Kulturë
Halit Bogaj: Broken Arrow /Shigjeta e thyer (1950)
E diele, 24.07.2011, 06:47 PM
Personazhet kryesore të filmit janë Cochise (Jeff Chandler) dhe Tom Jeffords (James Stewart). Filmi është i bazuar mbi historinë reale të këtyre dy figurave të cilat u angazhuan për promovimin e paqes mes indianëve dhe amerikanëve.Historia e këtyre dy figurave historike në këtë film është shprehur në formën më dramatike. Nga ana amerikane Xheford/Xhejms Stjuart/ishte përgjegjës për mbajtjen e gjendjes paqësore i cili në disa raste kalëronte i vetmuar në kampin e udhëheqësit autoritativ me emrin Koçizi.Akti i trimërisë së tij e kishte impresionuar Koçizin i cili ishte vëllazëruar me të, duke i besuar thellësisht emrit të tij të nderuar. Miqësia e tyre e pathyer kishte mbetur aktuale derë në dekadën e fundit të Luftës apaço-amerikane.
Shefi i apaçëve/Gjeronimo/ një figure legjendare në historinë indiane, por si karakter minor në këtë film, i aktruar nga Jay Silverheels, I njohur si Tonto, "shok i aktorit Klejton
Femra indiane Sonseeahray (Debra Paget), e cila ishte 16 vjeçare në këtë film, ishte e interesuar për Xhefordin/Xhems Stjuart/. Martohet me të por atë e vrasin disa të bardhë që nuk dëshironin paqe dhe që e urrenin amerikanin paqësorë të cilët i gjen dhe i vret vetë Koçizi. Në atë tragjedi personale të Xhefordit lind paqja e vërtetë midis dy popujve.Rolet:James Stewart /Tom Jeffords /,Jeff Chandler / Cochise /,Debra Paget/ Sonseeahray ('Morningstar') ,Basil Ruysdael /Gen. Oliver 'The Christian General' /,Will Geer/ Ben Slade, Rancher /,Joyce Mackenzie /Terry, Scatfly Proprietress / Joyce MacKenzie),Arthur Hunnicutt /Milt Duffield, Mail Superintendent /,Jay Silverheels / Geronimo /Argentina Brunetti/ Nalikadeya, Cochise's Wife/,John Doucette /