E enjte, 29.07.2021, 09:43 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Potpuri këngësh dasmore kushtuar martesave serbo-shqiptare

E hene, 25.07.2011, 07:59 PM


Parodi humoristiko – satirike :

 

POTPURI KËNGËSH DASMORE KUSHTUAR MARTESAVE SERBO – SHQIPTARE

 

I.

Po e këndoj një   këngë me gëzim ,

Me gaz e dëshirë ;

Armiku i vëllait tim –

Miku im ma i mirë !

Dola n’ bahçe t’ Arses  ,

Pi raki me tas ;

Na po bajna darsëm –

Hallku fol e plas !

II.

Kajë moj çikë, moj Miradi –

Po t’ çojmë nuse n’ Shumadi !

Kajë moj çikë, me lot gurrë – gurrë ,

Se shqiptare s’ bahesh kurrë !

III.

Kapërceve Bunën edhe Erenikun –

Erdhe u martove me Stojan  çetnikun !

Kapërceve Ibrin edhe Mitrovicën –

Erdhe u martove me Zhivko ubicën !

Kapërceve Lezhen edhe Kalimashin –

Erdhe u martove me Dragan  kolashin !...

IV.

Kalle, kalle , qitja timin –

Pe martojna Millosh trimin !

Kalle, kalle, qitja flakën –

Pe martojna Jovan agën !

Kalle, kalle , ti moj motër –

Milloradi po vjen n’ Shkodër !

Hidhet vallja rreth okolla –

“Moravaci” e “Zhikina kolla “!...

V.

Of, of, of, sa mirë ta bana ,

Qi nuk t’ lash me nejtë te nana !

Edhe nana e ka ditë –

Për Millanin , qi t’ ka rritë !

Shote, moj, mashalla –

Mirja vjen te na !

 

Gjilan, më 25.07.2011.      Demir KRASNIQI



(Vota: 6 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora