me një burrë.Gratë ,po e po,që i bën sus ajo.E falnderova  hallë Qeribanë dhe ngjita shkallët e katit të dytë ku kam shtëpinë.

 

*     *    *

Fati,- thonë,- është mirë që të të ndjekë  dhe jo ta ndjekësh.Kështu ndodhi dhe me mua.Pas martesës,Ballabanit i dhanë një dhomë po në kat të dytë,ballë përballë,me dhomën time.Dritaret tona shikonin njëraa-jetrën.Domethënë,po t'i besojmë plakës Qeriba,unë do isha balë për ballë me Kolopuçen.Kur e pashë për herë të parë,mbeta gojëhapur sikur kisha ngrënë gjellë të nxehtëQe bukur si një rusp,kurse Ballabani,përkrah  saj,dukej si një gorillë.Apo s'qe dhe i  zi,si korb kur thoshte plaka Qeriba..E shihja me neps se atëherë qeshë riosh,rreth 18-vjeç.Epo komshi dhe komshia do sajdisur.Dhe zura nga avazet.Po ajo,sa po më hidhni sytë ju që lexoni,as që i shkonte asaj ane.Ballabani qe punëtor i madh dhe nuk kthehej  në shtëpi pa bër dy ose tri norma.Në fermë (ndaj dhe ia dhanë dhomën në pallat) i thoshin ekskavator.Sa kthehej nga puna,lahej,vishej me ato rrobate e dhëndërrisë,i vinte Kolopuçes krahun dhe frymëm në qytet.Qytetti qe tri-katër km larg,po nuk përtonte fare.Në këmbë çdo të ngrysur,me Kolopuçen prej krahu.Gratë e lagjes mënd shkulnin faqet,se vetëm Bllabani bënte kështu dhe sa pë burrat,dëgjova Dervishin që tha:-Burri i madh në moshë,ia di kimetin gruas.Se Ballabani qe nja 45-vjeç dhe Kolopucja,taze,si çupa etij.Plaka Qeriba,që i di të gjitha,tha:-E bleu si plaçkë dhe si plaçkë po e mban.I shkreti,nuk e di,se,sa më me pekule ta mbash gruan,aq më shumë pleshta vërvit.Të ka faj plaka Qeriba?.Po hajde dhe mbreji qetë me të,në ta mban.

Ballabani që në mëngjes në punnë dhe Kolopuçja në shtëpi.Dhomën po e ka ngjitur me timen  dhe unë filloj nga"nxemja".Hap radion dhe,gjasme radioja ka një këngë dashurie,ia thërres pas saj,asaj këngës korçare:Për Lenkën.Ndoshta ju kujtohet  ajo kënga:"Lenkë,shprti im i dashur/ hajd të dalim,në lëndinatë.Doja  të tërhiqja vëmëndjen e Kolopuçes,po,kur e pashë që nuk ma vari,shpërtheva me zënë dy oktavë,"Syçkat,doçkat,buuçkat,lërmi të t'i puth/të t'i përkëdhel si zoçkat/për  tërë jetënë.Kot që u ngjirra,as që m'i hodhi sytë.U nxeva për një çasst,po sytë as që ia ndaja unë.Sa mori enët për të shkuar tek burimi,zbrita shkallët me një frymë.T'i dalë përballë,them,do më flas se nuk bën.Kështu bëra,po hiç.Uli kokën si të kish bër turp.Epo,pikë ezezë.Po më sheh seç

bukruosh jam unë,apo i ka të plasur?! Ëhë,- thashë,-le  qëë shtë e bukur,po dhe besnike ndaj burrit.Po e sheh atë ajo,që ai si katana,gati të trëmb.Tmerr e kisha kur fikej drita..ja,-thosha,-ai,ariu me putrat e tij,po eshtyp atë sorkadhe,Se si sorkadhe qe.

Kisha  vënë re  që deri lart,sa kish ikur Balllabani,ngjitesh deri në dhomë( po lija gjë pa parërë unë) dhe linte biçikletën brigadier Latif Meçani.Mos kujtoni  se qëndronte.Linte biçikletën dhe kaq.Latifin e kisha shok.Qemë,pothuaj,në një moshë,dhe me të luanim futboll.

