Kulturë
Cikël poetik nga Anxhela Mazhi
E diele, 17.07.2011, 06:37 PM
Anxhela Mazhi u lind me 04.11.1994 ne qytetin e Elbasanit. Ajo vazhdon vitin e pare ne shkollen e mesme. Qysh femije ajo u paraqit para lexuesit te moshes se saj me librin e pare "fjongo dielli" dhe qe atehere per asnje cast nuk e braktisi poezine e saj te dashur. Krahas mesimeve, ku dallohet si nxenese e mire, ajo ka botuar keto libra:
1.Fjongo Dielli (2005)
2.Me krahe engjelli (2007)
3.Engjelli Nikolin (2009)
4.Flatrimet e zemres (2009)
5.Kujtime te grisura (2011).
Kthehu
Dhe fill pas teje erdhi dimri
i bardhe,i ftohte,i qete,
strehen sa shpejt e ngriti trishtimi
heshtur neper kujtime
trazuar si stuhite ne det.
Eja,ti,kthehu...
Behu puls,rrahje,ndjenje,
besim,shprese ose pasthirrme,
vetem,kthehu ti,miku im...
kthehu dhe me s'do te merzit,
s'do te flas as do te prek,
mes mallit dhe habise
do te perpij me syte e mendjes.
do te te shoh,ashtu,pafjale
dhe vrullshem ndjenja do te lind,
dhe ne stuhi ka deti vale,
ashtu edhe vuajtja e cdo zemre
eshte pjese e dashurise....
Ti ishe aty
Degjova vec hapat e mi
e ndjeja lotet te me rrjedhin ne faqe,
perjetova me breng ate melodi,
kur papritur ti u shfaqe.
Muzika vriste minutat,
lotet vrisnin tendin imazh,
ti ishe aty
une me syte e zemres te pashe.
Zgjata doren,
por vec..erresire...
i ngrita syte nga qielli
serisht erresire..
Shpresova se syte e zemres'
lotet e mallit pa kufi
plaga e shpirtit qe rrjedh gjak
do te sillnin ne kete bote,
per pak...
Fajtor pa faj
Dhe zemra fillon te rrah ngadale,
sikur s'do te prishe kete qetesi
dhe ne prej kohesh ndare
kekrojme te mbushim kete zbrazeti.
Ne rruget e jetes
kerkuam nje mundesi,
pavaresisht gjithesesi
jemi vec dy filiza te rinj.
..Dhe jeta luan me ne
dhe fati mekatar,
ne jemi fajtor
fajtor pa faj...
ne mes njeri-tjetrit kishim nje ure
qe e pershkon padrejtesisht...
e aty ndertuam nje mur madheshtor,
e tani...tani askush s'pranon
se eshte fajtor...
Vendi yne
Vendi ku u takuam
dhe per here te fundit u pame,
ende nuk e pranon qe ne ikem...
Ai vend ndjen mall
per dike si une,per dike si ti.
Vendi ku dikur kishte vec diell
tani shiu,furtuna dhe bora
te gjitha iu versulen atij,
atij vendi te mrekullueshem
qe ne i dhuruam magji.
Atje ku na bashkoi ndjenja,
atje ku asgje tjeter nuk kishte kuptim,
gjithmone po atje
ne te njejten kohe
te njejtet persona
ne te njejtin takim.