E marte, 05.11.2024, 09:51 AM (GMT)

Kulturë

Asllan Dibrani: Portret- intervistë me Saime Isufin ish-bashkëshorten e Kadri Zekës...

E diele, 24.07.2011, 06:59 PM


Portret- intervistë me Saime Isufin ish-bashkëshorten e Kadri Zekës me rastin e 30- vjetorit  të ngjarjeve të viteve  81-ta

 

Nga Asllan Dibrani

 

Ky vit ishte një vit jubilar i ngjarjeve te viteve  te 81-ta. Ky jubile u shënua  në shumë qytetet në Kosovë ,Maqedoni por edhe ne "Diasporën Shqiptare". Të ngjashme tubime  ishin  parapare edhe në shumë shtete  të Evropës.  Një tubim i këtij karakteri u mbajt u mbajt edhe në  Zvicër.

 

Hapjen e tubimit   e bëri  zonja Saime Isufi, në emrin e organizatorit, shprehu ndjenjën e krenarisë që si pjesëmarrje e demonstratave të 81-tës. Simpoziumin, në emrin e ambasadorit të Kosovës në Bernë, Naim Malajt, e ka përshëndetur zëvendëskonsulli i Kosovës në Cyrih, Sali Sefa. Një përshëndetje ka ardhur edhe nga Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës.

 

Saime Isufi  në takimin e  Simpoziumit  Shkencor në Jubileun e 30-vjetorit të demonstratave të  vitit 1981 në Zvicër 2011 (Foto Asllan Dibrani)
Saime Isufi në takimin e Simpoziumit Shkencor në Jubileun e 30-vjetorit të demonstratave të vitit 1981 në Zvicër 2011 (Foto Asllan Dibrani)
Pjesëmarrja ishte   mjaft  voluminoze  qe nga te gjitha trevat shqiptare  si ish të burgosur të atyre ngjarjeve  ku  i paraqiten  tezat e veta  si protagoniste të atyre ngjarjeve. Në vazhdim kanë bërë përpjekje për të ndriçuar sfondin historik të demonstratave të vitit 1981, duke vënë theksin në faktin se ato nuk ishin spontane ku ma vone u shndërruan ne demonstrata  politike. Sipas shumicës së tyre, ngjarjet tashmë historike të atij viti, kanë organizatorët e tyre dhe si të tilla, ato i kanë dhënë një shtytje vendimtare zhvillimit të proceseve historike, të cilat, rreth 20 vite më vonë do të çonin në çlirimin e Kosovës.

 

Në margjinat e sallës ku mbahej simpoziumi ishin ekspozuar një numër punimesh të realizuara në burgje, nga të burgosurit politikë si: dëshmori Gursel Sylejmani, pastaj  Hydajet Hyseni, Sylë Mujaj, Emrush Xhemaili dhe Gani Vlahna.Punimet e tyre i lexuan ose ia dorëzuan këshillit, këta autorë: Saime Isufi, Fahridin Tafallari, Abaz Fejzullahu, Asllan Dibrani, Agim Sylejmani, Trëndelina Labënishti- Jaha.

 

Avni Lumnica, Bejtullah Tahiri, Brahim Avdyli, Dashnim Hebibi, Gani Bala, Gani Vlahna, Hamëz Morina, Halit Naxhaku, Hamdi Hajdini, Ibish Neziri, Idriz Mehmeti, Ilmi Cakolli, Ismet Rashiti, Jashar Alia, Kadri Rexha, Llukman Halili, Metush Sadiku, Metush Zenuni, Musli Kasumi, Naser Berisha, Nezir Myrtaj, Nikë Gjeloshi, Ramadan Pllana, Ramiz Daku, Resmije Berisha, Riza Dema, Sejdi Gega, Shefqet Cakiqi, Sylë Muja, Tefik Ramadani Xhevat Zeka, Xun Çeta etj.

 

Veprimtaria e Saime Isufit

 

Grupi pjesëmarrës ne këtë simpozium qe u mbajt ne Zvicër për përvjetorin e 30-të ne ngjarjeve te Kosovës
Shkollën fillore dhe gjimnazin "Bulja" Saime Isufi  i kreu  në Gjilan, studimet në Fakultetin Filologjik në Prishtinë, e diplomuar në Tiranë. Nga viti 1981 emigroj për shkaqe sigurie  në Zvicër. Ishte studente në Universitetin e Prishtinës me shoqe dhe shokë , duke thurur ëndrrat e çlirimit të Kosovës nga Serbia fashiste, kur u detyrua të braktise Kosovën.

 

Vajtja e sajë  në Zvicër për të shpëtuar kokën dhe për të vazhduar luftën e nisur e beri një figurë të veçantë  me  një veprimtari antijugosllave. Zvicra i ofroi strehim pas pak kohe . Saimja u zgjodh kryeredakto-re e ‘'Zërit të Kosovës'', që botohej në Bel/Bienne ,  vazhdoi për gjashtë vjet rresht ta kryejë atë detyrë .

