Kulturë
Cikël poetik nga Xhavit Gasa
E merkure, 20.07.2011, 07:54 PM
Xhavit Gasa
FJALA E LIRË
Fjalë e lirë,
Fluturo e mos u ndalo,
Në të madhen hapësirë,
Kudo nëpër botë.
Fluturo moj fjalë e lirë,
Për ty nuk ka ma çensurë,
Nuk të lidhin dot me zinxhirë,
Fluturo e mos ndalo kurrë.
MISTERI
Misteri është i pa dukshëm,
Dhe kjo botë ka plot mistere,
Misteret qëndrojnë strukur,
Në thellësi të botës së errët
Gjithmonë e verteta,
Qëndron në rrezet e diellit,
Nërsa pabesia dhe gënjeshtra,
Fshihen të mbuluara nga hija e misterit.
THIRRJE ÇAME
Dëgjoje zërin e Çamërisë moj Europë,
Është zëri i një populli,
Që trojet e veta po kërkon,
Dëgjoje zërin e Çamërisë,
Pjesë e jote është, a nuk e sheh,
Nëse i thua vetes djep i demokracisë,
Dëgjoje këtë zë që thërret,
Guri i rëndë peshon në vend të vet.
MURI
U shemb ai murë nga themelet,
Ai murë i mallkuar që ndërtoi komunizmi,
Ai murë ku njerzit gjenin vdekjen,
Ai murë tmerri e trishtimi.
Nuk do të vrapojmë,
Rrugë pa rrugë, shkerpë më shkrepë,
Jetën tonë nuk do ta gllabërojë,
Me dallgët e tij, i tmershmi detë
U larguan ato re të zeza,
Që na mbatën në errësirë,
Nuk ka mure, bunkerë e tela