Kulturë
Halit Bogaj: Bend of the River / Banda e lumit/1952/
E marte, 19.07.2011, 06:39 PM
Bend of the River / Banda e lumit/1952/
Nga Halit Bogaj
Edhe ky film uestern është realizuar nga regjisori i shquar Entoni Men, në të clin rolin kryesor e luan Xhems Stjuart. Në vitin 1847, një bandit i penduar Glyn McLyntock (James Stewart) shkon si vëzhgues në vagonin e trenit për njerëzit që vendoseshin në Oregon.Gjersa ai e kontrollonte trenin e shpëton Emerson Kolin (Arthur Kennedy) nga varja ngasa e kishte vjedhur një kalë.Në ndërkohë Kol e pranon krimin.Njëra ndër pionieret e ligjshme në tren ishte edhe Lori Bejl/Xhuli Adams/. Një natë ata sulmohen nga një grup i vogël indianësh, me ç’rast Mek Lintok dhe Kol shkojnë për t’u përballur me ta me ç’rast Kol ia shpëton jetën Mek Lintokut, por Lori ishte lënduar seriozisht nga një shigjetë.Kur arrijnë në Oregon Lori mbetet atje për t’u shëruar. Kol e lëshon grupin, ngase ai pjesërisht ishte tërhequr nga ata dhe pjesërisht ngase kishte vendosur që të fitonte pare.Edhe Mek Lintok duhej të bënte zgjidhje ngase dimri po afrohej me shpejtësi.Ai dhe Xheremi Bejl/Xhej Flipen/, udhëheqës i njerëzve që duhej të vendoseshin në atë vend , shkuan për të hulumtuar ngase kishin filluar’’Ethet e zbulimit të arit’’. Koli i ndihmonte Mek Lintokut për t’i gjetur disa njerëz që do ta furnizonin grupin me ushqime,por disa minatorë i mbanin çmimet e larta.Në ndërkohë Mek Limtok dhe Kol acarohen dhe dalin në dyluftim me ç’rast Kol vritet prej tij, kurse Lori shkon me Trei Vilsonin/Rok Hadson/.Edhe në këtë film të regjisorit Entoni Men Xhems Stjuart aktron revolveristin me një të kaluar të dyshimtë, për çka edhe filmi ka një vlerë të posaçme në këtë aspekt , ngase evokon ngjarje dhe situata nga e kaluara, duke i gërshetuar ato me ndjenjat dhe karakteret e fuqishme njerëzore. Pra edhe në këtë film heroi kryesor duhet të ballafaqohet dhe konfrontohet me të kaluarën e vetë të papërshtatshme por e cila rezulton me të ardhmen e tij pozitive , i cili e udhëheq një grup njerëzish drejt një vendi të caktuar ku dëshoronin ta fillonin një jetë të re.Edhe ky film është uestern psikologjik.
Në rolet kryesore.James Stewart /Glyn McLyntock /,Arthur Kennedy Emerson Cole /,Julie Adams/ Laura Bejl /,Rock Hudson/ Trey Wilson, një kumarxhi profesional/, Lori Nelson/ Marie Bejl /,Jay C. Flippen /Jeremy Bejl /,Howard Petrie/ Tom Hendricks /,Chubby Johnson /Captain Mello /,.Stepin Fetchit/ asistent i Adam, Mello's /Harry Morgan / Shorty, /, Jack Lambert /Red/, Royal Dano /Long Tom/Frances Bavier /zonj. Prentis /