 

Veprimtaria  e Saime Isufi  evidentohet qysh në bankat e gjimnazit u inkuadrua në grupin ilegal të Kosovës, në Lëvizjen për çlirim dhe pavarësi të Kosovë. Veproi me Jakup Krasniqin (sot kryeparlamentar i Kosovës), me ilegalë të tjerë: Hydajet Hysenin, Mehmet Hajrizin, Bejtullah Tahirin, Ismail Sylën, Jahir Hajrizin, Teuta Hadrin, Ismet Isufin, Nuhi Berisha /dëshmor), Ahmet Isufi sot deputet dhe vëllai i Saimes  dhe ish i burgosur politik!.

 

Pak kohë pasi  u vendos  në Zvicër - kryeredaktore e gazetës klandestine "Zëri i Kosovës" ajo u përqendrua ne  edukimin e  brezit të ri si mësuese në shkollën shqipe të mësimit plotësues në Zvicër, gjithashtu përkthyese, ndërmjetësuese ndërkulturore e udhëheqëse e kurseve për të rritur etj. Saimja pos një mori aktivitetesh  qe i zotëronte ajo nuk e la anash  krijimtarinë e vet si poete. Po  publikojmë   një poezi kushtuar  nënës me titull:

 

"Nëna ime "

 

Nëna ime!

Fytyra jote

Bashkë me porositë

Më është fiksuar

Dhe s‘më hiqet nga mendja.

 

Te dera e oborrit

Jemi ndarë nënë!

Ti ishe e fortë,

Por s'di pse

Pas luftës

U ligështove!

S'di pse më kërkoje

Lamtumirën, nënë!

Vetëm më vonë e kuptova

Se këtë ti e ndjeje

E ndjeje se,

Shpejt do të na leje!

 

Nënë!

Unë dhe të tjerët,

Lotë kurrë s'të kishim parë,

Edhe pse jetë të rëndë

Kishe kaluar.

Fëmijët tu,

T'i degdisi pushteti,

T'i burgosi,

T'i largoi nga shkolla,

Por prapë se prapë

Ti e fortë se e fortë

Nënë!

 

Nënë!

Kurrë s'dite të ankoheshe.

Habiteshin të gjithë

Me qëndresën tënde

Ani se mendja të thoshte:

 

E di zemra ime!

 

Zemra jote ishte e fortë

NËNË!

Zemra jote ishte e pathyeshme

NËNË!

Zemra jote ishte siç ishte koha

NËNË!

Zemra jote ishte si ajo

E nënave të rralla legjendare.

Nënë!

Përjetove shumë,

Ne këtë e dimë.

Kalove momente të rënda

NËNË!

Të paktën, të paktën,

E hoqe një brengë

NËNË!

E pe me sy ca ditë

LIRINË!

Dhe të gjithë ne,

Fëmijët tu,

Dikur të shpërndarë,

T'u mblodhëm pranë,

Ashtu siç na deshe,

Për të ta dhënë lamtumirën!

 

Saime Isufi djathtas Trëndelina Labënishti- Jaha e burgosur politike (e bija e patriotit të madh Kadri Labënishti ish i burgosur disa herë nga Struga heroike) dhe Asllan Dibrani po ashtu i burgosur me të njëjtin grup
Pas  përfundimit te takimit  shfrytëzuam rastin që ta zhvillojmë një bisedë  me zonjën  Saime Isufin , paka shume historikun e një femre moderne ,patriote dhe një veprimtare  e denjë  pa e lënë anash   figurën e saj si krijuese por edhe të  një pedagogeje  të mire !

 

A.D: Çka mendoni për te ardhmen dot shkruhet ndonjë  dokument ,libër  ,broshurë  apo  çka  dhe ç'far  është roli i këtij takimi?

 

Po  është paraparë që  ky takim  ta ketë një rëndësi të veçanet sepse deri me sot  nuk është bërë  asnjë analizë  shkencore për ngjarjet e vitit 81-ta. Këtu është një fat i mirë se  shumica e  pjesëmarrëse në ato demonstrata dhe si  organizator qe ishin  janë gjallë, vazhdojnë të japin kontributin e tyre me shkrimet e tyre, me kujtimet e tyre, me pjesëmarrjen e tyre dhe sot ishte një rast shumë i mirë,qe  patën mundësi, vërtet ti shfaqin gjithë ato përpjekje dhe sakrifica . Këtu u paraqiten  kujtimet e asaj kohe .Ne kemi menduar si këshill  organizues  ta kemi  formuar edhe redaksinë e botimit të  një libri me punimet shkencore  ,argumentet  duke  sjellë dëshmi  mbi  ngjarjet e vitit 1981.

