Kulturë
Neki Lulaj: Memorandumet turko-serbiane
E diele, 17.07.2011, 07:02 PM
Neki Lulaj
MEMORANDUMET TURKO-SERBIANE
Dikur moti na patën ndërruar emrat dhe fenë,
me dhunë, mashtrime e dredhi aziatike
Ilirëve nuk iu duhet feja e Skënderbeut,
por myslimanizmi me ferexhe, xhamia, e tespih.
Na gjakosën dhe na i këputën krahët,
duke na përzenë nga trojet e vjetra stërgjyshore,
na nisën për ne
me mashtrime se atje është „parajsa“ e premtuar.
Na i shkretërruan trojet shekullore,
na e morën Toplicën e Kosovën deri në
duke na i rrudhur e këputur trojet iliriane,
na masakruan e dogjën si në furrat e gëlqeres,
me memorandumet e errëta serbo-osmane.
Me dhunë na e ndërruan fenë,
duke ushtruar, forcë, konop e dajak.
dy vëllëzer të një shtëpie e të një nëne:
njeri katolik ilirian, e tjetri mysliman mashtran.
Rrugës për ne Anadoll ua hiqnin prangat,
i drejtonin për ne dhenat e mashtruara,
tek “parajsa “ e mendimeve të
planet serbo-turke shqiptarët me i asimilue.
Arrnautçe nuk ju duhet shkolla,
juve ju duhet feja, dova dhe padija,
ferexhja ,Kurani dhe namazi,
për ju parajsë e xhenetit është vetëm xhamia.
Hilexhinjtë monstrume të dy shteteve,
që sa më shumë për të shpërngulur shqiptarë,
serish ka ngritur kokën fara e tyre e ndyer fetare,
sadistët ngrejnë vithet rrugëve te Prishtinës pa u ndalë.
Kështu ishte përhapur dikur sindromi mysliman
i sjellur nga Stambolli, Beogradi dhe Anadolli,
për misionarët e tillë s´ka nevojë shkenca as dija
sepse para të majme për protesta po marrin nga Sërbia.