| E diele, 24.07.2011, 06:59 PM |
Portret- intervistë me Saime Isufin ish-bashkëshorten e Kadri Zekës me rastin e 30- vjetorit të ngjarjeve të viteve 81-ta
Nga Asllan Dibrani
Ky vit ishte një vit jubilar i ngjarjeve te viteve te 81-ta. Ky jubile u shënua në shumë qytetet në Kosovë ,Maqedoni por edhe ne "Diasporën Shqiptare". Të ngjashme tubime ishin parapare edhe në shumë shtete të Evropës. Një tubim i këtij karakteri u mbajt u mbajt edhe në Zvicër.
Hapjen e tubimit e bëri zonja Saime Isufi, në emrin e organizatorit, shprehu ndjenjën e krenarisë që si pjesëmarrje e demonstratave të 81-tës. Simpoziumin, në emrin e ambasadorit të Kosovës në Bernë, Naim Malajt, e ka përshëndetur zëvendëskonsulli i Kosovës në Cyrih, Sali Sefa. Një përshëndetje ka ardhur edhe nga Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës.
Pjesëmarrja ishte mjaft voluminoze qe nga te gjitha trevat shqiptare si ish të burgosur të atyre ngjarjeve ku i paraqiten tezat e veta si protagoniste të atyre ngjarjeve. Në vazhdim kanë bërë përpjekje për të ndriçuar sfondin historik të demonstratave të vitit 1981, duke vënë theksin në faktin se ato nuk ishin spontane ku ma vone u shndërruan ne demonstrata politike. Sipas shumicës së tyre, ngjarjet tashmë historike të atij viti, kanë organizatorët e tyre dhe si të tilla, ato i kanë dhënë një shtytje vendimtare zhvillimit të proceseve historike, të cilat, rreth 20 vite më vonë do të çonin në çlirimin e Kosovës.
Saime Isufi në takimin e Simpoziumit Shkencor në Jubileun e 30-vjetorit të demonstratave të vitit 1981 në Zvicër 2011 (Foto Asllan Dibrani)
Në margjinat e sallës ku mbahej simpoziumi ishin ekspozuar një numër punimesh të realizuara në burgje, nga të burgosurit politikë si: dëshmori Gursel Sylejmani, pastaj Hydajet Hyseni, Sylë Mujaj, Emrush Xhemaili dhe Gani Vlahna.Punimet e tyre i lexuan ose ia dorëzuan këshillit, këta autorë: Saime Isufi, Fahridin Tafallari, Abaz Fejzullahu, Asllan Dibrani, Agim Sylejmani, Trëndelina Labënishti- Jaha.
Avni Lumnica, Bejtullah Tahiri, Brahim Avdyli, Dashnim Hebibi, Gani Bala, Gani Vlahna, Hamëz Morina, Halit Naxhaku, Hamdi Hajdini, Ibish Neziri, Idriz Mehmeti, Ilmi Cakolli, Ismet Rashiti, Jashar Alia, Kadri Rexha, Llukman Halili, Metush Sadiku, Metush Zenuni, Musli Kasumi, Naser Berisha, Nezir Myrtaj, Nikë Gjeloshi, Ramadan Pllana, Ramiz Daku, Resmije Berisha, Riza Dema, Sejdi Gega, Shefqet Cakiqi, Sylë Muja, Tefik Ramadani Xhevat Zeka, Xun Çeta etj.
Veprimtaria e Saime Isufit
Shkollën fillore dhe gjimnazin "Bulja" Saime Isufi i kreu në Gjilan, studimet në Fakultetin Filologjik në Prishtinë, e diplomuar në Tiranë. Nga viti 1981 emigroj për shkaqe sigurie në Zvicër. Ishte studente në Universitetin e Prishtinës me shoqe dhe shokë , duke thurur ëndrrat e çlirimit të Kosovës nga Serbia fashiste, kur u detyrua të braktise Kosovën.
Grupi pjesëmarrës ne këtë simpozium qe u mbajt ne Zvicër për përvjetorin e 30-të ne ngjarjeve te Kosovës
Vajtja e sajë në Zvicër për të shpëtuar kokën dhe për të vazhduar luftën e nisur e beri një figurë të veçantë me një veprimtari antijugosllave. Zvicra i ofroi strehim pas pak kohe . Saimja u zgjodh kryeredakto-re e ‘'Zërit të Kosovës'', që botohej në Bel/Bienne , vazhdoi për gjashtë vjet rresht ta kryejë atë detyrë .
Veprimtaria e Saime Isufi evidentohet qysh në bankat e gjimnazit u inkuadrua në grupin ilegal të Kosovës, në Lëvizjen për çlirim dhe pavarësi të Kosovë. Veproi me Jakup Krasniqin (sot kryeparlamentar i Kosovës), me ilegalë të tjerë: Hydajet Hysenin, Mehmet Hajrizin, Bejtullah Tahirin, Ismail Sylën, Jahir Hajrizin, Teuta Hadrin, Ismet Isufin, Nuhi Berisha /dëshmor), Ahmet Isufi sot deputet dhe vëllai i Saimes dhe ish i burgosur politik!.
Pak kohë pasi u vendos në Zvicër - kryeredaktore e gazetës klandestine "Zëri i Kosovës" ajo u përqendrua ne edukimin e brezit të ri si mësuese në shkollën shqipe të mësimit plotësues në Zvicër, gjithashtu përkthyese, ndërmjetësuese ndërkulturore e udhëheqëse e kurseve për të rritur etj. Saimja pos një mori aktivitetesh qe i zotëronte ajo nuk e la anash krijimtarinë e vet si poete. Po publikojmë një poezi kushtuar nënës me titull:
"Nëna ime "
Nëna ime!
Fytyra jote
Bashkë me porositë
Më është fiksuar
Dhe s‘më hiqet nga mendja.
Te dera e oborrit
Jemi ndarë nënë!
Ti ishe e fortë,
Por s'di pse
Pas luftës
U ligështove!
S'di pse më kërkoje
Lamtumirën, nënë!
Vetëm më vonë e kuptova
Se këtë ti e ndjeje
E ndjeje se,
Shpejt do të na leje!
Nënë!
Unë dhe të tjerët,
Lotë kurrë s'të kishim parë,
Edhe pse jetë të rëndë
Kishe kaluar.
Fëmijët tu,
T'i degdisi pushteti,
T'i burgosi,
T'i largoi nga shkolla,
Por prapë se prapë
Ti e fortë se e fortë
Nënë!
Nënë!
Kurrë s'dite të ankoheshe.
Habiteshin të gjithë
Me qëndresën tënde
Ani se mendja të thoshte:
E di zemra ime!
Zemra jote ishte e fortë
NËNË!
Zemra jote ishte e pathyeshme
NËNË!
Zemra jote ishte siç ishte koha
NËNË!
Zemra jote ishte si ajo
E nënave të rralla legjendare.
Nënë!
Përjetove shumë,
Ne këtë e dimë.
Kalove momente të rënda
NËNË!
Të paktën, të paktën,
E hoqe një brengë
NËNË!
E pe me sy ca ditë
LIRINË!
Dhe të gjithë ne,
Fëmijët tu,
Dikur të shpërndarë,
T'u mblodhëm pranë,
Ashtu siç na deshe,
Për të ta dhënë lamtumirën!
Pas përfundimit te takimit shfrytëzuam rastin që ta zhvillojmë një bisedë me zonjën Saime Isufin , paka shume historikun e një femre moderne ,patriote dhe një veprimtare e denjë pa e lënë anash figurën e saj si krijuese por edhe të një pedagogeje të mire !
Saime Isufi djathtas Trëndelina Labënishti- Jaha e burgosur politike (e bija e patriotit të madh Kadri Labënishti ish i burgosur disa herë nga Struga heroike) dhe Asllan Dibrani po ashtu i burgosur me të njëjtin grup
A.D: Çka mendoni për te ardhmen dot shkruhet ndonjë dokument ,libër ,broshurë apo çka dhe ç'far është roli i këtij takimi?
Po është paraparë që ky takim ta ketë një rëndësi të veçanet sepse deri me sot nuk është bërë asnjë analizë shkencore për ngjarjet e vitit 81-ta. Këtu është një fat i mirë se shumica e pjesëmarrëse në ato demonstrata dhe si organizator qe ishin janë gjallë, vazhdojnë të japin kontributin e tyre me shkrimet e tyre, me kujtimet e tyre, me pjesëmarrjen e tyre dhe sot ishte një rast shumë i mirë,qe patën mundësi, vërtet ti shfaqin gjithë ato përpjekje dhe sakrifica . Këtu u paraqiten kujtimet e asaj kohe .Ne kemi menduar si këshill organizues ta kemi formuar edhe redaksinë e botimit të një libri me punimet shkencore ,argumentet duke sjellë dëshmi mbi ngjarjet e vitit 1981.
A mendoni se është hap shumë i qëllua qe kjo iniciativë ta ketë aktivitetin e vet edhe ne shtete tjera?
Po kjo iniciativë faktikisht është nisur nga Kosova , ne kemi lidhje edhe me Kosovë sepse edhe atje është një këshill i formuar rreth këtyre ngjarjeve. Do të shënohet edhe atje gjatë tërë vitin ky jubile. Do të ketë aktivitete të ndryshme kushtuar këtyre ngjarjeve. Na kemi marr programin nga Kosova në aktivitetin qe zhvillet ne rastin e 30 vjetorit.
A.D:Ju keni dëgju se ka disa aktivitete për ish burgosnit politik qe vërtet dot jetë një rikthim dhe një pasuri dhe në Gjermani është formua " Shoqata e ish burgosurve politik"?
Mendoj qe është një iniciativë shumë e mirë duke qenë të lidhur me ish të burgosnit politik në Kosovë dhe duke i bashkërenditur edhe veprimtarët para vitit 1981. Ne kemi pas vazhdimisht kontakte me shoqatën e të burgosurve politik.
A.D: A do të na flisni për gjendjen aktuale në Kosovë, dhe ne si ish të burgosur gjithmonë ishim të goditur nga politika politika serbe .
Po është një gjendje jo e shëndoshë ,me një klime te tensionuar mjaft edhe nga pakënaqësia e popullit edhe pas pavarësisë , jo edhe te plotë por me gjithatë nuk guxon te ketë kthim prapa as dilema. Politika serbe ka qene gjithnjë ta demaskoje dhe ta asgjësojë ndjenjat e shprehura kombëtare shqiptare, me dhune terror !
A.D:Jeni emigrante ka here dhe jetoni në botën e jashtme. Si qëndron pozicioni i emigracionit sot karshi atdheut, Kosovës?
Me thënë te drejtën për kontributin qe kanë dhënë çdo mërgimtar është një nga elementet e formimit të shtetit të Kosovës. Unë kam qenë pjesë e këtyre kontributeve mjaft të madh. Mërgimtarët sa herë bien në gjumë dhe zgjohet në mëngjes, mendjen e kanë të atdhe,në "Tokën e shenjtë të Kosovës" qe me shekuj e mbrojtëm nga hordhitë e huaja grabitqare, por edhe nga bashibozuket shqiptarë !...Njeriut është për t'i ardhur keq edhe nga institucionet aktuale qeveritare , qe 12 vjet "Mërgata Shqiptare" nuk është trajtuar si duhet.
A.D: Ju keni një rrjedhë nga një familje patriotike shqiptar çka mendoni për organizmat anit shqiptare në kohët e funtit i Dik Martit she rasti i fundit një shqiptar qe bëri një vrasje në Aeroportin e Frankfurtit një atentat kundër miqve shqiptar ,por edhe raste ekstreme islamike qe po e humbin imazhin e Kosovës ne arenën ndërkombëtare?
Saime Isufi,Asllan Dibrani, Ibrahim Abdyli dhe Fahredin Tafallari
Me të vërtet me vjen shumë keq për rastin e Dik Martit akuzë shume e pa bazë domethënë shqiptari nuk ka pasur as kushte as potencial me arritur në atë shkallë me ato paraqitje qe ka bërë Dik Marti dhe kjo sigurisht dot t'ju lihet drejtësisë dhe dritësia dot merret me atë, por me anën tjetër rasti i 21 vjetarit në Franfurkt të Gjermanisë na ka trondit të gjithë shqiptarëve dhe ne nuk e përkrahim në asnjë mënyrë, ai mbetet i gjykuar si rast por edhe vepra te ngjashme. Shqiptari ka qenë ,është dhe dot mbetet mirënjohës për gjithë miqtë e vet sidomos ndaj "Shteteve të Bashkuar të Amerikës". Na kemi nevojë për miqtë çdo veprim negativ e zbehë shtimin e shteteve për njohjen e pavarësisë së Kosovës!
Ma në fund u ndamë nga një veprimtare shumë e dalluar qe me përkushtim, veproj në interesin e çlirimit të Kosovës, me çka la shumë gjurmë të një gruaje intelektuale , një veprimtareje e pa shoqe me të cilin rast i mbetem borxh ta falënderojmë për kohën që ndau për bisedën e zhvilluar, por dhe duke i uruar suksese të mëtutjeshme në synimet e saja.