 

 

*     *     *

Kur një ditë,sa u ktheva nga shkolla,më doli plaka Qeriba.E,mor dhaskal,më tha,e more vesh mynxyrrën?-Ç'mynxyrrë?E vranë atë "sterranikun",shokun tënd.-Kë vranë?-pyeta nxitimthi.-Brigadierin,atë "qejflinë",nuk e di ai që"koka e vogël" ha të madhen.-Po kush dhe pse?-Po Ballabani ,se i pat ndrequr "urat" me atë Kolopuçen.-Po ç'kolopuçe,moj hallë Qeriba.Po për atë e vë dorën në zjarr unë-Opo lëre dorën në zjarr ti,po shyqry që qe mbi të,se dhe ti xhëku lëpiheshe,-m'i preu drutë shkurt.Kur hyra në shtëpi,më treguan se  Ballabani,e kish qëëlluar brigadierin tri herë me thikë dhe,kur e kish parë që kish rënë për tokë,frymën e kish mbajtur në shtëpi,që të vriste dhe të shoqen.Më erdhi keq,për ç'i kish nodhur shokut tim,dhe dola:-Për ku vrapin?-pyeti plaka Qeriba.-Do vete të shoh brigadier Latifin.-Mos shko,- më tha.Nuk të vret njeri kot.Pse nuk të vrau ty,Ballabani.Në këto,punë të ndyra,tha plaka Qeriba,ka faj ai që vritet.

Shkova dhe frymën në Vlorë,se Fieri akoma nuk kishte kirurg në atë kohë.E gjeta.E kish operuar duararti,dr.Shyti,dhe,për pak,kishte shpëtuar nga vdekja.Një thikë nja dy mm larg zëmrës,një në stomak dhe një në krah.Latif Meçani e sfidoi vdekjen se kish një trup prej Herkuli.Harmonioz dhe,për kohën,një nga djemtë e hijshëm të qytetit.E shikoja me dhëmbje atje të fashuar sikur vinte nga një betejeë e përgjaskshme dhe,kur më pa mbi kokë,tha,përmjet dhimbjesh:-Ishte e tmerrshme që të vdisje.

 

*    *   *

Kur brigadier Latifi doli nga spitali,u bë dhe gjyqi i Ballabanit.Qe krirm i rëndë dhe kish ardhur dhe gjykatës nga Tirana.Të gjithë dëshmitarët (edhe i vlëllai  I Ballabanit) ,folën në favor të brigadierit.Si të kurdisur,me një gojë,thanë:-E vrau kot.Se dyshonte dhe aq.

Erdhi dhe radha e Blalabanit.Salla,mbushur plot, sikur ngriu.Çfarë do thoshte ky,ditëzi? DHe ja ,në vija tët rasha,çfarë tha Ballabani.

GJ:-I pandehur,Ballaban Murati,pse e vrave brigadierin Latif Meçani.-Se po puthte time shoqe.-Ku e pe ti?-Tek shtëpia  ime e vjetër?-Po pse nuk veprove,kur i pe,po krimin e bëre të nesërmen?-Se kisha friklë  që më itke me vrap.Ndaj durova tërë  natën.

GJ.:-Ti e bëre krimin dhe vrapove për në shtëpi.Përse ike nga vëndi i krimit?.-Ika se doja të vrisja dhe gruan,po  atë nuke gjeta në shtëpi.

I erdhii radha dhe Kolopuçes.Pyetje:-Ç'ke për të thënë për të pandehurin?-Ai është burri im që ka hedhur baltë mbi nderin tim.Po tërhoqi fjalët që ka thënë për mua,unë prapë e fal dhe e pranoj për burrë. Gj:-Dëgjove i pandehur,ç'ke për të thënë?B:-Për një gjë më vjen keq:që nuk arrita t'u këpus kokën që të dyve.Tani jam i lidhur dhe do bëj burg,po kurdo që të dalël,vetëm po  nuk dola gjallë,se kurrë-kurrë nuk i fal.Një ditë do vijë që njerëzit do ta zbulojnë të vërtetën.Nuk kërkoj faljje se jam në të drejtën time.

 

Epilog...

Ballaban  Murati u dënuam e 25-vjet burg.I bëri ato kokërr për kokërr dhe doli aty prag viteve '90-të,i plakur dhe i rrëngjuar.Kolopuçja u martua në një qytet tjetër,kurse brigadier Latifi sot është biznesmen.Vonë u mor vesh se Kolopuçja qe ajo"fatkeqja" që Latif Meçani e kish goditur me top.E kish vënë në nishan,or burazer,tha dikush që dinte të fshehtën.Këtë"sagë" që pati një fund ,pak tragjik.

 

*emrat janë trillime.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora