Kulturë
Ilir Muharremi: Këngët e fundit të Eshref Qahilit
E shtune, 16.07.2011, 07:55 PM
Këngët e fundit të Eshref Qahilit
Nga Dr. Ilir Muharremi
Krijimtaria e piktorit Eshref Qahili është një paradigmë, një klasë fjalësh, ose një tufë tingujsh të zhurmshëm, të cilët autori i identifikon si “Kënga e fundit”, “Marshi i fundit” etj... Rëndësia ngjitet mbi idenë, formën, ngjyrën, kompozicionin, ritmin dhe stilin. Bluja, paraqitet si e ftohtë, simbol i thellësisë, qetësisë dhe shpresës. Atë Qahili e thekson në gjitha telajot, është si një cikël me një kurorë të vazhdueshme, protagoniste e ashpër, e cila ka magji t’i shndërroj format, këtë e vërejmë në ciklin: “Kënga e fundit”, 2006. Fytyra e protagonistit i cili interpreton melodi të zhurmshme në harmonikë, është shkrirë në ngjyrën blu, qenia e tij është shndërruar, ose identiteti i tij ka arritur të mposhtet nga hapësira gjigante kolektive. Gjithnjë kolektivët e kanë shtypur individin, individët u shpikën vetëm për të bërë gjëra. përgjakshme flenë në instrumentet e këtyre personazheve, ngase tingujt i ngjajnë serenatave, por shpërthejnë në kulminacion . Zëri i tij, sikurse i këndon padrejtësive aktuale në Kosovë, ai përpiqet përmes të kuqes të na kthejë në kohë, dhe të na tërheq me serenatë të fundit, por prapë se prapë padrejtësia është duke fituar momentalisht dhe e zhytur pas përfitimeve individuale, populli kot këndon, ose me këngë të fundit i këndon vetës, individualizohet. Një tjetër problem, që vërtitet në pëlhurën e autorit është bota e imët, shpesh herë e padukshme për njerëzit- bota e thneglave, e insekteve. Edhe pse në raport me kohën tonë, ato janë si të panjohura, por janë pjesëmarrëse më punëtore dhe dinë të punojnë në kolektiv, ato i shërbejnë kolektivit, dëgjohen kthjellët dhe me mjeshtri udhëheqin një batalion të tërë. Këto mikro organizma janë më të denja për balansin grupor derisa makroorganizmat (Njeriu), lakmitarë i përfitimeve individuale, makinë vrasëse dhe shtypëse e të drejtëve. Andaj, lirisht mund të them se ky krijues ka arritur ta lind vetën në sy të të tjerëve, dhe këtë Olivie e arsyeton në këtë mënyrë: “Artisti së pari lind veten e pastaj të pranishmit.”