 

A mendoni se është   hap shumë i qëllua qe   kjo iniciativë ta ketë  aktivitetin e vet edhe ne shtete tjera?

 

Po kjo iniciativë faktikisht  është nisur nga Kosova , ne kemi lidhje edhe me Kosovë sepse edhe atje është një këshill i formuar rreth këtyre ngjarjeve. Do të shënohet edhe atje gjatë tërë vitin ky  jubile. Do të ketë aktivitete të ndryshme kushtuar këtyre ngjarjeve. Na kemi marr programin nga Kosova në aktivitetin qe zhvillet ne rastin e 30 vjetorit.

 

A.D:Ju keni dëgju se ka disa aktivitete për ish burgosnit politik qe vërtet dot jetë një rikthim dhe një  pasuri dhe në Gjermani është   formua  " Shoqata e ish burgosurve politik"?

 

Mendoj qe është  një  iniciativë shumë e mirë duke qenë të lidhur me ish të burgosnit politik në Kosovë dhe duke i bashkërenditur  edhe  veprimtarët  para  vitit  1981. Ne kemi  pas vazhdimisht kontakte me shoqatën e të burgosurve politik.

 

A.D: A do të na flisni për  gjendjen aktuale në Kosovë, dhe  ne si ish të burgosur gjithmonë ishim  të goditur nga politika politika serbe .

 

Po është një gjendje  jo e shëndoshë ,me një klime te tensionuar mjaft edhe nga pakënaqësia e popullit  edhe pas  pavarësisë ,  jo edhe te  plotë  por me gjithatë nuk guxon te ketë  kthim prapa as dilema. Politika serbe  ka qene gjithnjë ta demaskoje dhe ta  asgjësojë  ndjenjat  e shprehura kombëtare shqiptare,  me dhune terror !

 

A.D:Jeni emigrante ka here dhe jetoni në  botën e jashtme.  Si qëndron  pozicioni i emigracionit sot  karshi atdheut, Kosovës?

 

Me thënë  te drejtën për kontributin qe kanë dhënë çdo mërgimtar  është një  nga elementet  e formimit të shtetit të Kosovës. Unë kam qenë pjesë e këtyre  kontributeve  mjaft të madh. Mërgimtarët sa herë  bien në gjumë dhe zgjohet në mëngjes, mendjen e kanë të  atdhe,në "Tokën e shenjtë të Kosovës" qe me shekuj e mbrojtëm nga hordhitë  e huaja grabitqare, por edhe nga bashibozuket shqiptarë !...Njeriut është   për t'i ardhur keq  edhe nga institucionet  aktuale qeveritare , qe 12 vjet "Mërgata Shqiptare" nuk është trajtuar si duhet.

 

Saime Isufi,Asllan Dibrani, Ibrahim Abdyli dhe Fahredin Tafallari
A.D: Ju keni një rrjedhë  nga një familje  patriotike  shqiptar çka mendoni për organizmat anit shqiptare në  kohët e funtit i Dik Martit she rasti i fundit një  shqiptar qe bëri një vrasje në Aeroportin e  Frankfurtit një atentat kundër miqve shqiptar ,por edhe raste ekstreme islamike qe po e humbin  imazhin e Kosovës ne arenën ndërkombëtare?

 

Me të  vërtet me vjen shumë keq për rastin e Dik Martit akuzë shume e pa bazë domethënë shqiptari  nuk ka pasur as kushte as potencial me arritur në atë shkallë me ato paraqitje qe ka bërë Dik Marti dhe kjo sigurisht dot t'ju lihet drejtësisë dhe dritësia dot merret me atë, por me anën tjetër rasti i 21 vjetarit në Franfurkt të Gjermanisë na ka trondit të gjithë shqiptarëve dhe ne nuk e përkrahim  në asnjë mënyrë,  ai mbetet i gjykuar si rast por edhe vepra te ngjashme. Shqiptari ka qenë ,është dhe dot mbetet mirënjohës për gjithë  miqtë e vet  sidomos  ndaj "Shteteve të Bashkuar të Amerikës". Na kemi nevojë për miqtë çdo veprim negativ e zbehë  shtimin e shteteve për njohjen e pavarësisë së Kosovës!

 

Ma në fund u ndamë nga një  veprimtare shumë e dalluar qe me përkushtim, veproj në interesin e  çlirimit të Kosovës,   me çka la  shumë gjurmë të një gruaje  intelektuale , një veprimtareje   e pa shoqe me të cilin rast   i mbetem  borxh    ta falënderojmë  për kohën që ndau   për bisedën  e zhvilluar,  por dhe duke i  uruar  suksese të mëtutjeshme  në synimet e saja.



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora