E hene, 09.12.2024, 01:08 PM (GMT)

Kulturë

Hilmi Saraçi: Vepër për mizoritë serbe në Vushtrri me rrethinë

E premte, 22.07.2011, 07:59 PM


Recension

        

Vepër për mizoritë serbe në Vushtrri me rrethinë

 

Fahri S. Buçinca-Ferid B. Dibrani: Mizoritë serbe në Vushtrri dhe rrethinë (1918-1956) – Prishtinë , 2009  faqe 400

 

Nga Hilmi Saraçi

 

Në kohët e fundit sikur është bërë traditë që dy autorë të punojnë në një vepër të përbashkët duke menduar se në këtë formë do të tregojnë punë më të sukseshme . Kështu edhe duhet të jetë, sepse dy autorë do të shohin më mirë dhe do të vjelin materjalin më lehtë  për ta hartuar një libër  të mirë dhe tërheqës para lexuesit…

 

 Fahri S. Buçinca dhe Ferid B. Dibrani, në leturaturen publicistike  , në veçanti në ate historiografike nuk janë të panjohur, kanë të botuara disa punime nëpër gazeta që dalin në Prishtinë , por kanë edhe  vepra të botuara . Kohë më parë dolen para lexuesit me vepren e përbashkët : “Mizoritë serbe në Vushtrri me rrethinë (1918-1956)”. Libri është mjaft voliminoz, interesant, me tematikë të gjerë historiografike, sidomos me një përfshirje të gjerë të rrjedhave të mizorive serbe në Vushtrri me rrethinë (1918-1956), por jo vetëm në këto vite që përcaktojnë kohën në titullin e librit , por edhe më herët dhe më vonë . Autorët gjatë hartimit te veprës janë përpjekë që të tregojnë me besnikëri këto rrjedha: robërinë, vuajtjet, mizoritë serbe gjatë kësaj periudhe dhe luftën  me sakrifica të mdha të pupullit tonë për liri dhe pavarësi kombëtare.

 

Shpërnguljet dhe dëbimet e shqiptarëve

 

Vepra fillon me moton nga poezia “Ballada Çame” e Bilall Xhaferit që ka të bëjë me dëbimin e çamëve nga trojet e tyre, Çamëria , për të përfshirë pastaj dëbimin dhe shpërnguljen e shqiptarëve nga tokat tjera të tyre, sidomos nga Sangjaku i Nishit, ecurinë tragjike të dëbimit nga shtëpitë dhe trojet shqiptare . Ata pastaj bëjnë një shkoqitje për veçoritë gjeografike  dhe historike të Vushtrrisë- etimologjinë , shtrirjen gjeografike, kufijt dhe madhësinë. Analizojnë dhe përpiqen të sqarojnëë  se si  shqiptarët janë  stërnipët e ilirëve  se rrënja e gjuhës së tyre është ilirishtja, se etnia e tyre në këto troje  shtrihet nga  kohët më të lashta.  Sqarojnë  për shpërnguljet me dhunë të shqiptarëve edhe nga vise të tjera -  që nga viti 1913, duke paraqitur emërat e familjeve muhaxhere në  rrethin e Vushtrrisë, shpërndarjen nëpër lokalitete dhe fshatra, jetën e tyre të vështirë, me reziqe dhe ndjekje të vazhdueshme nga pushteti kriminal serb…

 

Vushtrriasit shquhen për liri dhe pavarësi kombëtare

 

 Gjatë periudhës së Lidhjes  Shqiptare të Prizrenit vushtriasët shquhen në shumë fusha , me angazhimin e përhershëm për liri dhe pavarësi kombëtare- për një Shqipëri etnike. Në këtë fushë  autorët paraqesin disa figura të shquara patriotike nga Vushtrria që tërë jetën e shkrin për popullin dhe lirinë kombëtare , siq ishin Hasan Prishtina , Azem Galica , Isa Boletini, Shaban Polluzha  e shumë të tjerë nga Vushtrria me rrethinë.

  Duke bërë fjalë për Vushtrrinë  nën pushtimin serb nëpër këto vite, rrethanat dhe ngjarjet që ishin të pranishme  -terrori që ushtrohet ndaj popullatës shqiptare , në veçanti ndaj personaliteteve të njohura shqiptare , mësuesve dhe “ulemave”, mbylljen e shkollave shqipe e të tjera ,autorët përmendin intelektualët dhe  mësuesit e njohur të  Vushtrrisë me rrethinë, burgosjen e tyre, në veçanti, gjatë periudhës 1916- 1924.. Hasan Prishtina qysh në vitin 1910 nga Vushtrria kishte dërguar në Normalën e Elbasanit gjashtë nxënës , ndersa më vonë në vitin 1915 do të hapët shkolla e parë shqipe në Vushtrri. Autorët ndalën edhe  në përsonalitetë të tjera  që kanë dhënë kontribut të veçantë në hapjen e shkollave, përhapjen e diturisë, arsimimin dhe edukimin e të rinjëve në frymën patriotike .

 

Masakrat serbe dhe vendosja e kolonëve serbë dhe malazez

 

 Fahri Buçinca dhe Ferid Dibrani në vijim paraqesin në detaje  mizorit dhe masakrat serbe në rrethin e Vushtrrisë,  sidomos  përshkruajnë ,  masakrën ndaj popullatës së pafajshme në Popovë , në fshatrat e Artakollit, të Roga e Vjedullave, në Zogaj, Grykë e të tjera , për të shënuar me emer e mbiemër nxitësit dhe  kriminelet e këtyre masakrave si dhe emrat e të vrarëve dhe të  masakruarëve.

 Pushtuesi serb vazhdoi shtypjen e shqiptarëve  duke u mbështetur në politikën se “paqja efektive  në Shqipëri mund të arrihet vetëm duke i shfarosur krejtësisht shqiptarët”-theksojnë autorët.Ndaj mizorive serbe përveç qendresës luftarake , shqiptarët në periudha të ndryshme  u përpoqen të rezistojnë dhe ta  ngrisin zërin dhe t’u  drejtohen fuqive të mdha. Hasan Prishtina në këtë rast kishte shkruar se afër njëmilion  shqiptarë të banuar në Kosovë dhe Maqedoni nuk kanë asnjë shkollë  në gjuhën e tyre amtare”. Autorët pastaj paraqesin vendosjen e kolonëve serbë e malazezë në Vushtrri e rrethinë , rrembimin dhe përvehtësimin e pronave të shqiptarëve , vrasjet dhe keqtrajtimet që bëheshin në mënyrë sistematike ndaj shqiptarëve në Vushtrri me rrethinë .

Autorët duke bërë fjalë për vrasjet e shqiptarëve në Vushtrri me rrethinë në fillim të vitit 1941 nëpërmes disa deklarimeve nga tereni paraqesin luftën kundër çetnikëve në fshatrat e Artakollit dhe në fshatra të tjera . Disa deklarime dhe  sqarime të pjesëmarsëve në këtë luftë çalojnë, janë të pasqaruara mirë  për ecurinë e këtyre ngjarjeve të luftës, sidomos në fshatrat e Artakollit ...

 

Vushtrria nën pushtimin gjerman (1941-1944)

 

Kaptinë e veçantë në këtë libër pa dyshim është Vushtrria nën pushtimin gjerman 1941-1944- rreshtimi i intelektualëve të mirëfilltë në anën e popullit dhe të zotit, siq theksojnë autorët. Në këtë periudhë kohore Mitrovica, Vushtrria , Skenderaj, Podujeva dhe Pazari i Ri do të jenë zona  të pushtimit gjerman, ku në nënprefekturat e saj intelektualet e mirëfilltë të mendimit demokratik do të jenë në shërbim të administratës në gjuhën shqipe. Autorët me përpikëri paraqesin  personalitetet patriotike dhe kombëtare në kohën e pushtetit gjerman. Gjatë kësaj periudhe ishin bërë disa lëvizje për ndryshimin e kufirit që ndante  Kosovën nga trugu i saj Shqipëria. Në këtë fushë autorët përmendin me theks të veçantë Fejzullah Saraçin dhe Hakif Mjekiqin. Në këtë kohë bëhet organizimi i vullnetarëve  në mbrojtje  nga çetnikët të cilët bënin kërrdi dhe masakrrime ndaj popullatës së pafajshme shqiptare dhe boshnjake në Pazarin e Ri. Shumë luftëtarë shqiptarë  u dalin në ndihmë boshnjakëve dhe ndjekin çetnikët që vritënin dhe masakronin boshnjakët.. Theks të veçantë u japin trimave të njohur të kësaj ane: Ahmet Selacit, Ukshin Kovaqicës, Adem Vocës, Bislim Bajgorës e të tjerëve që luftuan heroikisht kundër armikut serbo çetnik dhe ranë në altarin e lirisë.

                     

Mobilizimi i shqiptarëve për Srem dhe Tivar, rikonolizimi, shpërngulja e shqiptarëve dhe aksioni për mbledhjen e armëve

 

Fahri S. Buçinca dhe Ferid B. Dibrani duke folur për ripushtimin partizano- çetnik në Vushtri me rrethinë , hyrja dhe pushtimi i këtyre forcave në Vushtrri , do të paraqesin gjerësisht lëvisjet dhe ngjarjet që vijnë pas këtij pushtimi. Ata në këtë rast shpiegojnë se për të plotësuar kërkesat nga elaboratet për shfarosjen e shqiptarëve  deri në fund të nëntorit 1944, në viset shqiptare do të dërgohen me dhjetra brigada  serbe, malazeze , bullgare me porositë   sekrete  që në emer të ndjekjes së bashkëpunëtorëve  të okupatorit të vriten të gjitha personalitetet e shquara shqiptare . Kështu kishte filluar mobilizimi i të rinjëve dhe qytetarëve  shqiptarë në drejtim të Sremit dhe Tivarit, ku pjesa më e madhe nuk u kthyen kurrë, u vranë dhe u masakruan – theksojnë autorët. Ata në këtë rast paraqesin regjistrin e   të mobilizuarve në brigadat partizane çetnike gjatë muajve shkurt- mars 1945 – vrasjen dhe masakrat që ishin bërë  gjatë këtyre marshimeve të brigadave partizane çetnike. Autorët me kujdes dhe njohuri paraqesin burgosjen e qytetarëvë shqiptarë, në veçanti gjatë vitëve 1944-1945, kur grupe të shumta kriminale serbe  bënin gara se kush po popushkaton dhe po masakron më tepër shqiptarët. Në këtë rast ata përmendin  treshën e zezë (“Crna trojka”) që vriste dhe masakronte shqiptarët. Autorët regjistrojnë  të pushkatuarit duke theksuar se si “Prroska e Gojbulës barte plisa të bardhë të shqiptarëve të vrarë dhe të masakruar”. Autorët do të emertojnë  antarët e treshës dhe kriminelët e OZN-së…

Pas zgjedhjeve në pushtetin komunist do të  fillojë puna organizative dhe rezistenca shqiptare  ndaj okupimit partizano çetnik në krye me Shaban Polluzhën.Autorët duke paraqitur rezistencën dhe luftën heroike të shqiptarëve në këtë kohë do të sqarojnë shumë ngjarje të rëndësishme të luftës heroike të luftëtarëve shqiptarë. Në këtë rast do të shënojnë emrat e pjesëmarsëve dhe të vrarëve në brigadën e Shaban Polluzhës . Pushteti partizano komunist në vazhdimësi kishte përpiluar listën për likuidimin e shqiptarëve , sidomos të familjeve të njohura atdhetare . Autorët edhe në këtë rast do të paraqesin emrat e të evidentuerve për likuidim.

Rikonolizimi serb dhe rivendosja e kolonëve në tokat shqiptare gjatë viteve 1945- 1949 zënë një vend të veçantë në këtë vepër . Autorët sqarojnë dhe shënojnë kolonët nëpër fshatrat e Vushtrrisë bazuar sipas librit të dr. Hakif Bajramit, për të dalur në riorganizimin administrativ të Vushtrrisë me rrethinë , shpërnguljet e shqiptarëve  gjatë periudhës 1951-1965 si rrjedhojë  sidomos i aksionit famkeq për mbledhjen e armëvë (1956), ku  shqiptarët përjetuan tmerret e papara në historinë e njerëzimit .

 Në një kaptinë të veçantë  autorët do të ndalen në figurat e shquara kombëtare të Vushtrrisë me rrethinë , me shënime  biografike dhe fotografi të radhitura, por  pa një përfshirje të kujdesshme. Vepra përmban materjal të gjerë dhe të begatshëm, bazuar më tepër nga literatura historiografike e autorëve të njohur, të shfrytëzuar me mjeshtri, në shumë raste si krijim i përvehtësuar  i autorëve , pa sqarime dhe  citate të domosdoshme. Gjithashtu autorët gjatë hartimit të veprës janë bazuar mjaft në deklarimet e mara  në teren . Ato në disa raste  nuk janë sa duhet të sqaruara dhe të kompletuara . Ballina e librit ( Sahat Kulla) sikur nuk arsyeton përmbajtjen e veprës, më teper ka të bëjë me trashëgiminë se sa me mizoritë serbe në Vushtrri dhe rrethinë..

 Megjithatë autorët kanë punuar me kujdes dhe me zellë, me një  sistematizim të mire  të lëndës, me një gjuhë të rrjedhshme, të pasur me fjalë dhe  shprehje të qëlluara letrare dhe artistike, sidomos bie në sy paraqitja e titujve dhe nëntitujve të radhitur me një mjeshtri,   dhe kujdes të veçantë . Në fund të veprës janë paraqitur dukumente të llojeve të ndryshme arkivore që tregojnë se autorët, në këtë fushë kanë punuar me përkushtim, me zell dhe vullnet të mire, prandaj vepra si e tillë ka një rëndësi të veçantë për historinë tonë kombëtare …



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora